Dinastia e Marubëve

1
7862

Kel Marubi, fotograf i njohur (1870-1940) — nga Rudina Llazari

legjenda e shekujve në fotografi.

Ah, sikur të kish qenë gjallë njëri nga Marubët“.

Kështu thuhet të kete thënë në fillimin e viteve ’90 shkodrani hipur majë bustit te Stalinit, teksa lidhte nyjen e kavos në qafën e tij. Fatkeqesisht, ne ato momente e gjithe dinastia e Marubeve dergjej nen dhe, por ata kishin lene nje gjurme te madhe prej 150 mije negativesh çka perbejne fondin me te arte te historise se fotografise shqiptare. Te gjitha momentet e historise qe nga 1858, kur Pjeter Marubi shkrepi per te paren here ne Shqiperi aparatin e tij e deri 1944. Figurat madhore shqiptare te gjitha kostumet shqiptare dhe peizazhet e natyres, jane ulur kembekryq ne ate qe quhet kryeveper fotografike e dinastise Marubi.

Ky art ne Shqiperi e jo vetem ketu por pergjithesisht ne Ballkan nxori me pas mjeshtrat e medhenj, por fillimin e pare pikerisht tek Marubet, te cilet paten meriten e veçante te fiksojne ne celuloid e te vleresojne figurat e shqiptareve dhe historine e tyre. Ne fotoenciklopedine e vertete te botes shqiptare, ne harkun kohor te nje shekulli, ata diten se ç’te vendosin. Mbase kjo pikerisht ngjan te jete misioni i vertete historik i 150 mije negativeve te tre brezave te Marubeve qe ruhen me fanatizem ne fototeken Marubi. E ne tere kete enciklopedi mund te hasesh natyrshem diversitetin e universit shqiptar. Evenimente historike, etnologjike, folklor, arkitekture, urbanistike pa lene menjane nje galeri te tere kostumografie.

Dinastia

Nuk eshte nje apo dy, por jane plot 4, ata qe formuan mbase te paren dinasti artistike shqiptare te fotografeve. Tre breza, nje shekull. Pjetri, Matia, Keli, e deri tek me i fundit Gega. Te gjithe paten vetem nje synim: te fotografonin e te fotografonin artistikisht çdo gje qe kishin perpara. Historia nis me Pjetron. Sipas nje studimi te Ismail Kadarese, i cili i referohet fakteve historike, Pietro Marubi i lindur ne Piaçenza te Italise me 1934, per arsye politike iu desh te ikte nga vendlindja. Idete politike, aktiviteti garibaldist dhe pjesemarrja ne luften kunder pushtuesit austro-hungarez te kohes kane qene, sipas Kadarese, shkaqet kryesore qe kane shtyre Pietro Marubin te ike nga vendlindja e tij. Veç kesaj, aty rreth vitit 1850 ai ka kerkuar te vendoset pikerisht ne Shkoder, duke u perpjekur te siguroje azil politik prane qeverise osmane te kohes. Arkitekt, skulptor, piktor, Pietro e pat fillimisht artin e fotografise nje hobi, e me pas kjo do te behej profesioni i tij duke hapur keshtu te paren studio fotografike ne Shqiperi dhe ne Ballkan ne vitin 1858.

“Qyteti i preferuar i tij do ta miresevije krahehapur magjistarin e kohes, i cili ndizte flake ca pluhura dhe lengje dhe me pas te jepte ne dore nje cope leter te trashe ku ishe pikerisht ti”. Pak a shume keshtu thuhej ne kronikat e kohes. Nuk dihet per ç’arsye i pari i Marubeve zgjodhi pikerisht Shkodren. Nga njera ane, qyteti qe pjese e pandare e perandorise osmane e per rrjedhoje sipas ideve te fese zyrtare te kohes, konfigurimi i qenieve njerezore qe rreptesisht tabu. Por, nga ana tjeter qyteti shqiptar ne veri te vendit, prane maleve te larta qe nje krahine se pari epike, ku kendoheshin epet dhe kenget e kreshnikeve legjendare. Ne nje mjedis te tille, Pietro Marubi pas disa vitesh qendrimi ne Shkoder, vetequhet Pjeter Marubi, shkodran mes shkodraneve. Keshtu ai nxjerr fotografine e pare.

Ende nuk dihet data preçize. Merret vesh vetem viti. 1858, pak a shume 24 vjeçar, Pjetri vendos aparatin magjik para luftetarit shkodran 79 vjeçar Hamza Kazazi. Ky i fundit pozon i veshur me nje kostum feste me fustanelle dhe nje shpate te gjate dhe dy pistoleta jatagan varur ne ije. Ky mesohet te jete kontakti i pare i fotografit mjeshter Marubi me boten shqiptare dhe qe me pas do te pasohet nga disa te tjere. Fjala merr dhene. Nje italian ka ardhur ne Shkoder dhe ben mrekullira dhe magjira. Njerezit fillimisht e shikonin me frike e me pas çdo gje vjen natyrshem. Krijohet keshtu pra e para atelje, te cilen vete Marubi e quajti Driteshkronja. Sipas te dhenave dhe deshmive te kohes, mesohet qe ateljeja te jete diçka mes realitetit dhe mitikes, te pakten keshtu konsiderohej asokohe.

Nje dhome e madhe me siperfaqe 35 metra katrore, gjysme prej muri, gjysme prej xhami. Ana e djathte e mureve e edhe çatia ishin te tera prej xhami, me qellim qe drita te hynte edhe te depertonte natyrshem. Klishete e para bardh e zi qene te formateve 21×27, 26×31 dhe 30×40. Me pas vijne e ndryshohen dhe fotografi arrin te beje klishe thuajse te te gjitha formateve te kohes. Te mos harrojme se jemi ne nje kohe kur Evropa veçse pak vite me pare kish njohur artin mrekulli te fotografise. Ndersa per Marubet, reputacioni ne pak vite vjen duke u rritur. Jo vetem reputacioni, por edhe nami. Organet e ndryshme boterore, revistat dhe gazetat lidhin kontrata. Keshtu nuk eshte e rastit qe fotografite e kohes te Pietro Marubit, gjenden ne shume gazeta italiane dhe franceze te kohes.

Pietro Marubi duke pasur gjithe kete pune merr te parin ndihmes. Nje djalosh nga malet diku rrotull Shkodres, te birin e kopshtarit te shtepise se tij, Mati Kodhelin. I lindur me 1862, Matia eshte i mrekulluar nga puna e mjeshtrit Marubi, e keshtu ne kete drejtim, ai kerkon te punesohet prane mjeshtrit. Ky e dergon per nje kohe specializim ne Trieste. Me pas kthehet ne Shkoder te punoje prane Pjeter Marubit, por fatkeqesisht jeta per Mati Kodhelin eshte shume e kursyer. Vetem 21 vjeçar, Mati Kodheli mbyll syte me 1881, por gjithsesi duke lene nje emer jo te pakte ne ate qe do te quhet dinasti e Marubeve. Vendi i tij nuk lihet bosh. Pasioni nuk del jashte familjes Kodheli. Zevendes i tij behet Kel Kodheli njeri nga vellezerit e Matise dhe ky pasi specializohet per disa kohe ne Trieste, punon prane mjeshtrit Marubi. Eshte pikerisht ne kete kohe, qe Pjetri modernizon sipas standardeve evropiane studion e tij. Keshtu, studioja do te kete e me pas dy emra Pjeter Marubin dhe Kel Kodhelin, i cili punon me te njejtin pasion si edhe mjeshtri i tij. Punet e Kel Kodhelit nisin te kene te njejtin sukses.

