Gjergj Fishta, për gjuhën dhe shkollën shqipe

0
12149

CUBAT – përgatitur nga Zef Ahmeti
Metamorfoza – përgatitur nga Enis Sulstarova

Pavion për Fishtën
Fishta për gjuhën
Fishta pa veladon
Tregojnë për Fishtën
Fjalimi i panjohur
Poeti Kombëtar
Letër e pabotueme
Shkurorëzimi i poetit
Fishta-gjeniu pa varr


— nga Profesor As. Dr. Mark Vuji

Mue me mjafton qe mundi i em t’i
kete mberrite qellimit, domethane me
edukue publikun, tue e nxite kah
perparimi dhe atdhedashtnija.
Gjergj Fishta

At Gjergj Fishta Gjergj Fishta vec krijimtarise artistike, shkelqeu edhe ne fushen e pedagogjise e te psikologjise sociale, gjuhesise etj. Si mendimtar me potencial te madh teorik dhe me nje veprimtari te dendur praktike, ne sherbim te mbrojtjes dhe te zhvillimit te gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai i kishte vene vetes si qellim qe te luftoje per te ngritur nivelin kulturor e arsimor te bashkekombesve dhe per te nxitur tek ata deshiren per perparim dhe per atdhedashuri, si dy shtylla qe do t’i ndihmonin per te mbajtur ne kembe shoqerine shqiptare te goditur nga pushteti disashekullore otoman.

Ne kete shkrim ne do te ndalemi ne periudhen e pare te veprimtarise se tij politiko-arsimore, ku ai fillon perpjekjet per te vazhduar e cuar me tej punen e paraardhesve te tij, Naimit, Samiut, Petro Nini Luarasit etj, ne lufte per ngritjen kulturore e arsimore te popullit. Kjo ishte koha e fundit te pushtimit turk dhe e viteve te para te Pavaresise, domethene deri kur ai do te zgjidhej deputet dhe do t’i vihej punes per zhvillimin e gjuhes dhe shkolles shqipe ne kushtet e ekzistences te nje shteti shqiptar te pavarur. (Per kete do te flasim nje here tjete). Kjo ishte nje kohe qe do te kerkonte jo vetem aftesi krijuese shkencore pedagogjike te larta, por edhe nje nuhatje te forte politike per te shfrytezuar me sukses cdo konjukture ne sherbim te zgjidhjes se ceshtjes kombetare, pra edhe te problemeve te gjuhes dhe te shkolles shqipe.

Ne keto kushte, historiko-shoqerore, Fishta luftoi per ngritjen e nivelit kulturor e arsimor te popullit qe, sipas tij, do te ndikonte per fuqizimin e luftes per liri, pavaresi e perparim ekonomiko-shoqeror.

Pasi u kthye nga studimet e larta per teologji e filozofi, u caktua ne kolegjin e Troshanit si profesor. Ai e deshi mesuesine dhe e quajti “Zeje te shenjte”. Kete pune, ne forma te ndryshme, e vazhdoi tere jeten. Fishta nuk qe vetem krijues artistik i nivelit te larte, por edhe linguist, pedagog, filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikes etj. Pra, kishte nje pergatitje te pergjithshme shkencore-pedagogjike ne lartesine e kerkesave te kohes. Ai njeh mendimin pedagogjik bashkekohor evropian, te cilin perpiqet ta shfrytezoje per te forcuar punen ne shkolle. Kujtojme fjalimin qe pergatiti per ta mbajtur ne parlament, kur po diskutohej per arsimin, te cilin do ta analizojme ne nje shkrim tjeter, ku dalin qarte prametrat e filozofise se tij arsimore ne kushtet e reja te ekzistences se shtetit shqiptar.

Pra, ai eshte nje personalitet poliedrik. Ajo qe te bie ne sy menjehere, kur studion vepren e tij, eshte se te gjitha keto aftesi i ve ne sherbim te zhvillimit te kultures dhe te arsimit shqiptar. Ne kete perfundim kane arritur bashkekohesit e tij: “Nuk ka qene Fishta per ne, tha Aleksander Xhuvani mbi varrin e tij, vetem nje poet kombetar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nje edukator i rinise sone. Nuk kane mesue e shijue nxenesit e shkollave tona vetem artin e tij poetik, bukurine e harmonine e vargut, rrjedhshmerine e dliresine e stilit e te gjuhes se tij, qe eshte nje thesar i pashterrun frazeologjie te kulluet, por kane thithe prej vepres se tij, si nje nektar te hyjnueshem te bletes atike idealet me te nalta te njerezimit, urtine, burrnine, besen, drejtesine, dashunine per te miren, te bukurit, te drejten e te verteten”.

