M I R Ë N J O H J E

0
7138
Arben Çokaj - admin
Arben Çokaj - admin

Mirënjohje për ndihmësit dhe bashkëpunëtorët

  • Një falenderim të veçantë dua të bëj për z. Jozef Bushati, pa ndihmën e të cilit, uebfaqja Shkoder.net… në fillim, nuk do të ishte kaq e plotë. Ai është përpjekur vetë të ndërtojë në Internet një uebfaqe për Shkodrën dhe përpiqet gjithmonë të krijojë diçka për qytetin e Shkodrës. Ndihma e tij konsistoi në fillim, në krijimin e kontakteve dhe në mbledhjen e materialeve të ndryshme me shumë vlerë.
  • Shkrimtari dhe gazetari i njohur shkodran, z. Kolec Traboini, me banim në Boston, USA, ka treguar gatishmërinë dhe mirësinë, që të dërgojë herë pas here materiale me shumë vlerë për uebfaqen Shkoder.net…, duke asistuar njëkohësisht me konsultime të vazhdueshme. Një falenderim të veçantë dua të dërgoj edhe në adresë të tij.
  • Një ndihmë të çmuar ka dhënë edhe gazetari dhe shkrimtari shkodran z. Klajd Kapinova (New York), si dhe gazetari Beqir Sina, (New York), i cili ka dërguar shkrime të shumta për suplementin Fjala e Lirë të Shkoder.net…
  • Një ndihmë të çmuar ka dhënë edhe punonjësi shkencor i Muzeut të Shkodrës z. Mentor Kopliku (tashmë i ndjerë), me grumbullimin e një numri të madh materialesh historike për qytetin e Shkodrës.
  • Faqja e muzikës është bërë e mundur me ndihmën e mjeshtrit të korit dhe kompozitorit të njohur shkodran z. Zef Çoba, gazetar në Radio ‘Shkodra’, i cili prej vitit 1997 drejton edhe korin “Schola Cantorum Dom Mikel Koliqi“, Shkodër (1998).
  • Dua të falenderoj edhe mjekët Ernest Ruka dhe Dashamir Çokaj, për ndihmën e tyre në krijimin e kontakteve, sugjerimet dhe shoqërimin gjatë mbledhjes së informacionit në Shkodër, në fillimet e kësaj uebfaqeje.
  • Falenderojmë gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët nuk e kanë kursyer kohën dhe dëshirën e tyre, për të ndihmuar në pasurimin me materiale shkrimore e grafike këtë uebfaqe të Shkodrës. Si dhe kontribuesit e përditshëm me shkrime tek Fjala e Lirë.

Me respekt,
Arben Çokaj, admin

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.