KISHA ORTODOKSE

0
7754

HISTORI SHKODRANE
Kisha Zoja e Shkodrës
Xhamia e Plumbit
Kisha ortodokse
Sahati i Inglizit
Teatri shkodran


E para kishë ortodokse në Shkodër, deri në fundin e shekullit XVIII ka qenë përtej Bunës, në lagjen e vjetër Kasena, vend ku u patën gjetur rrënojat e kishës së Shën Kollit, ndërtuar nga Helena e Serbisë. Përgjithësisht, objektet e kultit në Shkodër janë ndërtuar falë ndihmave financiare të vetë besimtarëve.

Këtu, një përjashtim të vogël bëjnë vetëm xhamitë, të cilat, në më të shumtën e herëve janë ngritur nga prijës familjesh të kamura, që me këtë rast, pagëzonin me emrat e tyre shtëpinë e zotit. Ortodoksët e Shkodrës, – edhe sot të pakët në numër – afro 200 vjet më parë, pasi kishin mbledhur një sasi mjetesh financiare për ndërtimin e kishës së tyre, iu drejtuan konsulit rus në Shkodër, që ky i fundit të ndërhynte pranë Carit për t’i ndihmuar me fonde, ngase ato çka ishin mbledhur gjatë katër viteve të fushatës, ishin të amjaftueshme. Aleksander Nevski, cari i atëhershëm i Rusisë (më vonë shenjt dhe Hero Kombëtar i gjigandit euroaziatik), dërgoi menjëherë shumën e nevojshme.

Kisha Ortodokse
Ortodoksët, pasi siguruan edhe dekretin nga Sulltan Mexhidi, nisën punën për ndërtimin e Kishës, në muret e së cilës, përfunduar katër vjet më vonë, ishte dhe një ikonë me pamjen e carit zemërgjerë rus, një vepër e sjellë nga Rusia, e që sot nuk është më.

Një ngatërresë e madhe ndodhi në Shkodër mes besimtarëve ortodoksë për shkak të emërimit të një pop Jeftos, gjykuar prej shumicës si njeri i papërshtatshëm. Ky konflikt arriti kulmin me rrahjen që i bënë disa individë (përfshi këtu dhe të atin e Migjenit) priftit ortodoks të mbrojtur nga Aleks Popoviq. Pikërisht ditën e parë që Jefto do të dilte në kishë, kundërshtar të emërimit të tij, të nxitur nga Filip Beroviq e rrahën për vdekje priftin gjë që çoi në ashpërsimin e konfliktit. Më pas u kërkua që Jefto të shkollohej, gjë që u realizua me dërgimin e tij në Prizren.

“Pop Jefto vajti atje dhe, mbasi kreu mësimet fetare, ktheu në Shkodër bashkë me vlladikën e atij vendi. Meqënëse të rrahunit e pop Jeftos tri vjet ma parë nuk ishte qitë në harresë nga përkrahësit e tij, këta për me u ahmarrë kundër Beroviqve i sugjeruen vlladikës që në predikimin e parë vlladika t’i mallkonte a ma mirë t’i eskomunikonte vëllezën Beroviqët. Vlladika paska dhanë fjalën e vet për atë mallkim. Filik Beroviqi lajmëronte për mallimin që do t’i bante vlladika në kishën. Thërret përsëri nipin e tij, Nikollë dhe e armatos me dy revole, e gjithashtu edhe babën e Migjenit. Të dy këta sëbashku shkojnë në kishë, të përgatitun për një atentat: në rast se vlladika merrte guzim me i mallkue Beroviqët, aty për aty do ta vrisnin. Ky, i paralajmëruem se çka do të ndodhte, nuk e çeku aspak këtë çështje. Me atë ditë kundërshtimet u mbyllen dhe kisha vazhdoi me qenë e hapun me pop Jefton e brez pas brezi.”

Kisha ortodokse u shkatërrua, në pikun e fushatës ateiste, më 10 qershor të vitit 1967. Për afro 30 vjet, besimtarët ortodoksë, si gjithë besimtarët e feve të tjera, nuk patën të drejtën dhe as vendin të ushtronin besimin e tyre. Më 1990 – ’91 -in, me mundësitë që ofroi demokracia, edhe për besimtarët katolikë u bë realitet liria e besimit. Më pas, ata ndërtuan një kishë të vogël prapa ndërtesës së bankës, kishë që nuk e pati jetën të gjatë, pasi u dogj, për shkaqe ende jo krejt të qarta.

Kohët e fundit, Kisha Ortodokse është ngritur aty ku dhe ka qenë para fillimit të këtij shekulli, matanë Bunës, mbi rrënojat e Shën Kollit.

Irhan JubicaFjala e Shkodres Nr.6 shtator 1999

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.