Padër Gjergj Fishta dhe studenti i “shkolluar”…

0
5430

CUBAT – përgatitur nga Zef Ahmeti
Metamorfoza – përgatitur nga Enis Sulstarova

Pavion për Fishtën
Fishta për gjuhën
Fishta pa veladon
Tregojnë për Fishtën
Fjalimi i panjohur
Poeti Kombëtar
Letër e pabotueme
Shkurorëzimi i poetit
Fishta-gjeniu pa varr


At Gjergj Fishta Jemi në Shkodrën e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty qarkullojne idet e reja e të vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj Fishta ishte nji njeri i njohur në popull për humor e thjeshtësi.

Ai ndalonte e fliste rrugëve me lypësa, fëmijë, gra, plaka, studenta, hoxhallarë, etj. dhe për secilin kishte çka të thoshte. Nji ditë, nji grup studentësh në rrugë, para Kafes së Madhe, janë mbledhë e po flasin e diskutojnë gjëra të forta, tema filozofike. Ishin studentë të ardhur për pushimet dimrore nga Roma, Vjena, Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, përfytyroni veshjet elegante të asaj kohe….)

Në këtë kohë po kalon andej Fishta ose Padër Gjergji, siç e quanin populli.

Nji nga studentët, i cili ishte i shquar për “zotësi” e “kulturë” të lartë, e i brymosur pak me materializem, i thotë shokëve:

— Ndigjoni shokë. Kam me i ba Padër Gjergjit nji pytje të fortë e kam me e nxanë MAT… S’ka me ditë ka me ia mbajtë i shkreti… – e po zgërdhihet studenti me shokët e vet.

E mirë, afrohet Fishta e përshendetet buza-gaz me studentat, e i pyt si ia kan kalu me mësimet, etj. etj. Por studenti në fjalë gjen rastin dhe e pyet:

— Padër Gjergj, a muj me të ba nji pyetje?
— Po si jo Djaloç, mundesh… po të ndigjoj – thotë Fishta.
— Padër Gjergj, – thot studenti, – Ju fetarët thoni që pas vdekjes së njeriut, shpirti i tij fluturon prej trupit…
— Po – thotë Fishta, duke buzëqeshë, – ashtu themi na fetarët, pse a je kundër a?
— Po mirë, thotë studenti, – tash po ta baj pyetjen… Nëse nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt në nji arkivol, e këtë arkivol e fusim në nji arkë të madhe prej plumbi, e këtë arkë prej plumbi e fusim në nji arkë prej bakri, e këtë arkë prej bakri e fusim në nji arkë prej çeliku, e mbyllim mirë e mirë… Nga ka me dal shpirti k’tu o Padër Gjergji? A ban me m’kallxu?…

Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokëve fitimtar…

Padër Gjergji buzëqeshi disa sekonda dhe i thotë qetësisht:
— Ndigjo djalosh i mirë… Ti me sa po shoh unë, ke në krye nji borsalinë… nën atë borsalinë të bukur i paske do flokë bukur shumë të dendura, bash si shtëllunga leshi të dashit rudë… nën ato flokë si shtëllunga ke nji lëkurë të trashë të kryes, nën atë lëkurë të kryes, ke nji kockë të fortë si guri (kafka e kokës), nën atë kockë të kryes, ke nji cipë ma të hollë që mbulon trunin (trurin) tand, që ashtë ai që mendon njeriu… A po din me m’tregu ti more student i dashtun po ty si të duel (doli) e nga të duel kjo pyetje e marrë, a ban me e ditë?…
Studenti mbeti e s’dinte çka me thanë.

Në këtë mënyrë Fishta iu përgjigj studentit “filozof”, e shkoj ne punë të vet. Studentat e tjerë ngelen gojë hapë, e fillun me qesh masandej me fjalët e Pader Gjergjit të pamposhtur…

  NGA VEPRAT E AUTORIT
Cubat | Metamorfoza | Fishta për gjuhën | Fishta pa veladon | Tregojnë për Fishtën | Fjalimi i panjohur | Poeti Kombëtar | Në mbrojtje të Joklit | Shkurorëzimi i poetit | Gjeniu pa varr

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.