Lin Delija, piktor kontemporan (1926-1994)

0
5538

[ Piktorët shkodranë ]

Piktorët shkodranë përmes penelit të tyre

Referencë për artin grafik shkodran.
Piktura është njëra nga gjinitë e artit figurativ që ka patur dhe ka lulëzimin e vet në Shkodër. Përgjatë pjacës dhe rreth saj gjen disa studio grafike të piktorëve shkodranë, ku ekspozohet puna e tyre dhe ku mund të blini pikturat e tyre.

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Lin Delija Lin Delija pat lind në Shkodër me 3 shkurt 1926. U rrit dhe u edukue në shkollën e Fretënve Françeskanë, ku edhe mori hov së pari talenti i tij artistik. Studjoi së pari në Hercegnovi dhe mandej në Zagreb në Akademinë e Arteve të Bukura. Mâ vonë, me ndihmën e Ernest Koliqit siguroi nji bursë studimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Mjeshtrat e tij të mëdhenj ishin Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli – prej të cilëve ai mori njohunitë e teknikave bashkëkohore dhe përsosi më tej botëkuptimin e tij artistik tue ndërthurë në mënyrë harmonike modernen me elementin etnik: shqiptar dhe ballkanik. Edhe pse studjoi me mjeshtra të mëdhaj të ngjyrave, Lin Delija do të mbesin deri në fund ai që ishte, piktor origjinal me talent të rrallë të cilin nuk pranoi me e shitë dhe me e ba pjesë të tregut.

Në vitin 1969 Lin Delija themelon Akademinë e Artit “Gjergj Fishta” dhe në vitin 1983 krijon Akademinë e Artit “Carlo Cesi” në vilën Mentuccia në Antrodoko.

Lin Delija

Delija (foto di Pasquale Chiuppi)Piktori Lin Delija mbylli sytë me 9 prill 1994 në Romë në moshën 68 vjeçare. Sot veprat e tija ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeumin e Artit Bashkëkohor në Romë, në Muzeumin «Lin Delija» në Antrodoko, në Muzeumin Qytetës të Osimo-s, në Qendrën e Studimeve të Artit Modern në Brescia, në Galerinë e Artit Modern në Palermo, në Muzeumin e Shën Anës në Quebec të Kanadasë, në Universitetin e Erlangen-it në Gjermani, në Neë York etj. Në qytetin e Osimo-s ekziston nji muzeum i kushtuem mjeshtrit Delija, ndërsa miqtë e tij të vjetër të Antrodoko-s i kanë ngritë nji muzeum në vitin 2002 në qytetin që i dha strehë bujare.


URAGANI LIN DELIJA

— nga Dr. Vat Marashi

Lin Delija Nuk thone kot qe rasti asht mbret i botes! Kur gjate aktiviteteve ne kuadrin e “Javes se kultures Shqiptare” qe patem organizuar si shoqate “Albania in Toscana”, e gjendeshim ne Komunen e Borgo San Lorenzo-s, rreth 30 km nga Firence, bashke me mikun e nderuar Kadri Metaj, professor i filozofise dhe estetikes i ardhur apostafat nga Prishtina per kete ngjarje kulturale, nje mik italian qe prej vitesh eshte nje nder miqte me te mire ne ndihme te emigranteve shqipatre te asaj zone, na prezantoi arkitektin Mark Lukolic, ne na u be qejfi, por nuk ishim aq kurjoze. Por gjendja ndryshoi kur ky zotri me thjeshtesi, por gati i shqetesuar filloi te na fliste per piktorin Lin Delija:

“ju qe keni organizuar kete jave te bukur kulture, mund te beni dcka per veprat e Lin Delise; shikoni eshte artist teper i madh i dimensioneve nderkombetare, komuna ku jetoi se fundi deri sa u nda nga jeta se shpejti inauguron Muzeumin e qytetit me emrin LIN DELIJA, – insistonte ai, gati me shqetesim dhe nderkohe qe ne i treguam interes dhe gatishmeri per t’u njohur me mire edhe me vepren e artistit tone, ai gati u permallua dhe vazhdoi biseden me nje shqipe qe merrej vesh mire. Ai paska qene me prejardhje nga shqiptaret e Tivarit.

Lin Delija, pikturë
Pas kesaj darke ne mbajtem lidhje dhe nga komuna Antrodoco na erdhi ftesa e inaugurimit te ketij muzeumi.E them se “ja vlejti barra qerane”!Kur pas tre kater oresh udhetimi, u drejtuam ne drejtim te kesaj komune, rruga filloi te behej gjithnje e “keqe” dhe malet ne te dy anet ngrinin shtatin progresivisht, duke na “kurthuar” ne zona gjithnje e me te thella, duke na kujtuar malet tona kur i ngjitesh Malsise se Madhe per ne Theth. Me se fundi, pak si ne medyshje ju afruam ketij lokaliteti, i cili nga larg nuk dukej vec nje grusht apartamente pa jete afer tri shpatmalesh ku gjarperonte nje si lume i vogel, i quajtur “Velo”, por atmosfera u be festive menjehere sapo ndaluam makinen, kur pame njoftimet e vendosura kudo neper mure e rruge si dhe nje levizje e gjalleruar e njerzve te gjithe ne drejtim te nje kishe ku do te zhvillohej ceremonia dhe brenda kishes puna kishte filluar paraprakisht me pranine e kryetarit te komunes, pasi njerzit ishin me dhjetera ne radhe per te marre zarfet e vulosura me nje vizatim te Lin Delise, dhe qe dilte ne qarkullim per postat italiane per te paren here.Kete fat e patem edhe ne. Salla e mbushur plot e perplot, aq e ngrohte per Lin Deline me te ftuar jo vetem nga gjithe Italia, por edhe miq nga Gjermania etj, e sejcilli fliste me te njejten menyre: ” i thjeshte si ai, por edhe i rrepte”, “Mjeshtri”, “I Madhi”, etj.

