Shkodra – qytet i humorit

0
1921

Humori i veçantë shkodran është i njohur në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka qenë vetëm humori profesionist ai që e ka përcaktuar Shkodrën si vendi i humorit, por edhe bejtet e barcaletat e panumërta, që kanë dalë nga goja e njerëzve të zakonshëm, të cilët janë bërë mjaft të njohur në Shkodër e më gjerë, përmes shakave e barcaletave të tyre plot humor.

[ Zyliha Miloti ]

Grimcë humoristike

Dialogu i moskuptimit

Nji ditë me fortunë ishte nisun njani për peshk. Rrugës takoi një tjetër, i cili e pyeti:
– Ku po shkon, për peshk a?
– Jo more, po shkoj për peshk…
– A ha…, kujtova se je tuj shku për peshk!

Qesh e njesh

– gazmore e dialogje

më tepër

— Grimca humori të mbledhura nga libri i artistit të popullit, Gëzim Kruja
– nga Vitore Stefa-Leka

Mimoza Ahmeti, Ariola Toska, Gëzim Kruja, Vitore Stefa-Leka dhe Sinan Hoxha

ME TE DREDHUR

Më falni shok se po ju shqetsoj, a e pini duhanin?

– Po – u përgjegj shoku – me të dredhun…
– A keni një letër duhani se më mungon?
– Posi urno, me gjithë qef.
– Po duhan a keni?
– Sigurisht po.
– A ma mbështjell një fije se nuk po di.
– Po mor zotni urno!
– Po me e ndez a keni?
– Po! tjetër gja a ju duhet?
– Jo, të tjerat i kam vetë…

Sa mendjemadh je mor Gëzim!
Gëzimi: Pse?
Të pashë mbramë në televizion, dhe s’më fole me gojë!…

VIZITA

Grueja me burrin krah për krah. I thot gruja:
Ah sa të shkon ky kostumi! E gëzosh! E din si me dukesh… si Alen Daloni i ri…
– Ja kam këput kryet (qeshet), Ec të shkojmë se po bahemi vone!
– Uuuupo cka të ra në xhaketë ashtu? – e pyet gruja.
– Një zog ka lëshue një glacë!
– Po kështu nuk shkohet në vizitë, hajde kthehena. Sa pa mend ece rrugës!
– Mir moj gru, po unë nuk mundem me ec me kryt përpjete.
– Jo, jo, hajde shpejt ndërro kostumin…
– Gru, mos e ban kaq alarmante, një zog lëshoi një glacë. Thuj shyqyr që nuk fluturojnë lopët se mandej do kishe pa, se cka ishte ba!

më tepër

OROSKOPI SI RROSKOPI

Gjosho Vasija — nga Gjosho Vasija

DASHI — 20 MARS — 19 PRILL
Po ndigjo djali’i Lulashit (Bektashit)
je tue i rà nè qafè shoqnisè,
mos mendo se je mish “Dashit”
rreh ma fort nga mishi i dhisè…

DEMI — 19 PRILL — 20 MAJ
Nè ketè botè gjithkush me t’veten,
pra gjithmonè me gjanè e shpisè,
ti si “Dem” mbaje pak vehten
mos trazo “loptè” e kojshisè..

BINJAKET — 20 MAJ — 21 QERSHOR
Fjalè tè urtè m’kanè thanè do shokè
mos e ço nanen n’kojshi,
se ka ndodhè me lindè “Binjokè”,
njeni i bardhè e tjetri i zij…

më tepër…

Humor nga Tefa

Më tepër rreth Tefës

Shtjefën Palushi (Tefa) bashkë me Paulin Selimin janë dy krijues te njohur të humorit shkodran. Tefa i shkurtër e i shtrembërt, ndërsa Paulini i gjatë e i hollë…

Futu për vrimë të celësit…

Tefa e Paulini si bashkëkrijues humori, shkonin natyrisht e i bënin vizita njëri-tjetrit në raste të ndryshme. Një ditë, Paulini e thirr Tefën në telefon, dhe i thotë se do kalonte andej.

– Po mirë hajde – ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e derës së shtëpisë së Tefës…
– Kush ashtë? – dëgjohet një zë nga brenda.
– Jam unë Paulini…
– Po mirë, futu për plasë të derës… – ia kthen nga brenda Tefa.

Pas disa ditësh, i njëjti rit përsëritet, por në kahje të kundërt. Tefa niset e shkon tek shtëpia e Paulinit dhe i bie ziles.

– Kush ashtë? – i thotë Paulini.
– Tefa, Tefa, po hape derën…
– Futu për vrimë të celësit… – ia kthen Paulini.

Tefa shkel kufirin…

Pasi ishte mërzitë me komunizmin në Shqipëri, Tefës i shkrep mendja e vendos të arratiset nga Shqipëria. Ai niset e shkon në kufi nga Zogajt, dhe don të arratiset për në Mal të Zi. Por syri vigjilent i kufitarëve të kohës së xhaxhit, e pikas këtë shtrembaluq, që po i afrohet kufirit. E rrethojnë ushtarët dhe si rezultat e kapin dhe kur e shohin se ishte Tefa, e marrin dhe e vënë në një makinë për në Shkodër. Kur mbërrijnë në Shkodër, policët i thonë Tefës:

– Tefë, a ke dashtë me thy kufinin a?…

– Jo more, – ua kthen Tefa, – po kisha mbetë në rrugë e nuk dijsha si me u kthy në Shkodër. Atëherë thashë, ma mirë po i afrohem kufinit, se ushtarët kanë me më kapë, e kanë me më pru me makinë në Shkodër…

më tepër

Fajin e ka Shtjefni…

Për të gjitha të këqijat që ngjasshin në nji familje mjaft të pasun në Shkodër, faji i mbetej shërbëtorit plak, Shtjefnit.

Thehet gypi i kanilit(1) – “Shtjefni”; merrte shkrumë darka – “Shtjefni”; nuk piqej buka në furrë – “Shtjefni”!

Nji natë vonë, Shtjefni shef se nusja e madhe nep e merr nëpër shtëpi dhe e pyet me kujdes:

– Shka asht, mori bijë, gjithë ky trazim?
– Kurrgja, more Shtjefën, kurrgja.
– Po ti fol, moj!
– Nuses së vogël i leu nji djalë!
– Mooos, pash zotin!
– Pse?!
– Tesh po thonë se “fajin e ka Shtjefni”!(2)
______________________
1) kandil; llambë
2) Shërbëtori plak gjen rastin të thumboje zotërinjtë, që për cdo gjë fajin ia hidhnin atij.

[ — marrë nga Lezha.net ]

Nga ’karadyzeni’ në ’karitas’

Mësimi i letërsisë pritej me padurim të fillonte.
Profesor Toma e bën më tërheqës duke përdorur humorin Shkodran me mjeshtërinë e bejtexhinjve.
– Sot, kena me fol për historin e letersis Shkodrane prej shekujsh.
Filloi Pr. Toma duke shqiptuar një ‘o’ pak a shumë si ‘a’ dhe duke hequr ‘ë’ nga fundi i fjalëve.
– Na e dina se kena pas t’huej mrend, e s’na kan lan me zhvillue letersin ton.
Ndërhyri një student nga fundi i auditorit duke hequr ‘e’-në kur vinte pas ‘u’-së, dhe vazhdoi:
– Ç’a na kan lan ata neve me ba?
– Taman, njikjo qi tha Osoja asht pytje me vend. Për ket due me kallxue.
Pr. Toma, u drejtua mbi podiumin ku kishte hapur edhe këmbët që të siguronte bazament sa më të qëndrushëm. Fytyra mori një pamje mjaft serioze. Tema ishte shumë e rëndësishme.
– Turqit erdhen n’vendin ton me KARADYZEN. Pas 500 vjetesh ata u largun tuj marr DYZENIN.
U mendua pakëz, duke u munduar të linte pas atë histori të shkuar një shekull më parë.
– Po, na erdhi rusi me nji KARANDASH, qi na ka ndryshue krejt stilin e letersis ton. Kjo letersi e huej na majti deri n’fund t’shekullit t’kaluem. E ata shkuen tuj marr me vete DASHIN.

Studentën nuk po flisnin. Mendonin ku do të qëllojë Pr. Toma.
– Tash na kan ardh evropiant me KARITAS. Dihet se kur kan me u largu t’a po na marrin TASIN. Poplli yn tash ka nevoj per njat tas.

Ishte përsëri i njëjti student që u tregua i paduruar dhe ndërhyri përsëri:

– Po mir, zotni Toma, Ç’a ka me na met neve?
– Ju jeni aq t’meçem sa me kuptue ç’a ka me na met ne, prap si ma par.

DASH

Solucioni larës i mirënjohur DASH pati jehonë deri në vendet arabe. Përse nuk njihet në Kinë apo Japoni? Këtë do ta kuptoni nga ngjarja e mëposhtëme:
Në Itali bëhet rreklamë e fuqishme e këtij larësi me emër shqipëtar. Me siguri është marrë nga leshi i bardhë i dashit. Që të mos largohemi nga tregimi, në rreklama shikojmë fotografi me pëlhura të ndotura të cilat kur lahen me larsa të ndryshme nuk marrin atë pastërti dhe shkëlqim që u jep DASH-i. Pra, nga e majta në të djathtë dallohet efekti i këtij larësi të përsosur.

Liçensa u ble nga një kompani shumë e njohur arabe dhe u bë ndërtimi i fabrikës dhe doli prodhimi i parë i larësit. U gjend edhe një arab që dinte Italishten përkryer. U bë edhe përkthimi i saktë i diçiturave që shoqëronin fotot e famshme. Televizori, gazetat, revistat si dhe parrulla me sipërfaqe gjiganteske që mbuluan ndërtesat e qyteteve, bënë një prezantim që nuk shkulej lehtë nga mendjet e arabëve.

Rezultati: as edhe një kuti me larës nuk u shit! Falimentim i firmës!

Faji doli nga përkthimi i diçiturës të cilës ju dha drejtimi nga e djathta në të majtë dhe nuk përkonte me fotografinë.

[ — dy barcaletat e fundit janë marrë anonime nga lista bota-letrare ]

SHPËRNDAJ
Artikulli përparaHoti
Artikulli tjetërIrhan Jubica (1973)
Arben Çokaj - mësues fizike & informatike :: gazetar & analist i pavarur :: autor librash

NUK KA KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT