Poeti Primo Shllaku u lind në Shkoder me 16 dhjetor 1947.
Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes. Pasi mbaron studimet ne Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi shqipe, me propozim të Pr. Dr. Eqerem Çabej, emërohet pedagog pranë këtij universiteti, por për arsye të cuditshme, ky emërim anullohet.
Më pas emërohet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit (sot Universiteti A. Xhuvani), por për arsye të transferimit të familjes së tij në Shkoder, e refuzon detyrën e pedagogut për të filluar si mësues në zonën e Shllakut (Shkoder), jashtë profilit për të cilin ishte arsimuar.
Prej andej në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. I martuar që prej vitit ’78, me dy fëmijë, familja për Primon është një guaskë e fortë, brenda së cilës ai ka mundur të mbajë gjalle punën dhe idetë si krijues.
Djali i regjisorit, Artistit të Popullit Lec Shllaku, nipi i përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku dhe vëlla me aktorin e teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku, Primo që prej fillimviteve ’90-të jeton dhe punon në Greqi.
Ndër veprat më të rëndësishme përmendim vëllimet poetike “Lule nate” dhe “Hana e njelmët e ditës”.
/Kolec Traboini
Poezi
Aleksandra
Shkojnë autobusat nëpër natë.
Zhurma e njenit duket si gjellë
që heshtaz valon.
ai të zbret te pragu i derës sime.
Ti sjell me vete mollë,
shkrepse
dhe trokitje padurim
1989
Dyshi
Isha i marrë kur besoja
Se dashunia vjen.
Jo. Dashunia ikë,
Ikë gjithmonë.
Dashunia s’ka ftyrë.
Ka vetëm shpinën.
Ajo jeton në shtjerrje gjithëherë,
Jeton në zgrip ndonjiherë.
Si jeta.
Jeta e vogël, (la vie mineure)
Që zgjat.
Kjo jetë e vogël, e bame prej ne të dysh.
Dhe prej gjithë të dyve të tjerë që janë.
Dyshi.
Numri ma i madh i botës.
I pamatë.
Botë e futun në gjoks.
Botë që shtjerret.
Botë që rri në zgrip.
Botë që zgjat.
Prandej isha i marrë kur besoja
Se dashunia ikë.
Jo, dashunia vjen.
Kthehet e vjen prap.
Ndoshta?
1978
Nji plagë
Qe, ky ishte gjaku im.
Nji çast ma parë ai vraponte nëpër zemër.
Merre këtë gjak dhe vene në qiellin tand
si diell.
Në s’ban,
vene si hanë.
Në prapë nuk ban, vene siç asht,
si gjak
që disa çaste ma parë
vraponte në zemrën time
dhe ndoshta atje i pa,
n’errsinën e kuqe,
sytë
e tu plot drit
1983
Gostia
Ne ishim pak
Dhe kishim pak me thanë.
Dielli ishte përshkue nëpër tavolinën tonë
dhe ishte ndalë te pasqyrat.
Vetëm frutat s’i kishte zanë hija.
Dora ndiqte copat e diellit
deri te cepi i tavolinës që mbaronte me zgrip.
Ne pinim ujë të ndêjun,
ndonji dëshironte me heshtë
dhe na e lênim të heshtte
ndërsa dielli i radhës e prekte në shpinë.
Flisnim për motin, për thojzat,
për pikturat me karbon e teatrin.
Flisnim për kambët e Maries.
Ra fjala për frutat që po mbaronin,
u përmendën ato që do të delnin.
Pak ishim që donim të flisnim.
Të tjerët rrinin aty të papranishëm.
Flisnim për ditën që shkurtohet.
Flisnim për freskun e darkës.
Flisnim për gjoksin e Maries.
Na ishim pak,
Askush s’kishte ma qejf të fliste.
Dikush vërejti se këtë radhë
Fjalët kishin sosë para ushqimeve.
Krismat n’tavolinë ishin metalike,
Krueset e dhambëve ishin mbarue të gjitha.
Flisnim për Marien, për vdekjen e saj,
Ra fjala për vorrin.
S’e di se kush tha se ajo ishte skelet tashma.
Lëvizje kambësh nën tavolinë.
Ky ishte shêj se fjalët,
nëse s’kishin mbarue,
ishin kah mbarimi.
Na flisnim për Marien,
për jetën e saj, për fundin,
pinim kafe me thithje të gjata
dhe pyesnim vetveten
nëse do të delte nji tjetër si ajo?
1988
Reja, mali dhe ti
Ne fund te rruges qe more
erdhi nje shenj kohe
qe mbetet
ti, mali dhe reja.
Ishit vetem te tre.
Vetem.
Bota qe terheqe.
Mes jush frynte nje ere e ftohte pa cak.
Ju shikova
dhe diku thelle ne mue
dicka e vogel u keput.
Ju ndejtet aty te ngrime,
te ardhun prej thellesise se castit
derisa e rrahuna e qerpikut tim
ju shtyu edhe nje hap.
Mbi ecjen tuej te ngadalte,
te shpejte,
te pame dhe ta papame
shuhet ngadalte,
kujtimi
i atij casti
tashma
te harruem.
Drisht, 1978
Ne veten e dyte
Ti
i vetmi kujtim i dites tjeter
Ti
E vetmja pasqyre e diellit te zhdukun.
Ti
ma pershperitesi burim i drites.
Ti
shkallare e imet drite qe ngjit kah inteligjenca.
Ti
e vetmja cice e nje shtatoreje te pazbulueme.
Ti
syni endacak i nje trendafili qe jeton moshen e vet blu.
Ti
tel i trashe kontrabasash i shkurdisur nder huj.
Ti
send i ndritshem qe vala hedh ne plazhet e qiellit.
Ti
syni ma i habitun
ma i madh
ma kureshtar i krejt femijenise sime.
Ti
çerdhe e fresket dallendyshash
qe zemra nis pa pushim drejt botes.
Ti
pashkez e lumtun mbi faqen e erret te gjithesise.
Vete shterpe, por dashnore e dashnoreve.
Zemren prush
synin freski.
Ti
e vetmja qe s’e njeh lamtumiren.
Ti
sy i celun me vese mbi nja balle teper tue nderrueshem
Ti qe ne gjuhen time amtare ke emrin tingellues:
HANA
1985
Bashkekohes
Kemi linde bashke
dhe koha
per ty njelloj kalon.
nje minut yti
per nje minut timin
ose, per saktesi,
nje minut yti
per gjashte dhjete sekonda te jetes sime kalon,
vjen, barazohet e shkon.
Po.
Çdo çasti i imi
asht i njajti çast i yti
a thue se gojet tona
mbi te njajten cice
thithin njeheresh ranen e amshte te zgjatjes se sendeve.
Nje dite do ta marrim vesh
se e vetmja gja qe kishim te perbashket
deri ne fund
ishte saktesia e persosun
se çdo dite e imja
ishte saktesisht e njajta dite e jotja
dhe se, pa e dite,
na kishim jetue kohen e njeni-tjetrit
me titullin ma te lehte te botes:
“bashkekohes”
Me duej pra, se dielli asht njeni prej nesh.
Me duej se ky yll qe pershperit ate heshtjen e vet blu
ndoshta asht nje fill i keputun drite
e Koha s’rrjedh ma per te.
Me shih si nje gja
qe ma kurre nuk do te perseritet mbi toke,
si nje qe ndave me te
saktesisht
e barabar
çdo thermi te kohes tande.
Dyert tona jane te verbeta
dhe syte nuk mund te shtrengojne.
Keta sy qe ndeshen, pyeten
por qe s’preken, s’njihen.
Ah, gati vdekja!
E une kam me te dashte
si due token.
ate toke
ku muzat e vdekuna nuk lane skelet
por bar mbi syte e pleqve
1986
Duer te pamunduna
Anes Luka
Kam mall me i pa duert e mia.
Kam mall me i zberthye nje pulle te njohun.
Kam deshire me u krye diku te thembra.
Kam deshire ta deboj kete mize te syni.
Duer mbi tavolinen e nje dasme
Duer te medha ku pushon koha
Duar ere te papritun mbi pemet e prehjes
Duer qe ndezin nje qiri
Duer qe shkruajne ne ajer figura blu
Duer mbi grunin e ri e te vjeter
Duer mbi tavolina, kercenuese dhe andrrimtare
Duer qe rreshqasin pa shkrue
Duer mbi qytet
Duer qe marin nje hane
Duer te besdishme qe s’i se ku t’i futesh.
Kam mall me i pa duert e mia
Kam mall me i ferkue duert e mia
Kam deshire me hape dere ne doren time
Kam nevoje me i shtri duert e mia perpara.
Por duert e mia jane te lidhuna mbrapa.
Duer te shendosah
Duer skeletike
Duer qe s’kane asgja
Duer qe kane gjithcka pikersiht se nuk kane asgja
Duer qe dashunohen
Duer qe urrehen sepse nuk njihen
Duer qe nuk duhen sepse nuk njihen
Duer te vemendshme
Duer te vdekuna nga vemendja
Duer qe dallojne buzen nga thembra
Duer qe humbasin ne pyjet e flokeve
Duer te vdekuna pa zberthye nje gushe
Duer te ndrojtuna ngjyre rranje
Duer qe do te donin me qene duer.
Kam mall me i pa duert e mia
kam deshire me shkrue nje emen
Kam deshire me preke
dicka me dashje
Asht koha me tregue me gisht.
Por duert e mia ende s’kane linde …
1987
Gjuetare
Binte shi ate dite
Dhe femijet do te shkonin per zogj
Nder xhepa llastika dhe gure
Gure te zgjedhun te rrumbullaket
Ate dite shiu s’kishte pushue
por femijet e kishin lane te shkonin
Kercitnin guret neper xhepa
Shkrehnin llastikat ne te thate.
Varg u nisen femijet neper shi
Shoshokut i shkelnin thembrat
Grate shihnin ne enderr fundin e tyne
Burrat shihnin cigaret deri afer thonjve.
Nje per kacube rrinin femijet neper prita
Shiu u lagte floket, duert, syte e shpinen
i njajti shi binte mbi zogjte e strukun
Prandej rrinin thelle ne zemer te ferrave.
Priten me ore femijet kalimin e ndonje zogu
Iu ngrine gishtat ne lastika te pashkrehuna.
Me shi u kthyen femijet, m eshi ashtu si dolen
Neper ajrin blu te dites qe mbaron
i fshehen rrobat, kepucet, i ndrydhen teshtimat
Por askush s’i pyeti, si qysh e tek.
Nen shi shkuen, nen shi erdhen
Me gure u nisen, m egure u kthyen
Zogjte kishin mbetur prej shiut nder skuta
Ai shi prape binte krena te tyne ne shtreten.
Simfoni
Moxarti asht semunde.
Puthjet mund te mbaronin.
Moxarti lengon.
Une gjeta fjale te reja.
Moxarti dha shpirt.
Ne kemi nje cast lodhjeje per kujtimin tone.
befas Moxarti ngjallet
Nje tjeter simfoni po lindet.
Kesaj here autoret jemi na.
1986
Kepucet
Me vrisnin kur ishin te reja
Tashti
qe kamba i ka ba per vete,
jane vjetrue.
Ishte nje cast vec,
kur s’me vrisnin fort
e s’ishin te vjetra fort.
1987
Kryet e gjelit
Ne livadh kryet e nje gjeli qe kendonte.
Syni i poshtem
mbi bar te ashper
qe ther si fjale.
Syni i siperm
drejt nje qielli te gjanev
si heshjte.
Shikimi i tij si pyetje retorike.
Qielli, e vetmja liri.
Heshtja e vetmja shkence.
Dashunia i vetmi dimension.
1989
Krim i persosun
Nje diktatori
E mbolli aren e Buzeqeshjes me miser te verdhe gjeorgjian
Nxorri jashte ligji Pasten e Brushen e dhambeve.
1992
Peshku i vogel
Ate dite lumi po shterrte.
Mbeti pa grope
peshku
dhe perhere e ma i vogel
bahej rrethi
i rruges se tij
Nje diell i nalte
ia merrte ujin gropes,
nje toke e rreshkun
ia thithte ujin gropes.
Peshku
rrotullohej perhere e ne rrathe ma te vegjel,
ma ta vegjel.
Shpina e tij e murrme
u duk si gunge mbi uje.
barku i tij ndeshi ne zall.
Nje diell i nxehte ia thithte ujin,
nje zall i rreshkun ia vidhte ujin
peshkut.
Ky peshk i vogel
s’mund te rrinte ma vec ne bark.
Syni i tij shihte ne ajer,
tjetri vec koken e turbullt.
Mbas pak ai mbeti,
hasi ne toke
dhe miza celiku iu ndalen mbi sy.
Ai u hodh.
Diku nder make
stuhia kish shperthye
me shi e me rrebesh.
Ujenat e qiellit,
te bame ujenat e tokes,
po vinin neper zall
ne drejtim te peshkut te vogel
qe luftonte me mizat prej celiku.
Lekura po i thahej peshkut
me nje blu te panjohun.
Uji po vinte
me ballin e vet te shkumezuem,
po vinte drejt peshkur.
Ai perhere e ma rralle perpelitej.
perhere e ma fort …
Diçka si jeta a vdekja
e shqetesonte peshkun e vogel.
Uji po mberrinte
tue e lage zallin me shkumen e vet kakao.
E ndieu peshku rropamen e ujit
qe po vinte afer,
e ndjeu …
Ah, po te arrije, po te arrije …
U ngrit peshku nalt me furi,
mizat u shperndane,
trupi ju njom.
Furia e vales
e shtyu ne nje amull.
U peshtet per breg
dhe, me gojen e hapun,
merrte nje fryme me zor.
Erdhi uji, erdhi uji,
i dha vetes peshku,
por trupi s’iu bind ma.
brenda tij sendet po ndaheshin.
I dha prape vetes qe te ndreqej.
Dicka si truni a zemra a muskujt
nuk i punonin ma peshkut.
Erdhi vone ky uji erdhi vone.
Te vinte atehere kur u duken te parat miza.
Atehere te kishte ardhe …
Mizat prej celiku u duken prape.
Kesaj here peshku ishte i tyne …
1986 -1988
FUNDI I KSAJ VERE
Ajër i palëvizun
dhe erna të mshefta
që bajnë me mërdhitë ujnat e fundit të kësaj vere.
Gjinkallat sharrojnë zhegun e lodhun,
ndërsa plepat djalosharë bisedojnë atje në majë,
me gjuhën e ndonjë gjethi që s’mbshet ma.
Dhe shtati i tyre avullon nëpër zhegun
me sytë e picërruem
Pjesazhet janë ba të pjerëta
dhe malet janë ngjitë në qiell me lehtësi shpijake,
ndërsa syni i reshkun kërkon pemët e fëminisë,
hijet e përhershme
dhe ujnat e fundit të kësaj stine.
Gjithçka shtihet përpara
nën dorën time që s’mund të zgjedhë
dhe hija e saj fort i përngjet
melankolisë dhe urave të saj që më lidh me botën.
Një diell mizor
që ka zenë vend tamam mbi lëkurën time të pambrojtun,
ma thith nga mendje karvanin e duerve të sime shoqje
që shkojnë të lahen ndër brigjet,
ku reh vala e gjakut tim.
Kjo dritë e fundit të verës
që sytë e si depërton,
më rrzon në shpinë,
më ngroh, më pështjell me nji lbyrje të madhe e të gjatë,
që mue më topit si një dashuni e re
e ndryshme dhe e pa përmbajtshme.
LULE NËN BORË
Po të niste
atë natë papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me i mbledhë
të gjitha lulet
që rrejti mot i mirë
Do ti fusja në vathë kto lule,
të gjitha si dele të buta,
të bardha e të bindura…
Të këputuna.
E vatha do të ishte nji buqetë e madhe
me erna të lehta,
andërruse, shtegtuse, dëshpëruse.
Vdekja i përngjet një lulje të bardhë,të ftohtë si ajo bora
që atë natë mund të niste papritmas me ra.
por i përngjet dhe vathës ku delet janë lule
e ajo vetë buqet.
I përngjet erës së çdo lulje të kputun,
që shpirti i del, e i bahet aromë.
Po të niste atë natë,
papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me ndejë
dhe unë nën borë me lulet.
Vrima Drite
Mendime rreth librit poetik “Urdhëri i lotit” të shkrimtarit dhe poetit Pirro Loli
Jemi para nji libri te pazakonte ne pikpamje te temes qendrore. Nane Tereza na con menjihere te feja dhe dikush mund te thote me shume te drejte : cka ka shkrue Pirro Loli,vjersha fetare apo patriotike? Kjo pyetje e thjeshte dhe e vetvetishme qe mund t’i vije cdo njeriu, tregon edhe frikat tona. Frika prej patriotizmit asht nji prej reagimeve ma nevrike te publikut e te lexuesit shqiptar mbas gjithe atij keqperdorimi a perdorje te tematikes patriotike jashte stine e mbrenda propagandes.
Cka lyp sot nji poet te nane Tereza? Forcen konvertuese, dogmen,mrekulline,dimensionin e pavdeksise,dhimbjen per vetveten qe s’ pranon me u pajtue me idene se uni i tij s’ mund te jete i gatuem prej se njajtes lande si lakna,tulla e plehu,apo, mbrenda nji shoqnie te tehuejtun prej cdo spiritualizmi e dimensioni trashendental, e mberthyeme ne adhurimin e se dobishmes dhe pragmatikes, shembulli i Terezes se Kalkutes vjen si nji zgjim a oferte e rilidhjes me cungun e sakatuem te vetdijes kombtare para se me fillue kultura e mohimit te kulturave?
Ne mes te nji konfuzioni ku theksin kryesor e kane perkatesite, pra nji forme mjaft e sterhollueme e ndjenjes se pronsise, na e vendosim nane Terezen plotsisht e me te drejte ne anen tone e mandej, e lame atje te magazinueme, te pastudiueme, te mbulueme prej pluhnit te indiferences,te nji indiference ateiste, mjaft qe ajo te jete e jona dhe e ruejtun ne nji magazine tonen.
Pirro Loli shtron pyetjet: A asht ne gjendje sot shoqnia shqiptare e ndjeshmenia e saj ta rroke vepren e personalitetin e nane Terezes ne tane plotnine e saj? Ne cilen mase kjo shoqni qe gulcon per ta ndricue perkatsine e saj kombtare, identifikohet a perpiqet te identifikohet me vepren e humanizmin e ksaj grueje te panjoftun per ne deri kah fundi i vjeteve ’80 e qe na « ra ne kopsht » pa mbjelle e pa vadite si mane qiellore? Mos valle kultura dhe ndjeshmenia jone jane kthye ne koleksioniste emnash herojsh dhe jo permbajtjesh e shembellytyrash?
Si e shpjegojne intelektualet shqiptare te sotem qe e kane hanger ose jane tue e perfundue cairin e vet mbi ket dhe,kete grue te vogel, xhuxhe pothuej,me vullnet e me veper kaq titanike e mbarenjerzore? Heroine, puntore sociale, individ me ndergjegje te nalte, “njeri i ri” ,pjelle e paprogramatizueme e nji epoke qe tjeterkund mbillte e tjeterkund mbinin ?
Une personalisht mendoj se cdo shpjegim racional i Gonxhe Bojaxhiut do te lente jasht pjese shume te qensishme te jetes se saj. Ksisoj avancoj idene se inteligjencia shqiptare, perfshi edhe ata qe kane luftue sinqerisht per skjarimin e etnise se shejtneshes, fale kufizimeve te botkuptimit e shterpsise qe la mbas vetes ateizmi i adoptuem dhe jo i zbuluem,nuk asht e interesueme kulturalisht ta shpjegoje e aq ma pak ta pervetsoje vepren e saj.
Mjerisht per ta nane Tereza asht nji drite qe s’mund ta shofin, nji flori qe s’ mund ta peshojne,nji qiell me ajer te rralluem per krahet e tyne te atrofizuem. E vetmja gja qe mund te bajne ata asht te transmetojne papagalisht veneracionin dhe admirimin e te tjereve pa e pase pervetsue vete nane Terezen ose, cka mund te jete edhe ma skandalozja,pa e pase pranue ate as si te veten,as si model, bile as si fenomen tipik shqiptar.
Pirro Loli ne librin e tij “Urdheri i lotit” ua perqas sot shqiptareve nane Terezen dhe vlerat e saj autentike dhe, tue perdore ndjeshmenite e tij spirituale te origjines, perpiqet te hape nji shteg te thjeshte drejt vlerave e mesazheve te vepres se saj. Kujdesi i tij asht qe ky shteg te jete i tranzitueshem,i frekuentueshem,pa shume perpjeta e mundim, veper kjo iluministe per etjet tona te prapsueme. Ky hap poetik e iluminist njiheri perban te rene e te guximshmen e librit. Me gjithe thatsinen ne tregun e leximit te poezise, ai nuk rreket te zbuloje shijet e gatshme e te shfaquna te atij publiku te pakte qe pertyp sot poezine. Atij ktu i intereson te inicoje ngacmimin e nevojave per dimensionin e thellsise drejt botes trashendentale te shpirtit e te krijeses.Tue e njofte mire shkretinen te ciles i drejtohet,poeti zihet ngusht dhe s’ia lshon frenat pegasit te vet te flutroje atje ku ai fluturon per vete ate.
Misioni asht delikat dhe fati i librit varet nga masa e ngarkeses. Autori i ka ece per vije temes fetare,e ka anashkalue me delikatese,ka ndeze dritat mbi vijen e demarkacionit dhe e ka ba te dukshem kufinin.Asht si me thane se ata qe s’ kane sy me pa nji far, duhet te msohen me pa tue ia fillue per xixellonjes. Kjo veper filigrani iluminist asht percaktue kshtu prej perplasjes jo te padhimbshme te vetdijes se autorit per caqet e vetes me pafundsine e shkretines spirituale te rretheqarkut qe ushqen iluzionin e rreme te lirise. Duhet ta coptosh driten verbuese te nji fari ne miliona xixellonja,ne mnyre qe syni i topitun ekskluzivisht prej eksperiencave te dites, te marre racionin e vet te ushqimit e te terapise. Duhet te kete qene shume e vshtire per autorin dozimi i mases s e drites, me te cilen ai do te fillonte terapine e do te percaktonte racionin e sakte per te verbtit.
Asht e cuditshme sesi parabola e ktij misioni te tij kaq te mshefet e kaq te hapet njiheri,gjendet e trupzueme ne njenen prej poemave te tij ma te parandsishme me titull Vrima drite :
qe çelin vrima drite / tek une e tek ti.
Dhe e pyesim veten pernjimend jo kush ishte nane Tereza, por cka ishte nane Tereza. Po i lejojme vetes kete jokorrektsi gramatikore sepse jemi te bindun se ajo nuk do te kishte kurrfare problemi me sedren e saj, poqese do ta shifte emnin e saj te shkruem edhe shkronje te vogel si te ishte emen i pergjithshem. Tue zbrite tek pjesa prej sendi e subjektit te saj, tek ky rast kemi te bajme me nji sjellje te pazakonte te un-it dhe te libidos. Nji shembull kaq i hatashem i altruizmit e i vetmohimit, ku epshi i te qenit shtojce e nji subjekti tjeter per t’i lehtsue dhimbjen ose per t’i zgjidhe nji problem ekzistencial,tregojne per nji “une” e per nji libido te ndrydhun deri fare afer asgjasimit te tyne. Simbas psikanalizes dobsimi i libidos dhe zbehja e unit edhe ne masa shume ma pak evidente se ky qe po shqyrtojme, shkakton patologji, neuroza te thella e disa lloje psikozash.
Subjektet me libido te dobsueme e “une” te shpartalluem shfaqin paperjashtim prirje te pakundershtueshme drejt vetvrasjes. A ka ndonji logjike a arsyetim qe ta shpjegoje vepren e ksaj grueje si nji lloj varianti vetvrasje? Pesedhjete vjet vetvrasje tue sherue, tue shkollue, tue asistue njerz ne castin e mbrame e te vshtire te kapercimit, lkure-me-lkure me gerbulen, smundjen makabre te ronitjes se mishit? Une nuk shof prirje per vetvrasje. Shof sfide ndaj vdekjes, nji te hangun sysh me te,dhamb per dhamb. Dhe vazhdimsine e jetes qe ka shijen e fitores, ku kjo e fundit nuk asht ngjarje por ekuiliber.
Varianti tjeter shpjegues i fenomenit “Gonxhe Bojaxhiu” do te ishte interpretimi i saj psikik si nji individ ku nji “une” tejet i fuqishem vershen dhe permbyt te gjitha kategorite e tjera te struktures se psikes, asgjason deshirat e mdha e te vogla te jetes dhe mbretnon i vetem si monokulture ose si fatalitet. Ky kandveshtrim e perqas shum shejtneshen tone me kategorine e herojve dhe te heroinave. Por edhe ktu me duket se ndryshimi asht thelbsor. Ne castin e hymjes ne luftim herojte perfshihen prej nji eksitimi e paroksizmi qe pak a shum ua deh atyne vetdijen qa ta peshojne realisht se me se jane tue u perballe. Herojve qe hidhen ne beteje u mungon ne at cast kthjelltsia e kjartsia e vetdijes dhe e qellimit, sepse instinkti i vetmbrojtjes ndodhet ne zenit te eksitimit dhe roli i tij shfa qet i pamjaftueshem. Kurse per Terezen e Kalkutes thone se shtrihej, u qasej, i merrte ngryke pa asnji rezerve te smundet e saj dhe rrinte per te gjate nates e perqafueme me ta derisa jepnin shpirt ose baheshin ma mire. E futun ne votren e infeksioneve te llahtarshme, asnji instikt i vetmbrojtjes, asnji pamjaftueshmeni e rolit te tij nuk ia turbullonte vetdijen dhe qetsine asaj. Pervec kohes qe lutej, ajo komunikonte normalisht me te smundin, fliste me te, e inkurajonte, i bante katekizem,gjithsesi nji dialog lucid e i kthjellte.
Pirro Loli qe e ka zvjerdhe me kohe teorine e herojve e te heroizmit, nuk mund te pajtohej as neper mend me etiketimin heroine te nane Terezes. Mllefin e vet per heroizmin jashte epoke dhe keqperdorimin e tij mbrenda stines komuniste, poeti e gjen te trupzuem te modeli absolut joheroik i nane Terezes. Me marifet e zgjuetsi poetike, ai i mpleks idealet e veta me esencen e nane Terezes, dhe si te gjithe moralistet kur gjenden ne nji bote pa virtyt, i sillet nji autoriteti epror, e intrigon ate tue e implikue ne punet toksore. Asht fjala per poemen Lutje jashte lutjeve tek cikli i trete me titull Kenga e gjarperit. Stina joheroike e letersise perkon fatlumnisht me altruizmin joheroik te vepres e jetes se Nane Terezes. Ket fakt autori i poezive nuk e len me i ike. Prirjet historike te letersise bashkekohore,ne rrjedhe te te ciles vozit poeti, perforcohen tue thirre ne ndihme edhe retoriken e heshtun te moralisteve te vendit. Kumbona e mbarimit te eres epike bie ne nji faqe.Por poeti s’asht ende i sigurte:
Vendin tim e kane lodhur heronjte!
Mandej vjen lutja e vertete:
Dhe ruajme nga heronjte!
Me interes me duket ne ket liber edhe shartimi i motiveve e temave.Mbas nji karrelate poetike mbi jeten e castet kryesore te jetes se Nane Terezes,ku vend kryesor zen sa poetizimi por edhe persiatja e kontemplacioni, Pirro Loli hidhet ne motivet e perditshmenise, tue ruejte me kujdes tonalitetin simbolik e ajror te pjeses kushtue Nane Terezes. Poeti kalon nji martir te vetin kur, koken plot me driten fareve qe ndrisin konstante pa e ndie hic fare te ndrruemit e stineve,nder kambe i ngatrrohen zvarranike e ferra,pllumbat metamorfozohen ne gjarpij e stina e lirise ende s’ po e cliron shpirtin prej eklipsesh.
Balada e pellumbit asht nji realizim interesant mbi raportin liri-njeri. Ktu s’asht ma fjala per lirine e dhane, por per lirine universale,lirine e krijimit e te vetkrijimit, te kultivimit e te vetkultivimit, per nji naltsim shpirtnor drejt kerkimit personal te te vertetave personale. Mbrenda nji forme disi bukolike e barok (se barokun me kujtojne fjongot) zhvillohet e shperfytyrohet pllumbi i P.Lolit ,i cili nuk duhet pa aspak si njeriu i virtytshem, por thjesht si njeriu i pabame, njeriu ende i papercaktuem ne paradhomen e “procesit social e historik”, shndrrimin ne rang specje te te cilit autori do ta paraqese si tragjik.
Tashti due te ndalem pak tek vargjet:
Liria / plas / ne mua / si kryq.
Gjashte fjale. Tue perfshi ne to edhe parafjalen, edhe lidhzen krahasore. Gjashte fjale qe jane shkrue per te krijue nji konfuzion te madh,hutim,ndoshta edhe buzqeshje. Buzqeshja me origjine moskuptimin ose shperfilljen realizohet lehte sepse nji pjese e madhe e lexuesve, edhe e poete-lexuesve nuk jane te stervitun me zberthye strukturat eliptike (hermetiket, mos o Zot!).
E ndiej per detyre ta zberthej kete strofez te thate litotike, sepse ajo pikemasepari te krijon hutim. Dhe hutimi ne lexim ne shumicen e rasteve paralajmron mineral. Strofa ka tri gjymtyre: liria-plasja(eksplozioni)-kryqi. Kurrfare lidhje racionale mes ktyne tri fjale. Nji bujk do ta quente “korr e mos lidh”. Ta lame bujkun ne shejtnine e vet e te merremi me shejtnine e poezise. “Liria” koncept mjaft abstrakt, “plasja” shume konkret,”kryqi” aq sa konkret, aq edhe abstrakt sepse simbol. Me duket se fjala “kryq” me sjelljen e vet te dyfishte, sa konkrete edhe abstrakte, futet ne mes “lirise” e “plasjes” dhe e zbut fenomenin e “flakjes” qe shkakton pranevumja e ktyne dy njisive heterogjene ne pikpamje te landesise.Rreshtimi i ktyne tri gjymtyre, mbas hutimit e mbas ngulmimit, nuk rrin ma si ma siper, por kshtu: liri-kryq-plasje.Na duket se me ket spostim vendesh ne aksin e logjikes fjala “kryq” e humb tashma veshtrimin krahasimor dhe fiton te drejten e literalitetit ose te njimendsise. “Liria” deri tashti kishte “ngece” se nuk mund te plaste. E, aq ma pak, “kryqi”.Tashti perqasja ndodh dhe ngul kambe mes “lirise” e “kryqit”.
Kjo perqasje kambengulese shkakton zberthimin e ktyne dy koncepteve dhe, kur ky kryhet,perbameset kuptimore ndodhen ne nji pozicion edhe ma te afert derisa me dhane kuptim pothuejse te njimendet e linear. Shkurt, fjala “liri” zberthehet ne perbameset e veta kuptimore: “zgjedhje”,”zotnim”,”krijim”, “pergjegjesi”, kurse fjala “kryq” si “figure gjeometrike e sajueme prej nderpremjes se drejtzave pingule”, “simbol i fese se krishtene”, “mundim i pafund”, ose si “ndeshkimi ma i eger i pafajsise”. Perbamesja “zgjedhje” e gjymtyres se pare perqaset me perbamesen “ndeshkimi ma i eger i pafajsise” dhe prej kndej del edhe kuptimi i poezise Germadhat se individi i paguen shtrejte zgjedhjet e veta te lirise ose,se ata qe gogsijne, aprovojne, konformohen dhe nuk guxojne, e sigurojne luksin e rehatit pikemasepari tue i ba atentat, se pares, lirise se vet.
Mendoj se ide e forma te tilla te mendimit poetik nuk i gjejme edhe aq shpesh ne poezine qe shkruhet sot nder ne e qe mugullon e shndetshme si fara e hithave. Pirro Loli ka prirjen ta distiloje landen e poezise se vet,ta ngjeshe dhe ta baje sa ma te tejdukshme. Ajo asht nji poezi sensuale derisa na con te shijojme ngjyra,tinguj e deri aroma. Pavarsisht prej preteksteve qe rremben, Loli e perdor poezine per te ba propozime,ku kelthitese e ku ne surdine. Nane Tereza ishte nji shkas i bukur per t’i hape poezise nji dimension kah fryma. Ai e di mirfilli se as Nane Tereza, as fryma nuk jane ne mode. Ndoshta mbrenda tij ai nanuris idene e te qenit pararojes, edhe pse sot objektet e vemendjes se tij mund te jene jashte mode.
— dërguar nga K. Traboini