Skica të përgatitura nga Pjerin Shelsia
Skica të humanistëve shqiptarë, marrë nga libri:
“Kontribut shqiptar në Rilindjen Europiane” të Mikel Prenushit.
GJON GAZULLI
Ambasador i Skënderbeut në Raguzë.
Mendohet të jetë nga Mirdita, ose Zadrima e Shkodrës.
MIKEL MARULI – TARKANJOTAS
Filozof e poet i Rilindjes Europiane, me origjinë
nga shqiptarët e Greqisë. Vdiq në 1500.
LEONIK (Nikollë) TOMEU
Një nga filozofët më të shquar të shekullit të XVI,
me origjinë shqiptare, nga Durrësi, profesor i Universitetit
të Padovës, mësues i Kopernikut. Vdiq në vitin 1531
MARIN BARLETI – Shkodrani
Autor i “Rrethimit të Shkodrës”, 1504 dhe
i “Historisë së Skënderbeut”, 1508
MARIN BEÇIKEMI
figurë e shquar e Rilindjes Europiane, profesor
i oratorisë në universitetin e Padovës, historian,
letrar, autor i një libri për rrethimin e Shkodrës
qytetit ku lindi në vitin 1468.
MIHAL ARTIOTI
Autor i 150 veprave kritike të artit, polemiko-fetare, dhe edukative.
Arbëresh i Artes, ku u lind në vitin 1475 dhe vdiq i internuar në Rusi
në 1556, ku kish marrë emrin Mihal Greku.
Vitet e fundit është shpallur shejtor i kishës Orthodokse Ruse.
— përgatitur për Shkoder.net… nga K. Traboini