Kur vdes poeti…

1
6406

[ Migjeni – hyrje ]

91 VJETORI I LINDJES SE POETIT TE MJERIMIT

Migjeni Sot 91 vite me pare Shkodra gedhiu me nje banor me shume.Ishte ky poeti i ardhm i vuajtjeve dhe mjerimit te viteve 90-ta.

Lindi ai qe do kendoj ne Vargjet e tija te lira fshatarin dhe qyterain e leckosur, lypsin me strajce ne krahe, femijen ne barkune nenes te deformuar nga barra e mjerimit, i cili do lind si lypes. Skamjen shekullore qe si bjeshke mali rendon mbi supet e qyetarit tone ne keto vite te renda.

Edhe vet Migjeni e ndiente kete barre dhe e perjetonte ne trupin dhe shpirtine tij, e ndoshta kjo qe edhe vdekja e tij.

Jeta e poetit ishte vet mjerimi i popullit, ishte vet ngjarja tragjike e kohes kur poeti lindi, jetoi dhe vdiq.

Ja si do na e pershkruaj shoku i Migjenit, Veli Stafa humbjen e tij.


KUR VDES POETI

Veli Stafa, Platonicus (1914-1939) Edhe sot si çdo herë, një murgeshë e re i uroj mëngjezin e mirë dhomës së vuajtjeve të mia. Por une s’e lashë të bëzëje.

– Hesht, o murgeshe moter, hesht e mos e shperndaj buzqeshjen tende metalike ne ket dhomë trishtimi: Moter murgeshe, sot ka vdeke kengetari i vehtes t’ande madhështore, por të lanun me nje ane.

Sot ka vdekur Migjeni.

Ai i kendoi uratave te tuaja te thjeshta e t’ambla.

I kendoi pshetrimave tuaja njezetvjeçare. E lindi ai si ti, o murgeshe moter, lindi i pajisur me nje Zot te madh, te randë… por te pa prekshem.

Ke djepja i than: Qe zoti i yt, adhuroj. Por poetet jane te paqete, o murgeshe moter, Migjeni nuk u knaq me kaq: heci neper male kambe per kambe me malesorin e uritur, hyni neper kolibe, prigjojti kasollet e gjetë…

Gjeti nje trup t’pamish me skeleter, qe lekura nuk mund t’mshihet, e gjet te ngrime, at trup…

Ndoshta nga te ftohtit? Ndoshta nga uria? O nga njana, o nga tjetra! Apo nga te dyja bashkë!

Si te duash ti murgeshe. E grabiti çumthen e griem, e muer me vehte neper shkrepat e thata te malesise shkodrane, e çoj ne qytete, e bertiti me za te dishpruem:

– Merrnie o bashke-qytetas, ju kam pru nje shtatore te mermerte, kushtonia kuej te doni ju. Murgeshe moter, sot Migjeni flene ne kreatyrat e veta te harrueme ne nje ane, flen e nuk gersheton ma ideale… kengetaresh.

Golnik, shatuer 1938, Platonicus

(Veli Stafa)

1 KOMENT

  1. Shkodra, qyteti qe rriti dhe edukoi Dr. Veli Stafen (Platonicus) te mos heshte.
    Le ta shkunde nga pluhni i harreses poetin e vet te talentuar, Bodlerin e Shqipnis, mjekun e “te vobekteve”.
    Le ta nxjerre ne pah figuren madheshtore te Platonicus nxenesit me te dashur te te Madhit Dom Ndre Mjedja ne Kolegj te Jezuiteve !

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.