GËZIM KRUJA – aktor i merituar i humorit

1
6469

| Humori |
Gëzim Kruja U lind në vitin 1939 në Shkodër. Ka punuar disa vite mekanik në fabrikën e cigareve në Shkodër. Ka mharuar Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (Dega Gjuhë-Letërsi). Për 35 vjet është aktivizuar me estraden e ndërmarrjes Duhan Cigare, në Klubin e Rinisë, pallatin Punëtori si dhe ne estradën profesioniste të Shkodrës. Ka realizuar në skenë rreth 1000 role në mbi 2000 shfaqje.

Nga penda e tij kanë dalë 12 komedi, të cilat i ka vënë në skenë dhe interpretuar vetë. Gjithashtu është autor i dy skenarëve filmash, 250 skeçeve, pjesëve gazmore dhe pantonima. Ka vënë në skenë rreth 50 premiera me estradat amatore. Është marrë edhe me gjini të tjera të skenës si xhongler, pantonimist, imitues, ekuilibrist në tel, zbutës kafshësh, monologist, parodist, etj. Vitet e fundit, arti i tij i interpretimit humoristik i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë; ka dhënë shfaqje me shumë sukses në Kosovë, Maqedoni, Amerikë dhe në disa shtete të tjera, ku punojnë e rrojnë shqiptarë.


Pjesë nga libri “Qesh e njesh”

Hapja

Një ditë, një tip i çuditshëm më ndalon:
“Çfarë teme ka ai libri yt?” Unë i thashë:
“Kam mbledhur gazmoret e dialogjet ma të mira, që i kam shkruar prej vitesh, e tashti në demokraci.”
“Ashtu, – më tha. Po a të del ndopak libër i trashë?”
Po libri, mor i dashur, nuk vlerësohet nga trashësia, po ç’ka kanë shpikë trutë e mia. Ti Po ja ban si ja bani një përgjegjës i vatrës së kulturës në fshat, që shkon me ble pllaka gramafoni, se në atë kohë nuk kishte magnetofon, e i thotë shitësit, “M’i jep 200 pllaka gramafoni.” Shitësi i thotë: “A don muzikë të lehtë apo të randë?” Fshatari i përgjigjet: “Çfarëdo muzike, se gomari ka me i bajtë.”

Komisari

E more shoku Komisar, 45 vjet që e ke kullotë Partinë e Punës, vetë shkruj e vetë vulos, e njeri mos me të thënë mos. Tashti të kanë ra puplat, re nga fiku…
– Gabohesh djalosh, unë jam ai që kam qenë, unë nuk kam ra nga fiku, por ç’ti bësh, ka ra fiku…

Edukatorja

– O mami, o mami, du dy gurabija sot.
– Për ç’farë të duhen dy gurabija?
– Se njërën ma han edukatorja…

Transferimi

Dëgjo moj bijë, tani jam transferuar në Shkodër. Ti je vajzë e re, 17 vjeçe, e ke mendjen taralele. Shkodra është qytet i madh, qytet me kulturë, janë njerëz të humorit, janë qejfli. Ti, të pastë mamaja, shoqëroju me vajza e mos u ndalo me asnjë djalë, se kaq bukur ta prishin mendjen shkodranët, sa nuk ke qejf me u thanë Jo…

Doktori i psikiatrisë

– Doktor, po më merren mendt.
– A e din pse të merren mendt?
– Pse?
– Ke kokën e madhe e trutë e vogla, e të sillen nëpër kokë. Derisa të zajnë vend trutë, mos u shqetëso.

Doktor ekspres

Burrë e gru shkojnë tek doktori: Doktor a mund t’ju shqetësojmë?
Doktori: Zhdeshu zojë!
Gruja: Burri ashtë i sëmurë, zotni doktor…
Doktori: Ashtu, atëherë burri juaj të nxjerrin vetëm gjuhën.

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.