Kuçi

0
11161

| Histori | Malësi e Madhe | Gruda

Artikuj nga gazeta “Malësia”
Gazeta Malësia
Hoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


Kuçi në fokus

Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta “Malësia“, prill 2001

Në vazhdim të shkrimeve enciklopedike të gazetës tonë për trevat veriore shqiptare, sot do të kemi në fokus Fisin e Trevën me historinë më të trishtueshme të krejt Shqipërisë Etnike, atë të Kuçit, e cila tani ndodhet si pjesë territoriale e Republikës së Malit të Zi, ku mjerisht ajo tashma është tërësisht edhe e sllavizuar, madje edhe e ndërgjegësuar me fatin e saj, të tjetërsimit pa kthim. Por le të shohim më poshtë çfarë na servirin shkrimet e ardhur nga shekujt…

Kuçi, fis, emri i të cilit përsëritet shpesh në hisotrinë e toponomistikës shqiptare në shkrime të ndryshme që vijnë nga historia e hershme, të cilët janë: Kuç, Chiuchi, Chuci, Chucchi, Cucci, Cuchi, Cuchii, Cucçi, Cusi, Cussi, Cuzi, Cuzzi, Cuycia, Chuchovich, Cucouich, Kusich, pra në përgjithësi paraqet vështirësi në shqiptimin nga mbiemri i “Kuçi”, gjithsesi këto emërtime ose kanë kaluar përmes evolimit të vetë shqipes, ose gjuhëve të fqinjëve sllavë e pushtuesve të tjerë (Turq e Austro-Hungarezë).

Pamje nga Malësia Pamje nga Malësia
 

Ky emër për herë të parë gjindet i shkruar si mbiemër “Petrus Kuç”, pranë Tuzit. Në vitin 1335 por edhe në vitet 1416-1417 shfaqet si komunitet me emër të preferuar “Cuzi”, Kuxi, në përbërje të Zetës superiore (Lartë) që deklaronin besnikëri ndaj Venezies, edhe në vitin 1455 me vojvodën Stefano Çerriei. Ndërsa në vitin 1467 gjejmë të shënuar një Pietro Kuçia (Cucia) në mes kryetarëve të kolonisë shqiptare, të kaluar në Sicili (itali), ku mbiemri Kuçia (Cucia) paraqitet i pëerhershëm edhe ndër kolonitë e zgjeruara në 19 më të përmendurat, e në mes tyre një Gjini.

Në vitin 1482 deri me 1547 nga gojëdhënat e mbledhura, Kuçi është një degë e Berishajve (fisit), duke formuar pastaj fisin më të fortë të Shqipërisë së Lartë (veriore) që më vonë në mënyrë progresive erdhi duke u sllavizuar, si rezultat i lidhjeve të ngushta e të vazhdueshme me malazezët (Ssllavë). I shumtë është dokumentacioni historik që e vërteton këtë, në shekujt e 17-të e 18-të.

Sipas disa albanologëve, në vitin 1610-1614 fillojnë të duken zëvendësimi i riteve shqiptare me disa rite mMalazeze, në mënyrën e jetesës, ku në këtë kohë, ky fis shqiptar autokton ishte i konsiderueshëm, pasi kishte 490 shtëpi, me rreth 4000 banorë dhe 1500 burra të aftë për armë. Në vitin 1616 kuçasit me fqinjët e tyre sllavë, për t’u mbrojtur nga reprazaljet e pushtuesit osman, krijaun një “Asamble” të përbashkët anti-turke me në krye një kont shqiptar vendas, me emrin Lala Drekali.

