Zef Çoba (1951)

0
8612

Zef ÇobaKa lindur në Shkodër më 17 korrik 1951, në një familje të vjetër qytetare. Pasioni i tij për muzikën ka filluar që në moshë të njomë, ku dallohet si instrumentist dhe kompozitor në festivalet e fëmijëve që zhvilloheshin në qytetin e Shkodrës.

Ka mbaruar “Institutin e Lartë të Arteve” në vitin 1974, në degën e dirigjimit koral. Ka filluar punën në Peshkopi si përgjegjës muzike pranë shtëpisë së Kulturës. Në periudhën 7 – vjeçare të të qëndrimit në Peshkopi, ka gjurmuar pasuritë folklorike të kësaj treve dhe në mënyrë autodidakte filloi studimet në fushën e kompozicionit.

Në vitin 1980 filloi punë në qytetin e Shkodrës, si përgjegjës muzike në Shtëpinë e Kulturës. Në vitin 1985 del në profesion të lirë. Që nga viti 1991 punon pranë Radio ‘Shkodrës’ si gazetar i programeve muzikore.

Ka kompozuar gjini të ndryshme muzikore ku dallohen kompozimet vokale si dhe ato për filma e teatër. Ka shkruar ciklin me romanca vokale “Kënga e njeriut” si dhe ciklin për fëmijë “E drejta dhe e shtrembërta”.

Në vitin 1986, së bashku me kompozitorin Pjetër Gaci, kanë punuar në krijimin e këngëve të reja shkodrane. Puna e tij si kompozitor dhe dirigjent është vlerësuar me çmime të ndryshme. Ka marrë tre çmime për muzikën e filmave “Skëterrë 1943”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Muri i gjallë”. Ka marrë çmime në festivalet e këngëve të zhvilluara në qytetin e Shkodrës si dhe në festivalet e fëmijëve.

Që nga viti 1997 është drejtues artistik i korit “Schola Cantorum Dom Mikel Koliqi” të Shkodrës.

[ Zef Çoba – Wikipedia ] [ Muzikë… ]

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.