Kryengritja Malësore e vitit 1911

0
6098

| Histori | Malësi e Madhe | Gruda

Artikuj nga gazeta “Malësia”
Gazeta Malësia
Hoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?


Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta “Malësia“, prill 2001

dritë e pashuar shqiptarie

Edhe pse tani mbushen plot 90 vjet nga ajo kohë, kur të parët tanë, pas rreth 4 shekujsh e gjysëm robërie otomane, ngritën për herë të parë flamurin, që na kishte lanë amanet simboli i kombit shqiptar e civilizimit tonë e atij Evropian, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu}.

Jehona e kësaj ngjarje të madhe me protagonist trevën simbol të shqiptarëve, Malësinë e Madhe, jo vetem nuk është zbehur, por tingëllon më aktuale se kurrë. Pasi tokat e Shqipërisë Etnike janë jo vetëm të ndara, por rnbi të gjitlia të “falura” rnizorisht tek armiqtë tanë shekudor sllavë.

Gjithsesi, Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është kurora e lavdisë. mbii lavditë, që gjithnjë shëndrit në qiellin b!u të Malësisë e Shqipërisë e na kujton se liria jonë, ndoshta si tek anjë popull tjetër në Botë, i ka themelet në gjakun e të parëve tanë. Pa dyshim epopeja e luftrave heroike në Malësinë e Madhe është një thesar brilant që rnban të gjallë kujtesën e brezave të sotëm dhe atyre që do vijnë, se çmimi i mbijetesës sonë ka qenë tepër i shtrenjtë, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush.

Krerët e Malësisë më 1911Krerët e Malësisë më 1911
 

Sidoqoftë, kryengritja anti-osmane e vitit 1911 është shpallja de Facto e pamvarësisë së krejt Shqipërisë. Ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë ishte vetëm de jure, ose më saktë nënshkrimi zyrtar paqësor i pamvarësisë.

Por për të nderuar e kujtuar sadopak ato kohë heroike që i zbardhën faqen Malësisë e Shqipërisë, le të përshkruajmë shkurtazi kronikat e kohës, që historia na la pas. Për këtë mendoj të filloj me vargjet lapidare të Homerit shqiptar Padër Gjergj Fishtës:

Të shtatë krajlat çue janë në Kambë,
kah ka ra medet kjo gjamë,
N’atë Malësi, n’atë Rapshë të Hotit,
Ded Gjo’ Luli burrë si motit,
Me i çetë lekë, bisha shkorretit,
Ka nisë pushkën me asqer të mbretit

Se me sodit emni i Zotit,
Ç’ka jemi nipa t’Gjergj Kustriotit,
e shqiptarë që i thom na vetit,
Ma duva nuk i mbajmë mbretit.

Praatëhere ishte 23 marsi 1911, që i me thirrje iu drejlua popullit të Shkodrës, e nëshkruar nga Isa Boletin!, Mehmet Shpendi e Ndue Gjoni, thuhej se ka ardhur koha që të lirohemi nga pushtimi osman. Të nesërmen, me 24 mars, Hotjanët e Malësorët e ndigjuan këtë thirrje, pasi ata gjithnjë kishin qenë pranë e me kryengritjet për liri e mëvehtësi, madje ata kishin në krye të tyre ata që i kishin përfaqësuar në mbledhjen historike të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, Ded Gjon Lulin, Çun Mu!ën, Baca Kurtin etj.

Ded Gjo Luli me djalin, Kolën Ded Gjo Luli me djalin, Kolën
 

E megjithëse në kushte të vështira e të pavolitshme, si dhe në mes dy armiqve, atyre frontalë lurq e atyre hileqarë malazezë, pra me 24 mars 1911 Hotjanët të parët sulmuan fortifikatat kufitare turke në Rapshë e Traboin, të cilat i çliruan. U sulmuan edhe postat kufitare në Pikalë, Selisht, Dinoshë, Omerbozhaj, Mali i Vranës dhe Nënhelm. Të gjitha u çliruan, ku u vranë disa ushtarë turq, pjesa tjetër u zunë robër, ndërsa luftëtarët e lirisë kapën një sasi të mirë armësh. Në këtë kohë, Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, duke parë humbjet, urdhëroi Kajmekamin e Tuzit, Nënkolonelin Ahmet Beun, që të rigrupojë forcat për të mbrojtur kështjellën me rëndësi strategjike për turqit, atë të Shipshanikut.

Sukseset e fillimit, që arritën kryengritësit malësorë, e detyruan dinakun Bedri Pasha që të vëjnë në funksion propagandën e përçarjes fetare. Me 26 rnars, në Shkodër e shpalli kryengritjen e malësorëve si luftë fetare, “si lullë katolikësh kundër muslimanësh”, “si luftë kaurrish e malazezësh” etj., si dhe thirri popullsinë muslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtur perandorinë Islame në rrezik. Duhet theksuar se kjo propagandë mashtroi rreth 1000 veta ku u formua një batalion nën komandën e Emin Beut, të cilët erdhën në Tuz dhe në trevat e Malësisë e panë se ishin mashtruar e tradhëtuar, se nuk luftonin kundër Malazezëve, por kundër vëllezërve të tyre Malësorë – Shqiptarë, kështuqë një pjesë u kthye nga kishte ardhur, një pjesë e madhe iu bashkua kryengritësve, ndërsa një pakicë u zu rob-nga vëllezërit kryengritës.

