Prek Cali thërret: Rrnoftë Shqipnia, poshtë komunizmi

1
5878

Artikuj nga gazeta “Malësia”

Gazeta MalësiaHoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta “Malësia“, mars 2001

Prek Cali Gjithmonë shtërngatat, rrebeshet e moti i lig, godet të parët lisat e jo fijet e barit, e ky mot i lig ka shoqëruar gjatë thuajse tërë historisë së mbijetesës të Shqipërisë në përgjithësi e Malësinë e Madhe në veçanti.

Në përgjithësi motet me shtërngata e rrebeshe vinin nga lindja, apo nga fqinjët e ardhur më vonë në Ballkan po nga lindja, ku për të përballuar këto mote të ligj u pagua një çmim tepër i madh, aq sa nuk ka shkëmb e gur, pëllëmbë toke në mal, kodër apo fushë, që po ta shtryllësh, që nuk nxjerr gjak, Malësori, të cilët u flijuan vetë që të mbijetojë Malësia e Shqipëria.

Eh po të vijnë gjithnjë mortet e ligj nga të huajt disi do të ishte më e lehtë por kur të vijnë nga ata që për fat të keq quheshin shqiptarë, shtërngatat e rrebeshet janë disa herë më të rënda, pasi mirë thonë se çfarë ta bën i joti nuk ta bën i huaji. E kjo në trajtat e një lufte civile, apo gjenocidi komunist, ndodhi atëherë kur u tha se Shqipëria u çlirua e erdhi dita që Shqipërinë ta sundojnë shqiptarët, por kjo nuk ishte e thanun prej Zotit, pasi pak më shumë se një muaj pas datës së çlirimit, pra më 13 janar 1945, në Kelmendin e çliruar fillojnë të sulmojnë partizanë komunistë nga Jugu i Shqipërisë, ku natyrisht, malësorët kelmendas me viganin e mendjes dhe pushkës Prek Cali, i pritën ashtu siç erdhën si pushtues, pasi ata që në fillim demonstruan jo nacionalizmin, por internacionalizmin, jo të shenjtë të binomit Fé e Atdhe, siç ddonin malësorët, madje për komunistët ky binom ishte po aq i largët sa stepat e Rusisë prej nga vinte ideologjia sunduese.

Prek Cali, që ishte rritur në një familje patriotike nga Vermoshi, ku jeta e tij kishte qenë një stuhi e vërtetë në mbrojtje të trojeve shqiptare me diplomaci e pushkë në dorë, të paktën që viti 1908, 1911,1913, 1915,1923, 1926 e kuptonte fare mirë se këta që kishin ardhur në Kelmend nuk ishin gjë tjetër veçse shërbëtorë të armiqve Serbo-Sllavë, por mjerisht me pasaportë shqiptare. Gjithësesi, Prek Cali me burrat e tjerë Malësorë e dinte se lufta me këta djaj të kuq ishte tepër e vështirë, pasi ata kishin mbështetjen e atyre që i prunë në pushtet, të Titos, Mugoshës, Popoviçit e viçëve të tjerë, por gjithsesi ata qëndruan e luftuan heroikisht edhe atëherë kur në ndihmë të brigadës I-rë erdhën ato të brigadës së 23-të e 24-t, madje një pjesë edhe nga territori i Malit të Zi.

Kur lufla u ndez, si një luftë e vërtetë civile, Preka shpërndau burrat e vet, me 14 luftëtarë, u drejtua në male për të vazhduar rezistencën e për të mos dëmtuar më tepër as kelmendasit, e as labët e gënjyer. Megjithatë luftimet sollën viktima të konsiderueshme, rreth 52 partizanë dhanë jetën, që edhe sot nuk dihet pse, pasi Kelmendi ishte i çliruar. Pas një jave rezistencë, në shpellën, që sot quhet e Prek Calit në Vukël, duke llogaritur edhe premtimet e tradhëtinë e komunistëve, Preka u dorëzua. Tashmë Kelmendi i ngjante një gërmadhe të zhuritur e përvëluar, që kishte ardhur nga hakmarrja e komunistëve ndaj kësaj treve anti-sllavo-komuniste.

