Gjashtë vjet punë në arkivat e Vjenës, Pjetër Logoreci sjell librin “Histori shkodrane në fotografi”
Burimi: [ Historia e Shkodrës – Wikipedia ]
Rrethimi i Shkodrës – video
Historia e Shkodrës
Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqeje
Përmbajtja
1 Lashtësia
2 Mesjeta
3 Principata e Shkodrës në kohën e brezit të dytë të sunduesve Balshaj
4 Sulltan Mehmeti II
5 Shkodra nën Bushatllinjët 1757-1831
6 Nisja e trazirave
7 Çlirimi dhe Rrethimi i Shkodres, pavarësia
7.1 Rrethimi
7.2 Çlirimi
8 Komunizmi
9 Burimi i të dhënave
Lashtësia
Shkodra është qendër e një hinterlandi të banuar në mënyrë të panderprerë, ku janë gjetur gjurmë të paleolitit (gurit të vjetër) të mesëm, ndërsa që nga neoliti (guri i ri) gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë.
Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V – IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.
Mbretëria Ilire nga lumi Naretva në veri deri në Labërinë e sotme
Shkodra gjendej në vendin ku bashkoheshin dy lumenj, Barbana (Buna) që vinte nga Palus Labeatis (Liqeni i Shkodrës) dhe Klausala (Kiri) që rridhte (rrjedh) në Lindje. Këtu, në trekëndëshin e formuar nga lumenjtë, ngrihet një shkëmb gelqeror me tri faqe të thepisura. Shkodra ka më se dymijë vjet që nuk e ka ndryshuar emrin. Romakët e kanë thirrur qytetin Scodra; po ashtu edhe grekët.. “Hahn ka menduar se emri vjen nga fjala shqipe kodra” (tezë kjo tashmë e kapërcyer nga studiuesit).
Ndër autorët antikë, Shkodra përmendet fillimisht tek Polibi, i cili na jep disa karakteristika të tij, ndersa Tit Livi e cilëson Scodren si “vendi më i fortë i labeatëve dhe i vështirë për t’u afruar”.
Athinaja qyqe, hipur mbi një amforë vere. Monedhë argjendi, me shkrim alfabetik prerje e shek VI-V p.e.r. Gjetur në Shkodër.
Kërkimet arkeologjike nënujore kanë zbuluar në brigjet e Drinit, në pjesën lindore të urës së vjetër të Bahçallëkut, mbeturinat e një muri të gjatë, që i përket periudhës qytetare ilire. Nga gërmimet e rastit të kryera në zonën jugore të kodrës së kalasë, janë nxjerrë në dritë copa të ndryshme qeramike të periudhës antike, por mbi të gjitha janë germimet arkeologjike të bëra nga Bërthama Arkeologjike e Shkodrës, (gjegjësisht arkeologu Gëzim Hoxha), e cila në vitin 1988 ka zbuluar një pjesë të konsiderueshme të murit rrethues të periudhës romake në pjesën jugperëndimore të kodër-kalasë, mur i cili patjetër duhet të ketë vijimësinë nga muri ilir. (ky mur me vlera të paimagjinueshme, në pjesën e zbuluar, ndodhet sot pothuajse plotësisht i asgjesuar nga mospërkujdesja sistematike e njësive pushtetare krahinore dhe qendrore, të cilat madje kanë stimuluar, në një lloj mënyre me papërgjegjshmerine e tyre, këtë proces barbar).
Athinaja me helmetë luftarake. Monedhë argjendi, me shkrim alfabetik prerje e shek VI-V p.e.r. Gjetur në Shkodër.
Disa konstatime na bëjnë ta shohim këtë shtrirje të Shkodrës në pjesën e ulët të qytetit, pikërisht në jug të kodrës së kalasë.
Prefektura e Ilirikumit
Me vlerë për vendosjen e qytetit antik është edhe kumtimi i dhënë nga H. Hecquard-i, i cili thotë se duke punuar rrëzë kështjellës, qe zbuluar një farë tempulli i vogël me shtylla mermeri dhe me mbishkrime të ndryshme por ai nuk kishte arritur të njihte saktësisht vendin e zbulimit. Studiuesi Tozer, në mesin e shekullit të kaluar (1869) shënon se gërmadhat e qytetit të lashtë shiheshin në jug të kodrës së kështjellës. Një tabllo e tillë na lejon në një farë mase të krijojmë një ide mbi shtrirjen e qytetit të Shkodrës në antikitet: qyteti shtrihej si në fushë, kryesisht në pjesën jugore të kodrës, i rrethuar nga Kiri (Klausala) dhe Buna (Barbana), elemente natyrore mbrojtëse, si edhe sipër kodrës gëlqërore në rrafshin e gjërë, i cili duhet të ketë qenë Akropoli i qytetit antik të Scodrës. Studiuesit e ndryshëm nuk kanë munguar ta krahasojnë këtë edhe me Akropolin e Athinës. Akropoli i Shkodrës duhet të ketë shërbyer si mbrojtje e fundit e qytetit.
Veprimtaria ekonomike shoqërore ushtrohej në pjesën e poshtme të qytetit. Portat kryesore duhet të kenë qenë në pjesën jugore. Vendosja e romakëve në lëmin ushtarak 500 hapa larg mureve të qytetit, siç dëshmon Tit Livi, duhet të jetë bërë pikërisht përballë këtyre portave, afërsisht rrëzë kodrave të fshatit të sotëm Berdicë. Ky pozicion korrespondon qartë, si me largësinë e dhënë nga Tit Livi, ashtu edhe me rrugën e ardhjes së tyre. Shkodra kishte edhe skelen e vet lumore dhe liqenore. Kështu, pak a shumë, vazhdoi deri në shek. II para Krishtit e, kur u kthye Genci, u quajt “oppidum civium romanorum” ndër dokumenta romakë dhe ka gjasa, sepse, siç u vertetua ma vonë, ilirët mbërrijtën me hypë ndër poste të larta romake dhe deri në perandorë, si p.sh. Probi, Valentiniani, Diokleciani etj., etj. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore e Prevalit. Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë. Nga Shkodra kalonin rrugë tregetare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.[1]
Shteti i Gentës, Zetës apo Dioklesë siç njihet ndryshe
Mesjeta
Me dyndjet sllave pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Gentës (Zetës) në vitin 1040. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. I quajtur “xhevahir i kunorës së Rashës” e për një kohë prove, të princit trashigimtar të Derës së Nemanjes, i cili banonte pak larg qytetit, n´atë vend që Venedikasit vijuan ta quanin “La corte de lo imperator”; kjo krahinë, ndoshta, në kuptim të atyre princavet që mbanin titullin e vjetër ilirian “Jupan” ase “Zhupan”, toponimet e të cilëve i ruen sot Jubani dhe Zhubi. Si ra poshtë dera e Nemanjëve në shek. XIV, trashëgiminë e në mbarë Gentën me kryeqytet për disa kohë Shkodrën, dera e Balshajve (mendohet që kjo derë kishte origjinë të largët franceze (normane), e ardhur në këto vise gjatë kryqëzatave), që shtrinë zotrimet deri në Vlorë.
