Familjet e mëdha: Familja Boriçi

0
11479

Hamit Boriçi

Relevante:
Bushatlinjtë e Shkodrës – histori e veçantë
Familjet e mëdha: Bushatlinjtë I – nga Anila Dushi
Familjet e mëdha: Familja Çoba – nga Anila Dushi
Familjet e mëdha: Familja Gjylbegaj – nga Anila Dushi
Familjet e mëdha: Familja Boriçi – nga Anila Dushi

Historia e një familjeje mësuesish e patriotësh

— nga Anila Dushi, 30-07-2007

Mësimdhënës të shkëlqyer, patriotë e atdhetarë, rilindës që luftuan me pushkë e penë për çështjen kombëtare, por dhe ekonomistëe administratrorë të aftë. Në 12 breza familja Boriçi, i ka dhënë Shkodrës një sërë figurash të nderuara, me një aktivitet që i ka kaluar caqet e qytetit dhe i përket gjithë vendit. Brezat e kësaj familjeje shquhen për veprimtarinë e tyre atdhetare e patriotike, për nivelin e lartë të arsimimit, për kontributin në përhapjen e gjuhës shqipe, për reformat në fushën e ekonomisë para Luftës së Dytë Botërore, për bibliotekat e pasura dhe trashëgiminë kulturore e arsimore të tyre.

Historiae saj fillon në fshatin Boriç të Tivarit dhe sipas të dhënave të familjarëve, të parët e tyre janë vendosur në Shkodër në shekullin e 17-të, rreth vitit 1650.

Daut Boriçi, pikturë nga Ismail LulaniDaut Boriçi, pikturë nga Ismail Lulani

Fillimisht janë vendosur në lagjen Sudbeq, dhe më pas në lagjen Perash të qytetit, ku vazhdojnë akoma të jetojnë mjaft prej pasardhësve të tyre. Familja ka pasur shtrirje gjeografike dhe degë të sajnë mjaft rrethe të tjera. Pesë brezat e parë të familjes janë hoxhallarë të arsimuar dhe të afërmit i mbajnë mend edhe sot, Hysenin, Rexhepin, Salihin, Mustafanë dhe Daut Boriçin. Më pas këtij misioni iu kushtuan dhe Shefqeti e Rizaja deri në vitin 1967 ku u hoq feja. Bijtë e kësaj familjeje u punësuan më së shumti në administratën publike. Mustafai i brezit të pestë, sekretar në Stamboll, Dauti inspektor arsimi në Stamboll, e Drejtor Arsimi në Shkodër, Ahmeti në administratën turke si doganier e më pas në atë shqiptare si drejtor i doganës, Ademi e Mustafaja në gjykatë, Jonuzi në dogana, Sulejmani në gjendjen civile, Hajriudhe Ihsani oficer, ku i dyti kishte përfunduar akademinë ushtarake.

Arsimimin e tyre para Luftës së Dytë Botërore e kryen në shkolla jashtë Shqipërisë, kështu Ihsani në Akademinë Ushtarake për ekonomi ushtrie, Zijaja në shkencat ekzakte, Adem Boriçi në vitin 1920 është anëtar i Këshillit Bashkiak, përbërja e të cilit kishte raport të barabartë fetar.

Abetare e Daut BoriçitAbetare e Daut Boriçit

Gjatë luftës së dytë botërore aktivizohen në luftën çlirimtare, kundër pushtuesve, Et’hemi, Xhemali, Abazi, Nexhat Boriçi dhe mjaft të tjerë. Ndërkohë pas luftës ndër figurat mëtë njohura të kësaj familjeje janë dhe Hamid Boriçi, gazetar dhe pedagog, autor librash për fakultetin e gazetarisë dhe një nga krijuesit e tij, Bahri Boriçi, kryetar i bashkisë Shkodër në vitet 1996-2000 dhe Vahid Boriçi, këshilltar në Presidencë.

E veçantë e kësaj familjeje shkodrane janë dhe bibliotekat e pasura, që ruajnë trashgimtarët e saj, ku përveç literaturës së pasur gjen dhe dokumente me rëndësi të të parëve të kësaj familjeje, dekrete emërimesh, ditare e kronika të viteve të shekullit të 19e më pas. Në bibliotekën Myhsin Boriçit, gjenden kopje të abetares së shkruar nga Daut Boriçi, dekretet e emërimeve të pjesëtarëve të kësaj familjeje në poste të larta të administratës.

