Informacion mbi Qarkun e Shkodrës

0
6701

Këtu do të paraqitet një informacion i përgjithshëm në shqip dhe anglisht për Qarkun e Shkodrës, Universitetin “Luigj Gurakuqi”, dhe institucionet e pushtetit lokal në Shkodër. Informacion mbi shtrirjen gjeografike të Shkodrës dhe disa të dhëna rreth motit e më gjerë.


Qarku i Shkodrës

Përbëhet nga Rrethi i Shkodrës, Rrethi Malësi e Madhe dhe Rrethi i Pukës. Ka një kryetar Qarku me seli tek Ndërtesa e Prefekturës dhe këshilltarët e zgjedhur nga zonat përkatëse.

Gjeografia
Qarku i Shkodrës është një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Ai shtrihet nga Alpet e Veriut tek ultësira bregdetare. Gjerësia gjeografike nga 42 50′ (Boks, Velipojë) longitude dhe nga 19 54′ (Dukagjin) tek 19 17′ (liqeni i Shkodrës) latitude.

Qarku i Shkodrës Vija kufitare ka gjatësinë 304 km, e cila 149 km janë me Malin e Zi. Afërsisht 80% sipërfaqes janë male. Lartësia më e madhe është maja e Jezercës (2,694 m).

Klima është mesdhetare; temperatura mesatare vjetore varion nga 7.5 gadë C në Vermosh tek 14.8 gradë C në qytetin e Shkodrës. Temperatura në Janar kapet nga -2.7 gradë C tek 5 gradë C; në Korrik, 17-18 gradë C tek 24.6 gradë C. Rënia mesatare vjetore e shirave shkon rreth 2000 mm, një nga më të lartat në Shqipëri. Vedra është e thatë, zakonisht.

Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Jaqnë lumenjtë Drini, Buna, Shala, Kiri, Cemi, përronj dhe burimet ujore. Në perëndim të qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan, 368 km katrorë prej të cilëve 169 km katrorë i përkasin territorit shqiptar.

Faktorët klimaterikë kanë influencuar në rritjen e vegjetacioneve të pasura me më shumë se 1,700 specie. Afërsisht 30% e sipërfaqes është e mbuluar me pyll, që në shumë raste janë dëmtuar nga prerjet pa kriter në vitet e tranzicionit, më së shumti pisha dhe shelqe. Ka gjithashtu edhe një variacion të kafshëve të egra, që kanë ardhur duke u rradhuar.

Të dhëna demografike
Rajoni i Shkodrës ka një popullsi prej 253,225 banorësh (1998), i katërti për nga madhësia në Shqipëri. Gjatë 50 vjetëve të fundit, popullsia është rritur me shpejtësi. Që nga viti 1938, popullsia është rritur më shumë se 3 herë.

Rreitja e popullsisë ka ardhur nga arsye natyrale. Numri i lindjeve është 23 për 1,000 dhe vdekjeve 5 për 1,000. Densiteti i popullsisë është 101.5 banorë për 1 km2.

Prefektura Shkodrës
Prefektura e Shkodrës
Shteti shqiptar në formën e organizimit të tij, përveç pushtetit lokal të zgjedhur direkt nga zgjedhësit, ka edhe një përfaqësues shtetëros, në formën e një pushteti paralel, kontrollues të politikave shtetërore. Ky është institucioni i Prefektit të Shkodrës, i cili ka edhe dy nën-prefektë në Rrethet Malësi e Madhe dhe Pukë.

Roli i Prefektit është më shumë mbikqyrës dhe raportues. Ai është tuitullari më i lartë shtetëror në formët e organizimit – përfaqësuesi i shtetit tek pushteti lokal.

Përveç Qarkut të Shkodrës dhe Prefektit, forma e organizimit përmban edhe Bashkësitë dhe Komunat, e cila në formën e saj organizative është ekzekutivi. Kështu kemi Bashkësinë e Shkodrës, të Koplikut dhe të Pukës, si dhe një numër komunash, të cilat drejtojnë punët në zonat përkatëse.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.