Cikël poetik
nga Pressbyterian Hospital,
Nju York, shtator-tetor 2005
[ Shpirti pikon vesë… — nga K.Traboini ]
Peisazhe të vranta vjeshte
të pame prej dritareve të spitalit
Tutje në horizont ca karvane resh si të murme
Si karvanet e deveve lëvizin ngadalë drejt veriut
Nëpër gungat e qafave të tyre si të plasaritura ngathatsira
Kishin filluar të pëlcisnin currilat e parë të shiut.
Mbi majet e pemëve të super ngarkuara me atmosferë dhe ketrra
Trafiku i zjarrtë i vetetimave sikur u hapte udhë rrufeve
Ja më së mbrami ca si fshesare të padukshme erërash
Ankoronin aty këtu varkëzat e vogla të gjetheve.
Tashmë në rrugë s’dallohej më asgjë; as veturë as këmbë njeriu
Veç tek tuk ndonji palmë e përkulur si vetë vjeshta.
Mbi xhamat e dritareve si gjilpëra të mprehta shiut
Përplaseshin me shumë forcë dhe gati krejt si heshta.
Në qytetin White Plains kishte rënë kështu befas nata
Me nji muzikë si të trishtuar që të kujtonte ritmin bluz.
Kur ja si për fat në dritën e prozhektorëve të lagur
Mu bë se pashë gruan time që hypi e fundit në autobus.
Dhe u qetsova disesi nëqoftë se qetësia nuk është gënjeshtër!
Dhe bëra këtë kërkesë në pejsazhin tim për vjeshtën;
Më jep moj stinëz një shkëmb të sapo sjellur në tokë prej hënet
Që ta bëj gur mullirit dhe ti bluaj me të të gjitha dhëmbjet.
Pressbyterian Hospital, Shtator 2005
Kujtesë
Pseudoatdhetarët e dreqit
S’kanë vën dot nji gur në themelet e atdheut të vet
Dhe duan t’më klasifikojnë mua në se jam apo nuk jam
poet.
Harrojnë injorantët se vetëm në vitin ‘11
Stërgjyshi im Tom Nika i Shkrelit
Ka qenë antar i shtabit të Grecës së Selcës
I cili vet i gjashtë
Ka qenë i dënuar me vdekje
Prej Portës së lartë.
Pseudoatdhetarët e dreqit
S’kanë vënë dot nji gur
Në themet e atdheut të vet
Dhe krejt si me pasaporta
Kërkojnë të paisen me pushtet.
Motivi im më i dashur motivi për Shqipërinë…
Shqipëri;
Ja ku dola përsëri te motivi im më i dashur.
Mora avionin në ‘La Guardia’dhe mbrrita shpejt në
aeropotin “Nënë Tereza”
Me gjakun tim gati të ngrirë me zemrën time gati të
plasur
Dhe me nji dënesë si të pazakont që ka për të
shpërthyer ndoshta nesër.
Shqipëri;
Eh sa më kish marrë malli për bulevardet e Tiranës…
Te pallatet e shallvareve unë kam njohur dikur nji
vajzë të bukur.
Kur mbrrita në vend të sajë putha parmaket e urave të
Lanës
Madje edhe tokën isha gati për ta puthur.
Shqipëri;
Asgjë në këtë botë veç nënës nuk kam dashur më shumë
se ty.
Sepse ti me frymën tënde më ke kthyer në qënie ajri
Sepse ti me duart e tua më ke bërë vërtetë njeri.
Gjëra që unë i ndjej te shpirti dhe te zëri.
Shqipëri;
Në ujrat e deteve t’ua kam marrë borxh ngjyrën e syve
Siç kam mbledhur nëpër rreshpe luledelet dhe cairet,
Unë jam rritur tek ti në aromën e portokalleve
Me penela pishash të larta duke vizatuar në qiell
pejsazhet.
Shqipëri;
Të gjithë jetën time unë kam vuajtur bashkë me ty.
