HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr poetin malėsor Luigj Ēekaj

Shpirti qė pikon vesė...

- esé -

Kolec Traboini

-- nga KOLEC TRABOINI, Boston 2006

Sado qė ja turbulluan jetėn, gjithmonė mbeti i pastėr e i kulluar, ndaj aq fort i shkon pėr shtat shprehja e Friedrich Nietzsches: "Vesa bie mbi bar tamam atėherė kur nata ėshtė mė e heshtur."

Jeta e Luigj Ēekajt nė Shqipėri ka qenė njė ofshamė e thellė nė kupė tė qiellit. E pėrftyroj gjithmonė si njė njeri qė rrezikohej tė mbytej e tė pėrpihet nga dallget mizore tė detit, Viktor Hygoi ka njė pėrshkrim tronditės pėr kėtė skenė, e rendi a sistemi - ai farė dreqi, qė thuhej me demagogji se ishte pėr ta shpėtuar njeriun, - i zgjaste njė shkop, e ky shkop, ku varej nė fije tė perit shpresa e jetės, veē e zhyste mė thellė, por pa e lėnė as tė shpėtonte e as tė vdiste. E thėnė ndryshe njė jetė plot tension e mundime, njė torturė, qė edhe karakterin mė tė fort njerėzor do ta thyente.

Ase edhe sikur tė mos e thyente, e tromakste aq thellė ne shpirt sa, tmerri i pėrjetuar do tė linte nė mėnyrė tė pashmangshme gjurmė nė psiqikėn e njeriut pėr tėrė jetėn. Ne themi shpesh se, ani pse tepėr vonė, kemi shpėtuar nga njė diktaturė, mirėpo harrojmė se kemi kaluar nė shtratin e Prokustit, disa fizikisht e disa moralist e tė shumtit nė tė dyja kėto mizori tė njė shoqėrie totalitare. E dolėm gjithėsesi tė gjymtė, dikush nga trupi e dikush nga shpirti e tmerri i asaj ėndrre hjekakeqe, qė kurrė nuk mund tė na ikė, madje sado larg e sado kohė tė kalojė, do tė mbetemi gjithėsesi peng i njė jete tė cunguar, apo mė keq tė pėrcudnuar nėpėr tė cilėn kaloi populli qė i pėrkasim, e jo pak por pėr gjysėm shekulli shtypje e dhune.

Luigj Ēekaj ishte njė fėmijė me shpirt tė brishtė, pėrkundėr kėsaj dhe njė karakter i fortė si trashėgim i cilėsive tė banorėve tė malėsisė sė veriut. E ky karakter do tė vezullonte kur ende ferishte e do tė ndodhej nė oborrin e Degės sė Brendshme Shkodėr, nė mes tė shumė familjeve qė do t’i internonin ne Tepelenė pėr shkaqe biografike. I ndodhur pėrpara gjeneralit komunist, i cili i stigmatizonte tė arratisurit, duke thėnė se si i braktisin „armiqt e popullit" kėto fėmijė si trėndafila, vogelushi malėsor nuk ka duruar me dhe nė praninė e dhjetra e dhjetra njerėzeve, ka rrėmbyer njė gur tė vogėl dhe ka qėlluar nė drejtim tė gjeneralit. Gjenerali ka qeshur, por Luigji i vogel as ka qeshur e as ka qarė. Ai pati guximin pėr tė bėrė ata ēfarė nė atė ēast i tha zemra e tė tjerat nuk kishim mė rėndėsi. E kjo do tė thotė se ai ishte poet qe i vogel ashtu sic do te parathoshte mundimet e tij te ardhshme nen diktature.

Me pas kurrkush nuk do t’ja kujtonte ate gur, sepse ai detaj ishte harruar, aq me teper se gjenerali Hilmi Seiti me pas ka vdekur (thone se e kane helmuar ne zyren e sekretarit te pare te Komitetin te Partise me kafe), por eshte vete Luigji qe risjell ne travajat e jetes se tij, emocionalisht pershkruar aq bukur ne librin „Une vij nga Shkodra", i cili me shume se sprovez letrare, siē e ka cilesuar autori, eshte nje deshmi autentike per fatet njerezore, per tmerrin e diktatures, dhunimin e te drejtave, por gjithashtu dalin ne pah edhe miresite e njerezeve shpirtemedhej ēfare sintetizohet ne rrėfimet per mjekun Sander Ashta apo madje edhe per nje ushtarak si Sejdi Miloti, me vone i vetvrare, qe i shpetoi jeten Kol Ēekes, babes se Luigjit, qe nen kercenimin e ekzekutimit, u largua nga Shqiperia duke lene gruan me femije te vegjel.

Luigji, duke qene i biri nje te arratisuri, nuk mund te shkonte shume kohe e shume larg pa u ndeshur me barrieren „biri i tradhetarit". I mbrojtur sido kudo nga dajat te cilet kishin reputacion, ai arrin te gjejė nje shteg per te vazhduar studimet per inxhinjeri pa shkeputje nga puna, por vjen nje dite qe farketuesit e luftes se klasave e mberthejne, e perjashtojne nga e drejta per te vazhduar studimet, e ēfare ishte me e keqja edhe nga puna, e shkuan deri ne absurditetin, te debohet nga qyteti.

Luigj Ēekaj tere jeten kishte enderr te merrej me letersi, bota e letrave ku perhumbej ore e dite te tera, ishte ai mjedis e ajo hapsire lirie ku kurrkush nuk te perbuzte, kurrkush nuk te zbonte si nje qen prej shtepise tende e ku e ndjeje vehten krejt ndryshe.

E ja cfare do te shkruante per dramen e tij qe nuk ish vetem e tij:

Nė prill vjen urdhėri, pėrjashtim nga Universiteti!
Nė maj vjen urdhėri tjetėr: Tė pushohet nga puna!
Dhe nė qershor i treti: te dėbohet nga qyteti.
Kėshtu qė dekanati, shefi kuadrit, policia,
Shpirtrat tanė si dreqėr i pėrzinin nga Shqipėria"...

Luftoi sa mundi per ta mbrojtur jeten e vet, ate jete ne kushte modeste qe ja kafshonin aq ligsht, aq pa meshire, luftoi per drejten per te jetuar i qete, per te patur nje pune, nje shkolle, nje shtepi per vehte e familjen e vet por hienat e diktatures nuk i ndaheshin. E ne nje ēast te erret, kur ju duk se ne kete bote kishte ardhur fatalisht, sepse perbuzej e debohej e tregohej me gishtin e tmerrshem te luftes se klasave, duke mos pare kurrkund drite, e kurrkund fije shprese, tenton te ike nga bota e te gjalleve. Po ja qe nuk te lene te ikesh ata qe te duan...

Ju gjenden afer e ne krah shoket e miqte, ju gjend nje mjek si Sander Ashta, qe jo vetem e mjekoi por ju be si vella e shkuar vellai, ndaj per Sander Ashten, qe tashme nuk ndodhet nder te gjallėt, pikellon me vargje nostalgjie Luigj Ēekaj sepse e mesoi jo vetem ta doje jeten por edhe te luftoje per tė.

Shembja e komunizmit, shkatėrrimi i sistemit barbar e shtypjes e cliroi prej makthesh, e, sic do te bente cdo femije ne kete bote per te kerkuar prindin, Luigj Ēekaj kalon shtete pas shtetesh dhe u shfaq ne New York ne shkurt 1993. Trokiti ne deren e shtepise dhe nė balle te saj pa nje burre te plakur, te cilin e perqafoi permallshem e aq tronditshem sa edhe fjalet nuk kishin kuptim. Kol Ēekaj ishte martuar ne Amerike dhe kishte edhe femije, vellain e vet nga baba qe ishte rritur e bere burre, s’e kishte pare kurre ne jeten e tij Luigj Ēekaj.

Erdhi nje dite qe ai fitoi te drejten te jetoje ne token e lire, erdhi nje dite qe solli familjen nga Shqiperia, erdhi nje dite te gezoje ne strehezen e vet e me femijet e vet si zogj, erdhi nje dite qe e ndjeu sadisfaksionin qe te jep puna ne nje reviste si „Jeta katolike", erdhi nje dite qe ndjeu dhembje per nenen qe vdiq larg ne Shkoder, erdhi nje dite qe t'i gezohet pasionit te jetes se tij per letersine duke vene ne doren e miqeve e shokeve librin e tij poetik „Vjeshta ne aeroporte" ku kish derdhur tere ndjenjat e shpirtit te vet, tere dhimbjen e dashurine, me pas do te botonte edhe kujtimet e pershkrimet e jetes se vet ne librin „Une vij nga Shkodra", por erdhi edhe nje dite tjeter, ashtu si vjen pas dites nata, pas reve shiu, pas vjeshtes dimri... dhe nje aksident ne pune, goditje ne koke tek punonte mekanik, do te ishte gati fatale per te, por fale zotit e fale nje mjeku shqiptar aq te perkushtuar si Agim Leka, Luigj Ēekaj do te vinte serisht ne gezimin e jetes.

Vec, ato re te errta qe tere jeten ia kishin kercenuar qiellin, nuk mund te ishin pa nje gjurme, here-here edhe dyndeshin permes subkoshiences se tij. Ato dilema, ato lodhje, ajo psiqike e vrare, ato endrra te shtypura, ajo jete e neperkembur nuk mund te shuheshin krejtesisht. Ashtu si kur ndrrohen stinet qe diē e lene pas, ashtu sikurse vjen pranvera e diku ne gji te shkembejve gjen ende bore, madje neper alpe gjen bore edhe ne mes te veres, edhe me jeten njerezore keshtu eshte. Ne mund qe ti kemi harruar shume tmerre qe kemi kaluar, por ato brenda nesh vegjetojne si druret ne dimer, e vjen nje dite, qe miku yne i perbashket Astrit Tota ne telefon te me thote, Luigj Ēekaj ka qene fort i semure.

E kur hyj ne lidhje me Luigjin te me thote se qenka e veshtire te shpetosh nga e keqja qe koha vrasese e prokusteve komuniste na e ka ngjitur, por fale mjekut Graig Kordick dhe kesaj Amerike e hodha te keqen. Pra kishin ikur rete e vranta neper horizonte te tjera, e ne ato dite me vranesina te turbullta, Luigji kishte shkruar shume poezi, nje prej te cilave ne telefon ma kendoi. Them kendoi sepse vargjet i ka si kenge shpirti, i ka edhe si drame edhe si lirika dashurie, i ka edhe si bashkebisedim me miqte por edhe si elegji dhembje per ata qe nuk jane mė.

Duke e mbyllur kete esč, ne keto ēaste kur ai eshte kthyer serisht nen pushtetin e peisazheve te vranta pertej xhamave te Pressbyterian Hospital, ku nuk ndalon te shkruaj vargje, rri e mendoj per mikun tim poet e them, sado qe ja turbulluan jeten, gjithmone mbeti i paster e i kulluar, ndaj aq fort i shkon per shtat shprehja e Friedrich Nietzsches "Vesa bie mbi bar pikėrisht atehere, kur nata eshte me e heshtur."

Tere jeten i duroi ne heshtje dhembjet poeti Luigj Ēekaj, ndaj dhe shpirti i tij gjithehere pikoi vese...

Gazeta Illyria, Nju Jork 17 mars 2006

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara