Letërsia shkodrane
Letërsia shqiptare trashëgon një fond të pasur vlerash nga krijuesit shkodranë. Që nga koha e Marin Barletit, në Rilindjen Kombëtare e deri pas Luftës së Dytë Botërore…
— përgatitur nga Albana Mëlyshi
DY FJALË
Para disa muajsh do të keni patur rast të lexoni një shkrim nga Edra Alibali për historinë e këngës LULE BORË. Tregimi qe marrë nga libri “Në Shkodër të gjithë këndojnë” i Isa Alibalit.
Sot unë e kam në duar këtë libër dhe do t’u thoja edhe juve, nëse doni disa momente kënaqësie, mos e lini pa e lexuar atë. Në libër do të gjeni histori të bukura këngësh shkodrane, duke filluar që nga më të vjetrat. Libri është shkruar me shumë dashuri nga autori dhe është tërheqës për lexuesit e çdo moshe.
Po marr pak kohë për të shkëputur për ju historinë e njërës prej këngëve, këngës “Moj e vogla si floriri”
Moj e vogla si floriri
Veziri i Shkodrës, Mustafa Pashë Bushatlliu, në mesin e viteve ’20 te shekullit 19-të, po bënte zgjerimin e nje saraji ne Kozmac, te cilin ia kishte dhuruar Gasper Llupi, një pasanik nga Shkodra. Ne mes te muratoreve qe punonin ishte edhe nje djale i ri qe pergatiste llaçin. Ky djalosh sapo mbaronte punen, vishej me rroba te reja e nisej menjehere per ne Shkoder, ngjitej ne kala dhe diçka kerkonte. Kete e bente çdo dite. Mezi ç’priste te mbaronte pune e te nisej per ne qytet. Ngjitej me te shpejte neper kalldremin e rruges qe te çonte ne brendesi te kalase, bente si bente e nuk linte pa hyre.
Ishte i gjate, me trup te drejte dhe i pashem. Kjo ndoshta krijonte mundesi qe t’i hapej me lehte rruga e hyrjes. As te folurit jugor nuk u be pengese, sepse askujt s’i binte nder mend se ky djalosh kaq i embel mund te vinte per ndonje pune te keqe, aq me teper se ne pergjithesi muratoret nuk ishin shkodrane.
Kaluan disa jave dhe djaloshi, krahas kalase filloi te ndjeke edhe mejhanet e Shkodres, kudo ku behej ahengu. Ishte i pari qe zinte vend dhe me pasion te veçante degjonte kenge te ndryshme shkodrane. U miqesua aq shume me ahengxhinjte, saqe filloi edhe te kendoje se bashku me ta. Zerin e kishte te bukur e te fuqishem. Erdhi koha dhe ndertesa u perfundua. E pa Veziri dhe mbeti shume i kenaqur. Per kete arsye shtroi nje sofer per ata qe e kishin ndertuar. Gjate sofres, muratoret e nxisnin djalin qe te kendonte. Ne nje vend me te ngritur rrinte Veziri e degjonte ahengun e porsakrijuar te grupit te Mehmet Shllakut me nje shprehje mosperfilljeje e si te perhumbur. Po kur djaloshi filloi te kendoje, ai sikur u gjallerua.
Nga thellesia e shpirtit te ndjeshem te djaloshit, shpertheu pasioni i fshehur prej disa kohesh qe ia shenderroi krejt qenien. Po kendonte nje kenge te re, qe askush nuk e kishte degjuar:
“Moj e vogla si floriri,
përmbi hazna xhevairi
përmbi pashallare veziri
Shota moj zylyfe
je mbi shoqet tuaja, mori dritë…”
Zeri i djaloshit tingelloi aq bukur ne kete kenge te re, me nje melodi te embel, sa te gjithe e veshtronin me admirim. Djaloshi duke kenduar gjithnje e hidhte veshtrimin vezullues drejt nje kafazlie, mbas se ciles e dinte se ishte vajza e bukur dhe e re e Vezirit.