Ai, duke ndjekur traditen e shkrimtareve te Rilindjes qe, krahas krijimtarise artistike, iu kushtuan dhe punes per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe, punoi ne menyre shume te perkushtuar per te cuar me tej punen e nisur prej tyre ne kushtet e reja te renies perfundimtare te perandorise turke dhe te krijimit te shtetit te ri shqiptar. Idete e tij pedagogjike, vec artikujve shkencore qe botoi ne organe te ndryshme te shtypit te kohes, i gjejme te kristalizuara edhe ne veprat e tij artistike. Ky mund te jete edhe ndikimi latin, sepse dihet se romaket edhe rregullat e stilistikes i paraqesnin ne vargje. Per ilustrim po japin nje tercine nga perkthimi prej tij i “Prozodise latine”:

Ne kohe te kryeme rrokja e pare zgjatohet,
Po qe verbi dyrrokesh. Vecse kjo rrokje
Ne Sto, Do, Findo, Scindo, Bindo do t’shkurtohet.

Fishta, duke i shfaqur idete e tija pedagogjike edhe me ane vargjesh, eshte i bindur se ato do te kapeshin e do te kuptoheshin me shpejt nga bashkekombasit e tij. Ai, nepermjet te kesaj rruge, u perpoq qe te futej, jo vetem ne mendjen e bashkekohesve te tij, por edhe ne zemrat e tyre dhe mund te themi se ia arriti qellimit.

Fishta, pas binomit te njohur “Per fe dhe atdhe”, mund te themi se krijoi dhe nje binom tjeter shume te fuqishem: “Cdo gje per gjuhen dhe shkollen shqipe”. Ndersa me te parin leshonte kushtrimin madhor per te te dhene jeten per lirine e trojeve shqiptare, ne te dytin kerkon angazhimin e te gjitheve per mbrojtjen e kultures, te gjuhes dhe te arsimit shqip. Mund te themi se te dyja keto thirrje plotesojne njera-tjetren. Tek poezia kushtuar mikut te tij, historianit Pashk Bardhi, formulon qarte kredon e tij pedagogjike:

“Per çka se mjaft nuk asht me mekambe Shqipnine,
Porse duen rrite edhe shqiptaret, qe t’bahen
te zot me e mbajte Shqipnine”

Ky perfundim i filozofise arsimore fishtiane ka qene dhe do te mbetet qellimi final i shkolles sone mbare kombetare.

Poeti vizionar lufton qe ne sherbim te perparimit te kombit te vihet gjithe potenciali intelektual dhe per kete qellim perkrah çdo levizje kulturore e arsimore qe krijohet ne kete kohe.

“Ne prakun e vjetit 1899 themelohej ne Shkoder Shoqnija letrare “Bashkimi” nen kryesine e Abatit te Mirdites, Emzot Prenge Docit, qellimi i se ciles eshte zgjimi popullit me ane botimesh ne gjuhen amtare. At Gjergji, bashkethemelues e si pjestar i nxehte i saj, vuni te gjitha fuqite e veta per te bame qe te perparonte: merrte pjese rregullisht e pa u lodhun kurre ne mbledhjet e Keshillit e zbatonte me ndergjegje te plote detyrimet qe i ngarkoheshin. Ne te gjitha botimet e Shoqnise, tue nisun prej Abetarit e tue vijuem nder librat tjere deri te Fjalori i cmueshem i vjetit 1908, At Fishta dha ndihmesen e vet te vlefshme me keshilla e me pune”.

Ky angazhim me eficence kaq te larte shkencore, qe ne moshen 28 vjecare ne fushen e gjuhes, kultures dhe te arsimit tregonte se ne boten intelektuale shqiptare po hynte nje force e re shkencore, e afte per te kontribuar ne perballimin e problemeve te medha te kohes ne keto fusha me rendesi shume te madhe per kombin, qe ne ate kohe ishte i angazhuar ne lufte per liri e pavaresi. Dihet se pa gjuhe nuk ka shkolle dhe pa shkolle nuk mund te kete zhvillim modern te gjuhes. Ai, ne kuadrin e programit te Shoqerise “Bashkimi”, iu kushtua punes per te pergatitur nje alfabet qe te permbushe te gjitha kriteret shkencore, me synim qe te behet i perdorshem per te gjithe shqiptaret.

“Alfabeti i Bashkimit, thote Vehbi Bala, i projektuar nga Fishta permblidhte vecorite me pozitive te alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi ate si alfabet te vetem te shqipes. Drejtesine e ketij veprimi e tregoi koha: ai u be alfabet kombetar. Pra, edhe ketu, si gjetke, Fishta dha nje kontribut te spikatur per kombin shqiptar”.(5) Edhe sikur vetem kaq te kishte bere Fishta per gjuhen dhe shkollen shqipe, do te ishte e mjaftueshme per ta vene ate ne sofren e pare te mendimtareve shqiptare te te gjitha koherave.

Per Fishten, gjuha shqipe eshte nje pasaporte e gjalle, qe provon identitetin e te qenit shqiptar.

“Neper gjuhe shqipe bota mbare
Ka me ju njofte me ç’fis ju keni,
Ka me ju njofte ju per shqiptare
Trima n’za sikurse jeni”

Kjo gjuhe per poetin pedagog eshte jo vetem si “Kanga e zogut te veres”, por edhe “Si ushtime e nje termeti”, sepse ne kete gjuhe, thote ai, edhe Kastriota u pat fole atyne ushtrive “ngadhnjimtare” qe cuditen boten dhe po ne kete poezi ai mallkon rende at bir shqiptari.

“Qe e perbuz kete gjuhe hyjnore,
Qe n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten len mbas dore”

Keto ide jane me vlera te perjetshme. Sot, kur shqiptaret, per nevoja te ndryshme ekonomike, jane perhapur ne te kater anet e botes, kete porosi te poetit duhet ta kene mire parasysh. Nuk mjafton ta pranosh ate ne parim, por duhet shoqeruar me vepra konkrete. Kohet e fundit, ne kete drejtim ka lindur nje pervoje pozitive. Ne shume familje e mjedise shqiptare, qe jetojne ne vende te ndryshme te botes, flasin vetem shqip, degjojne emisione te radio Tiranes e te stacioneve te tjera qe japin programe shqip, kane krijuar biblioteka shtepiake te pasura me letersi shqipe, mbajne korespondence te rregullt me te afermit dhe, sipas fuqise ekonomike qe kane, vijne here pas here bashke me femijet ne Shqiperi per te pare nga afer atdheun e tyre ne zhvillim. Disa shkojne edhe me tej; me kursimet e tyre kane filluar te bejne investime ne Shqiperi. Ky eshte kthim ne atdhe si nje force ekonomike krijuee, si nje fuqi qe ndikon ne transformimin modern te vendit.

Kjo eshte nje menyre te re per te mbajtur lidhje konkrete me vendlindjen dhe teper e rendesishme. Keto dite lexuam ne revisten Spekter te dates 2 nentor 2002, f.11, ku ne mes tjerash, z.Ekrem Bardha shkruante: “Jam munduar se pari te kontribuoj per zonen time te Leskovikut. Kam ndertuar nje ujesjelles, shkollen e re, llixhat e Leskovikut, spitalin e ri me 200 shtreter, qe do te perurohet se shpejti. Kam edhe shume objekte te tjera ambicioze”. Eshte shume interesante pervoja kosovare, qe ne vendqendrimet e reja, duke shfrytezuar hapesirat e ligjeve demokratike te vendit ku punojne e jetojne, kane krijuar shkolla e kurse ne gjuhe shqipe etj. Pra, te shumta jane format per t’i shpetuar mallkimit te poetit te madh. Disa thone se qyteterimi i sotem, me vrullin e tij, i fshin keto iniciativa. Ne mund te themi se mund te ndodhe edhe e kunderta. Mjetet e komunikimit masiv sot ndihmojne qe gjithkush te orientohet shpejt ne kete lufte me vlera jetike per kombin. Ato krijojne mundesi te merret kontakt me problemet ekonomike e kulturore kombetare ne cdo minute, gje qe nuk mund te realizohej me perpara.

Fishta, duke ndjekur traditen e Rilindjes, godet politiken arsimore turke dhe te vendeve fqinje, qe synonin te shfrytezonin ne maksimum edhe shkollen si nje mjet shume te efektshem per shkombetarizimin e popullit. Ai lufton kunder te gjitha forcave qe synonin te zhduknin edhe ato fitore qe kishin arritur Naimi, Samiu, Petro Nini Luarasi e shume te tjere dhe u perpoq qe te forcoje shkollen shqipe, me qellim qe ajo t’i sherbeje zgjimit te popullit per te ruajtur identitetin e tij dhe per te gjetur ne vetvete forcat e nevojshme per te ecur drejt lirise, pavaresise dhe perparimit. Ai lufton per te vene ne levizje mendimin krijues kombetar, qe pushtuesi pikerisht kerkonte ta mbyste.

Fishta ne luften e tij ishte i hapur, i guximshem, iniciator me largpamesi te madhe. Ai eshte teper i ndjeshem ndaj tronditjeve historike te kombit te tij ne cfaredo sfere jete qe mund te ndodhin ato. Ai i kap me nje shpejtesi te cuditshme, aq sa forcat kundershtare nuk i le te marrin fryme, i godet e i kundergodet me forcen e mendimit te tij artistiko-shkencor dhe kritiko-logjik. Ai i thoshte gjerat troc, pa nenkuptime edhe kunder te veteve, kunder kujtdo qe behej pengese ne luften per ceshtjen e mbrojtjes se gjuhes e shkolles shqipe. Fishta luftonte per t’u hapur syte bashkekombesve te tij, qe te kuptonin dhe te gjykonin vete per politiken arsimore te pushtuesit otoman, qe pranon pa asnje kundershtim qe ne territorin qe mbulonte kombi shqiptar te hapeshin gjithfare shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, sic dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe ne te njejten kohe nuk lejonin qe te celeshin shkolla shqipe, me qellim qe te coptohej sa me shume uniteti shpirteror i kombit.

Ne ate kohe, propaganda e huaj kishte bere punen e saj per te corientuar opinionin shqiptar per problemet e shkolles ne gjuhen shqipe. Ajo kishte krijuar, sic e quan vete poeti pedagog, nje coroditje qe preku jo vetem familjen e disa shtresave shoqerore, por edhe ndonje segment te caktuar te shtetit te ri te posaformuar.

Fishta, duke njohur shume mire situaten e krijuar, nuk kalon ne pozita pritjeje, por sulmon me mjetet e tij, me forcen e fjales artistike shkencore. Ai i ve gishtin plages dhe i kushtohet teresisht luftes per clirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqerore te kohes nga helmimi i propagandes shume te rafinuar te pushtetit, qe kerkonte zhvleresimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai ne radhe te pare godet me force ftohtesine e shqiptareve ndaj dijeve dhe shkolles, kunder kesaj te keqeje te madhe, qe shkonte ne favor te propagandes se huaj, qe sic dihet, ishte shume e eger. Me 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me nje mjeshteri te rralle artistike episodin e nje tregtie te cuditshme: Shenkolli, me urdher te Zotit, del neper bote me nje barke ngarkuar me mend. Kush donte t’i shtonte ato qe ka, mund te blinte edhe do te tjera. Me ne fund rruga e qiti shejtin ne Shengjin. Ne te njejten kohe, del ne kete port edhe djalli, qe vinte nga Franca me nje barke ngarkuar me shkarpa per t’i shitur. Se c’ndodh me bleresit shqiptare, merret vesh nga keto vargje:

“Ran shqiptaret at-her n’kuvend,
E me folun rend-e rend,
(Shka nder ne nuk mbahet mend…
E pleqnuen se per kete vend
Duhen shkarpa e jo mend.
E prandaj kta bane toben,
E ma teper vune gjoben
Per me u la me desh e qe,
Mend Shenkollit mos me i ble.
Mandje cuene n’Sh’Njin ke djalli:
Per m’e pvete sa i bante malli.
Edhe Djalli-dreq i vjeter,
Qe tue dashte nuk ishte tjeter
Veç m’e lane ate mall n’Shqypni,
U la shkarpat veresi”