Në shkurt e mars të vitit 1945, Kelmendi numëronte 150 burra të pushkatuar, pa llogaritur sa shtëpi e pasuri u dogjën e u shkatërruan. Duhet të theksohet se gjatë luftimeve u vranë trimat Zhuk Toma nga Broja, Kolec Uci nga Vishnjeva e Gucisë, dhe Luc Gjon Uci nga Vukli. Flaka e shtëpive të djegura shkrumboi të gjallë Lukë Tomën nga Vishnjeva dhe Ded Gjon Bajraktarin nga Vukli. Me bajonetë ju nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë Fran Zef Ucin, nga shkëmbi hodhën Rrok Zefin dhe e varrosën në një varr të përbashkët në kodrën e Kuklit (Kozhnja) me dy djem të rinj Ujk Nikën e Fran Alinë, dhe po të gjallë varrosën Luc Gjon Bajraktarin e Luc Gjon Rapukën.

Maskruan mizorisht Gjergj Qosen nga Broja, Losh Fran Bracajn nga Vukli. Pushkatuan gjatë rruges për në Shkodër Ded Gjon Dedën, Gjek Selcën, Gjergj Lul Tomën dhe tre djemtë e Mar Bikut (Ujkën, Nduen e Marashin), më pas në një ditë të zezë marsi, udhëheqësin e Kelmendit, Prek CaIin, e Ded LuIash Smajlin nga Nikçi, së bashku me 12 burra të tjerë nga rrethi i Shkodrës. Si dhe shumë vite të gjata burgimi, ku gjatë kryerjes së dënimit kanë varur në burg Mark Gjeloshin nga Broja, Gjelosh Fran Zefin nga Nikçi, Ded Gjeloshin nga Vukli, ndërsa për të treguar tmerret në brezat e rinj, mbijetuan pas 20 vjet burg Maç Luca dhe Prel Tom Smajli, që u arratisë4n nga burgu për jashtë Shqipërisë.

Kontribuan në këtë masakër tipike për genocidin komunist, Shefqet Peçi, Zoj Themeli, i cili këndonte këngën: Luajma, Luajma Toskë Këmbën, të ja Q… Gegës Nënën. Ndërsa Mehmet Shehu, pasi u dorëzua Prek Cali i tha me dredhi, të thafshin krahët Prek që nuk bashkëpunove me ne, se e kishe mbyllë historinë me shkronja ari, por Preka që nuk ishte gënjyer me grumbuj ari nga kralët e Serbisë e Malit të Zi, ia ktheu me fjalët lapidar “S’ka çfarë më duhet jeta nën hijen e Trobojnicës (flamuri malazez), ma mirë me u kalbë në dhé e historia një ditë ka me na nderua, e ti atëherë ke me kenë turpi i saj, ndërsa malësorët ndera e saj.”

Kumbuese do të vinin edhe fjalët e fundit para pushkatimit të Prekës, që ndonëse 75 vjeç, komunistët ia prenë jetën, i cili tha: “Rroftë Shqipnia nanë edhe pa ne, poshtë komunizmi…” E vërtet ashtu ndodhi, ndonëse tepër vonë, madje atëhere kur menduan se kjo bishë e kuqe kishte “vdekur”, u zgjua vrullshëm, duke përsëritur historinë e baballarëve, ndonëse me metoda më moderne.

Madje përvjetori i 56-të i kësaj masakre të pashoqe kërkon që nipat, mbesat e Kelmendasve, Malesorëve e Shqipëtarëve patriotë e nacionalistë, të kthejnë me paqe e harmoni demokracinë, që e humbëm me gjak e jetë njerëzish, e kjo është një pjesë e heronjve, që luftuan e u flijuan që në vitin 1945 për demokraci, ja dhe shtatorja e Prek Calit në Shkodër, që duhet të jetë edhe në Malësi të Madhe, e atij dhe shokëve të tij, që na thërrasin se po vjen qershori, zoti e dhashtë të bekojë Shqiptarët.

1 KOMENT

  1. Vetë nuk jam sa për natën an po t’kishin luftua, Enveri e Prëk Cali bashkë kudra fashizmit, Belda mite dal lufta ma mirë, po jekshtu jem vra dershe veti e kudra okupuesit.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.