LULEBORA

0
18213

— përgatitur nga Edra Alibali

Dua t’ju tregoj për një libër të cilin e kam lexuar para dy vitesh. Ky libër ishte dhurata e parë e të dashurit tim dhe ishte një gjë tepër e bukur. Kur e mora në dorë fillova të lexoj faqet e para, por ishte e pamundur ta lëshoja nga duart, sepse aq shumë më tërhoqi sa e kam lexuar për një herë të vetme, për tre orë.

DY FJALË
Isa Alibali Rruga e këngës shkodrane është e vjetër, madhështore, ku të tërheq një forcë mahnitëse, aq sa kur futesh në këtë tempull, nuk mund të dalësh, sepse e ndien veten në një botë të magjishme, të mbushur me dashuri për jetën e njerëzit, midis lulesh shumëngjyrëshe, bukuria dhe aroma e te cilave ua shton hijeshinë e madhështinë melodive magjepse dhe teksteve poetike të mrekullueshme.

Dashuria per kengen shkodrane nuk eshte nostalgji, por dashuri per jeten, per te bukuren, per çdo gje fisnike e te larte qe ka krijuar shpirti i ndjeshem i prej artisti i popullit shkodran. Kenga e qytetit tone ka gjalleri e ndjenje, ka force te atille terheqese sa qe te ben per vete. Ajo eshte eshte sa e vjeter, aq edhe e re. Eshte e vjeter se ka kohe te gjate qe eshte krijuar, eshte e re se eshte nje organizem i gjalle qe leviz gjithnje, zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht. Eshte pjese e shpirtit te kombit tone.

Ne kete liber une vetem sa hyj ne tempullin madheshtor te kenges shkodrane. Qellimi im eshte qe, duke bere nje trajtim te lire te menyres dhe rrethanave qe çuan ne krijimin e ketyre vlerave te bukura shpirterore te shkodranit, te nxjerr ne drite nje pjese te rendesishme te shpirti krijues e fisnik te qytetit tone te dashur, te Shkoderloces, per te ndikuar sa me shume ne pastimin e shpirtrave tane, qe aq shume kemi nevoje sot. Ky liber eshte nje trajtim i lire, i mbeshtetur ne te verteta te trasheguara goje me goje apo edhe te dokumentuara.

Le te jete nje fillim i mbare qe ne te ardhmen, qofte une, qofte te tjeret, te vazhdojne ne kete rruge per te plotesuar kete tempull te shenjte e te bukur qe quhet “KENGA POPULLORE SHKODRANE”, per te perjetesuar ata njerez me shpirt te madh artisti qe ngriten kaq bukur kete ndertese madheshtore, si dhe per te mbajtur te gjalle e vazhduar me dinjitet vapren e tyre fisnike.

“L U L E B O R A”

Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te çlirimit, jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetit. Plot te rinj e te reja i degjonin me vemendje ligjeratat e tij per krijuest e medhenj te muzikes boterore. Ne kishim pak vepra te muzikes se kultivuar, edhe ato pak te njohura. Por kishim nje pasuri te madhe te krijimtarise popullore dhe Simoni fliste shpesh per keto vlera te çmuara…

Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre. Syte i mbante gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, veçanarisht kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje lule e kendshme ne mes lulesh tjera… Gjithe qenia e saj iu shnderrua na formen e nje “lulebore”, bile edhe topat e debores qe ajo ia drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore… Dhe u detyrua te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek “Lulebora”.

– Zef, ti e di, une dua nje vajze, – i tha nje dite Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe i dridheshin, plot emocion i tha:

– Bukur, shume bukur, ashtu siç kam dashur vete…

Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome e nuk dinte ç’te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj:

“Tuj kërkue n`ar e n`kodër
Tuj prek lulet t`gjith me dor`
Veç n`nji kopsht të vogël n`Shkodër
Ty të gjeta lulebore…”

Shumë entuziast, vazhdoi:

Je e vogël, por je e plotë
Ty t`kërkoj unë tash sa mot
Tash sa mot un`ty t`kërkoj
N`gëzim me ty jetën ta shkoj.
Eja, eja lulebor`
Unë me ty do thur kunor`…”

Dhe kenga “Lule bore” mori dhene. Ajo u be si te thuash simboli nje drejtimi te ri, me bashkohor, qe mori kenga jone per vite te tera. U perhap ne te gjithe vendin. Studentat tane qe studionin jashte shtetit e moren me vete. Dhe nuk lane rast pa e kenduar. Ne mbremjet e vallezimit, ne darka e ne gosti. Kudo. Edhe ne koncerte te ndryshme…

Një student shqiptar qe mesonte ne Moske ne fundin e viteve ’50-të, kujton:

“Isha ulur ne stolin e lulishtes, ne nje nga parqet me te bukura te Moskes. Kishim humbur ne ekstaze dhe na dukej se asgje tjeter nuk ekzistonte perveç ne te dyve. Nata ishte e qete dhe plot yje. Ishte tamam ashtu siç pershkruhet nata ne kengen e bukur ruse “Pod moskovnie vjecera“. Larg, shume larg, dukej se degjohej nje melodi e cila sa vinte e behej me e njohur. Ngrita koken, sepse m´u duk e afert ajo melodi ende e papercaktuar, te cilen largesia e sillte disi te paqartë. Por nuk kaluan as pese sekonda dhe e kuptova menjehere. M´u rrengjeth krejt trupi.

Zerat melodioze sa vinin e beheshin me te degjueshem e me te ngrohte njekohesisht per veshin e zemren time teper te ndjeshme ne ato çaste perhumbjeje. Ishte kenga “Lule bore” qe po kendohej ne shqip. U ngrita per te pasur me prane ate grup qe po e kendonte. Ato po afroheshin
drejt nesh, ashtu, ne menyre te pavetedishme. Edhe une eca drejt tyre, pa i thene asnje fjale Ljubes qe kisha prane. Eca drejt tyre dhe vura re se nje grup studentesh nga vende te ndryshme te botes, po e kendonin ne gjuhen time. E ndjeva veten krenar si asnjehere ne jeten time dhe u bashkova me to, duke kenduar ‘Eja, eja, lule bore, se me ty do t´thur kunor…‘ ”

Kjo ishte historia e njërës prej këngëve që ka vendosur autori ne libër, e asaj që quhet himni i Shkodrës, “LULEBORËS”.

— marrë nga libri “Në Shkodër të gjithë këndojnë“, me autor Isa Alibalin

Shënim: Libri mund të porositet tek: Edra Alibali

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.