Gasperi eshte kaq i trullosur nga perpunimi qe i ka bere propaganda e pushtuesit opinionit per vlerat e gjuhes dhe te shkolles shqipe, sa e shikon me mosbesim edhe fjalen e Ndrekes, qe i thote prerazi: “Shqyptaret e asrsyeshem te gjithe e mendojne kete pune si e mendoj vete”.(10) Replikon menjehere Gasperi, duke menduar se ka gjetur nje zgjidhje te pranueshme, por qe ne fakt e ben edhe me te perqeshur ne syte e shokut: “Une e kam mendue nji pune, por s’po dij a ke me m’a pelqye. Gjithkush e din se Hinglizi ka shume pare e se keto pare ma te shumten i ka nxjerre prej hindjeve ose prej Hindostanit, prandej, thom se, kishte me kene pune fort e mire, me pase per t’ia mesue ketij djali ndonje gjuhe te Hindjes, bie fjala gjuhen Kikuje ose Dijiji; pse atehere kishte me mujte me shkue ne Hindje e me grumbullue pare si Hinglizi. Si thue ti, a me i msue Kikujen a Dijijin?”(11) Poeti ve ne gojen e Ndrekes nje pergjigje te ashper kunder ketyre mendimeve ugurzeza, qe nxjerr nga goja Gasperi: “Nja per nja si Kikuja, si Dijija: shqyp s’jane as njana as tjetra: cillen te duash mundet me xane”.(12)

Dihet se ne ate kohe, dikush e ndalonte shkollen shqipe me ligj, disa te tjere e mallkonin ose e poshteronin me metoda nga me te ndryshmet. Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapelqenin per femijet emra te huej se gjoja tingellonin me modern se ata qe ishin brumi i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, qe ishte bartese e ketyre kundershtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagezoje femijen me nje emer shqiptar: Pakoke, kurse e shoqja nuk pranon:

“Si tash…kcej Dani, i emen katundaresh…
Jo, jo “Gjaqinto” emnin ka m’e pase.
E keshtu n’Pagzim sot Prifti do t’a thrrase”.

Fishta tek Paloke Guca zbulon sesi zhvillohet kjo lufte edhe brenda mureve te shkolles. Ai ve balle perballe Paloken me nje mesues, sic e quan ai, te pantenzone, qe kerkonte qe nxeesit e tij…”Gjithshka tjeter te dilsin, pose shqiptare, pose njerez qe ndiejne per Atme, gjuhe e t’Pare”. Ai nxjerr lakuriq metoden qe perdor ai per t’ia arritur ketij qellimi te mallkuar:

“E keshtu tue u endun shkolles posht’e perpjete,
tue sha shqiptaret si t’shene, si turq, si shke
Para Palokes po vjen aj me zatete

E si tue qeshe, shka je, Paloke? po e pvete.

Shqyptar, Zotni.- Mos thuej shqyptar, jo, jo.
Asht keq me thene shqyptar; thuej jam shkoran
I foli mesuesi at-here. E si tue qeshe
xen i thote: -Shqyptare a e din kush jene?
Malcoret e katundaret, ata, qe veshe
Kane tirq e opanga”.

(Kujtojme: po keto fjale thote dhe Danie shoqja e Filipit kur zihet me Filipin per emrin e djalit si dhe Gasperi kur replikon me Ndreken per problemin e rregjistrimit te djalit ne shkolle). Kur Paloka kthen ne shtepi, tek praku i deres, i thote babe Filipit:

“Une s’jam shqyptar: Une jam shkodran”.

Keshtu poeti pedagog, me kater-pese vargje, jep objektivin qe i kishin vene vetes disa shkolla te huaja te asaj kohe, per shkombetarizimin e brezit te ri. Misioni i mesuesve te patenzone s’ka si del me mire. Por ata nuk ndalen deri ketu, por bejne cmos qe femijet t’i largojne dhe t’i shkepusin fare nga figurat e shquara kombetare. Fishta leshon rrufene e dyte drejtperdrejte ne tryezen e mesuesit te pantenzone, duke dhene zenken me nje nxenes tjeter, (Ne nje shenim ne librin “Anzat e Parnasit” thuhet se ky eshte nje fakt historik) te cilit i bie ne toke nje fotografi e Skenderbeut qe e tmerron mesuesin e patenzone:

“Ah! bre kulim,
Sh’ asht ky mjekerskjap?- po thote me idhnim.
S’asht mjekerskjap, zotni, asht Skenderbeu.
N’t’a pashe kete surrat n’dore prap,
T’a dijsh se jashte si qenin kam me t’qite.
I foli Tefes mesuesi t’u i bertite”

Me rezistencen feminore, Fishta do te thote se shpirti heroik shqiptar, megjithese i tronditur, vazhdon te jetoje dhe se ka te ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente te caktuara te shtetit te sapoformuar shqiptar, qe lejojne ende disa nga keto shkolla te vazhdonin punen, edhe pse ne te vertete pak e kishin ndryshuar, ose me mire te themi se e kishin fshehur objektivin e meparshem, domethene te para 1912-es, por ajo qe e shqeteson poetin eshte edhe fakti se ato tani mbaheshin me parat e taksapaguesve shqiptare. Ja c’thote ai:

“Po, edhe perpara luftes Ballkanike,
Ne Shqyptari ka pase shume shkolla t’hueja.
Shkolla italjane, turke e helenike,
Shkolla serbjane e…”dijiji” e “kikuje”,
Per t’rrejte Shqyptaret me dokrra politike.

Por, shka asht me zi, vete kombit t’ngrate kto shkolla
Po i duhet sod me e imbajtun m’kambe me t’holla”

Fishta kerkon qe fatin e Palokes dhe te shokeve te tij ta mesoje gjithkush: cdo shqiptar, toske e gege. Kuptohet, ai deshiron qe secili te gjykoje vete per ate qe po ndodhte brenda familjes, shkolles dhe disa segmenteve te shtetit shqiptar, qe ishin prekur nga propaganda e huaj arsimore. Ai e thote cope se atyre shkollave vec sherrin ua kemi pre. Ato e kane mbytur shpirtin krijues te njerezve tane:

“Aty, po, t’huejet ne shpirt e tru na i tredhen,
E pa kene t’zott t’mendojme ne me krye t’one.
Na shkimen n’shpirt çdo ide e ndiesi kombetare;
E nder e Atdhe, at-bote ne i dhame per pare”.

Ketyre mesuesve te patenzone u ve perballe mesuesin populloj Jak Specin, per te cilin kerkon t’i ngrihet nje permendore. Ja dhe motivacioni i nenshkruar nga poeti i madh:

“Madje edhe Jakut puna i hecka mbare:
Pse t’gjith njata qi ndoj’ n’ate shkolle te re,
Ata te gjithe nji here mbeten shqyptare,
Te zott me vjafte per Atme edhe per Fe;
Mandej ma teper dolen n’za tregtare,
Qi shoket e tyne n’Shkoder sod s’i ke;
Njata reshperet e mdhej, Muzhaj e Bishka,
Te shkolles s’Jak Spacit kane pase xane nder banka”.

Ne u ndalem shume tek poema herojkomike “Paloke Cuca”, sepse ajo eshte nje apologji e vertete ne mbrojtje te gjuhes dhe te shkolles shqipe ne ato vite te renda per kombin shqiptar dhe kulturen e tij.

Poeti pedagog ka besim te patundur tek fuqia e shkolles per te transformuar shqiptarin ne nje force aktive, te afte per te cuar perpara kombin e vet.

“Oh! at-here, kur n’shkolle zbutun shqyptari
N’mni t’ket marrun ej gjakun e dhunen,
E me dije t’ket kapun ej punen
Shqypnis fati do t’cilet tamam”.

Fishta nuk qendron vetem tek polemika, por si njeri i veprimit kalon ne terrenin konkret. Me 1902, me t’u bere drejtor i shkolles franceskane, futi shqipen si gjuhe mesimi dhe pastaj e ngriti ate ne nivelin e nje plotorje dhe me 1921 prane saj hapi gjimnazin “Iliricum” qe me 1928 nxorri maturantet e pare, te afte per te vazhduar studimet e larta kudo ne bote.Keshtu, ai krijoi per kohen nje kompleks arsimor te fuqishem qe, sipas dr.Jani Minges, perfaqesues i Ministrise se Arsimit, ne provimet e pjekurise, ishte ne nivelin e kerkesave te kohes.

Fishta ben thirrje per zgjerimin e arsimit shqip ne te gjithe territorin e shtetit te ri shqiptar. “Aty nga viti 1914, thote Sterjo Spasese, me gishterinjte e dores numeroheshin shkollat fillore, qe kishin per gjuhe zyrtare shqipen. Ne artikujt “Gjuha e mesimit”, “Gjuha shqipe” e ne te tjera, poeti me kembengulje lyp qe gjuha shqipe te jete e detyruar ne te gjitha shkollat fillore te Shqiperise dhe te nsite shqiptaret qe te mos tregohen te fjetur e te pergjumur, kur eshte puna e gjuhes, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit”(22). Te “Shqyptarja e qytetnueme” Fishta kerkon qe “Edhe bijave shqiptare me u dhane mesim ne gjuhe amtare”.

