M U Z I K Ë

Traditional music of Shkodra

Muzika tradicionale shkodrane, e ashtuquajtura muzikë popullore, është mjaft e njohur në Shqipëri.


Për më tepër, uebfaqja zyrtare e Frederik Ndocit: [ http://frederikndoci.com/ ]

Rreth muzikës:

CD nga Frederik Ndoci
Frederik Ndoci
Zef Çoba
Vdekja e Prenk Jakovës

AL
– Krijimi i këngëve për heronjtë, burrat e zotë dhe gratë e bukura, si dhe kompozimi i këngëve të gëzueshme të dasmave apo rasteve të tjera festive, ka qenë një traditë e gjatë e popullit të Shkodrës.

EN
– Shkodra’s traditional music, or so called folke-music, is well-known in Albania. It has been a long tradition for the people of Shkodra to make songs and sing for their heroes, brave men and beautiful women, and compose the most joyfull songs for the marriage – celebrities and other festive occasions.


Për më tepër, këngë nga Rosela Gjylbegu: [ http://www.shkodraonline.com/download.php?list.18 ]


Këngë qytetare shkodrane, përgaditur nga Dj. Besi:


AL
– Instaloni më parë Real Player, që të dëgjoni muzikën shkodrane ose shfrytëzoni formatin MP3 në të djathtë.

EN – Please, install first Real Player to play the music, or get use of MP3 format on the right side.


 

Këngë popullore shkodrane

1. Hajde gushpëllumb (2:45) RealPlayer 2. Karafil i bardhë (2:19) RealPlayer
3. Kur më del në derë (2:42) RealPlayer 4. Lule borë (2:41) RealPlayer mp3
5. Lule bukur moll´e ftu (3:02) RealPlayer 6. Moj e vogël si florini (4:15) RealPlayer
7. Moj e vogël kuja je (2:43) RealPlayer 8. Mor Margjelë (2:59) RealPlayer
9. Moj zojë e randë (5:25) RealPlayer mp3 10. Muri i qytetit tonë (3:11) RealPlayer
11. Vetullat porsi gajtan (3:24) mp3 12. Agime të reja (3:19) mp3
13. S’ka ma t’bukur se pranvera – Frederik Ndoci (4:56) mp3 14. Karajfil të zgjodha (2:41) mp3
15. Bashkë ne të dy (3:05) mp3 16. Lule dimnore (3:31) mp3
17. Trandofile e vogël (4:04) mp3 18. Turtulleshë, turtulleshë(3:19) mp3
19. Potpuri këngësh – 1 (5:26) mp3 20. Potpuri këngësh – 2 (2:21) mp3
21. Këngë popullore – 1 (4:34) mp3 22. Këngë popullore – 2 (2:34) mp3

Banda e parë muzikore në Shqipëri

— nga Myfit Malaj

Në qytetin e Rozafes 2400 vjecar, Shkodër, lindi ne vitin 1870 banda e pare muzikore ne Shqipëri. Drejtuesi i pare ishte Palok Kurti, nje artist popullore e atdhetar i flakët.

Ma vone lindi banda muzikore e Frano Ndojes. Ne vitin 1901 zë fill formacioni i bandes artizanatit. Pjesëmarrës ishin 50 instrumentista dhe drejtoheshin nga Palok Kurti. Ata ishin nxenes zanatcinj te profesioneve te ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, arrinje brenda nje kohe te shkurter pervetsimin e instrumentave popullore.

Merita e Palok Kurtit eshte se diti te pergatis drejtues te bandave muzikore. Bandat ne 1911 shperdahet. Nder formacionet qe fituan nje popullaritet, qe banda e shkolles “Plotore e Parruces”, nen drejtimin e Sule Licaj.

Ne fillim, banda pati 15 vete, por ma vone arriti ne 50 vete. Repertori perbehej nga marrshe, qe gjallëronte mjaft jeten e shkolles, festat apo ne mbyllje te vitit shkollor. Nga kujtimet e mesuesit, Ragip Gjylbegu, mesojme se per mbledhjen e ndihmave u dalluan ne vecanti atdhetari i shquar Hilë Mosi.

Nën shembullin e shkolles se Parruces, u formua fanfara e konviktit “Maleve Tona”, qe filloi ne vitin 1931, nen drejtimin e Zef Kurtit me nje efektiv prej 20 instrumentistash. Krijimi i saj vlejti per gjallrimin e jetes se studentave te gjimnazit te shtetit. Kurse ne kenget e marshet atdhetare ndihmoi ne edukimin e ndjenjave te atdhedashurise dhe frymes luftarake te saj.

Marrë nga gazeta ILIRIA N.Y., nga M. Shkreli.