Lin Delija, pikturë
“Lin Delija ishte vertete njeri dhe artist i madh”, – tha kryetari i bashkise ne fjalen hyrese, pastaj vazhdoi: “por jo gjithmone Ai gjeti shperblimin e merituar nga administrata dhe sot me dhenien e emrit te Tij Muzeumit te qytetit shpresojme te paguajme nje pjese te vogel te borxhit ndaj Mjeshtrit te madh”! Atmosfera vinte gjithnje e behej me e ngrohte; ku njerez te thjeshte, poete e miq rrefenin histori e lexonin poezi kushtuar Artistit e pedagogut te vet. Sic doli nga tregimet, Ai kish kaluar rreth njezet vjetete fundit te jetes ne ate comune, duke patur fillimisht shume dyshime nga ana e njerzve dhe veshtiresi, por me kembenguljen dhe gjenialitetin e njeriut te madh ne radhe te pare dhe te artistit pastaj, ai kishte arritur jo vetem te fitonte respektin e te gjitheve, por edhe te jepte nje kontribut te jashtezakonshem ketij qyteti e krejt Rajonit, duke zbuluar gjate studimeve te tij edhe piktorin e viteve gjashteqind te atij qyteti, te harruar nga vete vendasit dhe me vone hap edhe akademine e arteve “Carlo Cesi”, emri ky i piktorit te harruar dhe te zbuluar nga Lin Delija, duke e shendrruar ne nje shkolle te vertete te Piktures se stilit te Lin Delise, falas per te gjithe pjesmarrsit, shume prej te cileve profesore ne universitetet me te rendesishme te Italise, si Rome e Milano dhe qe flisnin per Mjeshtrin e Madh shqiptar me nje respekt te padiskutueshem. “Lin Delia ishte vertete nje njeri dhe piktor gjenial” – vazhdoi ne nderhyrjen e tij Keshilltari per Kulturen i Rajonit Lazio, Prof. Luigi Ciaramelletti, – “dhe ju shqiparet prezent ketu ta dini se ju ka perfaqsuar si me mire nuk behet” – na u drejtua ne pasi pata rastin te kem pershendetur edhe une ne emer te pales shqiptare.

Lin Delija, autoportret Per familjen germane Shutz, qe kishte dhuruar disa nga pikturat e Lin Delise per hapjen e muzeut si dhe per profesoreshen Gabriela Trani nxenese dhe mike e madhe e piktorit e cila kishte dy albume pergatitur me detaje e shkrime qe do te japin drite mbi jeten e artistit, ai ishte nje idhull. Duhet thene se shume familje me te degjuar hapjen e muzeut, kishin sjelle kush nje kuader e kush nje tjeter per ta vene ne muze, perndryshe vepra e tij, per fat te keq, me sa u tha nga njerez kompetent, ishte vjedhur!Kjo me ben te shkruaj se edhe ajo pjese e trashegimise se tij kulturore qe nuk eshte vene ne muze, eshte ne rrezik te madh.Burime te sigurta flasin edhe per rreth 34 kuadro t epermasave te medha disa metershe, qe piktori i pati pergatitur per Kishen e qytetit te vet, ate te Shkodres.

Kjo ishte vecse nje konfirmim i asaj qe Ate Zef Plumbit ma pati thene telefonikisht nga Shkodra, pikerisht diten e inaugurimit te muzeut, i cili bashke me Ate Ambroz Martinin qene miq te ngushte te piktorit Lin Delija.Keto te dhena qe mbyllin edhe shkrimin mbi kete figure te shquar shqiptare protagonist ne kulturen evropiane e me gjere, do te donin te ndikonin sado pak ne shpetimin e asaj qe eshte e mundshme nga ajo pjese e veprave te mbijetuara, e nga ana tjeter si dhe te shprehin deshiren tone qe ashtu sic u kthye ne qytetin Antrodoco te Italise, si URAGAN sic donin ta krahasonin mjaft simptizante te tij, ashtu nje dite le te shpresojme se do t’i kthehet atdheut te vet bashke me veprat e shume atdhetareve te tjere te tretur neper bote e ndoshta nuk ju dihet as emri, qe edhe pse ata u flijuan ne mergim pa patur as mundesine te qajne bashke me atdheun e vet, te pakten pas vdekjes le te behen prone shpirterore (edhe) e vellezerve te vet!

FIRENCE, 19.05.2002

dërguar për Shkoder.net… nga Kolec Traboini, Boston

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.