Tek “Nevoja e mesimit” Fishta u thote bashkekombasve te tij se lufta per dije nuk eshte nje kerkese e rendomte dhe tregon se çfare i ka dhene shkolla njerezimit:

“M’kambe piramidat i ngrehi shkolla,
I dha hije te gjalla mermerit;
M’pelhure jeten ravizi te nierit,
Kohet e shkueme perpara ia shtroi.
Kush msoi nierin me re me fluturue?
Me njeh hyjt? Me mate rrezet e diellit?
N’pune me qitun vetimen e qiellit?
Ane m’ane botes me ngrehun kunend?
Kush msoi nierin menga pirsi rrfeja?
Jetes m’i a njoftun te mshefta burimet,
E vales s’detit m’i a mujtun thellimet,
Edhe vendin m’e afritun me vend?
Vetem shkolla ta mrekuj portini
E i msoi popujt ndertime sundimit,
E u dha n’dore edhe velga gjallerimit;
Larg mjerijet te qete jeten u a mban”

Keto ide hedhin drite mbi konceptin fishtjan ne lidhje me permbajtjen e shkolles qe, po te shikohet edhe me syrin e sotem, eshte shume i perparuar. Fishta kerkon qe edhe njeriu shqiptar te aftesohet per ta ngritur vendin e tij ne nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor te kohes.

Vete shkolla per Fishen eshte produkt i genit njerezor. Ai ka besim te plote se ajo perpunon e zhvillon aftesite kerkuese, zbuluese, perpunuese e krijuese te mendjes njerezore, te cilat perbejne shpirtin e shkences. Tek deklarimi i genit shpalosen idete e poetit pedagog per rolin e shkolles ne formimin e figurave te shquara boterore dhe kalimin e tyre ne perjetesi:

“Mendjen e njeriut n’shkolle une mpreha,
Ku kam rrite ata Platonet,
E ato shpatat me dy teha,
Demostanet e Ciceronet;
Edhe t’vetmin n’jete, Homerin,
Me ate Virgjilin e Aligerin,
T’cileve as vdekja s’ka çka u ban”

Kjo eshte fuqija cudiberese e “Temullit te dijes”, sic e quan si shkollen. Geni, qe eshte personifikim i aftesive mendore te njeriut e te gjenialitetit te tij, vazhdon me tej:

“Edhe zbuloj ku struket jeta,
Çka asht e mire e cka asht e verteta,
Bukuria kah buroi”.

Per Fishten mendja e njeriut eshte e plotefuqishme, s’ka kufi, ajo eshte forca qe i jep perpara zhvillimit dhe qe cdo gje e konkretizon me vepra. Ceni e mbyll deklaraten e tij madhore, qe shpreh thelbin e filozofise dhe te ideve arsimore te Fishtes dhe qe, per kohen kur u thane, jane shume te avancuara:

“Per mue shekulli kufij s’ka,
Synin kem ma t’kthjellte se dielli;
Perendise dhe i kam perngja,
Hije t’reja n’jete kah shtielli.
Mbas Tenzot, une jam fuqia”

Fishta e shikon “Tempullin e dijes” si nje vend ku bashkohen te gjithe, prandaj ne shkollat e tija keni nxenes nga te gjitha besimet. Je nje gur nga themeli i tolerances fetare ne Shqiperi. Te gjithe, sipas Fishtes, duhet te mesojne shkencen dhe te gjithe duhet ta vene ate ne jete ne dobi te kombit te tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i perkasin te gjithe njerezimit. Ai e pranon se lufta per te fituar dije eshte pune e veshtire dhe e lodhshme, fjalen e ka per punen qe behet ne kerkim te se rese, te progresit, te shtigjeve te pashkelura. Tek “Nje lule vjeshte” shkruan:

“Oh! Sa e sa here, kur ne mbramje shuen natyra,
E tjeter s’ndihet, veç rryma e perroit,
Qe permallshem gurgullon neper rranje e curra,
Une lodhe mbi letra t’t’dijshmeve t’kahmotit,
Mbas t’cileve fjalen rri tue e lmue shqiptare”

Ketu shfaqet sistemi i punes se tij si artist e shkencetar me rendiment te larte, qe eshte nje shembull i shkelqyer, jo vetem per te rinjte, por per te gjithe boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punes krijuese.

Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk eshte kunder kultures se huaj, as kunder marredhenieve te drejta ne fushen e shkences e arsimit me vendet e tjera, por ai eshte kundershtar i prere i perdorimit te shkolles per shkombetarizimin e nje populli, qe ne kohen e tij perbente nje nga rreziqet me te madhe per lirine e vendit tone. Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashte per te studiuar dhe nuk tregojne kujdesin e duhur per te perfituar sa me shume nga pervoja e vendeve te tjera dhe per ta vene ate ne sherbim te zhvillimit shqiptar. Eshte interesante edhe kerkesa e tij kembengulese qe meshtaret e rinj te pergatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropes, me qellim qe te mund te sillej edhe nepermjet te kesaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara. Fishta eshte i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij per Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjere. Por ai nuk ka nenvleftesuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te permendim mendimet e tij per Kinen ku ne mes tjerash thote:

“Por jane mjaft t’mecem
kinezet e ngrate:
Punen e dijen
I kane zanate”

Per te realizuar mbrojtjen e gjuhes e te shkolles shqipe, si mjete qe synojne jo vetem ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe per te vene atdheun ne rrugen e perparimit, ai kerkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale ne sherbim te ketij zhvillimi:

“Prandaj arsyeja, vazhdon ai,
e lype qe, cka asht shqiptar i penes e i dijes,
T’ia shuguroje atdheut fuqite e veta
E n’udhe te veje t’lumnise e t’perparimit.
Nje shtet qe s’perparon asht i gja e shtime,
E jete te gjate nuk ka”

Kjo thirrje tingellon aktuale dhe tani. Shqiperia, kurre me shume se sot, s’ka patur nevoje per kontributin e korpusit te intelektualeve per te perballuar detyrat e medha te shekullit XXI, qe lidhen me forcimin e mendimit demokratik ne drejtim te organizimit shoqeror dhe te zhvillimit te teknikave e teknologjive te reja ne fusha te ndryshme te artit, shkences, kultures etj. Ai ka vleresuar shume punen e shkrimtareve te shquar qe “mrrijten me ba te njihet gjuha shqipe si gjume mesimi gadi ne te gjitha shkolla dhe gjuhen zyrtare ne te gjitha zyrat e shtetit, si dhe leshuan rranin e pare te ndergjegjes kombetare”.

Kjo figure e perkushtuar teresisht zgjidhjes se problemeve te veshtira, qe kaloi kombi yne ne ato vite, kerkon studime te thella per te dale ne drite tere vlerat e tij, qe krijoi edhe ne fusha te ndryshme te shkencave. Konceptet e reja demokratike per vleresimin e trashegimise, po te shfrytezohen mire, e lehtesojne me shume kete pune, qe domosdoshmerisht duhet bere. Kete e thone dhe bashkekohesit e tij: “E kur me kalimin e kohes, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatres plot flake, do te permende emrin e fratit poet, figura e ketij do te shkelqeje me me force, sepse atehere do te jene zhdukur nje here e mire dhe vogelsirat me te kota te njerezve. Atehere jeta e poetit do te behet me interesante e me e pasur ne kujtime”(31) Kete perfundim e verteton dhe fakti se dikur lihej pa u permendur emri i tij edhe kur flitej per Kongresi e Manastirit, ku sic dihet, qe firme e pare, pa bere fjale edhe per shume e shume raste te tjera.

Dihet se Fishta, qe qe gjalle, eshte nderuar me medalje e tituj shkencore te larte. Me rastin e 130 vjetorit te ditelindjes se tij. Keshilli i Bashkise se Lezhes e beri “Qytetar Nderi”. Ne kete mbledhje perkujtimore, nje grup intelektualesh kerkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t’i behet nje propozim Presidences qe t’i akordoje poetit te madh titullin e larte “Nderi iKombit” per merita te shquara ne sherbim te Kombit shqiptar. Kjo deshire u realizua nga Presidenti Alfred Moisiu me 28.XI.2002.

Profesor As. Dr. Mark Vuji

  NGA VEPRAT E AUTORIT
Cubat | Metamorfoza | Fishta për gjuhën | Fishta pa veladon | Tregojnë për Fishtën | Fjalimi i panjohur | Poeti Kombëtar | Në mbrojtje të Joklit | Shkurorëzimi i poetit | Gjeniu pa varr

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.