Cur Gjeloshi i Malësisë

1
5763

Artikuj nga gazeta “Malësia”
Gazeta Malësia
Hoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


Përgatiti: Vasel GILAJ, Gazeta “Malësia“, shtator 2000

Figura më e njohur e humorit në Malësinë e Madhe është dhe do të mbetet Cur Gjeloshi. Ai ishte një rnalësor i zgjuar dhe hokatar. Me humorin e tij aq të bukur dhe të hollë e rnjaft goditës, u bë i njohur kudo në Malësi e pse jo edhe në mbarë Shqipërinë, ku edhe sot vazhdojnë të tregohen çdo ditë në bisedat tona batutat e tij.

Me Curin e për Curin

Vasel Gilaj Kështu e ka thën Curi, mirë e pati thënë Curi…

Cur Gjeolshi i Matësisë lindi në fshatin Pjetroshan të Kastratit në vitin 1908, rastësisht lindi në një vit me Enver Hoxhën, po që të tërë jetën me humorin e tij, ka qenë kundërshtari i politikës së tij. Cur Gjeloshi kishte lindur nga një familje me virtytet më të mira të malësorit. Gjatë gjithë jetës se tij e karakterizoi humori tipik nialësor.

Cur Gjeolshi është shkruar në librin e madh të popullit, ku edhe sot ruan freskinë e humorit të tij. Vdiq në moshën 76 vjeçare, duke mbetur i paharruar, një nga figurat më të dashura e rne popullore për vendin tonë, në përgjithësi dhe për malësorët, kudo që janë nëpër botë, në veçanti.

Cur Gjeloshi Nëpënnjet këtij libri. po përpiqem të sjell disa nga thëniet kryesore të humorit të pavdekshëm të Cur Gjeloshit.

1.
Vite më parë, me vendim të qeverisë gratë duhej të vishnin pantallona. Kur e mori vesh Curi, i tha një gruaje: “A t’i ndërrojmë… Pantallonat?”.

2.
Në një fshat të Maiësisë së Madhe. vdes një plakë në moshën 90 vjeçare. Ditën që po varrosej plaka, Curi ndodhej në mal duke gjuajtur iepuj. Pak ditë më vonë do t’i mbyllnin çiften. Curi kur i pa njerëzit tek varret me vrap shkoi atje. Djali, të cilit i kishte vdekur nëna, i afrohet Curit dhe e pyet:

– Ç’ka ndodhur që erdhe kaq vrap?
– Desha me ia marrë këmbët për pikë çifteje.

3.
Curi ishte ushtar. Nga familja i kishin ardhur pak ushqime. Ai thirri edhe shokët e tij për të ngrënë, ftuan edhe një nga oficerët e repartit, mirëpo Curi vuri re se oficeri po hante shumë. Oficeri e vuri re këtë dhe pyeti:

– Si e ka emrin ky ushqim që po hamë?
– Emrin e ka, ha ma pak se na e mbarove.

4.
Babai i Curit po rrinte në oborr para shtëpisë. Sheh gjeiin që kishte hipur në tande – avlli dhe po hante rrush. Për ta larguar, i thërret:

– Gjel, gjel, ulu gjel!

Kur e dëgjoi Curi i tha:

– Babë, thuaj çka ke me i thanë, se emrin e din se e ka gjel.

5.
Curi po hante bukë në një restorant. Dy të rinj që ndodheshin në tavolinën përbalië lëshuan pordhë.

– Mua nuk më bëtë gjë, veçse nderuat gojën tuaj, – ua ktheu Curi.

6.
Curi takon një doktor, por nuk i foli.

– Ç’ka ke Cur që nuk po më flet? – e pyeti doktori.

– Më fal doktor, por pata frikë se je zemëruar me mua, se ka kohë që nuk jam bërë i sëmurë.

7.
Kiyetari i kooperativës së Bajzës me disa shokë të partisë po hanin bostan. Aty afër ndodhej edhe Curi. Kryetari iu drejtua një brigadieri:

– Pse ky bostan kaq i nxehtë?

– Po ky nuk ka pasë kohë me ndejë nën hije si ju, – u përgjegj Curi.

8.
Curi në mensën e koperativës porosit të hajë një kos. Kuzhinieri i jep bukën, ndërkohë po i bënte gati kosin. Curi e hëngri bukën ndërsa priste për kosin. Pasi kuzhinieri i solli kosin, Curi e piu atë dhe filloi të kërcente.

– Ç’ka ke Cur që po kërcen? – e pyeti një nga të pranishmit.

– Po baj përshesh me kos…

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.