Hartë e brigjeve të zonave të ndikuara nga Venediku në Arbërinë veri-përëndimore
Principata e Shkodrës në kohën e brezit të dytë të sunduesve Balshaj
Në çastin e fuqizimit dhe të shtrirjes së tij më të madhe, shtetit të Balshajve iu desh të ballafaqohej me mësymjen gjithnjë e më intensive të sulltanëve osmanë.
Në vjeshtë të vitit 1385, një ushtri osmane, nën komandën e Hajredin Pashës, depërtoi në zotërimet jugore të Balshajve dhe iu drejtua Vlorës. Në Savër forcat e mbledhura me ngut nga Balsha II u ndeshën me osmanët, duke pësuar një humbje katastrofale. Vetë Balsha II ra në fushën e betejës. Nën goditjet e vazhdueshme të osmanëve dhe si rezultat i shkëputjes së zotërimeve të vogla të vasalëve të dikurshëm shteti i Balshajve u rrudh së tepërmi. Nipi i Balshës II, Gjergji II Strazimir Balsha (1385-1403), mundi të shpëtojë pjesërisht zotërimet e Gentës. Ato të Kosovës, në pjesën më të madhe, ranë në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Në Vlorë dhe në territorin e saj vazhdoi të sundojë e veja e Balshës II, Komnenë Muzaka – Balsha, e cila nuk kishte lidhje varësie me Gjergjin II Balsha.
Durrësin e shtiu përsëri në dorë princi Karl Topia, por edhe ky, tashmë nën presionin e vazhdueshëm osman, e kishte humbur pushtetin e dikurshëm. Përpjekjet e Gjergjit II, në fillimet e sundimit të tij, për të shtrënguar lidhjet me Republikën e Venedikut ndeshën në ftohtësinë e kësaj të fundit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas. Tre vjet më vonë, më 1392, në një përpjekje me forcat osmane Gjergji II Balsha ra rob i tyre dhe, kundrejt lirimit të tij, u lëshoi Shkodrën. Një vit më vonë, më 1393, Radik Gjurashi (Cërnojeviçi) i mori Balshës Buduën. Tashmë Gjergjit II i mbetën vetëm Ulqini dhe Tivari. Psikoza e pushtimit të afërm osman shtyu në atë kohë masa të tëra njerëzish të braktisnin qytetet e Shkodrës, Lezhës, Tivarit e të Ulqinit dhe t’i drejtoheshin bregdetit dalmat.
Hartë venedikase
Me këmbënguljen e tij, atij iu lejua që të ngrinte flamurin venecian në zotërimet e mbetura Tejbunës, gjë që do të thoshte se ato viheshin nën mbrojtjen veneciane. Venediku gjithashtu hoqi dorë nga përkrahja që u kishte dhënë deri atëherë rivalëve të Gjergjit II, në radhë të parë Radik Gjurashit (Cërnojeviçit). Në këtë mënyrë, Cërnojeviçi u ndodh i vetëm përballë hakmarrjes së Balshës, i cili që në fund të muajit prill 1396 e sulmoi në zotërimet e tij, duke e lënë edhe atë vetë të vrarë. Po ashtu, ai vuri nën trysni edhe kundërshtarët e tjerë të rrezikshëm të tij, si Dukagjinët, Jonimët e Zahariajt, si dhe princin serb Vuk Lazareviç, që synonte t’i rrëmbente zotërimet Balshës. Të gjithë këta zotër, kush më shumë e kush më pak, ishin kthyer në vasalë të sulltan Bajazitit I.
Shkodra nën Balshajt
Më i shquari nga brezi i dytë i Balshajve ishte pa dyshim djali i Gjergjit II, Balsha III (1403-1421). Një nga aktet e para të këtij, pasi mori frenat e pushtetit, ishte pikërisht rifitimi i Shkodrës dhe i qendrave të tjera të principatës, tashmë në dorë të Venedikut.
Monedha e Shkodres n’shek. XIV
Provizionin që i paguante si Gjergjit II Balshës, edhe Balshës III për qytetin e Shkodrës Venediku ua kaloi osmanëve. I mbështetur nga popullsia e pakënaqur e viseve të Shkodrës, të Ulqinit e të Tivarit dhe nga mjaft krerë shqiptarë, që u bashkuan me të, Balsha III rifilloi sulmet mbi zotërimet e Venedikut. Një flotë e tij arriti, madje, të depërtonte në Bunë dhe të futej në liqenin e Shkodrës në mars 1410. Megjithëse të mbështetur nga komandanti osman i Shkupit, Bajaziti, venecianët nuk ishin në gjendje t’u bënin ballë sulmeve të Balshës, që mbështetej nga kryengritja që kishte përfshirë gjithë trevat veriperëndimore shqiptare. Me porosi të Senatit, kapiteni i flotës së Adriatikut, Pjetër Loredani, i ofroi Balshës kushtet e paqes të vitit 1408. Por ndërkohë pozitat e këtij të fundit ishin forcuar së tepërmi. Mjaft nga krerët shqiptarë të malësive të Buduës, të Tivarit e të Shkodrës qenë bashkuar me të.
Njëherësh, sundimtari i fuqishëm i Bosnjës, Sandali, që ishte bërë njerku i tij pas martesës me nënën e Balshës, Helenën (dhjetor 1411), filloi të bënte presion mbi Venedikun që t’i kthente zotërimet atërore thjeshtrit të tij. Si rrjedhim, brenda vitit 1412 Balsha mundi të shtinte në dorë qytetet e Tivarit e të Shkodrës. Venedikut s’i mbetej tjetër veçse të ulej në tryezën e bisedimeve me sundimtarin shqiptar. Në paqen e arritur midis tyre në nëntor 1412 Balshës i njihej e drejta e zotërimit të Buduës, të Ulqinit e të Tivarit (por duhej të linte Shkodrën) kundrejt dhënies së provizionit vjetor prej 1 000 dukatesh. Balsha, nga ana e tij, zotohej të hiqte dorë nga çdo pretendim tjetër territorial, të pushonte sulmet mbi kështjellat dhe njerëzit e Venedikut dhe të mos hakmerrej ndaj shtetasve të tij që kishin bashkëpunuar me këtë të fundit. Në fakt, Balsha II nuk iu përmbajt kësaj klauzole të fundit. Ai zuri, vrau, gjymtoi dhe torturoi mjaft burra nga bashkësitë e Hotëve, Tuzëve, Bitidosëve, Matagushëve.
