Klajd Kapinova

0
5902

— marrë nga libri “Me Kryq dhe pendë

Klajd Kapinova Klajd Kapinova, ka kryer Universitetin e Tiranës, dega Gjeografi më 1987. Ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë. Ka studime e botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill 2002. Dallohet për botimin cilësorë të veprave me karakter njohës dhe publicistikë për problemet e klerit, të ndihmesës së tij në procesin demokratizues të vendit dhe njëkohsisht pasqyron edhe vuajtjet që ai ka përjetuar në kohën e monizmit në Shqipëri. Publicistika është hobi i tij, aq sa në këtë fushë, njihet jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër e SHBA. Artikujt kanë prirje enciklopedike, kulturor, shoqëror, historik dhe të traditës.

Eshtë antar ose i zgjedhur në forumet “The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media” në Gjenevë të Zvicrës, i Bashkimit të Publicistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish antar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër. Ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore-fetare “Rrezja e jonë”, “Illyricum” dhe redaktor i revistës “Kumbona e së diellës”, “Rreze drite”, “Mbas Teje”, etj. Ishte z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore “Vagues” (Valët) në katër gjuhë të huaja në qytetin e Shkodrës. Eshtë bashkëautor i librit “Kualida” për gjeografinë, projekt i financuar nga Fondacioni “SOROS” (Tiranë, 1997), autor i librave “Me Kryq dhe Pendë” (Shkodër, 1997), “Mes Kryqit e Atdheut” (Shkodër, 2000), monografinë kushtuar Nënë Terezës “Engjëll vuajtje dhe shprese” (Shkodër, 2002) dhe bashkëautor në monografitë “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut” (Shkodër, 2002), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha” (New York, 2002). Është redaktor i shumë librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathënien e tyre. Jeton dhe punon në New York U.S.A. Aktualisht punon si gazetar në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”, New York.

Parathënie

“U linda për dashuri dhe jo për urrejtje” Antigona – ESMLI

I nderuari lexues, po merrni né dorë atë libër, i cili pas dhjetëvjeçarësh do të klasifikohet në kategorinë e librave të autorëve që u formuan dhe sprovuan pendën pas vitit 1992. E veçanta e librit qëndron sa në përmbajtjen e tij, ashtu edhe në formën e prezantimit. Mënyra bindëse dhe e sinqertë e të treguarit, e bën veprën e zotit Klajd Kapinova shumë më të besueshme (edhe më të besueshme se shkrimet e disa poetëve të “oborrit që dje shanin, e sot lëvdojnë” që e shohin artin e të shkruarit siç e sheh tregtari, dyqanin e vet; vetëm si një burim të ardhurash e asgjë tjetër). Per autorin, glithçka është realitet, është shpirt, është detyrim i brezave të sotmm ndaj brezave që shkuan dhe që do të vijnë, është detyrë, që shpirti, ndjenja, vetë të qënit shqiptar, ia vë autorit për të mos lënë, që të bien në harrim ato figura të ndritura të kombit shqiptar, nën petkun klerikal të të cilave vlonte i pastër dhe i ndritshëm shqiptarizmi.

Themi me bindje se autori i përket një kategorie tjetër shkrimtarësh, nga ata që kanë shkruar e shkruajnë në ditët e sotme, sepse ai është i zoti të bëjë një hap prapa në kohë, por jo në art, të arrijë në themelet e pastra dbe të paideologjizuara të letërsisë dhe të publicistikës shqiptare. Si në stil, si në konceptim, si në ndjenja njerëzore dhe kombëtare, libri është një lidhje me kohët e sotme të letërsisë së viteve ’30 – gjysma e parë e viteve ’40. Është një filiz i trungut të prerë në 44-shin. Pra, të gezohemi, trungu i vjetër s’është tharë, shqiptarizmi jeton tek shgiptari i ri, i cili i pastruar nga çdo lloj ngjyre komunizmi dhe kozmopolitizmi, vazhdon rrugën e të parëve per të integruar Shgipërinë në Evropë, sipas parudhës sé famshme “Të ndryshëm por të barabartë”.

Ashtu si në gjyq, që sado që t’i të kesh të drejtë, dhe sado bukur ta mbrosh të drejtën tënde, po s’pate fakte vihet në dyshim çdo gjë, edhe në shkrimet e llojit të këtij libri, – faktet janë faktori vendimtar. Këtë gjë e ka pasur mirë parasysh autori, kur sjell një blograti shumë të pasur, gjë që jep një efekt të dyanshëm: e bën shkrimin bindës dhe të pakundërshtueshëm, dhe nga ana e tjetër dëshmon kulturën e thellë dhe me baza të shëndosha të autorit.

