Rrjolli

0
1214

| Histori | Malësi e Madhe | Gruda

Artikuj nga gazeta “Malësia”

Gazeta Malësia
Hoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


Rrjolli në fokus

Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta “Malësia“, mars 2001

Në tërësinë e grupit të bajraqeve të rranxave të Malësisë së Madhe (Mbishkodrës) bën pjesë edhe Bajraku i Rrjollit, ku për nga numri nuk është i madh, por për nga historia e lashtësia e tij. madje për nga qytetërimi e zhvillimi mesjetar ai padyshim zë vendin e parëjo vetëm në tëresinë e M. Madhe, por zë një vend të rëndësishëm në krejt Ilirinë.

Sipas gojdhënave, emrin Rrjoll, ky bajrak apo fis (siç quhej parabajrakut, shek. XVII.) e ka marrë nga vetë lumi i dikurshëm i rrjollit (sot më shumë përrua), ku që herët gjindet si emër latin Rivulus, pra emërtim i kohës Romake. Emërtimet janë të hershme, por lidhen edhe me emërtimin e kështjellës Ballexa e Rrjollit, ku padyshirn ka qenë një pikat më të rëndësishme, nga lu komanohej zhvillimi i jetës për vetë Rrjollin, por për krejt Malësinë e Madhe, pse jo edhe Shkodrën. Për të parën herë dokumentohet kjo kështjellë në dokumentet e vitit 1062, më vonë në ato të vitit 1067, por përsëri e gjejmë në ato të viteve 1200, 1347 e deri në vitin 1688, ku gjindet jo vetëm një hartë e kohës, por edhe materiali më i bollshëm i kështjellës.

Në vitet 1416 – 1417 në kadastrin Venecian pershkruhet më saktë emri Rrjolli dhe një “Villa Clamanda Riola”, pra bën f]alë për një kështjellë të rëndësishme të Rrjollit. e cila padyshim është ajo e Ballexës. Në këto dokumente flitet se Villa Clamanda Riola kishte 11 shtëpi, por nuk jep saktë numrin e përgjithshëm të banorëve të krejt Rrjollit, por më vonë sq2aron se po këtu në Kështjellë banonin 25 familje në qytezë, madje thuhet se 30% e banorëve të qytezës (Ballexës) ishin priftërinjtë, ndoshta bëhet fjalë edhe për murgj. Rreth vitit 1450 shënohet se në këtë qytezë kishte 350 bujq. Mbiemrat e banorëve të Rrjollit (që sigurisht si qendra e rëndërsishme e tij ishte Ballexa) mbizotëronin mbiemrat e familjeve Aleks Mullisi, Pali i Ballexës e mbiemra të tjerë zejtarësh.

Sipas gojëdhënave, Kështjellën e pat rindërtuar ushtria e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) para një beteje antiturke, që quhet beteja e Kirit. Po sipas gojëdhënave, kjo kështjellë priti vetë Skënderbeun, që për nder të tij ranë fuqishëm këmbanat e kishës së Shën Gjergjit të Ballexës, që thuhet se u dëgjuan deri larg në fshatrat e Krajës. Kjo pra tregon për rëndësinë që kishte në luftën kundër osmanllinjve Malësia e Madhe, por edhe Rrjolli me vetë pozitën gjeografike dominuese, si dhe me vetë zhvillimin e kësaj treve, ku shpesh flitet se këtu preheshin pará (lekë), e prodhohej barut. Duhet theksuar se pas pushtimit Turk, kjo kështjellë thuajse u shkatërrua, aq sa këtu banonin vetëm 4-5 familje. Për kështjellën e qytezën e Ballexës, sipas gojëdhënave flitet se shërbente si vend që mblidheshin të gjithë burrat e mençur të Malësisë së Madhe për të organizuar besëlidhjet e tyre, e vendi ku takoheshin quhej Çang, ku edhe sot e kësaj dite, malësorët e quajnë këtë “Kështjellë”, “forca e Lekëve” (shqiptarëve Verior”.

Edhe në kohën e Balshajve, kjo kështjellë ishte përdorur si vend strehim. Sot në Rrjoll është një lagje, po me emrin Çangaj, çfarë tregon për vazhdimin e jetës Shqiptare, e pse jo në këtë vend mund të jetë derdhur këmbana e kishës në vitin 1465, që peshonte 155 kg, e cila në gjuhën e vjetër quhet edhe Çangë.Mendohet se në vitin 1685, këtu ka jetuar për disa kohë edhe Pjetër Bogdani, autori i “Çeta e Profetëve”, ku edhe sot ruhet toponimi ‘Shpella e Bogdanit’ ose ‘Shpella e Priftit’. Në Rrjoll ka pasur një qytetërim të pashoq e që ka lulëzuar në mesjetën e hershme e deri ato të Lezhës, Durrësit e Drishtit etj. Rrjolli ka qenë i përmendur për mullinjtë e tij të shumtë e modernë për kohën, ku përmenden mbi 40 mullinj. Këtë fakt e vërteton më së miri edhe mbiemri Mullisi në shumicë.

