LETËRSI

  • Albanian Literature – by Robert Elsie
  • Albanian Literature – by SHSHSHA
  • Ramadan Sokoli – shqipëroi shekujt – nga Ilir Seci
  • Gjon Shllaku – helenisti i madh – nga Fadil Kraja
  • Kur’ani në letërsinë shqiptare – nga Isak Ahmeti
  • 10-vjetori i “Deklaratës” së gjuhëtarëve të Shkodrës
  • Rruga e modernitetit në letërsinë shqiptare — nga Robert Elsie
  • Mbi letërsinë shqiptare
  • Veli Stafa – Kur vdes poeti
  • Pashko Gjeçi – përkthyes i Dantes
  • Jup Kastrati – nuk rresht së shkruari
  • Ndrek Luca – madhështia e thjeshtësisë
  • Andrea Skanjeti – 100 vjet teatër
  • Aleksandër Gera – një poet i heshtur

    Shkrime letrare:

  • Migjeni – speciale
  • Fishta – speciale
  • Letërsia e vjetër shqiptare — nga Eshref Januzaj
  • Historiku i bibliotekave — nga Alma Mile
  • Luleborë – nga Isa Alibali
  • Moj e vogël si floriri – nga Isa Alibali

    Letërsia shqiptare trashëgon një fond të pasur vlerash nga krijuesit shkodranë. Që nga koha e Marin Barletit, në Rilindjen Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore, shkrimtarët dhe poetët shkodranë kanë dhënë me veprat e tyre një kontribut të madh, në pasurimin e shpirtit të shqiptarëve dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare. Një vend të veçantë zënë priftërinjtë e periudhës së Rilindjes, të cilët mbollën dashurinë për atdhé.

    Por edhe në kohën e sotme, kemi shkrimtarë shkodranë të talentuar, ndonëse lëvizjet shoqërore të ndodhura me rënien e komunizmit, kanë ndikuar, që numri i shkrimtarëve të bjerë disi, pasi edhe sistemi i botimit dhe shpërndarjes së librit nuk ka funksionuar ashtu siç duhet këto kohë dhe kjo jep pa dyshim edhe pasojat e veta në produktin letrar.


    Gjekë Marinaj

    SHKODRËS

    Mos i mbyll dritaret e kësaj mbrëmje,
    Ndjenjat e mia në qiellin tënd vetëtojnë;
    Si zogj të hutuar që shtegtojnë plot dhembje
    “Shkodër!”, “Shkodër!”, cicërojnë.
    Sonte mos i ndiz qirinjtë e darkës,
    Durimin e Rozafës në sofër mos e sjell,
    Mallit që kam për ty m`i mjaftojnë flakët
    Që hënën e qytetëruar ta veshin me diell.
    Këtë muzg, shqyej e bëri krahë perdet e teatrit
    Le të dukesh midis tyre si një shpend.
    Migjeni që s’po e kapërdin dot kafshatën…
    Në poezinë time fshin djersët e portretit tënd.
    Mungesa mbetet një mesnatë me yje të vrarë,
    Kur këtu është natë, ditë është tek ti,
    Ti shtrydh ndjenjat e unë ndjehem i tharë
    Por madhështia jote më njomëson përsëri.


    Martin Camaj

    Shkodra

    Aty si tash para se me ardhë fiset
    ishe
    me tambël në plasaritjen e currave
    e me themele në ujin e njelmë.
    Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
    E të thirrën qytet me kunora
    e të hodhën përkrye gur
    e hekurat e para.


    Azem Shkreli

    Shkodra

    Desha t’ia prek
    Rozafës flokun
    S’më deshe
    Zbrita t’ia puth
    Algjet Liqenit
    Më nxore
    Tani përherë me ke
    Maje Taraboshit me cuba
    Shkoder, Shkodra.


    Krijues të traditës

    :


    Krijues bashkëkohorë

    :