Jeta ecën duke lënë gjurmë të thella, të qarta që dëshmojnë botëkuptim, përpjekje, synime, ndjenja, vlera e antivlera, fitore të pashfrytëzuara dhe humbje që të japin forcë e të çlirojnë energji jetësore për të ecur, per të bërë çka s’u bë; për të ngritur lart flamurin shqiptar, shqipen kombëtare, që, siç shprehet Noli: “Flamurin që lind Shën Konstandinin*, pajton islamin dhe krishtërimin”. Këto gjurmë të jetës të zëna në grackë në fletë të zverdhura librash, janë objekti apo thelbi, që i jep jetë dhe justifikon ndjenjën dhe idetë e librit, të cilat më pas fjala shqipe e përdorur me art, i bën të kuptueshme, të qarta, duke i dhënë né këtë mënyrë një vlerësim të drejtë raportit përmbajlje – formë.

Libri hapet me një histori të krishtërimit në Shgipëri, duke evidentuar qartë atë çka përfitoi Shgipëria dhe krishterimi nga shqiptarët. Dallohet kontributi i shgiptarëve në përhapjen e krishtërimit. Paragiten faktet që vërtetojnë përhapjen e hershme të krishterimit në, Shqipëri – Iliri. Kjo ngjarje ndodhi ndërkohë që etniciteti ilir ishte në shuarje nga trysnia e madhe e kulturës greko-romake dhe nga veprimtaria shtetërore e Perandorisë Romake, që, nëpërmjet kolonializimit dhe organizimit shtetëror, synonte asimilimin e ilirëve. Pranimi i krishtërimit nga ilirët, para se këtë ta pranonin popuj të tjerë, u shërbeu ilirëve per t’i bërë më të dokumentueshëm nga latinët, pagan atëherë. Gjithashtu, të jetuarit sipas mësimeve të krishtera, e shëroi dhe e forcoi shogërinë ilire përballë shogërisë së degraduar dhe të zvetënuar pagane të popujve përreth, duke shënuar një rilindje të lashtë të etnicitetit ilir. Ky është, sipas mendimit tim, ndihma e parë e krishtërimit për etnicitetin iliro – shgiptar.

Më pas, me përhapjen e krishtërimit në botë, autori dallon tri kulme të krishtërimit shqiptar. Në Perandorinë e vonë Romake, në mesjetë dhe në kohën e re. Në Perandorinë e vonë Romake, apo në Perandorinë Bizantine, vien të përmenden, përveç martirëve të fesë, edhe Konstandini i Madh, që e bëri krishtërimin fe zyrtare të Perandorisë. Euseb Jeronimi apo Emërshenjti i Ilirisë, siç e quan prof. dr. Aurel Plasari, që redaktoi versionin zyrtar të Ungjillit dhe që u quajt “Vulgata”, studiuesi Plasari vëren tek ky version përdorimin e shumë frazeologjive që ishin të huaja për latinishten klasike, gjuhë zyrtare e Kishës Katolike Romane, por që për shqipen nuk tingëllojnë aspak të huaja. Përmendim Nikolitën e Remizians që thoshte “unë jam dardan” dhe që krijoi hymnin e hershëm të krishtërimit “Te Deum Laudamnus”. Në shek. V do të përmendi një poet, Gjoni i Durrësit apo Gjon Epidamnasi etj. Pra në një fare mënyre, etnosi iliro-shqiptar u bë mendja dhe kurora e krishterimit të hershëm kundër paganizmit. Më tej, autori Klajd Kapinova sjell kalvarin e krishtërimit në Shgipëri në kohën e mesme. Kur kushtet politike e lejuan, kleri katolik u vu në ballë të kulturës së re të Rilindjes Evropiane.

Por më parë s’duhet të lëmë pa përmendur rolin e urdhërave fetarë katolikë që u përhapën në Shgipëri, në fillim të mijëvjeçarit, citojmë Patër Marin Sirdanin O.F.M.; “Skënderbegu mbas gojëdhanash” 1926, fq. 127 i cili shkruan: “Përhapë nëpër Ballkan sllavët, tuj pas marrë ortodokson, e tuj pas shtrij sundimin nëpër shumë krahina të Shqypnis, shumë shqyptar muerën gjuhën e besimin e tyne e u njisuen me ta, tjerë mueren vetëm besimin… për me ndalue të përhapunit e ortodoksisë nëpër Shqypni kje shumë numri i Benediktinëve e i Bazilianëve qysh në të XI shekull, e në vjetë 1240 u erdhën në ndihmë edhe Françeskajt e ma vonë Domenikajt”. Pra katolicizmi pengoi edhe një here shkatërrimin e shgiptarëve. Per të parë se ç’përhapje mori kultura në Shgipëri në shek. XV para pushtimit turk, citojmë të njëjtin libër, fq. 119, “Nji qytet i vogël si kje Oboti, pat nji shtypshkronjë që në vjetë 1493 Glodstane shkruante: “Kjo shtypshkronjë duel në shesh 7 vjet mbas asaj të Dardanit. Në këtë kohë nuk kishte shtypshkronjë as në Oxford, as në Cambrige, as në Edinburg.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë u mkamb e para shtypshkronjë në Romë…” (Vr. de Montenegro davarit la Conlerence de la Paix – Paris, 1919, fq. 12). Në epokën Skënderbejane, mbrojtja e katolicizmit ishte një arësye më shumë për të mbrojtur Atdheun. Shqiptarët kishin një atdhe dhe një fe që i bashkonte. Interesant dhe për t’u përmendur është fakti se, vetëm 100 vjet pasi turqit derdhën gjithë atë gjak për të pushtuar Shkodrën, shkodranët, së bashku myslimanë dhe katolikë, nën udhëheqjen e Ibrahim Pashë Begollit, luftuan dhe fituan me gjak të drejtën nga turqit, që Shkodra të kishte geveritarë vendas. Pra shqiptari i çfarëdo feje, ka parë tek shqiptari i fesë tjetër një bashkëkombas, me të cilin ka bashkuar fuqitë për të mbrojtur Atdhenë nga çdo armik. Për të sjellur një shembull të përparimit të Shqipërisë, para pushtimit turk dhe për të treguar pastaj humbjen e madhe të kulturës dhe të gytetërimit me këtë pushtim, mjafton të citojmë P. Marin Sirdarin në librin e tij “Skanderbegu mbas gojëdhanash” (fq. 119): “Nji gjytet i vogël si kje Oboti pat nji Shtypshkronjë që më 1493…

Kjo shtypshkronjë duel në shesh shtate vjet mbas asaj të Londonit. Në këtë kohë nuk kishte shtypshkronja as në Cambridge, as n’Oxford, as n’Edinburg”. Më poshtë, autori na paraqet veprimtarinë e madhe të klerit nën pushtimin turk dhe nën “pushtimin” e kuq komunist, periudhë në të cilën ai, ka dhënë një shërbim dhe një vetsakrifikim në shërbim të Atdheut dhe të fesë, siç thonte Fishta, apo në shërbim të fese dhe të Atdheut, siç thuhet sot. Vargu i gjatë i atyre, që të veshur me veladon i shërbyen Shgipërisë, është i pafund siç qenë të pafundme edhe sakrificat e tyre. A ka shërbim më të madh për një komb, se sa t’ia mbash gjallë e të mos lejosh t’i humbasë kombësia. Dhe katolicizmi shqiptar e ka bërë këtë aty ku ka qenë e nevojshme. Mjafton të përmendim arbëreshët e Italisë, të cilët e mbajtën giallë gjuhën shqipe, kryesisht nga veprimtaria fetare, e cila bëhet kryesisht në gjuhën arbëreshe Po kështu, kisha katolike në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, e mban gjallë shqiptarizmin tek besimtarët, duke mësuar shqip. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që kristalizohet në binomin “Për Atdhe e Fe”.

Në mes të martirëve të katolicizmit dhe shqiptarizmit njëkohësisht, renditet edhe Konica. Mos vallë, rastësisht?! Patjetër që jo. Është kulturë e njëjtë, e njëjta shkollë, e njëjta frymë kritike dhe realiste dhe mbi të gjithë, të njëjtat qëllime dhe ideale, të cilat e bëjnë Konicen të ndihet njeri i shtëpisë në këtë panteon. Duhet të jesh tepër i guximshëm të përshkruash jetën e kolosëve të tillë, si Fishta, Mjeda, Harapi, Zadeja, e shumë të tjerë, që, kush më pak e kush më shume, flijuan për Atdhenë e fenë e të parëve, sepse ishte në shpirt ajo dëshira e përkushtueshme që “t’ua lëmë pasardhësve nje Shqipëri edhe më të mirë se sa ajo që trashëguam nga të parët”. Ata bënë shumë për njësimin dhe forcimin e ndjenjës kombëtare dhe për të bërë asgjë çdo anti-shgiptarizëm. Citojmë D. Ndre Zadejën në revisten “Cirka” (fq. 320) “…emnit të kruetanit të madh Gjergj Kastriotit, s’ka për t’ju dhanë kurrë randësia e dej deri sa mos t’i mbushet mendja gjithkuej se ky Fatos nuk kje vetun nji hero i krishtenë, por Heroj Kombëtar për antomazi, ashtu, për nji analogji të çuditshme, katholiçizmit të kësaj zone s’ka për t’iu rrëfye kurrë bindja e plotë, derisa të mos provohet me fakte të pakontestueshme, se populli i Gegnisë i udhëhjekun prej klerit katholik, tuej i ndejë besnik traditave fetare, u ba de facto eksponenti i gjallë i idesë kombëtare”.

Në këtë fundshekull, kohë kur materiarizmi praktik po shkatrron çdo gjë që e shkatrron njeriun nga kafsha, kombi shqiptar nxori nga gjiri i tij dhe i fali botës Nënë Terezen, atë që së shpejti do të bëhet Shën Tereza e Kalkutës, por që ne do të donim të bëhej Shën Tereza e Shqipërisë. Dhe me këtë, nuk u mbydh cikli i viganëve shqiptarë, që nisin ndoshta me Aleksandrin e Madh dhe Shën Konstandinin dhe vazhdojnë me Skënderben e të tjerë. Shgipëria i dha botës të gjithë njerëzit e vet më të medhenj, nuk i mbajti për vete, ndoshta nga altruizmi apo nga pazotësia e Shqipërisë për të vënë në shërbim të saj shqiptarët e mëdhenj e të zotë.

Kaq munda të shkruaj për një libër të tillë, që, me shumë zotësi e pluhurin e harreses nga disa figura të historisë së Shqipërisë dhe të krishtërimit në trojet shqiptare. Por, përveç asaj që ka shkruar autori, ka edhe një meritë tjetër. Gjuha, e përdorur nga autori ndryshon shumë nga ajo e përdorur nga gazetarët dhe publicistët e tjerë shqiptarë. Ajo është shumë e pastruar nga fjalët e huaja, dhe, njëkohsishf fjala shqipe është përdorur me ekonomi, por asnjë paragraf, radhë apo fjalë nuk janë të tepërta, duke iu dhënë shkrimeve një karakter të përqëndruar dhe njëkohësisht tregimtar, ku kryesorja është informacioni i pasur.

Ndriçim MlikaShkodër, nëntor 1997

* Konstandinin e Madh – perandorin e Bizantit, ilir me origjinë nga Nishi, që zyrtarizoi kristianizmin.


Klajd Kapinova
2226 Holland Avenue
Bronx, NY 10467
Cell. (718) 710 – 1291
E-mail: klajdkapinova@yahoo.com

Klajd Kapinova

OBJECTIVE

To obtain a position in… with my expertise as writer… can be used to its full potential.

EXPERINCE

02/01 to 06/03

Journalist
“ILLYRIA” Newspaper (Albanian-American), EKREM NEWSPAPERS LL 481 8 th Ave. A-9 Ste 937 New York NY 10001

1987 to 2002

Geography Teacher

High School in Shkoder, Albania

1987 to 2002

Managing Editor

The Cultural Religion Magazine, Albania

Publishing the following articles “Our Ray”; “Illyricum”; “Light Ray”, “Behind You”; “The Bell of Sunday” etc.

1987 to 2002

Vice-Editor

The Cultural Young Magazine, Albania

EDUCATION

2002 to Present

ESL student

American Language Center, Manhattan New York, NY

1983 to 1987

Bachelor Degree

States University of Tirana, Albania

1978 to 1982

High School Degree

Agricultural High School, Shkoder, Albania

AUTHOR

Published the following books in Albania and New York USA

2002

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (1962-2002) themeluesi dhe udheheqesi Ismet Berisha”, New York USA.

2002

“Engjell vuatje dhe shprese” (Books for Mother Thereza”).

2002

“Don Anton Kçira – Sherbestar i Zotit e Atdheut”, Shkoder Albania.

2000

“Mes Kryqit e Atdheut”, Shkoder, Albania.

1997

“Me Kryq dhe Pende”, Shkoder, Albania.

1997

“KUALIDA” Method, Geography Book, Tirane, Albania.

WRITER

Journalist

Writer of different articles for magazines and newspapers in Albania, Europe and USA.

“Ethnic Albania” (Shkoder)
“Magazine55” (Tirane)
“Rilindja Demokratike” (Tirane)
“Republica” (Tirane)
“The Light” (Tirane)
“Word of Peace” (Shkoder)
“The Trust” (Shkoder)
“Hope” (Manhattan, New York)
“Hope” (Prishtine, Kosove)
“The Bridge” (Prishtine)
“Chatolic Life” (Hartsdale, New York)
“Kuvendi” (Detroit-Michigan)
“The Teacher” (Tirane)
“Trojet tona” (New York)
“Bota sot” (New York, Prishtine, Swiss)
“Koha javore” (Monte Negro and Serbia)
“TV ALBA New York”, Albanian-American Cultural, New York.

MEMBERSHIP
“The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media”, Geneve, Swiss.
“United Cathlic Publisher Young”, Shkoder, Albania.

REFERENCES
Furnished upon request

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.