KISHA E ZONJËS SË SHKODRËS

1
13895

Klementi XI – Albani
HISTORI SHKODRANE
Kisha Zoja e Shkodrës
Kisha e Shirqit
Xhamia e Plumbit
Kisha ortodokse
Sahati i Inglizit
Teatri shkodran


Kisha e Zonjës së Këshillit të Mirë

Katolikë e myslimanë janë “grindur” gjatë për përkatësinë e trojeve të kësaj kishe. Grindja arriti në të tilla nivele, sa u bë e domosdoshme ndërhyrja e autoriteteve më të larta në vend.

U propozua dhe u ngrit një komision qytetar dypalësh për të kryer hulumtime, me qëllim që të verifikohej nëse rrënojat i përkisnin me të vërtetë kishës që shkodranët e mbanin për të “Zonjës së Këshillit të Mirë”, apo një teqeje bektashinjsh. Jusuf Efendi Golemi dhe Shan Deda, dy emrat e vetëm që u bënë publikë si anëtarë të komisionit dypalësh, zgjodhën për bashkëqytetarët e tyre një të mesme të artë: katolikët mund të luteshin pranë këtyre rrënojave duke e konsideruar atë kishë, ashtu sikurse dhe myslimanët mund të kryenin ritet e tyre fetare njësoj si në një teqe bektashinjsh.

Kjo histori i takon 15 viteve të para të këtij shekulli, pasi, më 1916, katolikët e Shkodrës, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve austriakë të akdredituar në qytet, nisën punën për rindërtimin e Kishës së Zonjës së Këshillit të Mirë, duke e konsideruar kështu të mbyllur, një herë e përjetë, çështjen e përkatësisë “religjioze” të rrënojave. Sigurisht, një vendim i tillë nuk kaloi në heshtje nga ana e myslimanëve që përbënin shumicën dërrmuese në qytet. Një përfaqësi e tyre protestoi pranë Ministrisë së Luftës në kryeqytetin austriak Vjenë, por protesta e tyre nuk u muar në konsideratë dhe me kaq, historia u kyç.

Por ajo çka duhet theksuar është se, besimtarët dhe kleri katolik i Shkodrës, në atë periudhë, asnjëherë nuk qe në gjendje të publikonte ndonjë dokument që të vërtetonte se rrënojat mbi të cilën u ngrit Kisha e Zonjës së Këshillit të Mirë i përkisnin një kishe të vjetër. Madje, as dhe një dëshmitar nuk mundi ta mbështeste këtë variant. Por meqë, jo vetëm në Shkodër, shumë gjëra rendin me ritmin e gojëdhanave e thashethemeve, dëshmitë e disa individëve myslimanë nuk u muarën asfare në konsideratë, edhe pse kishin baza reale dhe fakte të mirënjohura historike. Njëri prej këtyre dokumenteve flet për një teqe bektashinjsh pikërisht në vendin ku më vonë u ndërtua Kisha e Zonjës së Këshili të Mirë, teqe që u shkatërrua me rastin e dëbimit të bektashinjve nga Shkodra menjëherë pas ardhjes në fuqi të Bushatllinjve. Kisha e Zonjës së Këshillit të Mirë, e cila përfundoi së ndërtuari në vitin 1932, u shkatërrua nga komunistët pas vitit 1967.

Aktualisht, Kisha e Zonjës së Këshillit të Mirë, njohur ndryshe edhe me Kisha e Zonjës së Shkodrës, është rindërtuar, duke i dhënë hyrjes së qytetit një pamje edhe më të mrekullueshme.

Gojëdhana e Translacionit (të bartunit, të shpërngulunit) të Zojës së Shkodrës në Genazzano të Italisë: Nga brezi në brez besimtarët katolikë kanë mbajtë gjallë bindjen në “mrekullinë” e datës 25 prill 1467; këtë ditë
figura e Zojës që gjindej në afresk në një mur të kishës në fjalë u shkoq prej vendit dhe, e ndjekun prej dy katolikëbe shkodranë, të të quejtunve De Giorgio e De Sklavis, shkoi e zuni vend në Kishën e Genazzanos. Një kuadër i kësaj figure, ku përfytyrohen edhe ata dy shkodranë, gjindet edhe sot në Kishën e Zojës në Shkodër, në lagjen Alibegaj. Me nismën e klerit katolik të vendit, në vitin 1932, u pat organizue një peligrinazh për me shkue me vizitue figurën e Zojës në Itali.

Popullata katolike e Shkodrës tue pasë bindje të plotë në translacionin e Zojës, nuk ngruroi t’i përgjigje nismës së klerit-për me shkue në Romë me marrë bekimin e Atit të Shenjtë edhe me i ba homazhet e duhuna. Shkodranët qenë të veshun e të mbathun me kostumet kombëtare të qytetit dhe rretheve me një larmi tërheqëse ngjyrash. Qindra e qindra persona, mbas nji ushëtimi në det, arritën në Itali dhe u drejtuen për të vizitue Kishën e Genazzanos afër Romës. Atje u përmalluen me figurën e së Papërlyemes, e cila qindra vjet kishte mbetë larg trojeve shqiptare. Ajo kishë edhe sot quhet Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë (Madre del Buon Consiglio) dhe asht gjithnjë nën kujdestarinë e pasardhësve të De Sklavis që u përmend ma sipër. Në Kishën e Zojës së Shkodrës asht varrosë arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Jakë Serreqi, i cili vdiq në vitin 1922.

Asht varrosë këtu për meritën që ka vu gurin e parë të ndërtimit të kësaj kishe me datën 25 Mars 1917.

Irhan JubicaFjala e Shkodres Nr.6 shtator 1999


Kisha “Zoja e Shkodrës” në Shkodër

Kisha Zoja e Shkodrës në Shkodër
Mbi gërmadhat e një kishe shekullore është ndërtuar tani një kishë e re moderne, bri kalasë, afër urës së Bunës. Kisha thuhet të ketë patur emrin “Zoja e Shkodrës” dhe ka qenë aty për shekuj me radhë. Prej viteve dhe ardhjes së komunizmit në Shqipëri, kisha u rrënua. Tani është ndërtuar mbi të një kishë e re, e cila kryen aktivitete të ndryshme kulturore e fetare në Shkodër, që kanë për qëllim pasurimin e jetës shpirtërore të qytetarëve. — Lexo më tepër…

Kisha “Zoja e Shkodrës” në New York

(Our Lady of Good Counsel)

Kisha Zoja e Shkodrës në New York
Në New York, USA, komuniteti shqiptar ka një kishë katolike të quajtur Kisha “Zoja e Shkodrës”. Lexoni për më tepër në faqen Kisha Jonë.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.