CUBAT – përgatitur nga Zef Ahmeti
Metamorfoza – përgatitur nga Enis Sulstarova
—
– Pavion për Fishtën
– Fishta për gjuhën
– Fishta pa veladon
– Tregojnë për Fishtën
– Fjalimi i panjohur
– Poeti Kombëtar
– Letër e pabotueme
– Shkurorëzimi i poetit
– Fishta-gjeniu pa varr
Një bust i Fishtës, me autor Pal Tomën,
do të vendoset brenda Muzeut Historik Kombëtar
Një bust i derdhur në bronx, i poetit Gjergj Fishta, vepër e skulptorit nga Lezha, Pal Toma, i është dhuruar Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë për t’u vendosur në lulishten “Atrium”, brenda Muzeut. Busti, është bërë pronë e Muzeut pas një kërkese të drejtorit Moikom Zeqo, ndërkohë që për këtë ai shprehet se, “vendosja e bustit të Fishtës në ambientet e MHK-së do të jetë dhe një akt i madh i rehabilitimit të instituciont kryesor muzeor në Shqipëri, për të nderuar edhe zyrtarisht, poetin e madh Gjergj Fishta”.
“Skulptura e cilësuar nga njohës të artit si një nga veprat më të njohura për figurën e Fishtës, është edhe objekti i parë që hyn në fondin e Muzeut Historik për këtë figurë, për të ngritur në muze dhe një pavion me objekte dhe relike të ndryshme, dedikuar Gjergj Fishtës” – tha Zeqo.
Emri i tij është dëgjuar dhe ngritur lart deri në Luftën e Dyte Botërore si “Homeri shqiptar”. Gjergj Fishta lindi në tetor të vitit 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës në rrethin e Lezhës. Studioi teologji, filozofi dhe gjuhë të huaja, sidomos latinisht, italisht dhe serbo-kroatisht. Më 1894 ai u shugurua prift dhe u pranua në urdhërin françeskan. Bashkë me folkloristin Pashko Bardhi, themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, e cila i hyri punës për zgjidhjen e problemit shqetësues të alfabetit të shqipes. Në këtë kohë Fishta ishte bërë figurë e njohur udhëheqëse e jetës kulturore e publike në Shqipërinë e Veriut e sidomos në Shkodër.
Duke qenë drejtor i shkollës françeskane në Shkodër arriti të zëvëndësonte italishten me shqipen për herë të parë në shkollë.
Kjo masë ndikoi për t’i dhënë fund mbisundimit kulturor italian në katolikët e Shqipërisë së Veriut. Një vit pas shpalljes së pavarësisë, Fishta themeloi të përmuajshmen françeskane “Hylli i dritës”, e cila iu kushtua letërsisë politikës, folklorit dhe historisë. Kjo revistë ndihmoi për zhvillimin e kulturës gege të veriut. Së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën, Fishta luajti rol udhëheqës në Komisione Letrare Shqype për të vendosur në lidhje me çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkrimit si dhë për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Për Gjergj Fishtën dialekti i Shkodrës ishte më i përshtatshmi dhe shpresonte se “koineja” shqiptare e veriut së shpejti do të shërbente si normë letrare për të gjithë vendin ashtu si gjuha e Dantes kishte shërbyer si udhërrëfyese per italishten letrare.
Fishta më 1921 përfaqësoi Shkodrën në parlamentin shqiptar dhe u zgjodh zv/kryetar i tij. Talenti në gojëtari e ngriti mjaft ne detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. Si poet i brezit te tij, Gjergj Fishta është nderuar me diploma, çmime e tituj të ndryshëm, brenda e jashtë vendit. Ai ishte autor i gjithsej tridhjet e shtate botimeve letrare ku spikat si krijim mahnitës në mbare historinë e letërsisë shqipe, “Lahuta e Malësisë”.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Gjergj Fishta vërtet u njoh nga të gjithë si “Poet Kombetar”. Albanologu austriak Maksimilian Lamberc e ka cilësuar si “poetin më të talentuar që ka pasur Shqipëria”, kurse Gabriele D’Anuncio e ka quajtur “poeti më i madh i popullit shqiptar.
— nga Esmeralda Bardhyli, gazeta55
NGA VEPRAT E AUTORIT |
Cubat | Metamorfoza | Fishta për gjuhën | Fishta pa veladon | Tregojnë për Fishtën | Fjalimi i panjohur | Poeti Kombëtar | Në mbrojtje të Joklit | Shkurorëzimi i poetit | Gjeniu pa varr |