Nga ana tjetër, ai ndihej aq i fuqishëm sa të vazhdonte të sulmonte anijet, karvanet e deri forcat e kështjellat e Venedikut. Në fillim të vitit 1419 Balsha III rrethoi Drishtin dhe qyteti, veç kështjellës së sipërme, u mor prej tij në qershor të po atij viti. Ndihma që osmanët i dërguan sakaq garnizonit venecian të Drishtit (rreth 8 mijë ushtarë) nuk luajti rol. Më 25 gusht 1419 garnizoni venecian i qytetit me podestan Korrer në krye iu dorëzua sundimtarit shqiptar, i cili e vazhdoi paskëtaj mësymjen në Shkodër, duke shtënë në dorë territorin jashtë qytetit. Oferta që ai i bëri Republikës për të nënshkruar një paqe kundrejt lëshimit të Shkodrës nuk u pranua nga kjo e fundit. Në fund të vitit 1420 Balsha III sulmoi Kotorrin, rival i përhershëm i Balshajve, që po atë vit kishte pranuar sundimin e Venedikut. Ndihma që Balsha priste t’i vinte nga veriu prej njerkut të tij, Sandalit të Bosnjës, nuk u duk dhe, në betejën e ashpër që u zhvillua në janarin e vitit 1421 jashtë mureve të qytetit, ushtria e Balshës u thye keqas. Disa muaj më vonë pinjolli i fundit i Balshëve vdiq (26 prill 1421) pa mundur të rikrijonte zotërimin e pavarur të paraardhësve të tij të mëdhenj.
Hartë po venedikase e gjetur bashkë me Statutet e Shkodres në Muzeun Correr, Venecie
Në këtë kohë Shirqi ishte skela e Shkodrës prej nga eksportoheshin lëndë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë; sidomos saraga, putarga dhe njala të krypuna. Karnavalet në Shkodër festohen që para ardhjes së pushtuesve osman.
Gravurë e shek. XV nga një artist gjerman në librin “Rrethimi i Shkodrës”
Rrethimi
Në vitin 1474 turqit e mësyen Shkodrën nën komanden e Sulejman Pashës, i cili e mbajti të rrethuar prej 17 majit deri me 17 gusht, por pa mundur ta shtier në dorë. Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione. Selinë e përgjithshëm e nguli në Berdicë, në kala të Katalinës, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal që kishte prurë nga Anadolli, i shkriu në lagjen Tophanë,- që thuhet se qysh atëherë i mbeti ky emër. Më 27 Qershor 1477, duke kundruar nga Gomna e Harapit kështjellën e Shkodrës, duke pa madhështinë, bukurinë dhe qendresën heroike të të rrethuarve, tha këto fjalë: “Sa çerdhe të bukur paska zgjedhë shqipja me ruejtë zogjtë e vet”.
Dhe, me të vertetë; duke mos ditur kurrsesi ta shtier në dorë, u kthye i koritur nga Stambolli, mbasi kishte hedhur mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit, e qëndresa e arbërorve me në krye kapitenin venedikas Antonio Loredan ishte vendimtare. Në dalëzotje të kalasë luftonin me trimëri të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan. Marin Barleti dishmon açik se është shqiptar (arbër), kur thotë se në fjalimin e flaktë që u mbajti në tri gjuhë luftarëve mbrojtësa: italisht venecianëvet, sllavisht mercenarëve dhe… “tash po sillem e u flas të mijve”, u foli arbërve. Kur dolën nga rrethimi të dy vajtën në Venedik, ku u pritën me nderime të mëdha nga ana e Senatit. Për të vazhduar rrethimin la këtu Ahmet Evrenoz Pashën me 40.000 ushtarë ku ishin më të zgjedhurit. Ngushtuar prej ujit dhe paksuar numri i mbrojtësave, me 25.I.1479 Shkodra ra në dorë me qyshke (kushte) të ndershme:
1) Me marrë me vehte armët;
2) Me marrë plaçkat sa mund të mbashin;
3) Me marrë të gjitha enët shejte dhe gjanat e kushtueshme. Pasha dhe vetë ushtarët dhe oficerat turq mbetën të mrekulluar, kur panë duke dalë andej vetëm 450 ushtarë që kishin teprue dhe 150 gra e pleq.
Gjergj Merula, i cili ndodhej në kështjellë nder të rrethuarit, e pershkruan bukur e thekshëm qendresën heroike të shkodranëve dhe ndërsa tjera, tregon se vetëm luftëtarëve u jepej me pi nga një putir ujë çdo 24 orë dhe për gjellë kishin nga një grusht krunde të kavertisura, sepse bukë nuk kishte për askënd. Pak para se të ngushtohej qarkimi, pleq, plaka, fëmijë, të paaftë për luftimeu çuan n’Ulqin, ndër të cilët ndodhej dhe Marin Beçikemi, një ndër humanistët e përmendur të mesjetës; ky e ndoqi për së afërmi luftën heroike të dalëzotësve të Shkodrës, sikurse e dëshmon në fjalimet e tija që mban në raste të ndryshme. Me ramjen e Shkodrës në dorë të turqve, qyteti u rrafshua, populli mori arratinë, kush maleve e kush në mërgim.
Ndër familjet që dolën nga Shkodra kjenë ndër të tjera edhe këto: Bogana, Zakarija, Negri, Martini, Spani, Zoima, Dukagjini, Dulçikja, Mateu, Milutini, Angjeli, Kalaci, Jak Moneta, Pjetër Pojani, dhe prifti shkodran Marin Barleti. Për disa kohë qyteti mbeti shkretë dhe popullsisë së vjetër, ia xuni vendin një koloni turke; turqit kishin prurë me vehte, të marrun nga fundi i Anadollit disa vetë për shërbime kuajsh dhe, kur pushtuan qytetin, kërkuan të riatdhesoheshin, por komanda ushtarake nuk i lejoi dhe kështu derguan e morën familjet e tyre dhe xunë vend në anën veriore të kështjellës. Këta qënë magjypët e sotshëm: andej shprehja ironike shkodrane se “Shkodranë janë vetëm magjypët”. Qytetin e mori në dorë Koxha Jusuf Beu, nga i cili rrjedhin dhe Bushatllinjtë.
Sulltan Mehmeti II
Në 1499-1500, ndërtohet Ura e Bunës nga osmanët. Thuhet se ka qenë ndërtuar një tjetër më parë përballë ish Fabrikës së Çimentos, por se kur nuk dihet. Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi qendresën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100,000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1,600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje, humanisti Marin Barleti. Libri i tij “Rrethimi i Shkodrës” u botua në Evropë në vitin 1504, përbën dëshmi të pakrahasueshme të rezistencës dhe burrërisë së shkodranëve ndaj pushtuesit aziatik.
Territoret e Albaniæ Veneta (me ngjyrë të hapur) dhe vitet e rënjes së tyre në dorë të turkut
“Provincia d’Albania”, hartë veneciane, lart në të majtë shquhet Shkodra
Në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve në Shkodër ku morën pjesë 20.000 vetë dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u bë te “Lama e Spahive” (ndermjet Urës së Madhe dhe Urës së Kirit) ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituan të drejtën që të qeveriseshin nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollejt e Pejës. Të tjera kryengritje me rëndësi qenë bërë edhe ndër vitët 1602-1614, por më e madhja qé ajo e vitit 1647 që, po t´u printe mbarë lufta, shkodranët do e fitonin lirinë e pavarësinë qysh atëherë. Në vitin 1621, në vjeshtë, Imzot Pjetër Budi, ndërsa Turqia ishte e xënë në luftë me Poloninë, përgatiti një kryengritje të përgjithshme kundër Turqisë dhe shtroi planin e luftës për çlirimin duke përcaktuar edhe numrin e luftëtarëve që përmblidheshin në 300.000 vetë, dhe i njoftoi Vatikanit me letër se është marrë vesh me krerët e vendit, myslimanë e të krishtenë.
Pesë herë shkoi në Romë, për t’i qarë hallin Shqipërisë dhe për kërkuar ndihmë, po t’mos ishte vdekja e papritur, që u mbyt në Drin në vitin 1623, ndoshta Shqipëria do të ishte shkëputur që asokohe nga zgjedha turke. Më 1624 martirizohet Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrës. Më 1648 P.Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarë françeskanë, ngulen mbi huj për fé në Pazar të Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndenji gjallë tri ditë duke predikuar. Më 1698 P. Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi. Më 1718 P. Antoni nga Sora, françeskan, varet në konop për fe, afër Shkodre. Më 1937 kemi një regjistër pagzimi nga Imzot Pal Kamsi, famullitar në Top’hanë. Më 1739 Malësorët e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashë Begollin prej Peje. Më 1740 Zi e madhe buke në të gjithë Shqipëninë. Don Karlo i Napolit dergon grurë. Çmimi: Një kalë arrinë 16.000 aspra, çeniku i orizit 40 okë e djathë 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra. Më 1745 përmenden nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit këta lagje dhe rrethe të Shkodres, Top’hana, Rëmaji, Kazena (kodra), Sh’Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh. Më 1755 Çaushollajt qiten jashtë Shkodre.
Shkodra nën Bushatllinjët 1757-1831
Nga gjysma e shek. XVIII Mehmet Pashë Plaku, i derës së Bushatlijve, thirri për drekë pashën turk që sundonte Shkodrën dhe e mbajti aty peng duke e dëtyruar t’i shkruante Portës së Lartë se kishte ardhur koha që vendi të qeverisej nga sundimtarët vendas, kjo ndodhi me mbështetjen e lagjes Tabakë, që në kohë ishte bajrak i parë i qytetit, mbështetje që i shërbeu kundrejt familjeve të mëdha Begollajve e Çaushollajve. Stambolla e pranoi dhe e emëroi sundimtar të sanxhakut Mehmetin, të cilit iu dhá titulli Pashë më 1757. E u bë në vijim themeluesi i Pashallekut të Shkodres. Ai vendosi qetësinë e rregullin në sanxhak, dhe zbatoi politikën e tolerancës fetare për katolikët, duke marrë nën mbrojteje klerin[3]. Më 1764 themelohet në Shkodër shoqëria e Shën Andout. Arriti të bëhet Kapudan-i-derja i flotes perëndimore osmane gjate luftës ruso–turke të 1768–1774; dhe luftoi mjaft ashpër dhe piraterinë. Mehmet pasha hodhi vështrimin mbi Lezhën e Zadrimën dhe ia shkëputi sanxhakut të Dukagjinit. Mehmet Plaku e zgjeroi ndikimin e vet në krahinat e Durrësit dhe Tiranës me lidhje martesore. Sipërmarrja e skelës së Durrësit ra në duart e tij. Në vitin 1771 Porta e Lartë i dha gradën e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakëve të Shkodrës, Dukagjinit, Ohrit dhe Elbasanit. Kjo datë shënon krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, si një grupim territorial politik i qëndrueshëm që qeverisej në mënyrë autonome, brenda shtetit osman.
Mbas tij sundoi Mustafë Qorri, trim e i mençur shumë, por u helmua nga dy gra të haremit që ia kishte çuar peshqesh Stambolli e vdes gjatë luftimeve në Moré.
Ia xuri vendin Mehmet Pasha e mbas tij KaraMahmud Pashë Bushati, i cili me 25.II.1787 u pajtua me Mirditën Kreshnike e me ndihmen e tyne theu turqit në një luftë kryengritëse dhe në vitin 1796 iu pre koka në luftë. Koka e tij gjindet i balsamuar në Muzeumin e Cetinës. Ia xuri vendin Brahim Pasha, por ky duke qenë fanatik çarti gjithë punën që kishte bërë Kara Mahmuti dhe si vegël e verbër e Stambollës, ngjalli ngatërresa e përçamje ndermjet myslimanëve dhe krishtenëve. Më 1784 Pazari i Shkodrës mbushet me drithë dhe çmimi që ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra në 1500-1200 dhe ky bollëk vazhdoi deri më 1789. Më parë, në 1786 në Shkodër shpërtheu murtaja. Hipi në sundim rrjedhimisht me dredhi e dhelpëri Mustafa Pasha, i cili ndertoi Bexhistenin, i dha lulëzim tregtisë, siguroi udhën e Kosovës nga kusarët, por bëri krimin e madh duke shfarosë e mërgue kulm e themel familjet kundershtare të tijat, Dervishajt, Çaushollajt e Gjylbegajt dhe duke vrarë në befasi Mehmet Begun të nipin, dhe duke helmuar në burg dy nipat e tjerë, Dervish Begun e Tahir Pashën me dorën e dajës së tij Xheladinit.
Duke dashur me i dalë dore Turqisë më 1831 shpalli luftën dhe u thye në Babune, ku mbet i vramë edhe kumbara i tij Gjon Leka i Gegajvet të Shllakut i cili i shpëtoi jetën Mustafës. Erdh e u ndry në kështjellë të Shkodrës e ra në dorë; qé lidhë e çue në Stambollë bashkë me të birin e me një djalë që mbante mbas vedit si besnik. Gjykata kishte dhënë vendim me ia pre kokën. Sadrazemi, kryeministri, ishte mik i ngushtë i Mustafa Pashës. Kur mori vesht lajmin e dënimit me vdekje besniku i tij Mustafë Suma i cili i përngjante shumë nga fytyra, iu lut t’í jepte teshat e tij dhe të shkonte ai me u pre për te. Të nesermën ndersa Sulltani drejtohej nga Ajia Sofija me falë Xhumanë (e premtja për muslimanët), i biri i Mustafë Pashës i doli para dhe iu lut me ia falë babën. Mbreti për ta larguar i premtoi se po, dhe në atë çast doli Mustafë Pasha i gjallë. Siç i premtoi, i fali jetën dhe e emëroi sundimtar Vali në Diarbekir. Vdiq dhe u varros në Stamboll. Mbas Bushatlijve erdhën pashallarë turq.
Nisja e trazirave
Në vitet 1834-1835 një tjetër kryengritje e madhe plasi në Shkodër nën udhëheqjen e fshatarit legjendar Dasho Shkreli, e cila ngujoi në kështjellë Valinë, Ali Namikun dhe gjithë ndihmën e madhe që erdhi nga Stambolla, 8 batalione nën urdhënat e Hafiz Pashës dhe të Mahmut Pashës të Rumelisë, mbet i rrethuar për gjashtë muaj rresht dhe kështu valia qe i shtrenguar të kërkoj një marrëveshtje dhe të bënte një falje të përgjithshme; falja qé sa për faqe, sepse, më vonë, Ymer Pasha shtroi Shkodrën, nxuri dhe burgosi parësinë e vendit dhe udhëheqësit e kryengritjes dhe i mërgoi në Anadoll. Masat administrative, tentativat për zbatimin e reformave ushtarake e për kufizimin e qeverisjes së zonave malore, taksat, grabitja e dhuna i shtuan pakënaqësitë e Sanxhakut të Shkodrës, që u bë më i privilegjuari.[4] Brenda 40 vjetëve (1831-1871) në Shkodër u ndërruan 52 të tillë. Knjazi i Malit të Zi kërkonte ta shfrytëzonte për të zgjeruar tokat e tij, duke sulmuar herë pas here në pikat kufitare më kyçe.
Anije në Bunë
Më 1718 Shkodra do të ketë 7 selitë e konsullatave të Fuqive të Mëdha të Evropës. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri me 1809 ndërtohet Bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit. Në shekullin e XlX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka ~2500-3500 dyqane (shitore) të stilit persian. Qyteti arrin në 50’000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, havjar, që eksportohen. Si port përdorej Oboti e Ulqini e me vonë Shëngjini. Në 1859 Themelimi i Seminarit Papnor të Shkodrës me nxënësit Prenk Doçi, Ndue Bytyçi. Gusht 1861 Françeskanët ngrejnë Kuvendin e tyre në Shkodër. Në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet në Malësi por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudes. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit të Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është n’anën veriore të Liqenit të Shkodres, dolën vullnetarë nga djelmnia shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka. Ngjarja, ku lindi heroizmi i Oso Kukës, ishte në vijë kufitare me Malin e Zi, ishte kalaja e Vraninës, e cila në qershorin e vitit 1861 u sulmua nga ushtria malazeze.
Ajo numëronte një kontingjent prej 8,000 vetësh. Në fillim ata zaptuan Lisedrën (një ishull i vogël në liqen të Shkodrës, nga ku me lundërza komandanti armik hodhi forca në Vraninë, për të marrë së pari kullën, se kjo e bënte më të lehtë ecjen para të ushtrisë malazeze. Kulla (Kalaja) kishte përpara një të ashtuquajtur Maksud-kullë (rezervë), ku Osoja kishte lënë pjesë të shokëve të vet. Pabarazia në numër e luftëtarëve shihej qartë, luftonte një ushtri 8,000 trupash me një çetë të vogël shkodranësh. Në Shkodër, në fillim të vitit 1862, ishte krijuar një situatë kryengritëse, populli i armatosur i detyroi trupat otomane të largohen nga qyteti, preu lidhjet telegrafike, e deklaroi Valiun të rrëzuar (Çerkez Abdi Pasha), siguroi lidhjet me malësorë trima dhe krijoi çeta me luftëtarë-vullnetarë në mbrojtje të kufijve. Dhjetor 1866 Krijohet i Treti Urdhër në Shkodër. Kjo situatë ndodhi se pashai Osman me pushtetin e tij voli mundin e djersën e popullit, grabiti e shteroi burimet jetësore e nuk ishte në gjendje as ta mbrojë, as të luftojë lakmimet e cënimet e të tjerëve ndaj Shqipërisë, madje pengonte shqiptarët t‘i bënin mbrojtje trojeve të veta, se Turqia plotësonte dëshirat e qëllimet e tyre mbi kurrizin e Shqipërisë, duke nxitur edhe ai vetë gjakderdhje e vjedhje në kthinat kufitare e shpesh qeveritarët nuk i linin shqiptarët t‘u përgjigjeshin kërcënimeve malazeze e serbe. Në shkrut të vitit 1867 qyteti bëhet qendër e Arqipeshkvisë.
Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, dogane. Më 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Afër Pazarit ekzistonte një molo në lumin Bunë, ku akomodoheshin barka e anije të vogla ndërmjet të cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun. Qyteti shquhet në atë kohë për oborret e lulishtet. Shtator 1874 çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta. Rreth viteve 1840 ngrihet ndërtesa e bibliotekës se Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3.000 vëllime teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike e deri në ekzemplare. Libra me vlera u grumbulluan me vonë edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike Jezuite e Françeskane. Po këtë periudhë u themeluan shoqëritë letrare, kulturore e sportive si “Bashkimi” dhe “Agimi”.
Me 7 prill 1858 themelohet Katedralja e Shkodres ose “Kisha e Madhe” siç quhet, një ndër objektet kristiane më të bukura në Ballkan asokohe. Kjo godinë kreu funksionet e sajë fetare der më 1967 kur u bë pallat sporti nga regjimi komunist. Në 1991 u kthye përsëri në kishë. Sipas disa shënimeve të “Basilica di San Pietro” në Romë, klasifikohet si një nga kishat më të gjata në botë, dhe zë me 73.5 m e saja të gjatësisë, vëndin e nëntë. Dhjetor 1874 shkrepë n’orën 5.15 në depon e municionit të kështjellës që merr flakë dhe mbesin të vdekur 97 vetë. Korrik 1875 themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol. Shtator 1875 themelohet Kongregacioni i Zojës Nunciatë në Shkodër. Shtator 1877 Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.
Porti lumor i Shkodrës, dhe ura Bunës
Themelohet në 1880 Muzeu i Jezuitëve, i cili ishte i ndarë në disa seksione me permbajtje shumë interesante e tepër të hershme. Në 1879 krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine në Shkodër. Themelimi i shkollës Stigmatine për vajza. 1882 Çelet Kolegja Serafike Françeskane. 1887 Krijohet Kuvendi i Françeskanëve te Arra e madhe. At Shtjefën Gjeçovi, i cili mblodhi kodin zakonor gojor të maleve e e përpiloi Kanunin te Lekë Dukagjinit, themelon Muzeumin e Françeskanëve në vitin 1890. Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhës së aristokracisë mesjetare, është ndërtuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhuur ketu rreth çerekut të fundit të shek. XIX. Në vitin 1890 ndërtohet “Teatri i Kolegjit Saverian”. 1899 Imzot Prenk Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqërinë Letrare “Bashkimi”[5]. 1889 Themelohet Kompania e “Zojës Rruzare” te Arra e Madhe. 1889 Krijohet shoqëria bamirëse “Rrethi i Shën Jozefit” në Kolegjën Saveriane. 1889 – Çelet spitali i Motrave të Mëshirës në Shkodër. 28.6.1897 Motrat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas. 1902 Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe falë At Gjergj Fishtës. 1903 Me alfabet të Shoqërisë “Agimi” shtypen tekstet e shkollave fillore. 13.6.1904 Imzot Jak Serreqi krijon qelën e re famullitare në Serreq.
Qyteti me 1 qeshor 1905 përjeton ngjarje katastrofale nga tërmeti që shkaktoi dëme të mëdha, vdesin 159 vetë dhe plagosen 250 të tjerë. Lëkundjet e vazhdueshme do të zgjasin afro një vit. Lagjet e vjetra pothuajse u sheshuan, u përmbyten shumica e tokave. Por, ashtu siç dëshmon historia, Shkodra rilindi nga hiri i saj. 8.12.1905 Bekimi i Kishës Françeskane të Gjuhadolit. 1907 Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; më vonë dhe i pleqve të vorfën. 1908 Vëllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin për fëmijët e vorfën në Shkodër. Me 10 korrik 1908 u shpall Konstitucioni të Sulltan Hamitit dhe në Shkodër u bënë kremtime të mëdha duke kujtuar dhe shpresar se njimend u fitua njëfarë soj lirie, por nuk vonoi shumë dhe ia bëri Shefqet Turgut Pasha, i cili çarmatosi, xuri dhe burgosi atdhetarë të vërtetë dhe dhunoi sidomos ndër malsinat nga shkeli këmba e tij shfarosëse, por i ndeshi sharra në gozhdë në Malësi të Madhe dhe në Dukagjin e u nda me faqe të zezë.
1908 Shkodra merr pjesë në Kongresin e Manastirit ku dërgohen të mëdhenjt e letrave shqipe dhe jo vetëm,: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Hilë Mosi. 1909 Del në Shkodër gazeta “Koha” “Bashkimi”. Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar. Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër. 24.7.1910 Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen ta shtrojë Shkodrën.
Ngritja e flamurit në Bratile, Malci në 6.4.1911
Çlirimi dhe Rrethimi i Shkodres, pavarësia
Më 1910 Kryengritja e Përgjithshme e Malësisë së Madhe në të njëjtën periudhë me luftrat në Kaçanik e në Buletin. 26.7.1910 Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër të shtrojë Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t’Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisë turke. Me 6 prill 1911 hotjani Dedë Gjo Luli, e Mehmet Shpendi me shokë, ngriti i pari flamurin kombëtar në Bratile (Rudinë), në majë të Deçiqit nga kryengritja e madhe që u bë me kockë të fortë Këlmendasit; ai flamur ruhet sot në Muzeun Historik të Tiranës. (Sot i zhdukun, shënim i red.) ishte hera e parë që u çua ai flamur pas rënjes së Shkodrës më 1479[6]. 18.5.1911 Kryengritësit shqiptarë i përgjigjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se do të luftojnë duke derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.
Fillimet e institucionit të Bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865. Në fillim u quajt “Beledie” deri në vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe më pas Bashki.
Perlimtare
Rrethimi
Adjutanti i gjeneral Hasan Rizas, trokiti në derën e eprorit të tij pa zbardhur ende mëngjesi i datës 8 tetor 1912 duke i dhënë lajmin se Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevojë për më shumë shpjegime. Dy orë me pas ai u njoftua se trupat Malazeze, ashtu siç pritej, qenë drejtuar për në Shkodër. Në mesditë gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur në Bardhanjore dhe po atë mbasdite mblodhi të gjithë komandantët e tij.
“Qyteti do të rrethohet së shpejti, por ky qytet nuk do të bjerë në dorën e malazezëve. Shkodra është fati ynë ose varri ynë, por jo turpi ynë. Sot kemi 5 mijë trupa ushtarake, por mbi 20 mijë të tjerë janë duke ardhur në ndihmën tonë. Që sot fillon një betejë e vështirë, që asnjë nga ne nuk e di se sa do të zgjasë”[7].
Atë ditë, nga të gjitha trupat e pritura, vetëm 10 mijë vullnetarë të Shqipërisë së Mesme, të prirë nga gjeneral Esat Toptani, kishin arritur të hynin në qytet. Mbi 2 mijë matjanë, të drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogolli, ishin shpartalluar nga serbët në Lezhë, ndërsa trupat ushtarake turke, të drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Jella, që gjendeshin në Berat, u gozhduan në fushën e Myzeqesë nga sulmi i perbashkët serbo-bullgar. Ai nuk priste më ndihma të tjera dhe me 15 mijë luftëtarë i duhej të përballonte një rrethim t’ashpër prej më shumë se 25 mijë malazezësh dhe një fuqi ndihmëse prej gati 30 mijë serbësh, që shumë shpejt do të bashkohej me ta.
Pas shpalljes së pavarsisë në vitin 1912, populli shkodran përballoi për shtatë muaj rrethimin e ushtrive të Malit te Zi dhe Serbisë, të cilat në luftën ballkanike që kishte nisur, donin të pushtonin qytetin dhe rajonin përreth tij, burgosën në Shpuzë një grusht patriotash që nuk donin m’ìu përulë sundimit sllav, 36.000 gjyle u hodhën mbi qytet, por Shkodra nuk ra në dorë. Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t’i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qartë. Me idenë e faktit të kryer, fuqitë ballkanike, të ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosën të pushtojnë sa më shumë territore të mundshme, me idenë që Konferenca e Ambasadorëve, që pritej të mblidhej në dhjetor, të vendoste shtrirjen e kufijve të tyre në gjithë tokat që kishin nën kontroll[8].
Rrethimi i Shkodrës do të zgjaste më shumë se 183 ditë dhe se beteja për të do të bëhej një nga më të famshmet në Europën e kohës. Të rejat e saj zinin vend rregullisht në të gjitha gazetat më të mëdha perëndimore, ndërsa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bënë figura të njohura. Së paku 15 libra janë botuar në gjuhë të ndryshme për rrethimin. Vetë Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur në fushimin e trupave të tij për t’i dhënë zemër ushtrisë, që drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armëpushimi që pasoi në muajin dhjetor, u kishte dhënë mundësi serbëve që mbi 30 mijë trupa të tyre t’i dërgonin në përforcim të trupave malazeze. Po në këtë kohë, me një telegram direkt, ministri turk i Luftës urdhëronte Hasan Riza Pashën, që lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej të dorëzonte qytetin tek malazezët. Telegrami shoqërohej nga një letër e princit Danilo, sipas së cilës, nëse Hasan Riza nuk i bindej urdhërit, ai konsiderohej dezertor dhe dënohej me vdekje së bashku me shtabin e tij.
Përgjigjia e Komandantit të qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithë popullatës që kishte në ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kundër dorëzimit dhe insistonin që qyteti të vazhdonte të mbrohej. Në përgjigje të letrës së princit Danilo ishte edhe një mesazh i Kryetarit të Bashkisë së Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve që të mos bombardonin spitalet, qendrat e fëmijëve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendrën, ku ishin vendosur gazetarët e huaj. Po ne atë letër, Gjylbegu u kërkonte trupave rrethuese që të lejonin hyrjen në qytet t’ilaçeve për të plagosurit si dhe t’ushqimeve për diplomatët dhe për 13 gazetarët e huaj. I bindur se qëndresa në qytet duhej të kishte një flamur, ai hyri në tratativa me Austro-Hungarinë. Por po atë ditë, Komandanti mori një tjetër mesazh: Alush Lohja i njoftoj se Shpallja e Pavarsisë në Vlorë ishte njohur nga Fuqitë e Mëdha dhe se mbrojtja e mëtejshme e qytetit mund të bëhej nën flamurin shqiptar. Sipas Lohes, në këtë mënyrë mund të motivoheshin edhe malësorët e Mirditës për të marrshuar në ndihmë të qytetit të rrethuar. Ideja e Lohes duket se i pëlqeu Komandantit që kjé mjaft koherent para kërkesave të shqiptarëve dhe, po atë ditë, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij.
Hasan Riza Pasha u njoftua se Ismail Qemali, një i njohur i vjetër i tij, ishte në dijeni të zhvillimeve në Shkodër dhe se një korrier, i quajtur Mark Dubashi, i dërgonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit të qytetit, Jak Serreqit. Natën e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtëpërdrejtë edhe nga Kryeministri Shqiptar, që e sqaronte se rezistenca në Shkodër ishte jetike për t’ardhmen e qytetit dhe e ftonte që ta mbronte këtë nën flamurin shqiptar[8]. Mbrojtja e qytetit ishte bërë ndërkohë e famshme n’Europë. Një korrespondent i gazetës angleze “Times”, i quajtur H. Nevinson, botonte çdo javë nga një artikull dhe, bashkë me raportimet e kolegëve të tjerë, mbrojtja e qytetit bëri bujë në Perëndim. Për më tepër, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bëra ndaj popullsisë civile dhe trupit diplomatik në Shkodër. Për të verifikuar raportet e gazetave dhe ato të konsujve të huaj atje, Konferenca e Ambasadorëve dërgoi në qytet një mision të kryesuar nga atasheu ushtarak austriak në Cetinë, kapiteni Hubka. Hubka, që u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nën-komandantin Esat Pashë Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut t’urisë dhe se mbi të qenë hedhur bomba pa mëshirë.
Por Hubka kreu edhe një mision të rëndësishëm politik: Jak Sereqi, arkipeshkvi i qytetit kishte rënë dakort me Hasan Riza Pashën dhe Alush Lohen që të ndihmonte në mobilizimin e malësorëve katolikë në ndihmë të qytetit, me kusht që, në të të ngrihej flamuri shqiptar dhe që për këtë aksion të binte dakort Austro-Hungaria. Hubka e siguroi për këtë, por ai shtoi, se nuk besonte që qyteti mund të rezistonte më shumë se 5-6 ditë, kohë e pamjaftueshme për të mobilizuar malësorët. Fatmirësisht, qyteti rezistoi edhe katër muaj. Aprovimi i Austro-Hungarisë mobilizoi edhe më shumë popullsinë katolike të qytetit. Gjeneral Hasan Riza, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Toptani, ranë dakort t’u dërgonin malësorëve, përmes Kuvendit të Rubikut (që mendohet të jetë mbajtur nga janari), dy mesazhe për ndihmë. Mesazhet, që shoqëroheshin edhe nga garancitë e Imzot Sereqit dhe ato t’Austro-Hungarisë, i udhëzonin malësoret katolike që të sulmonin nga pas trupat malazeze, me të parë që në kalanë e Shkodres është ngritur flamuri shqiptar. N’atë kohë situata në qytet ishte rënduar dhe ushqimet, megjithë racionimin e fortë, nuk gjendeshin më.
Kësaj i duhej shtuar fakti që pjesa më e madhe e qytetit ishte bërë gërmadhë nga bombardimet dhe në spitale nuk kishte më vend për të plagosurit-shumica e të cilëve ishin nga popullsia civile. Po kështu, trupat mbrojtëse kishin shumë humbje nga radhët e tyre, edhe pse tregimet e kohës dëshmojnë s’edhe malazezët kishin shumë të vrarë. Në qytet kishte filluar të qarkullonte ideja e dorëzimit, ide që sidoqoftë nuk thuhej me zë të lartë.[8] Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t’i mbetej Shqipërise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro – Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t’i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqipëria e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre.
Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: dorezimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithçka zgjati me shumë se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi.
Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Që më 10 prill diplomacia britanike informohet se Esat Toptani i cili kishte vrarë kolegun e tij komandantin turk Hasan Riza në mënyrë indirekte, i kishte kërkuar qeverisë malazeze më 19 mars një shumë prej 80.000 lirash turke (dy milionë florinta) për dorëzimin e qytetit të Shkodrës[9]. Vrasja e Hasan Riza Pashës, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha për të qenë i lirë në veprimet e tija që synonin drejt vendosjes në fronin e ri të princit të Shqipërisë. Shkodra u dorëzua në orën 3°° të mengjezit të ditës së mërkurë, 23 prill 1913. Diplomatët njoftojnë se dorëzimi i Shkodrës është bërë mbi bazen e një pazarllëku midis Esat Pashës dhe malazezëve, dhe bisedimet kishin vazhduar me ndërprerje disa ditë në kushtet e një izolimi të plotë të sekretit nga autoritete malazeze. Për ekzistencen e një pazarlleku të Esatit me malazezët na dëshmon edhe një dokument i një dëshmitari shkodran, pjesëmarrës në ngjarje. Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet.
25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane. Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqipërise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre. Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore.
Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqipërise, por kishte bere “korrigjime” te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro – Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t’i mbetet Shqipërise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti një fjalim të hapur, por edhe shumë cinik.
“Ne e dime, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqipëri”.
Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha[9]. Marrja e Shkodrës mund të konsiderohet se ishte vetëm një përpjekje e vonuar dhe e dështuar e Malit të Zi, pasi në vijim Fuqitë do ta dëtyrojnë (kontribut të madh dhanë diplomacia austro-hungareze me ministrin e jashtëm Berchtold e konti Mensdorf) atë të tërhiqet dhe ta lëshojë Shkodrën në duar të Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve. 13.6.1913 Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, atdhetari Karlo Suma mban fjalimin.
Ngritja e flamurit në bashkinë e Shkodrês
Situata mes Austro – Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro – Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro – Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t’i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqipëri. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare[9].
14.4.1913 Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej duke ìa lëshuar vendin në dorë ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
Çlirimi
Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.
Këto arsye Austria i lidhte edhe me aktet ndërkombëtare që i kishin përcaktuar asaj të drejten e protektoratit të kultit mbi katolikët shqiptarë.
“Ndjenjat austriake,- shprehej ambasadori austriak në Londër Mensdorf,- do të ofendoheshin për vdekje në qoftë se kjo popullsi do të shkrihej brënda një shteti të vogël me të cilin nuk kishte afinitet race dhe religjioni.”[10] Per t’i bërë presion Malit të Zi që të heqë rrethimin, disa luftanije austro-hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan n’ujrat e Adriatikut, perballë Tivarit[9].
