Gruda

2
6539

| Histori | Malësi e Madhe | Gruda

Artikuj nga gazeta “Malësia”
Gazeta Malësia
Hoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


Gruda në fokus

Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta “Malësia“, nëntor 2000

Malin, Fisin e Bajrakun që Zoti e vendosi në mes të lumit Cem dhe kufirit vjetor (para 1913) me Malin e Zi, e në veri kufizohet me Trieshin dhe në jug me Hotin, është Gruda. Në dokumentat e vjetra (antike) gjendet emri Gruda, që në vitin 1416-17, por kjo tokë Pellazge e Ilire ka ekzistuar e jetuar me popullsinë e saj në shumicë autoktone, si një trevë shqiptare, e cila ka pjesën e vet të rëndësishme në historinë e shqiptarisë.

Si toponim (Vendi) emri Gruda gjindet që në lashtësi në Val Canali në mes Raguzës e Cattaro, e deri në Venecia, pa llogaritur të tillë emra në Shqipërinë veriore të pas 1913, çfarë tregon për emigrimet e migrimet e detyruara në shekuj nga pushtues të ndryshëm sllavë e osmanë. Gruda, si e gjiihë Iliria (Shqipëria) përqafoi ndër të parët treva veriore, fenë shpëtimtare të Jezu Krishtit, që në fillim me predikimet e apostullit Shën Pali rreth viteve 50. Ishte pikërisht qëndresa stoike e Grudasve për fe e atdhe, që i bëri ata të njohur në luftrat e tyre heroike që nga Bizanti (Ortodoks), perandoria e Stefan Dushanit dhe ajo shumë-shekullore me analfabetët e qytetërimit, Perandorinë Osmane e tjerë. Gjithsesi albanolog të ndryshëm japin variante të shumta për popullimin e ripopullimin e Grudës, por gjithnjë vetëm me popullsi shqiptare të ardhura nga tokat shqiptare.

Pamje nga Gruda, Mal i ZiPamje nga Gruda, Mal i Zi

Në disa dokumente të hershme të vitit 1455, Gruda shënohet në Companinë (Bashkësinë) e Zetës Superiore (Lartë) që deklaronte besnikërinë ndaj Venecies (Venedikut) me vojvodën e madh Stefano Cernoy. Mbas pushtimit Osman në defterin e regjistrimit për taksa në vitin 1485 rezultojnë 80 shtëpi, ku ka të shënuar emrat e kryefamiljarëve dhe haraçet e paguara, por duhet sqaruar se nuk kishte filluar ende asnjë familje të muslimanizohej. Albanologu Fr. Nopcsa llogarit se në vitin 1500 ka të ardhur nga Suma, ndërsa nga viti 1500-1600 të kenë ardhur po në Grudë nga Ercegovina, fisi Djell (Giel?), ndërsa pjesa tjetër ishin autoktonë nga trungu i Berishës (që në vitin 1908 numërontë 80 shtëpi). Emri Gruda përmendet edhe si toponim, dashamirësie, por sidoqoftë shënohet edhe Grudi, në vitin 1610, në vitin 1640 gjenden të regjistruara vetëm 40 shtëpi me 100 burra të aftë për armë.

Gruda është edhe në dokumentet e misionarëve Françcskanë të viteve 1648-1650, si dhe të albanologut Gasp. Në vitin 1671, në një dokument i vitit 1881 shënohet e Gruda ka 351 shtëpi me 2200 banorë dhe 200 burra të aftë për armë, si dhe përbërjen nga 7 (shtatë) fshatra me një territor prej 80 km2. Duhet shënuar se deri në këtë vit në Grudë nuk kishte të islamizuar realisht, por edhe nëse ka është formal, pasi në shtet kishte emër musliman, ndërsa në shoqëri të vërtetin kristian. Dokumenti më interesant paraqitet ai i viteve 1897, i cili shënon 400 shtëpi, ndërsa ai i vitit 1901-1902 kishte 230 shtëpi, pra 170 shtëpi më pak, çfarë tregon për një emigrim apo migrim (brenda Shqipërisë), pasi kjo popullsi ndodhej në mes dy zjarresh, osmanllinjëve të dobësuar dhe serbo-malazezëve të riforcuar.

Grudas të rreth viteve 1880, por edhe pak më pas duhet të jenë edhe të parët e fiseve të Grudasve, që jetojnë në Buzë të Ujit, Koplik e më gjerë… Gruda gjatë gjithë historisë së saj, ka qenë një binom i shkëlqyer me Hotin, ku në shumë materiale shekullore gjindet e shkruar Hot e Grudë. Fisi i Grudës njihet si një ndër 12 fiset më të shquara të krejt Shqipërisë Veriore (Gegnisë).

Pamje nga Gruda, Mal i ZiPamje nga Gruda, Mal i Zi
Proverbiale për trimëritë e Grudës ka mbetur shprehja “Gruda shpatën”, pra shquhet për përdorimin e shpatës, armës konvencionale më potente në luftërat e kohës kundër armiqve të ndryshëm. Tregu dominues në Grudë (Shënim i vitit 1920) është ai i dalur nga Vuksan Gjel Gruda (i Djell). Të tjerët janë autoktonë, por duhet sqaruar se ka variante të ndryshme për fiset e herëshme të mbiquajtur Boin e Vulaj, gjithasrhtu të tjerë të huaj nga Genologia (Gjenologjia) pënnenden edhe Kalajt e fisi i Priftëneve. Tepër vonë, Gruda përmendet bajrak në vehte, vetëm në vitin 1897 shpeshherë thuhet se ishte i ndarë në dy nënbajraqe të vogla, por për vendime të mëdha ishte vetëm një.

Po në vitin 1897 thuhet se Gruda kishte Bylykbashin (përfaqësuesin zyrtar) në Këshillin (formë gjykate) Zyrtar në Xhibal. Duhet theksuar se pas vendimeve të kongresit të Berlinit, kur u vendos që ushtria turke me 22 prill 1880 të tërhiqet nga Gruda e Hoti dhe një pjesë e Kelmendit, për t’ju lënë Malit të Zi, kishte një farë islamizimi, kjo ishte në fakt një taktikë për të mos u lëshuar nga Osmanllinjtë e rënë në duart e Shkjeve të Ballkanit (nga shiu në breshër), por gjithsesi kjo ishte e kotë. Gruda sot përbëhet nga katër fise kryesore, të cilët janë:

1. Ivezajt (edhe Pepajt janë degë e tyre, por u islamizuan)
2. Gjolajt,
3. Sinishtajt,
4. Nikajt.

Vuksan Gjeli (shpesh Gila ose Gega) Gruda është paraardhësi i 80% të grudasve… Grudjanët kanë shumë kulme në historinë e saj, si në luftërat me shkjetë e ballkanit, dhe me perandorinë osmane, ku kulmi ishte në vitin 1911, që për herë të parë së bashku me vëllezërit Malësorë ngritën Flamurin Shqiptar në Deqiq, pas 500 vjet robëri Otomane. Por Europa plakë që pati fuqinë, por jo të drejtën me 1913 e aneksoi Grudën e pjesë të tjera të Malësisë së Madhe në shtetin Jugosllav.

Festa më e madhe e Grudës është Zoja e Grudës, kisha e Grudës është e ndërtuar rreth 470 vjet më parë, mbase më e vjetra e mbijetuar në krejt M. Madhe. Pas vitit të zi 1913, nuk u rresht së luftuari e punuari për t’u shkëputur nga Mali i Zi, shpresat më të freskëta ngjallën gjatë luftës së dytë botërore, kur Jugosllavia predikonte bashkim-vëllazërim dhe vetvendosjen e popujve, por kjo u shua në janar 1945, kur krijesa sllave me aktor shqiptarë (Partinë Komunlste) e ligjëroi faljen e trojeve të vitit 1913 në një tubim model turpi e nënshtrimi në fushën e Tuzit, ku u tha Malësorëve e më gjerë, se ju do të jeni nën shtetin Jugosllav.

Malësorët e befasuar e të zhgënjyer nga komunistët shqiptarë, që gjithsesi i konsideronin vëllezër të një gjaku, nuk u dorëzuan kurrë. Lapidar kanë mbetur fjalët në këtë tubim të patriotit nga Gruda, Kol Zefi, i cili ndër të tjerë pati thënë: “Tash e sa vjet kjesh detyrua me shtëpi time me u shërbye sllavëve, tuj mbrojtë me gjoks e fanatizëm interesat e këtyre maleve shqiptare, që qysh prej kongresit të Berlinit e këtej filluan të shkretënohen prej Malazezëve e ju këta i paski Vëllezër, e ndërsa ne as miq… Si gjithmonë shkjetë na kan rrejtë, mashtrua e tradhtua, shumë ma zi kanë me jua bajuve, e për këtë shpejt keni me u pendue, por ka me kenë vonë me fitua çfarë sot syplastë po e dhuroni…”

E vërtetë, kështu ndodhi e vazhdon edhe sot në shekullin e 21-të…
Por sa do të vazhdojë ma… këtë me sa duket e din veç i madhi Zot, që ktheftë sytë prej nesh…

Shënim: Toponimi Gruda gjendet edhe në Kroaci, sapo kalon kufirin me Malin e Zi, e ndoshta edhe në zona të tjera.

2 KOMENTE

  1. kto çka ke shkrua, apo kush t’ka kallzua ket histori shum shum shum gabime SHUMMMM

    Shënim: Na e trego ti pra, si është historia… /AÇ

  2. Ku jan Barku i Vucinajt dhe Lulgjuraj ??? Vucinajt asht vlla i madhe i Vuksan Geles !!

    Dhe Selisht i lulgjurajt Gruda asht krenua me ket Bark !!!

    Aj ci ta ka kalzua ket Histori asht Fals

    Hahahah Kol Zefi hahah Majori i Kral Nikolles dhe Sokol Baci e shum e shum

    Po nderim po Kol Zefi asht ken i Urt e Patriot jo besa

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.