Veziri filloi te ngryse vetullat: “Ç’ka djaloshi që vështron andej? – thote ne vehte. Megjithate vazhdoi ta ndjekë por tashti me vëmendje. Ndërsa ‘këngëtari’ vazhdon:
“Me e dijtë ti sa fort të due,
sy e vetullat t’i due
me kalem jazi janë shkrue
Shota moj zylyfe
je mbi shoqet tuaja, mori shpirt.”
E perseri po ato veshtrime kuptimplote andej nga kafazlia. Veziri filloi te behej nervoz, sepse djaloshit edhe syte po i flisnin, bile me shume se fjalet e kenges. Por nuk ka c’te beje. Vazhdoi ta degjoje, ashtu i merzitur pa u bindur ende per dyshimet e veta. E nderkohe djaloshi vazhdoi:
“Sytë e tu si xhevahiri
kah i shoh shkrihem si qiri
shëndrisin rreze porsi dielli
Shota moj zylyfe
je mbi shoqet tuaja, mori shpirt.”
duke e drejtuar tërë qenien e vet andej nga ishte vajza, e duke mos përfillur asnjeri, as Vezirin. Ky tashmë nuk përmbahet, por ngrihet me të shpejtë e i drejtohet djaloshit:
– Kush je ti more pizeveng, që sillesh kështu kaq pa turp?
Dëgjohet zëri i ashpër i Vezirit, duke kërcënuar me kamzhik. Djaloshi qëndron. Përkulet me nderim para Vezirit pa thënë asnjë fjalë. Kështu mendon se atij do t’i bjerë zemërimi. Kurse ai zemërohet edhe më shumë. Zëri i tingëllon më i rreptë dhe më i ashpër:
– Hë pra, fol, kush je ti – dhe i drejtohet përsëri me kamzhik, por pa e goditur – trego të vërtetën se ta preva kryet – vazhdon si i xhindosur. Djaloshi jo vetëm nuk u frikësua por iu gjallëruan edhe më shumë tiparet e fytyrës. pamja iu fisnikërua dhe me guxim e solemnitet, foli:
– Vezir i Madh! Më dëgjo! Quhem Ali. Jam djali i pashës së Ohrit. Kam dëgjuar se ke një vajzë të bukur. I mora leje babait tim dhe erdha ketu. Punova duke bërë llaç për sarajet e tua. U solla e u solla rreth kullës sate, deri sa te pashë vajzën. Unë e dua atë për grua. Jam takuar me të dhe ajo… Veziri s’e la ta mbarojë fjalën dhe i tërbuar tha:
– Nuk është e vërtetë, nuk është e mundur – bërtiti si i tërbuar e me zë të fuqishëm – Ti je një rrugaç – shpërtheu me një zë, sikur ta kishte zënë ngërçi.
– Jo madhëri – kundërshton me vendosmeri djaloshi – Jam prej derës fisnike dhe nuk jam munduar më kot. Ja tek e ke edhe myhyrin e familjes sonë – dhe heq nga gishti nje unaze e ia jep Vezirit, duke marrë frymë lirisht. Ky e merr ne dore sikur te merrte nje thengjill qe i dogji fort, por edhe e bëri te mendojë.
– Të shohim a janë të vërteta fjalët tuaja…
Mbas disa ditësh, kalorsit që dërgoi Veziri te Pasha i Ohrit, u kthyen të gëzuar. I ati i Aliut u kishte thënë të gjithë të vërteten. Atëherë Veziri i Shkodrës, Mustafa Pashë Bushatlliu thirri kadi e myfti, u vu kurorë e bëri dasëm të madhe.
Kjo që historia e lindjes së këngës shkodrane “Moj e vogla si floriri”. Shpresoj t’u ketë pëlqyer. Falenderoj nga zemra Edrën dhe Ermirin që më dhuruan këtë libër të bukur.
Albana M. Lifschin
Bruklin, NY – 1 Gusht, 2001
Shënim: Libri mund të porositet tek: Edra Alibali