[ Historia e Malësisë – shkrime të ndryshme ]
Gjeografia e Malësia e Madhe
Malësia e Madhe është krahinë e trojeve shqiptare, e cila shtrihet në territorin e Republikës së Shqipërisë, por edhe në territorin e Malit të Zi.
Në Mal të Zi, ajo shtrihet lindje të Podgoricës dhe përbri Liqenit të Shkodrës e deri në Kosovë. Shkëmbinjtë gëlqerorë që mbizotërojnë këtu dhe reshjet e vogla i kanë përcaktuar kësaj krahine një fizionomi të thatë dhe të zhveshur. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare dhe derdhet në Moraçë. Në pjesën e epërme ka një rrjedhë të shpejtë e të vrullshme, ndërsa lugina është e thellë dhe e ngushtë. Me të dalë në fushën e Cemit ai zgjeron shtrati e vet dhe fiton tiparet e lumit fushor me rrjedhje më të ngadalshme, me luginë të cekët dhe me shumë gjarpërime. Krahina e Malësisë së Madhe është e mbrojtur prej erërave të ftohta të veriut nga kompleksi malor që përshkon.
Shkodër – Velipojë – Vermosh
Malësia e Madhe ndaj Liqenit të Shkodrës është e hapur dhe influenca e kësaj mase ujore ndikon në klimë më të butë, me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë e me reshje. Krahina e Malësisë së Madhe me një pozitë periferike dhe të izoluar, me sipërfaqe të kufizuarat tokave punuese, e thatë për shkak të pranisë së madhe të shkëmbinjve gëlqerorë etj. Ka ndikuar që të jetë krahinë e prapambetur agrare. Popullsia merret me blegtori, me kultivimin e hardhisë, kurse në viset e ulëta të të fushës merret me lavërtari. Në komunën e Podgoricës jetojnë afro 14000 shqiptarë ose 8,5% të popullsisë së kësaj komune. Qendra e rëndësishme është Tuzi me 4000 banorË, dikur ishte qendër komunale. Tuzi prap me kërkesen e popullatë u krijua komuna.
Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet nga këto 7 nënkrahina të vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuçi, Kastrati, Shkreli dhe Trieshi. Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zona bjeshkore, zona malore dhe zona fushore. Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit. Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit. Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës.
Lexo më tepër: Historia e Malësisë në Mal të Zi
Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet nga këto 7 nënkrahina të vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuçi, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi.
Në pjesën e territorit brenda Republikës së Shqipërisë, Bashkia Malësie e Madhe është bashkim i 5 komunave: Qendër Koplik, Gruemirë, Kastrat, Kelmend dhe Shkrel.
Bashkia Malësi e Madhe, me qendër në Koplik është një bashki e re, që u krijua në vitin 2015, dhe si kryetar të parë të saj ka z. Tonin Marinaj. Shikoni uebfaqen zyrtare të Bashkisë. Këtu është një shkrim mbi Profilin e Bashkisë Malësi e Madhe.
Në vazhdim do të sjellim këtu një informacion më të zgjeruar rreth Malësisë së Madhe.
Bashkia Malësi e Madhe
Stema e BashkisëBashkia
INFO:
http://bashkiamalesiemadhe.gov.al/
FB Page:
https://www.facebook.com/Bashkia-Malesi-e-Madhe-1559846514316759/
Revista FJALA:
http://revista-fjala.com/
Artikuj nga gazeta “Malësia”
Malësia e Madhe
Hoti
Gruda
Kuçi
Kastrati
Rrjolli
Kryengritja e 1911
Prek Cali
Cur Gjeloshi
Malësorët prishin Shkodrën?