Ahmet BoriçiAhmet Boriçi

Persekutimi: Boriçët që u detyruan të arratiseshin nga komunizmi

Pjesëtarë të kësaj familjeje intelektuale e të arsimuar nuk i shpëtuan persekutimit komunist . Kështu janë burgosur e internuar 3 vëllezërit Hajri, Fevzi dhe Nexhat Boriçi, ku ky i fundit i arratis në mal në vitet 1944- 1946, u dënua me burgim dhe pas përfundimit të burgut u arratis jashtë vendit. Punoi si mësues në Kosovë ku kishte luftuar në vitin 1943 kundër pushtuesve si vullnetar në batalionin “Besnik Çato”. Internime e burgime, përjashtime nga shkollat e mesme e mosdhënie të drejte për të shkuar në shkollë të lartë pësuan dhe Ruzhdi Boriçi e Ihsan Boriçi.

Familja që ruajti në ditar jetën e Shkodrës

Myhsin BoriçiAhmet Boriçi

Mustafa Boriçi
ishte sekretar në Pashallëkun e Shkodrës deri në rënien e tij. Më pas ai u mor me tregti. Ai ka lënë disa ditare e kronika ë shkruara ku jepen të dhëna për zhvillime ekonomike e shoqërore të kohës nëShkodër. Ka lënë një regjistër kontabiliteti për lëvizjen e mallrave. Këto ditare nga viti 1834 janë edhe regjistra marrëdhëniesh tregtare e bujqësore ku Mustafa Boriçi ka shënuar llogaritë që ka pasur me tregtarë vendas e të huaj, me fshatarët dhe shumë të tjerë. Po kështu në to janë përfshirë çmimet e produkteve të ndryshme, me datë e vit, përqindjet e taksave doganore tokësore e detare, janë shkruar emrat e tregtarëve shkodranë që zhvillonin aktivitet brenda e jashtë vendit ku përmenden dhe destinacioni dhe lloji i mallrave që importoheshin dhe eksportoheshin prej tyre si në Rumeli, Serbi e Bullgari, ku merrnin e çonin mallra si mëndafsh, lesh, lëkurë, dru apo fruta të thata. Këto ditare u trashëguan nga familja dhe u vazhduan nga njëri prej djemve të Mustafa Boriçit, Salo Boriçi.

Ndërsa në kronikat e shënuara nga Mustafa Boriçi, përmenden me datë, ditë e orë ngjarje si rrënimi i minares nga gjuajtja e topave më 1831, emrat e shkodranëve, tiranasve e matjanëve që luftuan e dhanëjetën duke luftuar kundër malazezve e mjaft ngjarje të tjera nga qyteti i Shkodrës. I biri i tij, e vazhdoi këtëtrashëgimi të pasur, duke lënë ditare mjaft të rëndësishme për historinë e qytetit. Daut Boriçi ka lënë ditare të pasur ku jep të dhëna për zhvillime të rëndësishme të jetës ekonomike e shoqërore të vendit, zhvillimin e arsimit, për mbledhjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e mjaft të tjera si këto. Në këto ditare, në mënyrë kronologjike dhe me saktësi, me datë e ditë, madje ndonjëherë dhe me orë, jepen të dhëna të hollësishme për zhvillime historike si pushtimi i Shkodrës nga Turqit apo rrethimi i kalasë së Tivarit.

Po kështu në ditaret e Daut Boqiçit gjenden të shënuara dhe llogari marrëdhëniesh të drejtorisë së arsimit me arkën e shtetit apo Bankën Bujqësore, duke treguar dhe kreditë e tërhequra për plotësimin e rogave të mësuesve të varur nga zyra e tij. Madje në to përfshihen dhe shpenzime për riparimet e bëra të institucioneve arsimore në varësi të zyrës së arsimit që drejtohej nga Daut Boriçi. Gjithashtu ai ka shënuar dhe vërtetimin e daljes së tij në pension në vitin 1892. Një nga ditaret e tij është gjendur nga pasardhërsit vetëm dy vjet më parë, dhe sipas Myhsin Boriçit, stërnip i Daut Boriçit ai ka tërhequr vëmendejn e akademikëve e studiuesve shqiptarë, por duke qenë i shkruar në turqishten e vjetër nuk ka mundur të përkthehet.