Keshtu, Pjetri pregatit testamentin. Per Kel Kodhelin studion e edhe mbiemrin. Pas vdekjes se Pjeter Marubit, dinastia do te kete trashegimtare te tjere te mbiemrit Marubi. Tashme, emri i pervetshem eshte Kel Marubi. Per kete puna eshte ne veçanti nje art dhe fotografimi merr nje drejtim tjeter. Çdo shtrese shoqerore ka te drejten te jete e fotografuar. Kjo do te jete motoja e punes se Kel Marubit. Te pakten keshtu del nga ajo pjese e fototekes qe mban vulen e Kel Marubit. Njerezit e rendomte te popullit, te gjithe krahas shtresave te larta. Kasollet krahas salloneve, kleriket krahas katundareve, histori, peizazhe, kostume mbeten serish te fotografuara. Fama e tij shume shpejt kalon kufijte shqiptare. Ne Mal te Zi e therrasin here pas here dhe Kel Marubi eshte nder te paret fotografe qe fotografon dhe armikun e shqiptareve Kral Nikollen. Pasioni i tij do te transmetohet edhe tek i biri. Gega do te jete keshtu i fundit te dinastise njeshekullore, brezi i trete i saj. Ne vitet 20 te shekullit te 20-të, ai ndjek ne Paris dhe Lion nje kurs profesional prane vellezerve La Lemier per fotografi dhe per kinema.

I pari bie ne Ballkan, ne qender te Shkodres, kinemane. I pari projekton filmin qe u quajt ne nje salle te Shkodres kinemaja e saj, aty rreth vitit 1914. Kete shkodranet me shaka, ironi apo frike, nisin ta quajne ‘endrra ne beze’. Ne vitet 20-30 krahas fotografise, kinemaja behet pasioni i dyte i Geges dhe Shkodra do te jete qyteti i filmit dhe i kinemave. (Nje paradoks kohor ne mijevjeçarin e ri. Shkodra nuk ka asnje kinema!). Ne vitet 1970-të, Gega do t’i jepte i pari fotografise shqiptare ngjyrat. Sipas asaj qe tregon Tereza Marubi, vajza e Geges, me 1972 me nje leter personale te Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror Enver Hoxha, Gega ia dorezon shtetit arkiven e gjithe Marubeve. “Ishte diçka qe im at e beri me dhimbje”, thote Tereza.

Mundi dhe djersa e te pareve te tij, prone private, nderron pronar. Kalon ne duart e shtetit, prone e gjithkujt dhe e askujt. Keshtu, 150 mije negativet qe formojne enciklopedine fotografike, marrin per nder te tij emrin e asaj qe u quajt Fototeka Marubi. Lastrat prej bromuri argjendi te kesaj fototeke kane fiksuar pamje dhe fytyra te ndryshme qe nga mbreterit deri tek njerezit e thjeshte, nga heronjte legjendare dhe heronjte e librave, e deri tek nepunesit e thjeshte te postave apo vilajeteve. Fshatare qe presin ne rradhe mjekun per t’u vizituar, artizane qe punojne ne pazarin e vjeter te qytetit. Njeri pas tjetrit te gjithe vijne e rrijne te qete perpara aparateve fotografike te dinastise Marubi. E dinastia e Marubeve i jep keshtu jete dinastise se arteve te fotografise.

Art vlerash apo antivlerash

I vleresuar dhe i pavleresuar sipas rastit, arti i Marubeve eshte dhe mbetet unik ne Shqiperi. Objekt ilustrimesh per historianet, folkloristet, etnografet, arkitektet dhe urbanistet, ai merr me teper levdata nga te huajt se sa nga shqiptaret, megjithese arti dhe objekti i fotografive eshte thellesisht shqiptar. Nje album ne France, nje ne Itali, nje gjysme ne Shqiperi. Veç kesaj edhe nje fletepalosje e vogel qe i jepet vetem te huajve, botuar rreth 12 vjet me pare. Gjithçka do te permblidhet ketu. Shqiptaret veç faktit qe ata ishin fotografe shume pak dijne per Marubet. Te huajt mund te na sqarojne me shume. Ne Mal te Zi aktualisht po pergatitet te hapet nje fotoekspozite me punimet e Marubeve per dhe ne kete vend.

