- Albanian Literature – by Robert Elsie
- Albanian Literature – by SHSHSHA
- Ramadan Sokoli – shqipëroi shekujt – nga Ilir Seci
- Gjon Shllaku – helenisti i madh – nga Fadil Kraja
- Kur’ani në letërsinë shqiptare – nga Isak Ahmeti
- 10-vjetori i “Deklaratës” së gjuhëtarëve të Shkodrës
- Rruga e modernitetit në letërsinë shqiptare — nga Robert Elsie
- Mbi letërsinë shqiptare
- Veli Stafa – Kur vdes poeti
- Pashko Gjeçi – përkthyes i Dantes
- Jup Kastrati – nuk rresht së shkruari
- Ndrek Luca – madhështia e thjeshtësisë
- Andrea Skanjeti – 100 vjet teatër
- Aleksandër Gera – një poet i heshtur
Shkrime letrare:
- Migjeni – speciale
- Fishta – speciale
- Letërsia e vjetër shqiptare — nga Eshref Januzaj
- Historiku i bibliotekave — nga Alma Mile
- Luleborë – nga Isa Alibali
- Moj e vogël si floriri – nga Isa Alibali
Letërsia shqiptare trashëgon një fond të pasur vlerash nga krijuesit shkodranë. Që nga koha e Marin Barletit, në Rilindjen Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore, shkrimtarët dhe poetët shkodranë kanë dhënë me veprat e tyre një kontribut të madh, në pasurimin e shpirtit të shqiptarëve dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare. Një vend të veçantë zënë priftërinjtë e periudhës së Rilindjes, të cilët mbollën dashurinë për atdhé.
Por edhe në kohën e sotme, kemi shkrimtarë shkodranë të talentuar, ndonëse lëvizjet shoqërore të ndodhura me rënien e komunizmit, kanë ndikuar, që numri i shkrimtarëve të bjerë disi, pasi edhe sistemi i botimit dhe shpërndarjes së librit nuk ka funksionuar ashtu siç duhet këto kohë dhe kjo jep pa dyshim edhe pasojat e veta në produktin letrar.
Gjekë Marinaj
SHKODRËSMos i mbyll dritaret e kësaj mbrëmje,
Ndjenjat e mia në qiellin tënd vetëtojnë;
Si zogj të hutuar që shtegtojnë plot dhembje
“Shkodër!”, “Shkodër!”, cicërojnë.
Sonte mos i ndiz qirinjtë e darkës,
Durimin e Rozafës në sofër mos e sjell,
Mallit që kam për ty m`i mjaftojnë flakët
Që hënën e qytetëruar ta veshin me diell.
Këtë muzg, shqyej e bëri krahë perdet e teatrit
Le të dukesh midis tyre si një shpend.
Migjeni që s’po e kapërdin dot kafshatën…
Në poezinë time fshin djersët e portretit tënd.
Mungesa mbetet një mesnatë me yje të vrarë,
Kur këtu është natë, ditë është tek ti,
Ti shtrydh ndjenjat e unë ndjehem i tharë
Por madhështia jote më njomëson përsëri.
Martin Camaj
ShkodraAty si tash para se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.
Azem Shkreli
ShkodraDesha t’ia prek
Rozafës flokun
S’më deshe
Zbrita t’ia puth
Algjet Liqenit
Më nxore
Tani përherë me ke
Maje Taraboshit me cuba
Shkoder, Shkodra.
Krijues të traditës:
- Gjergj Fishta
- Hil Mosi
- Luigj Gurakuqi
- Marin Barleti
- Martin Camaj
- Migjeni
- Ndre Mjeda
- Pashko Vasa
- Vinçens Prennushi
- Zef Zorba
Krijues bashkëkohorë:
Kreu L E T Ë R S I