FILIP SHIROKA (1859-1935)

0
12857

| Letërsi | Filip Shiroka – Wikipedia |

Poeti zë-ëmbël i Dallëndyshes

Filip Shiroka Filip Shiroka ka lindur ne qytetin e Shkodres ne vitin 1859 dhe u rrit ne nje mjedis te kulturuar. Qe i vogel ndoqi mesimet ne shkollen e franceskaneve, ku ka patur mesues poetin arberesh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurine per artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqit e medha, pasi deshtuan t’i jepnin Malit te Zi, Hotin e Gruden, vendosen t’ia kompensojne me Ulqinin e Tivarin,

Filip Shiroka shkruan ne italisht vjershen kushtrim “Shqiptare, tek armet, tek armet” botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilen ben thirrje per mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithe jeten e tij e ku punoi si inxhinjer per ndertimin e rrugeve hekurudhore. Pseudonimi i tij letrar do te ishte Geg Postriba, preferuar kjo perkunder perzgjedhjes qe kishte bere Luigj Gurakuqi, i cili ne poezite e tij nenshkruante Leke Gruda. Poezite e tij Filip Shiroka i botoi ne organet e shtypit shqiptar ne mergim e kryesisht ne revisten e njohur “Albania” te Faik Konices.

Filip Shiroka, poet (1859-1935) Ne vitin 1933, kur shkoi per here te fundit ne Atdhe, nen kujdesin e botuesit e historianit te njohur Dom Ndoc Nikaj, Filip Shiroka boton ne Tirane librin me poezi “Zani zemres”, i pritur aq mire nga lexuesit shqiptare dhe intelektualet e kohes. Ndryshe prej poeteve te Rilindjes, Filip Shiroka shfaqet si nje poet lirik, romantik e here here sentimental, me ndjenja te fuqishme malli te zjarrte per Atdheun e vendlindjen e tij Shkodren, qe nuk e hoqi nga mendja e zemra prej mergimtari. Vjershat “Shko dallendyshe” dhe “Dallendyshe eja” jane krijimet me te bukura e me te njohura te letersise se Rilindjes Kombetare Shqiptare.

Tema te poetit Filip Shiroka kane qene edhe ato te atdhedashurise, krenarise per te kaluaren dhe shpirtin liridashes te shqiptareve. Poezi te tilla si “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shypnia” benin thirrje te hapur per t’u ngritur kunder skllaverise pushtuese otomane dhe clirimin e Atdheut. Vdiq ne Liban ne vitin 1935 me mall e dashuri per atdheun, me deshiren qe te varroset ne Varrezat e Rrmajit ku kishte varrin e babes e nenes se dashtun.

Filip Shiroka ishte poet me ndjenja te holla, nje krijues lirik i lindur e krejt i natyrshem, nje mjeshter i gjuhes, i shprehjeve te embla dhe te pastra si kristali, e per kete ai ze nje vend te nderuar ne historine e Letersise Shqipe. Eshtrat e Filip Shirokes, u sollen nga Libani ne Atdhe dhe u rivarrosen ne qytetin e Shkodres rreth nje cerek shekulli pas vdekjes se poetit ne nje ceremoni ku moren pjese mijra e mijra qytetare shkodrane admirues te poetit zeembel te “Dallendyshes”.

— Përgatiti K.Traboini, Boston 2002

Poezia “Shko Dallëndyshe”

Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n’dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n’Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n’qytetin tim.

Shëndet prej meje të m’i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t’përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t’përfalesh
n’ato fusha që m’ka Shkodra
të lulzueme, aty t’ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T’mujsha dhe un’ me fluturue
dojsha dhe un’ me u nisë me ty,
dojsha n’Shkodër me kalue,
m’e pa prap at’vend me sy!
Por… ti shko atje… fluturim
e ti qajma fatin tim.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.