Irhan Jubica (1973)

0
1791

[ Letërsi ]
Irhan Jubica Lindur ne Shkoder, me 1973. Me 1994-’95 kryeredaktor i gazetes “Thyerje”. Me 1996 kryeredaktor i revistes letrare “Orana”, me 1997-e vazhdim, koordinator i Penclub “Orana”, nje grupim i shkrimtareve te rinj shkodrane. Me 1997-1999 redaktor i kultures ne gazeten “55”. Me 1999 themelon dhe drejton gazeten “Fjala e Shkodres”. Me 1996 boton vellimin e pare poetik “Beduini i fundit” (“Orana”), ndersa me 1997 vellimin ne proze “Nata e Shen Valentinit” (“Marin Barleti”).

Ka botuar ne shtypin letrar dhe ate periodik artikuj problematike kulture, si dhe krijimtari poetike e proze, si dhe perkthime nga italishtja e anglishtja. Aktualisht kryeredaktor revistes letrare “ars”

“Vargjet satanike” duhet të këndohen shqip

Dy aktorë indianë, Xhibriel Farishta dhe Salaudin Shamsha po bien drejt tokës për shkak të rrëzimit të avionit të nisur nga India për në Angli. Rrëfimi i thjeshtë mbështetet në dy karaktere: Xhibrieli përfaqëson të mirën, ndërsa Saladini të keqen. Këtij të fundit fillojnë t’i dalin brirë dhe trupi i mbushet me qime. Por gjatë jetës së re që nisin në Angli, në një ambient të ri dhe me njerëz krejt të tjerë, Xhibrieli dhe Saladini shndërrohen dalngadalë në të kundërtën e tyre, Xhibrieli fillon të dyshojë rreth besimit të tij, ndërsa Salaudini forcon një besim që s’e kishte pasur kurrë. Në fund, Xhibrieli humb dashurinë dhe vret veten, ndërsa Saladini vazhdon të kryejë vepra të mira.

Konflikti mes shkrimtarit dhe besimtarëve myslimanë ka lindur për faktin se, ngjarjet e këtij romani rrëfejnë për ngjarje të vërteta që kanë ndodhur në historinë e Islamit, me emra dhe njerëz realë, madje, personazh tjetër në këtë roman është edhe profeti Muhamed. Tregohet për fillimet e tij si tregtar, për besimin dhe jetën e tij, me fakte reale, të cilat janë të pasqyruara në historinë e vërtetë të Islamit. Sipas myslimanëve, ky konflikt ashpërsohet shumë, kur ngjarjet e vërteta Rushdie i pasqyron me shumë shtrembërime dhe emrat e njerëzve, pavarësisht si i përkasin profetit, ndjekësve apo grave të tij, janë shtrembëruar dhe ata kanë një kuptim negativ.

Kjo është ajo që i takon librit.

Sa i takon ardhjes në shqip të këtij përkthimi, absolutisht për herë të parë dhe me shumë vonesë, mund të thuhet se është e pajustifikueshme një vonesë e tillë prej 14 vjetësh. Sigurisht, nuk është hera e parë që vonohet botimi i një autori të huaj në shqip, aq më shumë i vetëm një libri. Shqipen ende nuk e kanë mësuar kryevepra të letërsisë së vendeve ballkanike dhe asaj botërore, ndërkohë që janë botuar brenda pak muajsh nga dalja në origjinal, mjaft romane me dashuriçka autorësh të dyshimtë.

Nuk ka pse bëhet zhurmë e madhe në Shqipëri për botimin e një vepre të tillë, sepse pakkush e ka lexuar këtë tekst letrar – gjë që do të thotë se, të drejtën për të folur rreth tij e kanë vetëm ata që i kanë lexuar “Vargjet…” e jo ata që këtë vepër e dinë për poemë a bejte me tufa. Sepse do ndodhte si në “debatin” e paradokohshëm për “Pashallarët e kuq” në të cilin u deklaruan publikisht persona(zhe) që nuk e kishin lexuar asnjëherë vjershën, tash të njohur të romancierit Ismail Kadare.

Përkthyesit, botuesit, madje dhe lexuesit e Rushdies (posaçërisht të “Vargjeve satanike”) janë përndjekur deri në eliminim fizik edhe pse jetojnë, përkthejnë a botojnë në vende të përparuara, demokratike, të lira, etj., etj. Mes tyre ka pasur dhe personalitete të vendeve përkatëse, siç qe rasti i Azis Nesinit, përrallat e të cilit i lexoja ne fëmijëri, pa e ditur se më 1993-shin, atij do t’i bëhej një atentat i turpshëm vetëm për shkak të botimit, në një të përditshme turke pjesë të “Vargjeve…”

Por ironia e fatit nuk mbaron me kaq: një mëngjes të bukur, nobelisti Mahfuz denoncon fatvën e Komenit ndaj Rushdies ndërsa në mbrëmje i tërhoqi veshin autorit indian për fyerje të besimit. Ironi të hidhur përmbajnë edhe vlerësimet e nobelistit indiano-britanik për dënimin me vdekje të autorit, dënim që për Naipaulin është vetëm “forma ekstreme e kritikës letrare”!

E vërteta është se “Vargjet satanike” të Salman Rushdies nuk e meritojnë bujën e madhe që i mbështjell prej afro 15 vitesh; fjala është për një roman, që ndryshe nga shumë vepra, nuk është mbrojtur nga autori. Vetë Rushdie i ka “mohuar” “Vargjet…” nëpërmjet një ndjese publike që u ka kërkuar besimtarëve myslimanë, afro pesë vjet pasi, në një intervistë pati deklaruar se qëllimi i tij kishte qenë një libër më i ashpër. Veç kësaj, libri është bërë i njohur, së pari nga persona(zhe) joletrarë, leximi i të cilëve s’kishte pse të merrej në konsideratë nga bota letrare.

“Vargjet satanike” është një roman që lexuesi shqiptar duhet ta lexojë dhe “ars” po hedh në këtë drejtim hapin e parë. Në fund të fundit, në këtë roman nuk ka asgjë më satanike, se shfytyrimi i njeriut nga shkrimtarët shqiptarë të gati krejt letërsisë së realizmit socialist.

marrë nga revista ARS


Dëshirat janë andrra zogjsh të pagojë

Irhan Jubica Irhan Jubica – Lindur ne Shkoder, me 1973. Me 1994-95 kryeredaktor i gazetes “Thyerje”. Me 1996 kryeredaktor i revistes letrare “Orana”, me 1997-e vazhdim, koordinator i Penclub “Orana”, nje grupim i shkrimtareve te rinj shkodrane. Me 1997-1999 redaktor i kultures ne gazeten “55”. Me 1999 themelon dhe drejton gazeten “Fjala e Shkodres”. Me 1996 boton vellimin e pare poetik “Beduini i fundit” (“Orana”), ndersa me 1997 vellimin ne proze “Nata e Shen Valentinit” (“Marin Barleti”).

Ka botuar ne shtypin letrar dhe ate periodik artikuj problematike kulture, si dhe krijimtari poetike e proze, si dhe perkthime nga italishtja e anglishtja.

Aktualisht kryeredaktor revistes letrare “ars

PREMTIM

Pa mbarue andrrën
E kthimit n’dhè lulesh
Rana ka vdekë

Q’prej asaj kohe
I pari za
Ti
I vetmi
Por sonte
Mos guxo me më ringjallë

Varkë e vogël

Harrue i kam
Përrallat
E tekat e jetës
Por ajo çka duket
Fundi im nuk asht

Nuk ke si ikë

Jam Nili
I thamë
Mbas miliona jetësh

VONË

Vonë
Tash asht vonë

Edhe për me nisë
Edhe për me mbarue

Asht vonë
Për me dashtë
Për me urrye gjithashtu

M’kanë mbetë pak gjana
Vocrrake
Aq pak
Sa i mbështjell
Brenda një lëkure të kalbun
Molle

Dashunia
S’asht ma e gjelbërt
RELIEV

Heshtave t’shikimit tand të lirë
Prej hane
Shpirti i natës mbetun

Në ty thërrmohen
Pëshpëritjet e pajeta
T’një gëzimi vetues
Dhe detit të përgjumun
Heshtjes
Kujtime zjarresh shuhen

Në kasollen e paçati të yjeve
Djepit të një oktapodi
Andrra njiqelizorësh
Mëkon nji perlë

Dëshirat janë andrra zogjsh
Të pagojë

ÇMENDË

Jam çmendë
Patjetër
Tash që ty
Vazhdoj me të jetue

Nëse ti ke lindë
E veç do ashkla
Jetës tande
Der’ m’tash i ke djegë
Kufoma e çmendisë sime
Qelbet
Prej dëshirës
Me t’pa edhe ‘ì muzg

Kësaj bote të lumtun budallenjsh
S’kujtohet kush
Me varrosë
Dëshirën

Veç meje

FRIKË

Lëkunden fletët e supeve

Vetëm nji e qeshun
Gjethesh
Edhe sytë
Nuk binden
Ma

Por ti nuk luen
Medet
Stuhitë e mija
Me më frikësue ma
As mue
S’mundin

Veç
Plakë
Jo

As i ri

Kam lindë
Prej gurit
E drunit
I druhem

DASHUNIA E PARË

Nadjeve
Një plep i gjatë
I fryente diellit me u ndezë
VETMI

Kam pague shtrenjtë për t’ia zhvatë Zotit vetminë
Kur jam vetëm vdekja më mbron prej çmendisë
Kur jam vetëm nuk jam Zot
Zoti m’lutet n’gjunjë për t’u ba si unë

NJERIU QË ECTE SHPEJT

E di çka ka me ndodhë

Jam dëshmitar i epokës s’fundosun
N’oqeanin e heshtun t’çmendunisë pa cak

U plaka tue pritë shiun
Por era ma ka tretë vorrin tim
N’përhumbjen apokaliptike
T’rève t’thinjuna

Ikja jote s’ka me qenë ndodhi

Krishti ka thanë se nuk don me u ringjallë
Ma

DIMËN

Diell qorruem
Prej fjalëve t’ndyta
Shkëmbye mes ditëve
N’ndrrim motesh
CURRICULUM VITAE

Tanë zjarret shuhen
Edhe dielli

Çmendunia m’ka braktisë
Jam tu’ ecë vetëm

Jam vonue shumë
Tue pritë kohën
E ajo kishte ikë

Për t’ikë prej andrrimeve
M’duhet me rendë mbas andrrave
Që tremben prej meje

Nuk jam tu’ u shue
Jam tue u djegë
E me tymin tim
Ushqehem

Kaq thashë
Kam pasë shumë
Kam prap’ shumë
Por kaq thashë

përgatitur nga Kolec Traboini

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here