Në 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqitë e medha[11], nga komisioni Ndërkombetar me delegat austro-hungarezët. 1915 Në Shkodër ngrehet një qeveri e përkohshme, por është më tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esat Pashë Toptanit. 5.6.1915 Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n’Itali.
6.1915 Ushtritë serbe të thyera përshkohen nëpër Shkodër, ku në Shtoj pushkatojnë Mustafa Qullin e Çerçiz Topullin, kapedanin e famshëm që kishte shkuar në veri të vendit për hir të çështjes shqiptare. 1916 Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër. 23.1.1916 Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës.
Rruga Franz Ferdinand
1916-7 Krijohet në Shkodër “Komisija Letrare”. 30.10.1918 Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipërinë. 11.1918 Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate. Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres. 2.1920 Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Rreth vjetëve 1920 ndodhi lufta e Koplikut në të cilën mori pjesë Shkodra me rrethet e malsinat në dalëzotje të lirisë të cilën donin me ia grabitë disa shovinista serbo-malazez, me 1921 ngjau kryengritja e Mirditës kryesua nga dera e Gjonmarkajve kundra qeverisë qëndrore të Tiranës, edhe në këtë, Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Me 6 qershor 1924 plasi kryengritja kundra Ahmet Zogut dhe shkodranët, malsorë e fshatarë morën pjesë vullnetarisht.
Me 1926 shpërthei Kryengritja e Dukagjinit dhe mos të ishte tradhtia në mes, malsorët do futeshin në Shkodër, me marrë sundimin në dorë, mbasi kishin arritur deri te Ura e Mesit. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe bëri në popullin e Shkodrës varja në litar e priftit katolik Dom Gjon Gazullit, me 4 Mars 1927. Në shtator të vitit 1936, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur Ç. Topulli e M. Qulli. I gjeti eshtrat e tyre, të cilat i vendosi në dy arkivole dhe ftoi bashkinë e Gjirokastrës që të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tyre që do të zhvillohej nga bashkia e Shkodrës. Me këtë rast niset nga Gjirokastra një delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi një ditë në Tiranë, delegacionit iu bashkëngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës më 14 shtator 1936. Janë të njohura dhe të botuara, në shtypin e kohës, fjalimet që mbajtën me këtë rast Padër Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me këtë rast doli nga rreshti i dytë, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti një fjalim që nuk u botua kurrë, por që u fiksua nga fotografi Kel Marubi.
Duke qenë mjeshtër i mashtrimeve, ai bëri që kjo foto të botohej duke fshirë imazhet e të gjithë personaliteteve që gjëndeshin të pranishëm, në atë çast, në ballkon e duke lënë aty vetëm imazhin e tij. Gjithashtu Enver Hoxha gënjeu në kujtimet e tij se ai gjoja paska hequr xhaketën ka shpërvjelur mëngët dhe ka punuar me kazmë e lopatë për të gjetur eshtrat e dy dëshmorëve, në një kohë që kur erdhi delegacioni gjirokastrit në Shkodër çdo gjë ishte bërë gati që më parë. Po të krahasojmë foton origjinale që gjëndet në Fototekën Marubi, me atë të retushuar e të botuar në librat e kohës, ku paraqitet Enver Hoxha duke folur i vetëm në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës, shihet qartë mashtrimi i bërë.
Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim evropian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash perparimtare. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste te Italise, me 7 Prill 1939, djelmnia shkodrane kërkoi armë për dalëzotje, por i qenë mohuar: me gjithëkëtê, këmishat e zeza të qeverisë fashiste i pritën nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dëshmi e gjallë qé vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit.[5]
Komunizmi
Më 28 nanduer gjermanët u larguen nga Shqipëria. Më 29, Fronti NacionalÇlirimtar me qendër në Rranxa (Reç, Rrjoll, Lohe), Postrribë, Bardhaj e Berdicë hynë në qytet – u ba paradë e madhe, ku ndërkaq vehej re se elementi katolik mungonte. Në Shkodër aq komunistë sa hynë s’i kishin as ushtritë e huaja; kishte grekë, bullgarë, çetnikë serb, edhe kaukazianë. Brigadat shqiptare të kryesueme nga major Gjin Marku shkuen me ndihmue popujt “vllazën” të Jugosllavisë. Duke filluar nga nëntori 1944, mbi këtë qytet u aplikua një represion i egër asgjesues sllavo-komunist, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjesuar institucionet e krijuara për shekuj nga qytetaria shkodrane; vuajti për 45 vjet nga shtypja që donte t´ìa çrrënjoste qytetit prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit.
U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijravjeçarë. Megjithë goditjen e pësuar qyteti ka mbijetuar midis vështirësish të mëdha dhe momentalisht po përpiqet të kapë fillin e saj të vijimësisë me traditen, të këputur padrejtësisht nga dhunuesit e kuq. Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën[12], e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve[13]. Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjestarët e grupit të fundit antikomunst me nxënësit që kishin dalë nga ajo shkollë.
Lidhur me këtë lëvizje e cila rifilloi në gjimnazin e qytetit (pak kohë pas mbarimit të Luftës) me krijimin e organizatës “Përpjekja Shqiptare” që kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Et’hem Bakalli. Në tetorin e vitit 1947 në shtëpinë e Nihat Bakallit në qytetin e Shkodrës u formua një organizatë antikomuniste e quajtur “Përpjekja Shqiptare”. Për ta shtrirë aktivitetin e asaj organizate edhe në qytete të tjera, Ahmet Bushati rekomandoi Ramazan Kthupin nga Durrësi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjëherë). Mbas pak ditësh nga takimi që pata me Bardhoshin, në muret e gjimnazit të Shkodrës u gjetën të shkruara me bojë të zezë parullat “Poshtë Komunizmi”, “Jashtë rrebelet” etj. Pasi nuk kishin kaluar as katër-pesë ditë nga ajo ditë u arrestuan, Remzi dhe Xhevat Quku e bashkë me ta dhe Osja, vëllai i vogël i Xhevatit[14].
E ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë që në janar të vitit 1990.
Burimi i të dhënave
^ Shkurt mbi Shkodren, nga shërbyesi kulturor Hamburg.de
^ Nga Gjon Frani Ivezaj, historian
^ Nga ditari personal i Át Erasmo Balneo 1756-1788
^ Oso Kuka me vulen e popullit, jo të qeverisë
^ a b Sheldia
^ Dedë Gjo Luli, mbrojtësi fisnik i trojeve shqiptare,- nga Gjergj Nikprelaj
^ Hasan Riza Pasha nga Blendi Fevziu
^ a b c Rrethim’i Shkodres nga Blendi Fevziu
^ a b c d e Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit nga Blendi Fevziu
^ Çështja e Shkodrës në Konferencen e Ambasadorëve 1912-1913 deri në momentin e dorëzimit Malit të Zi, Dr. Romeo Gurakuqi
^ Nga Romeo Gurakuqi
^ Vatajt nga Temali
^ (Anglisht) Historia e Shkodres
^ Kujton Ahmet Bushati
Kategoritë: Faqet me lidhjet e fileve të thyer.