“Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbërit”

1
5825

Populli em u ba rob, se nuk pat dien

Papa Klementi XI – Albani

HISTORI SHKODRANE
Kisha Zoja e Shkodrës
Kisha e Shirqit
Xhamia e Plumbit
Kisha ortodokse
Sahati i Inglizit
Teatri shkodran


Mbi librin e Engjell Sedaj:

— Shkruar nga Tonin Çobani

Papa Klementi XI Kuvendi i Arberit, eshte nje nga deshmite me te rendesishme te historise se kultures sone kombetare, nje nga ato deshmi te dokumentuara me vlera te shumefishta: gjuhesore, historike, arsimore, etnografike.
Kuvendi i Arberit, eshte nje nga deshmite me te rendesishme te historise se kultures sone kombetare, nje nga ato deshmi te dokumentuara me vlera te shumefishta: gjuhesore, historike, arsimore, etnografike.

Libri i Engjell Sedajt “Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbenit”, botim i Ndermarrjes Botuese “Gjon Buzuku”, pevecse e risjell te plote dokumentin e Kuvendit te Arbenit (“Concilli i dheut Scciypniis, baamun n’vjet 1703 n’coh t’Paps scchyptarit Clementitt t’gnimdheitit”), ka nje informacion te gjere e vleresim te merituar per Pape Klementin XI-Albani, qe “kishte arritur edhe prestigjin me te madh moral ne organizimin kishtar dhe politik ne Evrope”, dhe nje analize shumplaneshe te Koncilit te Arbenit, mbajtur ne fshatin Merci prane qytetit te Lezhes.

Ne studimet e deritanishme dokumenti i shkruar latinisht e shqip i Koncilit te Arbenit ka qene trajtuar vetem si vlere per historine e gjuhes dhe, per shkak te permbajtjes religjoze, i jane anashkaluar vlerat e tjera, qe, sic i percakton autori i studimit, “jane edhe letersi, kulture, etnografi, art, filozofi dhe politike”.

Vete argjipeshkvi i Tivarit, Visk Zmajevici (1701-1713), qe udhehiqej nga diviza iluministe: “Populli em u ba rob se nuk pat dien”, shkruan ne nje relacion se dokumenti i Koncilit ne gjuhen shqipe “do t’u sherbeje pikerisht prifterinjve, por edhe te gjithe atyre qe deshiroj ne te kuptojne gjendjen e shqiptareve, kryesisht ne Shqiperine Veriore ne fillim te shek.XVII”. Dhe me te vertete Koncili na njeh me kisha e manastire qe sot u dihen ose jo rrenojat, por edhe me persekutimin e besimtareve katolike si ne ato vite kur islamizimi i popullsise vendase ishte ceshtje ekzistence.

Ne argumentet e studiuesit Sedaj, thelluar ne shkrimet e vjetra (kujtojme ketu librin e tij te fundit “Bibla & Perkthimet e saj ne gjuhen shqipe”, Prishtine 1999), qe lidhen me historine dhe kulturen kombetare, theksohen ne menyre te vecante rezistenca e katolicizmit ne kushtet e raprezaljeve me intensive osmane. Eshte koha kur “sulltani kishte urdheruar qe katoliket ose te turqizoheshin ose te transferoheshin”, si shkruan ne relacionin e 5 marsit te vitit 1702 V.Zmajevici dhe, pa kaluar dy muaj, ai realton se u be deshmitar i nje fakti konkret te islamizimit masiv te shqiptareve: “pikerisht ate dite (me 25 prill), kane kaluar ne fene islame 1000 katolike”(f.52). Fillimisht ne fene islame kalonte vetem i zoti i shtepise, pastaj meshkujt e tjere, dhe me ne fund te gjithe anetaret e familjes.

Ne keto rrethana lindi fenomeni i kriptokatolikeve ose, ndryshe, i laramaneve, qe nenkupton kthimin formal te katolikeve ne fene islame, pasi shpirterisht mbeten ne fene e meparshme. Koncili mori nje vendim qe nuk do te lejonte me prifterinjte te pagezonin femijet e atyre qe kishin nderruar fene katolike me fete turko-islame apo sllavo-ortodokse. Kjo, sipas Sedajt, konverton Koncilin e Arberit ne nje kuvend atdhetarie, pasi i kundervihet hapur ideologjise se administrates joshqiptare dhe urdheron mostolerimin e kthimit qofte edhe formal ne cfaredo feje tjeter, qe synonte asimilimin kombetare per shkak te identifikimit te ketyre besimeve me qellimet ekspansoniste te shteteve perkatese ne Ballkan.

Koncili i Arberit ka karakter atdhetar, vecanerisht, sepse del hapur ne mbrojtje te gjuhes shqipe dhe te arsimit ne Shqiperi. Keshtu, ne vendimet e Koncilit te Arberit percaktohen masa konkrete per shkollat dhe librat ne gjuhen shqipe. Aty flitet “permi shkoll’ t’Kurbinit e t’Leshs”. Shkollen e Lezhes, qe aso kohe funksiononte ne fshatin Vele, pak kilometra larg qytetit, e drejtonte ipeshkvi i Lezhes, Gjergji. Aty mesonin te rinj (xhakojte), qe me vone do te sherbenin si prifterinj. Ata duhej te mesonin “me kndue, e me shkrue”, gramatiken (ndoshta ate te Francesko Mario da Leces qe do te botohej me 1716), dhe gjuhen latine, “ne mos teper mire, bare (se paku) nevojisht”. Por nuk duhet kuptuar kjo shkolle vetem ne qellimet e veta kishtare, sepse ne vendimet e Koncilit te Arberit theksohet: “t’mundohet me gjith gjoks me i vlit (sherbue) kishs e gjith dheut… prej meshtarve t’urte, t’divocem, e t’dijshem”, f.88d.

Ne rrethina e Lezhes e me gjere shkolla te tilla kane ekzistuar edhe me pare dhe ne vazhdim. Mjafton te kujtojme formimin kulturor te Frang Bardhit (1606-1643) ne Kallmet dhe prane famullive te Zadrimes, te Pjeter Budit (1566-1622) ne rrethinat e Matit dhe te Pjeter Bogdanit (1627-1684) ne rrethinat e Prizrenit dhe te Shkupit. Nje deshmi tjeter e vazhdimesise se ketyre shkollave, se paku deri ne shekullin e nentembedhjete, eshte arsimimi i poetit zadrimor Pjeter Zarishi (1806-1866), nismetar i letersise sone te Rilindjes Kombetare etj.

Studiuesi i zellshem Engjell Sedaj me librin “Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbenit” ka risjelle, si shprehet ai ne parathenie, nje “kujtese te dokumentuar dhe te pashlyeshme te historise se popullit shqiptar ne dimensionet me te gjera te jetes se tij”.

Koha Jone, 25 mars 2000

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.