Me datën 28 mars kryengritësit sulmuan Tuzin kryeqendrën e krahinës, ku arritën të djegin ndërtesat ushatarake turke, dy kazerma ushtarake, furrën e bukës për ushtrinë, magazinën e kripës si dhe ndërtesën e kajmekamit (nënprefekturën), ndërsa kështjellën e Shipshanikut nuk arritën ta pushtojnë, se u munguan topat. Sukseset e kryengritësve e detyruan Stambollin, që me 28 mars 1911 përsëri të emëriojnë komandant të ushtrisë turke, pashain famëkeq, Shefqet Dërgut Pashën. Ky gjeneral kërkoi t’i fuste malësorët mes dy zjarresh, ku kështu veproi.

Me 29 mars, ishin nisur prej Gjakove katë batalione me në krye Et’hem Pashën, për t’i sulmuar pas shpine , ndërsa Dërgut Pasha u nis prej Shkodre, për të vazhduar rrugën drejt Tuzit. Kjo ushtri kishte rreth 20.000 ushtarë si dhe mjete shumë të fuqishme për kohën.

Në këto luftra, që u zhvilluan më pas, kishte të vrare rreth 150 ushtarë Turq, por mbetën të vrarë dehe kryengritës, si trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesë Traboinas, shtatë grudjanë, katër rapshjanë dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë luftë pati hilet e veta edhe Kral Nikolla i Malit Zi, i cili u premtoi ndihmë kryengritësve Malësorë, por me kusht që kur të çlirohej të valëvitej flamuri i Malit të Zi, e për këtë Ded Gjo’ Luli iu përgjigj: “Për mik të pranoj, për baba jo kurrë. Më i madh është mbreti i Stambollit se sa ju dhe nuk e pranoj për baba. Baba kam vetëm Shqipërinë.”

Gjtihsesi Malësorët trima që ishin nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e gjitha viset e Malësisë, e deri nga zonat e nënshkodrës, luftuan heroikisht çdo ditë, orë e minut por beteja e 6 prillit 1911 është kurora e lavdisë së kësaj kryengritje ku edhe patën sukses. Atë ditë u zhvilluan luftime prej Kastratit deri në Dinosh. Luftëtarët trima të Kojës, Kuçit u dalluan për trimërinë e tyre. Ata sulmuam fortifikatën e Deçiqit ku valëvitej ende flamuri turk. Për të marrë flamurin turk ranë dëshmorë njën pas tjetrit shtatë Kojas, derisa e rrëmbyen flamurin turk dhe e shembën për dhé, aty ku e kishte vendin.

Populli u ka thurë një këngë Kojasve, që thotë: “Koja e vogël një pakicë, muar bajrakun në Deçiq…” Për të çuar fjatën e Ded Gjo’ Lulit në vend, se aty ku trojet tona çlirohen nga Turqit do të ngrihet flamuri shqiptarë në majë të Bratilës, dolën Nik Gjelosh Luli (kushrini i Dedës), bashkë me Gjon Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin, të cilët shpalosën flamurin dhe e ngritën në këtë majë të shenjtë.

Lista e luftëtarëve të lirisë së paralajmëruar është e gjatë, por unë dua të përmend disa më të spikaturit, të cilët janë: Ded Gjo’ Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luii, Mark Gjeka, Pjetër Nik Daku, Maço Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Çoku, Pejtër Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Kol Zefi, Tom Nika, Dokë Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukë Marku, Gjet Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka,Stak Breci, Lik Mirashi, Gjok Ded Luli, Gjon Ujk Çeku, Kol Gjo’ Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetër Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci. Madje këtu prëmenden edhe trimat nga Shkodra, Hil Mosi e Luigj Gurakuqi, deri edhe Ded e Llesh Nik Daka nga Bregu i Matës, e dhjetëra të tjerë nga zona e nënshkodrës e Malësia, që i dualën zot vatanit, e Fishta i prëjetëson:

… Burra le për çark t’martinës,
Fjalën, fjalë besën çelikut,
ballë për ballë e jo mbas shpinet,
mesy me i ra në luftë armikut…

Gjithsesi, luftëtarët e lirisë, si dhe të rënët për liri, pamvarësi e identitet janë shumë, sa vetë historia e krejt Ilirisë, por ata edhe pse prehen, hijshëm, janë gurët e themelit të kësaj “Shtëpie” të përbashkët, që ka shekuj që po mundohemi ta ndërtojmë e bashkojmë e që e quajmë Shqipëri (Etnike), e të parët tanë na e lanë amanet, që siç dihet amanetin duhet ta mbajmë se përndryshe as varri s’ka për të na mbajtë… Mjerisht Ne kemi të pushtuara ende territore tonat, por duhet ta dëshmojmë fuqishëm para Europës Plakë të trashëguar e asaj të re, pjesëtarë të së cilës duhet të jemi jo të ndarë në “katër Vilajete” e në një shtet të cunguar, por të bashkuar ashtu siç na fali Zoti në një Shqipëri Etnike…

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.