Ne Cetine, fotot e tij ishin nder me shtrenjtat. Bar-Cafe-Krajln ne qender te Cetines s’kishte asnje pikture apo zbukurim ne mure, ndersa keto qene te mbushura me fotot me permasa te medha dale nga negativat e Marubit. Ne Itali ne 1998 ne Bari organizohet nje ekspozite. Ne pranveren e vitit 2000, ne Rimini hapet nje tjeter ekspozite. Sipas Terezes, vajzes se Geges “jam ndjere krenare per mbiemrin qe mbaj me shume se askund ne Bari, ne nje ekspozite hapur nga komuna e Barit ka qene i ftuar nenkryetari i Bashkise, juristi i Bashkise dhe nje pjestar i familjes Marubi. Te gjitha jane rregulluar nga komuna e Barit.

Edhe shpenzimet e vizave dhe te udhetimit”. “Ekspozita,- tregon Tereza,- pati sukses te plote. Vizitoret e shumte shikonin te mrekulluar fotot e shekullit te kaluar. Si sot me kujtohen fjalet e asesorit te kultures te komunes se Barit. Me nje ekzaltim qe s’mund te shprehet, ai perpiqej t’i shpjegonte njerezve. Shikoni dy planet e fotove, kombinimi i dritehijeve dhe pastertia e figurave jane ne shkallen me te larte. Ishte ndalur perpara nje fotografie te luftetareve te Ded Gjo Lulit te vitit 1909 dhe tregonte veç planit njerezor, fytyrave dhe portreteve te luftetareve edhe planin e dyte, ambientet, malet te cilat ishin realizuar dhe pasqyruar me nje force te madhe artistike”. Veç te qenit fotograf, Marubet ishin edhe artiste shqiptare. Te tjeret qe i vleresojne jane serisht te huajt. Nje shoqate franceze Eredite Sans Frontiere (Trashigimi pa kufi) i rivlereson jashtezakonisht fotografite e Marubit.

I vetmi aktivitet ne Shqiperi eshte organizuar pikerisht nga kjo shoqate, ndersa here pas here dikush kujtohet te organizoje nje konkurs te fotografise shqiptare. Ndersa nga ana tjeter, fototeka eshte nje institucion i lene thuajse ne harrese, nderkohe qe prej dy vitesh flitet per institucionalizimin e tij. Kjo do te thote qe fototeka te shnderrohet ne Institut Kombetar te fotografise, te varet direkt nga Ministria e Kultures pa pasur pune me organet e pushtetit lokal te Shkodres, te cilat ngrene duart lart kur vjen puna per ndonje fond. Sigurisht kjo mund t’i ndryshoje per mire gjerat. Ne fund te fundit fototeka do te kete per me mire vleresimin edhe te shqiptareve dhe nje numer te madh fondesh. Mbase kjo do te ndihmonte dhe ne ekzekutimin e se drejtes se autorit. “Prej 6 vitesh,- shpjegon Tereza Marubi – kemi bere gjyqe pas gjyqesh. Perfundimisht eshte vendosur qe te na njihet e drejta e autorit si pjestare te familjes ne vije te drejte. Deri me tash asnje derivat prej kesaj, megjithese duhet te kishim shume perfitime materiale”.

Shprehur ndryshe, Marubet ekzistues ata qe jetojne aktualisht ne Shkoder, nuk kane mbi fototeken, megjithese deri vone ishin pronare te vetem te saj, asnje te drejte. Muzeumi i Shkodres duhej t’i jepte familjes sipas ligjit pikerisht te drejten e autorit. Ne drejtorine e muzeumit thone se ne na duhet shkrese nga Ministria e Kultures, nderkohe qe kurre ndonjehere nuk ka mberritur nje shkrese e tille. “Tashme jam lodhur,” – thote Tereza. “Do te desha te pakten te vleresohen Marubet per meritat qe kane. Asgje me teper”.

Sfilate kostumesh dhe personazhesh

Duke qene italian, pra jo shqiptar, nder gjerat e para qe i bie ne sy te parit te Marubeve, Pietros, natyrisht jane kostumet. Kombinimi i ngjyrave, punimi mjeshteror, prerja fikse, shumellojshmeria e tyre e bejne ate qe te mrekullohej perpara njerezve qe i kane te veshura keto kostume. Nder gjerat e para edhe kur ato jane historike, te fotografuara jane pikerisht kostumet.

Keshtu, veç anes mjeshterore ne kombinimin e dritehijeve, ne vendosjen dhe depertimin e menyres se drites sa dhe si duhet, ne nxjerrjen qarte te figures dhe portretit njerezor, ku mund te dallosh edhe karakteristikat e njerezve, ne realizimin artistik edhe te planit te dyte te sfondit, Marubi kerkon te nxjerre ne plan te pare edhe kostumet. Shume shpejt nis t’i dalloje ato. Meson ndarjen sipas krahinave, sekseve, grupmoshave, kategorive shoqerore dhe rasteve situacionale te veshjes se tyre. Sipas etnologut Agim Bido, Pjeter Marubi kerkoi te fiksoje polifunksionimin shoqeror dhe historik te kostumeve tradicionale ne jeten shqiptare, por sipas menyres se tij duke i dhene atyre vleren e dokumenteve historike te perkohshem te epokes me te cilen ata u prezantuan. Keshtu koinçidence, rastesi apo dashje, por fotografia e pare shqiptare qe mban vulen e Pjeter Marubit ajo qe paraqet Hamza Kazazin eshte pikerisht foto qe paraqet nga ana tjeter edhe kostumin tradicional te burrave shqiptare shkodrane ne nje dite feste. Keshtu ndodh ne me te shumten e rasteve, pjesa me e madhe e fotove paraqet kostume te llojeve nga me te ndryshmet.

Ne pergjithesi personazhet apo grupet e personazheve te fotografise se Marubeve jane te veshur me kostume kombetare, paraqesin imazhet e tyre ashtu siç jane ne festa, ceremonira, ambiente familjare qofte dhe ne ushtrimin e zanateve te tyre artizanal ne pazarin e Shkodres. Nje pasion te tille e trashegon e gjithe dinastia. Matia, Keli edhe Gega. Ne menyra te ndryshme nisen te japin kostumet duke dhene keshtu edhe evoluimin kohor te kostumografise shqiptare. Pare keshtu, fototeka Marubi mund te shenderrohet shume mire ne nje muzeum etnografik. Keshtu eshte e lehte te percaktosh kohen nisur nga veshjet e personave te fotografuara. Fotografite e para kane personazhe me fustanelle, karakteristike per veshjen burrerore te mesit te shekullit te XIX.

Me pas vendin e tyre do ta zene tirqet, te cilat perdoren ne fund te shekullit te XIX. E keto ne fillimin e shekullit te XX, zevendesohen me brekushet. Keshtu ndodh edhe per veshjet e grave. Xhubleta e malesoreve, veshja e princeshes mirditore, veshja e gruas katolike shkodrane, apo asaj muslimane, jane pasqyruar me se miri ne fotografi. Pas ketyre kostumeve, natyrshem shihen figurat me te medha te historise se veriut shqiptar. Patriotet ne grupe te Lezhes, Dukagjinit, Mirdites, Kosoves te gjithe te veshur me kostume. Kreret, emrat e perveçshem ne celuloidet e Marubeve, do te mbeten edhe me te njohur dhe do te shnderrohen te njohur edhe ne portrete. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Azem e Shote Galica, Esat Toptani, Filip Shiroka, Haki Stermilli, Hil Mosi, Fan Noli, te gjithe jane fotografuar veçse prej Marubeve.

I fundit i Marubeve

Duke jetuar deri vone 1984 kuptohet se ne Shkoder kujtimet me te gjalla dhe respektin me te madh njerezit e ruajne per Geg Marubin, te fundin e dinastise te fotografeve artiste. Zotni Gega, qe njeri i madh, thone shkodranet duke i pasatribuar atij gjithmone epitetin e zotnise edhe atehere kur duhej te ishe shok. “Prej tij kujtoj rregullin dhe disiplinen”, thote keshtu Muhamet Bushati, fotografi qe punoi me te nje jete te tere. “Vinte ne pune ne 7 paçerek, bente gjithçka gati, solucione, negative, aparate, ne menyre qe ne 7 te fillonte punen. Kishte nje kaligrafi per t’u pasur zili. Gjithçka e mbante me teper rregull”. “Kur isha e vogel”,- kujton Tereza, “mbaj mend dhomen ne fund te korridorit ku mua me qe ndaluar rreptesisht te hyja. Shihja nga larg, ishte arkivi prej nga ku doli fototeka.

Çdo gje qe ne rregull, perfekt.” Veç kesaj Tereza kujton dhe rregjistrin e madh. “Ishte nje liber i madh ku qene shenuar me saktesi datat dhe njerezit apo familjet e fotografuara. Keshtu rastiste qe pas 80, 100, 50 apo 20 vitesh njerez te ndryshem kerkonin tek babai ndonje foto te tyre apo te familjes. Zotni Geg me duhet kjo foto, e Krajave apo Bushatllinjve fjala vjen. Me mjafton viti te pakten, thoshte babai dhe çdo gje gjendej ne pak sekonda. Me pas hapeshin skedat dhe menjehere gjendej negativi ne arkiv. Me pelqente pa mase te shihja babane tek punonte. E pyesja me kureshtje per dritat e kuqe, perse sherbente ky apo ai solucion, per sa kohe behet stampimi dhe ai me durim me pergjigjej per imtesite me te vogla”.

Epilog

Thuhet se dinastia e Marubeve mbaron me Gegen. Faktikisht pas vdekjes se tij asnje nga Marubet nuk e trashegoi me profesionin, nuk pati me aparatin fotografik si treguesin e artit apo te shpirtit te tij. Nderkohe nga Marubet, nga shkolla e tyre ne Shkoder, krijohet nje brez i tere fotografesh, te cilet ne nje menyre apo tjeter krijojne dinastite e tyre. Jakovajt, Pistulloret, Nenshatet, jane gjithe ata qe nisin t’i japin emra te rinj fotografise shqiptare. Ndersa vajza e vetme e Geg Marubit, mori drejtim tjeter. Fotografia eshte vetem kenaqesi per te. E shijon duke e pare, di ta vleresoje siç mund ta beje pak kush ne Shkoder. Ndersa profesion nuk eshte per te. Por duket se geni i artistit prej fotografi eshte transmetuar ne vije te zhdrejte. “Im bir, Tani,”- thote Tereza Marubi spontanisht, “i ka te dukshme prirjet e trasheguara. E shoh kete ne menyren se si e realizon fotografine. Dritehijet jane te persosura. Fotot dalin te dukshme, te pastra dhe te realizuara ne te gjitha drejtimet”. Tani ka nje profesion qe eshte shume larg asaj te te qenit fotograf. Per stomatologun Irtan Mehilli mbase do te jete e afert dita qe mund te hape ndonje ekspozite duke nisur keshtu brezin e katert te dinastise Marubi, pinjollin e peste te fotografeve.

30.12.2000, © Koha Jonë 2000.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.