Madje në Rrjoll gjindeshin Valanicat që përgatitnin shajakun, me të cilin bënin veshjet e tyre. Në një dokument të vitit 1881 thuhet se Rrjolli ishte bajrak në vehte me 163 shtëpi e 1310 banorë, ku të gjithë ishin katolikë, çfarë tregon për qëndresën e pashoqe ndaj hegjemonisë së islamizmit të dhunshëm që na importoi pushtuesi shumë shekullor Osman. Në vitin 1897 kishte 1530 banorë, si dhe bylykbashin e tij në gjykatën e Xhibali Shkodër.

Për prejardhjen e Rrjollit ka shumë Hipoteza, mendohet që ata që janë të ardhur nga Kuçi (shqiptarë). Në një dokument Osman thuhet se bajraktar ka qenë nga fisi katolik i Kokajve, por duke qenë aleat me kryengritësit Dervishajt e Shkodrës kundër Vezirit, u zëvendësua me një musliman nga Kurtajt.

Toponime, Rrjolli ka pasur edhe në zonat fushore të Shkodrës, afër Bunës (Bojana), ku kishin kullota dimërore Rrjollasit, ku më vonë disa mbetën atje përgjithmonë. Ka toponime Riola edhe në Greqi në Patras ndërsa në Itali, në Siçili ekziston një numër i madh familjesh me mbiemrin Riolo, çfarë tregon për lëvizje të mëdha të kësaj popullsie gjatë shekujve e rrebesheve të ndryshme që i përshkuam. Konkretisht le të shohim disa fise që trashëgohen në dokumentacionet e hershme: Dara Vëllazëri e Rrjollit që shfaqet në vitin 1541, mbiemri zgjerohet e ruhet mes shqiptarëve edhe sot në Siçili, Itali madje edhe në Greqi. Në këtë vit thuhej se ka pesë gjymtyrë (degë), por në një dokument më të hershëm, atë të vitit 1416- 1417, kishte në Rrjoll një fshat me të tillë emër me 11 shtëpi. Dodajt Vëllazni me një shtëpi, vendas (autokton), por edhe të ramë në Muriqan e Kçirë. Keqanajt Vëllazëri me tre shtëpi autokton, por kishte 15 shtëpi me këtë mbiemër e lidhje gjaku në Pejë. Kjo ndoshta lidhet mbasi atje kishte një kullosë dimërore që zotëronin e përmendet në vitin 1416-17.

Toskajt Vëllazni me mbiemër të tillë, i cili bëhet i njohur me një Nika të përmendur në vitet 1532 – 1540. Toskajt janë autoktonë dhe kemi toponime të tilla edhe në pjesën jugore të Shqipërisë, por edhe në Greqi etj. Vitajt Vëllazëri me tre shtëpi në Rrjoll (edhe në vitin 1940). Për këtë familje flitet që në vitet 1416 – 17, si familje e fuqishme dhe e frekuentueshme, me emrin Vita. Në dokumente të Venecias flitet për besnikëri ndaj sunduesve Venedikas, ku në veçanti dalin emrat Miali Viti… (autokton).

Çokajt. Me prejardhje vendas (autokton), me emër në Rrjoll që në mesjetë, ku thuhet se kjo vëllazëri ka 5 shtëpi, madje nga kjo vëllazëri ka edhe në Orosh (Mirditë). Çangajt. Vëllazëri e fis autokton, madje një lagje e fuqishme e Rrjollit dhe kryeqendra e herëshme e tij, ku siç e theksuam edhe më sipër edhe sot trashëgon emrin. Gjithsesi Rrjolli është një ndër muzetë e gjallë që rrezaton shqiptari të pashoqe, madje ai është i pazëvendësueshëm për nga vlerat arkeologjike e historike, ku ruhet e padëmtuar e shkuara shumë e civilizuar jo vetëm e Rrjollit, por e krejt shqiptarisë, për të cilën shteti ka punuar e investuar tepër pak, kur në fakt duhej ta shpallte ndoshta edhe Monument të rëndësishëm të vetë ekzistencës së Shqipërisë.

SHPËRNDAJ
Artikulli përparaHistori shkodrane
Artikulli tjetërHoti
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT