INFO

Qarku i Shkodrës (Shkodra, Kopliku, Puka)

Bashkia e ShkodrësBashkia e Shkodrës

Informacion i përgjithshëm në shqip dhe anglisht për Qarkun e Shkodrës, Universitetin “Luigj Gurakuqi”, dhe institucionet e pushtetit lokal në Shkodër. Informacion mbi shtrirjen gjeografike të Shkodrës dhe disa të dhëna rreth motit e më gjerë.

Distrikti i ShkodrësShkodra’s District (I) – English
Këshilli i qytetit, komunatDistrict Council, Municipality (II)– English
Universiteti “Luigj Gurakuqi”The University “Luigj Gurakuqi”

Qarku i Shkodrës

Përbëhet nga Rrethi i Shkodrës, Rrethi Malësi e Madhe dhe Rrethi i Pukës. Ka një kryetar Qarku me seli tek Ndërtesa e Prefekturës dhe këshilltarët e zgjedhur nga zonat përkatëse.

Gjeografia
Qarku i Shkodrës është një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Ai shtrihet nga Alpet e Veriut tek ultësira bregdetare. Gjerësia gjeografike nga 42 50′ (Boks, Velipojë) longitude dhe nga 19 54′ (Dukagjin) tek 19 17′ (liqeni i Shkodrës) latitude.

Qarku i Shkodrës

Vija kufitare ka gjatësinë 304 km, e cila 149 km janë me Malin e Zi. Afërsisht 80% sipërfaqes janë male. Lartësia më e madhe është maja e Jezercës (2,694 m).

Klima është mesdhetare; temperatura mesatare vjetore varion nga 7.5 gadë C në Vermosh tek 14.8 gradë C në qytetin e Shkodrës. Temperatura në Janar kapet nga -2.7 gradë C tek 5 gradë C; në Korrik, 17-18 gradë C tek 24.6 gradë C. Rënia mesatare vjetore e shirave shkon rreth 2000 mm, një nga më të lartat në Shqipëri. Vedra është e thatë, zakonisht.

Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Jaqnë lumenjtë Drini, Buna, Shala, Kiri, Cemi, përronj dhe burimet ujore.

Në perëndim të qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan, 368 km katrorë prej të cilëve 169 km katrorë i përkasin territorit shqiptar.

Faktorët klimaterikë kanë influencuar në rritjen e vegjetacioneve të pasura me më shumë se 1,700 specie. Afërsisht 30% e sipërfaqes është e mbuluar me pyll, që në shumë raste janë dëmtuar nga prerjet pa kriter në vitet e tranzicionit, më së shumti pisha dhe shelqe. Ka gjithashtu edhe një variacion të kafshëve të egra, që kanë ardhur duke u rradhuar.

Të dhëna demografike
Rajoni i Shkodrës ka një popullsi prej 253,225 banorësh (1998), i katërti për nga madhësia në Shqipëri. Gjatë 50 vjetëve të fundit, popullsia është rritur me shpejtësi. Që nga viti 1938, popullsia është rritur më shumë se 3 herë.

Rreitja e popullsisë ka ardhur nga arsye natyrale. Numri i lindjeve është 23 për 1,000 dhe vdekjeve 5 për 1,000. Densiteti i popullsisë është 101.5 banorë për 1 km2.

Prefektura Shkodrës
Prefektura e Shkodrës

Shteti shqiptar në formën e organizimit të tij, përveç pushtetit lokal të zgjedhur direkt nga zgjedhësit, ka edhe një përfaqësues shtetëros, në formën e një pushteti paralel, kontrollues të politikave shtetërore. Ky është institucioni i Prefektit të Shkodrës, i cili ka edhe dy nën-prefektë në Rrethet Malësi e Madhe dhe Pukë.

Roli i Prefektit është më shumë mbikqyrës dhe raportues. Ai është tuitullari më i lartë shtetëror në formët e organizimit – përfaqësuesi i shtetit tek pushteti lokal.

Përveç Qarkut të Shkodrës dhe Prefektit, forma e organizimit përmban edhe Bashkësitë dhe Komunat, e cila në formën e saj organizative është ekzekutivi. Kështu kemi Bashkësinë e Shkodrës, të Koplikut dhe të Pukës, si dhe një numër komunash, të cilat drejtojnë punët në zonat përkatëse.

Bashkia e Shkodrës

Bashkia e Shkodrës - logo


Bashkia Malësi e Madhe

Bashkia Malësi e Madhe - logoBashkia Malësi e Madhe


Bashkia e Pukës

Bashkia e Pukës - logoBashkia e Pukës