Mësuesi, që krijoi abetaren shqipe për Shkodrën

Një ndër përpjekjet për të pasur një abetare me germa shqipe, është edhe ajo e Daut Boriçit, njërit prej mësuesve më të njohur të Shokdrës, njëkohësisht pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen e Prizrenit dhe luftën e shqiptarëve për pavarësi. Daut Boriçi është padyshim një nga figurat më të nderuara të historisë sonë kombëtare. Një patriot i spikatur, diplomat e politikan i aftë, e një rilindas me vlerë që dha ndihmesë konkrete në përhapjen e gjuhës shqipe në kohën kur vendi ishte nën sundimin turk, një mësimdhënës dhe edukator i përkushtuar. Ai është ndër ato figura të ndritura që luftuan me pushkë e pendë për krijimin e një Shqipërie të pavarur. Si hoxhë përparimtar e mësues i popullit ai është nismëtar i përhapjes së shkrimit shqip, si dhe një patriot i madh që drejtoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në Shkodër.

Daut Boriçi lindi në Shkodër në vitin 1825 dhe shkollën fillore e kreu pranë familjes. Kjo vërtetohet nga ditaret e vetë Daut Boriçit, por dhe të babait të tij Mustafa Boriçi, i cili ka qenë sekretar i Pashallëkut të Shkodrës. Në vitin 1848, Daut Boriçi është imam në xhaminë e Draçinit, ku pasi merr mësime fetare ai vazhdon studimet e larta në Stamboll , studime që i përfundon me rezultate shumë të mira. Për këtë ai emërohet mësues në Stamboll e më vonë inspektor arsimi atje. Kthehet në Shqipëri pas kërkesës së babait së tij për t’i shërbyer atdheut të vet. Këtu punon si punon si mësimdhënës në mejtepin Ruzhdije, më i njohuri në qytetin e Shkodrës në atë periudhë dhe më pas kryemësues apo drejtor i mejtepit. Kjo shkollë konsiderohej si i pari institut modern i kohës në Shqipëri dhe frekuentohej nga shumë djem shkodranë pavarësisht nga besimi fetar. Deri me 1867, Daut Boriçi drejton këtë shkollë, ndërsa në vitin 1870 emërohet inspektor arsimi në Shkodër dhe ngarkohet me detyrën e përgjegjësit të përhapjes së shkollave në vilajetin e Shkodrës. Misionin e tij si mësimdhënës e vazhdoi deri në vitin 1874.

Ai është autor i botimit të së parës abetare turqisht – shqip në themel të një alfabeti me shkronja arabe. Duke qenë se ndalohej botimi i broshurave në gjuhën shqipe, ai e botoi pa emër. Kjo vepër përmbante 226 fjalë, emra, mbiemra, folje e fjalë të tjera dhe 25 fjali. Përveç kësaj vepre Daut Boriçi ka lëne dhe vepra të tjera në gjuhën shqipe si gramatika egjuhës shqipe, vepër kjo e papërfunduar prej tij, fjalori turqisht – shqip, dhe dy përpjekje për abetare ndryshme nga ajo e para . Më 11 korrik 1878, në Shkodër krijohet dega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila drejtohet per tre vjet nga DautBoriçi. Me atdhedashuri, vendosmëri e dinamizëm, ai udhëhoqi komitetin ndërkrahinor të Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën. Ai ka jetuar në kujtesën e popullit si figura e një patrioti shkodran që vuri në dispozicion të çështjes kombëtare intelektin, fuqinë fizike dhe jetën.Shtëpia e tij, sot medreseja e vajzave në Shkodër, u kthye në një qendër të rëndësishme të lëvizjes kombëtare ku në dhomën e tij të pritjes vinin personalitete të rëndësishme si Abdyl Frashëri. Daut Boriçi i dërgoi djemtë e tij në trashetë e luftrave për mbrojtjen e kufijve shqiptarë nga copëtimi, dhe ato luftojnë me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve në Hot, Grudë, Plavë e Guci.

Pas rënies së Ulqinit, së bashku me patriotë të tjerë Daut Boriçi internohet ne Turqi ku lirohet pas 7 vitesh. Vdes në vitin 1896.

Shtëpia nga muze në medrese

Shtëpia e Daut Boriçit ka qenë shtëpi muze e kategorisë së parëderi pas viteve 90-të. Më pas ajo u dëmtua së tepërmi deri sa u muar nga një shoqatë islame që ndërtoi aty medresenë vajzave në Shkodër, funksion që vazhdon ta kryejë. Daut Boriçi është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të klasit të tretë për përpjekjet e tij dhe punën e palodhur në përhapjen e arsimit në gjuhën amtare. Emrin e tij e mban një prej rrugëve kryesore në Shkodër.

Toleranca: Hoxha, që vuri gurin e themelit të Kishës së Madhe

Në muajt mars e prill 1880, Shkodra ishte një fushë e ngjarjeve të rëndësishme. Në një tubim të madh tek Pazari i Vjetër, ku u mblodhën krerët e Shkodrës e të Malsisë, u lidh besa që shqiptarët pa dallim feje e besimi, të luftonin me qëllim që të mos lejohej copëtimi i vendit. Nga kjo asamble popullore doli një komision i kryesuar nga DautBoriçi, i cili nuk u kursye të japë ndihmesën e tij në këto momente. Gjatë kohës që Daut Boriçi drejtoi degën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit në Shkodër, ai mori vendime të rëndësishme siç ishte nënshkrimi i memorandumitdrejtuar konsujve të fuqive të mëdha në Shkodër , më 18 maj 1880. Por Daut Boriçi shfaqi dhe aftëi në lëmin diplomaik duke gëzuar respektin e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, bashkëpunoi në mënyre mjaft efikase më përfaqësues tëbesimeve tjera fetare në Shkodër, dhe kryesisht të familjeve katolike. Bashëekzistenca fetare shembullore duket dhe në faktin se Daut Boriçi merr pjesë dhe mban fjalim në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit për ndërtimin e Kishës së Madhe, ndër më të mëdhatë në Ballkan.

Ahmet Boriçi: Nismëtari i ngritjes së doganave shqiptare

Ahmet Boriçi, është një tjetër figurë e rëndësishme e kësaj familjeje, me kontribut e vlera të mëdha në shërbim të vendit, kryesisht në fushën e financave dhe të ekonomisë. Ai ishte djali i madh i Daut Boriçit, i lindur në vitin 1866, dhe pasi kreu shkollimin fillor e të mesëm në Shkodër i mbaroi studimet e larta në Stamboll për administratë publike Pas mbarimit të shkollës, në vitin 1883 punon si nëpunës, sekretar në administratën e Stambollit, nëpunës dogane e më pas drejtor i doganave. Kthehet në Shqipëri dhe në vitin 1920 emërohet drejtor i përgjithshëm i shërbimit doganor shqiptar. Në këtë periudhë shquhet për vendosjen e rregullave doganore të panjohura më parë dhe për hartimin e projekteve për ligjet doganore. Ka miqësi të madhe me Ndoc Çobën, nën shembullin e traditës familjare të bashkëjetesës fetare të familjes së tij. Më parë, në vitin 1918, me dekret nr 2967 lëshuar nga mbretëria e Austrisë dhe Hungarisë, Ahmet Boriçi dekorohet me urdhërin “Kalorës i urdhërit të Franc Jozefit”.

Me dekret te Mbretit Zog, të datës 14.06.1925, dekret që bashkë me të tjerë ruhen si një pasuri e vyer e familjes Boriçi, Ahmet Boriçi emërohet drejtor i doganave në Shkodër. Nga bashkia Shkodrës, Ahmet Boriçi caktohet delegat i këtij qyteti në festimet për shpalljen e pavarësisë në Tiranë, ku paraqet urimet përkatëse bashkë me delegatë të tjerë si Gjon Çoba, Man Tepelija, Faslli Ademi dhe Tefë Gerën. Ahmet Boriçi ka merita të mëdha pasi është nismëtar i mobilizimit të kapitalit të lirë për zhvillimin e shoqëriveme kapital të përbashkët. Në vitet 1926-1930 në Shqipëri u zhvilluan shoqëritëe para me kapital të përbashkët. Me nismën e tij u krijua një hoqëri me kapital të përbashkët për prodhimin e çimentos, me qëllim pakësimin e importit, të cilin e evidentonte përmes detyrës së kryedoganjerit. Ftesën e tij e përkrahën fillimisht disa biznesmenë që ishin aksionerët e parë të kësaj shoqërie, që më pas u shtri në të gjithë vendin. Ahmet Boriçi është dy herë radhazi drejtues i këshillit mbikëqyrës të kësaj shoqërie dhe udhëhoqi korrespondencën me firmat e prodhimittë makinave industriale, organizoi vendosjen e një administrate të kualifikuar.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.