Kjo pra tregon se kushtet historike pas ardhjes së pushtimeve turke edhe në Ballkan, shqiptarët e Kuçit, por edhe të viseve të tjera shqiptare veriore, shpesh krijuan lidhje e bënë aleancë me popuj e vende të ndryshme, që natyrisht për momentin kishin një armik të përbashkët, pushtuesin barbar osman, që u kishte marrë disi lirinë, por kërkonte t’u asimilonte edhe gjënë tjetër të shenjtë, fenë, ku natyrisht, qofshin martesat apo afrimi i besimit kristian ortodoks ishte më i lehtë se besimi Islam. Duhet theksuar se në këto vite përpjekje të kësaj popullsie tërësisht shqiptare, Venecia që kishte influencat e veta me anë të Kishës, por edhe si fuqi ushtarake për kohën filloi t’i ndihmonte me pretekstin se po mbron “vëllezërit” e saj kristianë.

Për këtë në vitin 1692, e këshillon Fisin e Kuçit të paqësohen e afrohen me fisin tjetër të fuqishëm shqiptar Piper, që në ato vite invazioni, këta dy fise kishte arritur t’i armiqësonte. Në vijim të kësaj, në vitin 1717 këto dy fise së bashku i ofrojnë Venecies 3000 burra nën armë, të drejtuar nga 4 kryetarë (që Venecia i quan Kontë), dy vojvodë, që në dokumente shpesh përmenden si Serdarë (komandantë luftarakë). Të tilla lidhje vazhdojnë deri në vitin 1723. Për të parë rëndësinë ë këtye shqiptarëve trima në luftën anti-turke, më poshtë po citqjmë një shkresë të dërguarit të Austrisë në Serbi:

Pak kohë pas mbarimit të luftës Ruse, në vitin 1773, Mitropoliti Serb dhe disa Murgj shkruan një plan për rindërtimin e Serbisë së Vjetër, që përfshinte përveç Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë Veriore, Dalmacisë, Bosnjes edhe Banatit Kralstadit dhe Sllovenisë. (Pra siç shihet afërsisht rindërtimi i perandorisë së Stefan Dushanit). Në një çast të caktuar Ortodoksve u duhej t’u binin turqve në shkallë të gjerë në të gjithë territorin. Thuhet se me këtë plan ishte dakord peshkopi i Karlstadit Jaksiç, i cili mbajti letërkëmbim me mitropolitin e Malit të Zi. Megjithëse ky projekt ishte i vështirë për kohën, ai merrej në konsideratë, pasi siç shihet, ambicja e Petroviçëve për të formuar Serbinë e madhe ishte shumë më e hershme , pra kohë para se Serbia të fitonte pamvarësinë, madje shumë kohë para se të dilnin në skenë Karagjeorgjeviçët…

Në vitin 1788 Rusia dhe Austria arritën një marrëveshje dhe i shpallën luftë Turqisë, ku qëllimi i tyre ishte t’i jepnin fund sundimit të Sulltanit. Së toku, ata nxitën malazezët të krijonin incidente kufitare me Turqinë, mirëpo meqë nuk u besonin shumë malazezëve, i dërguari austriak shkruante: “Ne mund të mbështetemi shumë fort te besa dhe guximi i shqiptarëve katolikë të Berdes, tek ata që janë shumë me numër, si Palbardhi Piperit, Kuçët e Vaset (sot të gjitha të sllavizuara, me emrat përkatës Bjelopavliçët, Piperët, Kuçët e Vasojeviçët) ku këta malësorë së bashku me ata të Kelmendit, Hotit e Grudës etj., mund të nxjerrin 20.000 luftëtarë fort më trima se malazezët.”

Pra, kjo tregon se sa rëndësi kishin trevat shqiptare veriore (malësore) në luftën e “përbashkët” kundër armikut shekullor barbar, perandorisë së të keqes më të madhe të atyre viteve, ku këto cilësi madhështore, fqinjët tanë i shfrytëzuan për qëllimet e veta të mbrapshta, që për fat të keq shpesh u arritën. Kuçi në vitin 1840 formohej si një Komunë (Nahije) e përbërë nga katër fise kryesore: Drekalorët, Orahovo, Bratosiçi dhe Zatrijebaç, ku sipas këtyre emrave tregon se Serbizimi i kuçasve vazhdon.

Në vitin 1878 në një relacion të kohës thuhet se serbizimi është shumë i madh, madje këtu vazhdojnë jo vetëm lidhjet ekonomike, interesat në luftën kundër Turkut, por edhe lidhjet e shumta martesore, duke bërë që serbishtja të përdoret si shqipja, si gjuhë e barabartë. Në vitin 1901-02 misionarë Jezuitësh shkruajnë se Kuçi ishte me nënndarje të tij në vëllazëritë Sinica. Orohovo e Drekaloviçi, ku tashmë thuajse ishte pjesa e Malit Zi.

Në fakt mbas vitit 1913, kur Shqipëria u coptua nga fuqitë e mëdha të asaj kohe edhe Kuçi mbeti si pjesë Malit të Zi, ku realizimi përfimdimtar i këtij aneksimi u bë në vitin 1914, së bashku me fiset (e një dege me fisin kryesor të Hotit) Piperët, Vasot (Vasojeviçët). E kjo u realizua gradualisht që në shekujt e parë të invazioneve Osmane në Ballkan, që shqiptarët e gjorë për t’u mbrojtur nga një e keqe e madhe, siç ishte pushtimi osman, ra në një të keqe akoma më të madhe (ndoshta nga shiu, në breshër) në dorë të armiqve shekullorë sllavë, që erdhën në fqinjësi rreth shekullit VI-IX-të.

Gjithsesi, asimilimi i këtyre trevave tërësisht shqiptare, nuk është kaq i thjeshtë sa e paraqet dokumentacioni shpesh jo i saktë, që vjen nga shekujt. Pasi vetë emigrimet jashtë Shqipënsë (në Siçili, Itali), si dhe migrimet brenda Shqipërisë tregojnë presionin e pashoq moral e ushtarak nga pushtues armiq të ndryshëm, por mbi të gjitha nga vetë fqinjët serbo-malazezë, që kishin qëllimet e veta të asimilimit. Natyrisht shpesh shqiptarët e këtyre trevave, duke qenë mes dy zjarresh, që rrinin ndezur, pa u shuar kurrë, zgjodhën rrugën e largimit nga këto troje, që u kishin lënë të parët, për në vise të tjera, që kishin vetëm një zjarr…

Sot, emra fshatrash e prejardhje fisesh ka në të gjitha pjesët kryesore të Shqipërisë, ku më shumë janë në veri si në Kastrat, Lohe, Rrjoll, Reç, Kelmend, Shkodër, në Bregun e Drinit, etj. Por ka në Seman të Fierit, në Tomorricë, Kurvelesh, Sushicë, në Bilisht, Roskovec e deri në rrethin e Korçës, që u thirrin Kuçaj e deri në Suharekë etj. Këto emigrime, sipas dokumenteve, kanë ndodhur më të shumtat në vitin 1878 (me siguri pas kongresit të Berlinit).

Gjithsesi, kjo është një pjesë e tragjedisë të këtij fisi të madh shqiptar, që tashmë ka degët e tij thuajse në të gjithë Shqipërinë, por që mjerisht vëllezërit e tyre, që banojnë në trojet e tjera, në Kuçin tashmë të Malit Zi, janë të sllavizuar tërësisht e këtë fat nuk e pat vetëm kjo pjesë e paklcës kurrizore të Shqipërisë, por mbesin me shpresë se planet ogurzeza të armiqve tanë shekullorë, të mbetura në synduqet e tyre të mykura, të mos realizohen kurrë më, e për këtë tashmë në dorë e kemi vetë ne, shqipëtarët, që çdo ditë kërkojmë jo të shkojmë në Europë siç themi përditë, se këtu na ka falë Zoti, por të bëhenmi të barabartë në mes Europës siç na takon, madje edhe e meritojmë, se kemi dhënë prova gjatë shekujve.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.