E megjithatë at po të kem mundsi të shpëtoja a të
kthehesha në dragua,
E deklaroj solemnishtë se unë qysh tani
Do të hyja i gjallë në gurin e themeleve të pavdekshme
tua.
Pressbyterian Hospital, Shtator 2005
Alo, alo ku je, më thrriste shpesh David Lumaj
Alo, alo, ku je, më thrriste shpesh në telefon David Lumaj
Miku im i ndershëm që vepron si burrë.
Dhe pas nji gjysëm oret ndodhej te spitali im në White Plains
I bërë ujë në djersë ngaqë ecte shpejt me veturë.
Dhe rrinte aty me mua gjashtë deri n’orën tetë,
Aq kohë sa e lejonte orari i vizitave.
Ndërkaq kishte folur me nursa dhe me mjekë
Dhe ikte veç kur bindej se u kisha shpëtuar “xhindeve”.
Alo, alo, ku je më thrriste pas nji gjysëm jave D.Lumaj
Dhe vinte turr e vrap në “Xhakobi Hospital”.
Dhe kënaqeshim ashtu kot duke kujtuar shokë e halle
Deri sa zemrat tona bëheshin gati mal.
Alo alo ku je do ti bëj unë telefon Davidit?
Jam mirë por filluan shirat prandaj të lutem kurr mos qaj.
Në të vërtetë David Lumaj qysh se i kanë vdekur prindërit
Sa herë i kujton ata shkrehet si foshnjë në vaj.
Alo alo ku je më thrriste shpesh në telefon David Lumaj.
Miku im i ndershëm që vepron gjithmonë si burrë…
Time shoqe me gjith fëmijë mi sillte shpesh në White Plains
Kësaj here i pa djersitun nga që ecte me kujdes në veturë.
Pressbyterian Hospital, NY 2005
Të Dielat në spital…
Pra të Dielat në spital vërtetë ishin të mërzitshme.
Bile edhe më të mërzitshme se ditët e zakonshme të javës.
Po ata visitor të përhershëm po ajo vetmi në dhomat e turistëve,
Dhe asgjë e re për tu shënuar në fletët e kalendareve.
Të dielave zakonisht mëngjesin e hanim në ora tetë’
Pastaj 30 minuta shëtisnim nëpër koridore…
Dikush treste ushqimin, dikujt mendja larg i kishte tretë
Te hallet e familjes apo ndoshta diku tej në një shtatore.
Në këtë cak lexuesit duhet të kenë para sysh këtë të vërtetë;
Sepse unë shtatore u them;
Vetëm nënës dhe atdheut.
Mandej vinte dreka si mbi krahë pulash të pjekura,
Me shkëmbime gjellësh të ndryshme dhe përcaktime kombësish.
Ne që nuk e hanim dot mishin e kafshëve të detit,
Gostisnim me to, varfanjakët e Meksikës.
Të dielave si e pabesueshme edhe mbrëmjet fillonin qysh pas dite;
Kur mbi malin Hell akoma.
Shëndrisnin rrezet e kuqrremta të diellit…
Ec pastaj e fleje po deshte ec e prishja qetsinë rregullit.
Aty pas mesnatës bininm në gjumë gati si të vdekur.
Dhe shihnim pothuajse të gjithë vetëm ëndrra me fëmijë.
Dhe siç dukej flinim të lumtur, jo se kishte filluar e hëna;
Porse e diela e ardhshme ndoshta s’do të na gjente më aty.
Pressbyterian Hospital, Tetor 2005
Vargje mesatare edhe për spitalet amerikane
Kam parë dhe spitale vendesh të tjera
Por si spitalet në Amerikë,
As nuk kam parë kurr ndonji herë
Dhe as nuk besoj të shoh më
Më plaçin sytë.
Ndërtesa madhështore,
Me north me south me east me west
A thua se arkeologve
U kishte shkuar mendja të bëjnë qytet.
Koridore të gjata, njerëz me bluza të bardha
Salla kirurgjish moderne
Emergjenca të pandërpreme,
Mjekë të famshëm shumë
Mes qindra mijra vetëve të sëmurë,
Këtu gjilpërat në vend të veshkave
Atje, transpaltimi i zemrave
D. m. th. te Amerika,
Mjeksia ua ka kaluar të gjitha shkencave.
Si pacient i kuruar në “Xhakobi”në “Monte Fiore”
Di me thënë vetëm kaq;
Se po të më krijohej mundsia mua një ditë,
Të gjith të sëmurët e Botës
Do ti sillja këtu për dore
Që jetën tua shpëtoja…
Së paku tëdhjetve për qind në Amerikë.
Të gjashtë talentet e Jezu Krishtit
Aso kohe kur J. Krishti u shpërndante talentet njerëzve
Veproi si ta them ndryshe krejt si nji gjeni.
Njeirut të parë i dha tre.
Njeriut të dytë i dha dy.
Njeriut të tretë i dha vec nji…
Plot nji vit më vonë i thirri në raport të gjithë,
Dhe u kërkoi llogari se ç’farë kishin bërë me paratë,
Njeriu i tretë kishte nji…
Bile të fshehur nën jastëk.
Njeriu i dytë kishte katër
Se duket kishte bërë biznes.
Njeriu i parë kishte nëntë
Dhe rrinte krejt si bos…
Dhe a u shkon nëpër mëndje
Se ç’bëri Jezu Krishti në at moment?
Ja mori talentin atij që kishte nji
Dhe ia dhuroi atij që kishte nëntë
Mandej foli si me të qeshur
Por me shumë sinqeritet;
Kush nuk punon aq sa ku mundet
S’ka për të pasur kurr asgjë në xhep.
“Monte Fiore Hospital” Gusht 2005
Gruas time
Avenju më avenju e shteg më shteg
Tren më tren e autobus më autobus
Më erdhi mbrapa ato ditë gruaja ime si nji zogëz
Më këmbë, me shpirt, me sy dhe me buzë.
Në njërën çant, më sillte gjithmonë ndrresat
Kurse në cantën tjetër, ushqimet dhe letrat.
Në çantën e ndërresave merrte me vete vjershat,
Kurse në cantën e ushqimeve medemek peshqeshet.
Dhe merreni me mënd se ç’farë peshqeshesh të thjeshta;
Ca piktura kalamajsh që su ngjanin fare fëmijëve të mij.
Një kordele të verdh prej gjethi që mua ma dërgonte vjeshta
Jo se isha i sëmurë por thjeshtë për nostalgji.
Kështu i kalueme ditët, javët, muajt…
Derisa gruaja dalngadalë mu kthye në “kritike” letrare.
Duke u bërë kështu si Sadija e Driteroit,
Ndoshta i dite do të hyjë edhe në “Lidhjen e Shkrimtarve”
Tashti shpesh herë mendoj me veten time i tronditur;
Si mund t’ia shperblej gruas gjith atë kujdes?
Ah po e kam gjetur, do t’i le me testament gjith librat
Së paku dy, ose tri javë më parë se sa të vdes.
Dhe nga që si për sherr
Kam qëlluar edhe pak poet,
Bibliotekën fill pas fëmijëve
Do t’ia le si amanet.
Mikut tim psikolog Dr. Graig Kordick
Ti nuk e studiove veç për mua shkencën e psikologjisë
Sido që në ditën time më të ngushtë mu gjete tepër afër.
Ti Jungun dhe Frojdin m’i spjegove kaq mirë në anglisht
Sa unë në Shqipëri si ty kam dëgjuar veç Dr. Sandër Ashtën.
Ti më stërkshillove mua se duhej të jetoja për jetë e mot
Ti bëja ballë depresionit dhe t’i përkushtohesha poezisë…
Ti shkenctari i trurit tim, ti nuk je thjeshtë nji psikolog,
Por je kryemiku im Dr. Graig Kordick…
— dërguar nga Kolec Traboini