Alban Kraja – publicist i brezit të ri shkodran

0
4455

Alban Kraja Kush është Alban Kraja

Ka lindur në Shkodër – Shqipëri në vitin 1970.
Ka mbaruar universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Dega Gjuhë-Letërsi shqipe.

Eshte nje nga pioneret e gazetarise se pavarur shqiptare te mbas diktatures, bashkethemelues i sindikates se pare te gazetareve te pavarur shqiptare.

Shqipëria Antike - 24 Perandorë shqiptarë në drejtimin e Romës Ne vitin 1992 ka themeluar gazeten e pavarur “Lajmetari”, duke e drejtuar per dy vjet me sukses e duke e bere ate nje nga gazetat me te shitura ne vend. Gjithmone ne ’92 eshte zgjdhur nga studentet e Universitetit si President, i Unjonit Studentor per Mbrojtjen e te Drejtave te njeriut ne Kosove.
Qe nga viti 1993 eshte rezident ne provincen e Riminit (Itali).
Qe nga viti 1996 eshte President i shoqates “Iliria” (Shoqata e te gjithe shqiptareve ne itali me qender ne Rimini)

Kosova - mbijetesa e një populli Ne vitin 1998 ka publikuar librin e tij te pare ne gjuhen italiane “Shqiperia Antike – 24 Perandore shqiptare ne drejtimin e Romes”(“L’Antica Albania – 24 Imperatori albanesi alla guida di Roma”) qe eshte ribotuar ne vitin 2001 nga shtepia botuese “Besa” ne Pulja (Ita), nderkohe ne vitin 1999 ka publikuar librin e tij te dyte me titull “Kosova – mbijetesa e nje populli” (“KOSOVO – la sopravvivenza di un popolo”)
Se shpejti do te dale ne shitje romani i tij historik “Skenderbeg – mbrojtesi i qyteterimit perendimor” (Skenderbeg – Il difensore delle civilta’ occidentale”)

Qe nga viti 2000 eshte zgjedhur pergjegjes i zyres se segretarise per bashkepunime internacionale dhe te konsultimit qytetar ne komunen e Riminit.
Qe nga 2000 eshte pjestare i konsultes provinciale mbi emigracionin kryesuar nga Prefekti i Riminit.
Ne qershor te 2001 kandidoj per deputet ne zgjedhjet parlamentare shqiptare.
Ne maj 2002 eshte zgjedhur, si kandidat i listes “Iliria”, keshilltar provincial i keshillitte Emigranteve te provinces se Riminit” unikal ne gjithe italine si nje insitut i votes se lire dhe demokratike.

Ne qershor te 2002 u zgjodh President i Keshillit te Emigranteve.
Kete detyre e mban edhe sot.
Si ekspert ne ceshtjet politike e sociale te Europes Lindore dhe Ballkanit ne vecanti bashkepunon me organe te ndryshme te shtypit italian e te huaj. Shpesh ka qene i ftuar ne emisionet televizive italiane nga gazetaret e mirenjohur Maurizio Costanzo e Mikele Santoro per te shprehur opinionet e tij.

Marrë nga faqja e autorit: www.albankraja.com

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.