Ata ishin nje grup prej pese shkodranesh, ne burgun e tmerrshem te Burrelit, te gjithe te burgosun politik, qe punonin prej mjesit deri ne darke, ne ate dimer te tmerreshem te viti 1962, dhe nuk prisnin minutin te afronte ora gjashte e darkes e çanga te binte sa t’i shurdhonte veshet per t’i komunikuar qe edhe nje dite iku, e atyre dhe nje dite jete po iu fluturonte, te shkaterruar nga puna teper e rande, nga te ftoftit qe kishte fillue te gjitheve t’i ngrinte gjymtyret e poshtme, e ne darke kur u futshin ne ato shtreten derrase u mbulojshin me gjithe rreckat qe i lejonin ne burg per me u ngrof, por trupi reagonte me vonese… e u donte shume kohe me u nxeh.
Ato ishin pese, Gjovalini, Luigji, Frani, Mirashi e Sandri, kishin lindur te gjithe ne mes te Serreqit e Ballabanes, vinin nga familje te vorfna e mesatare, as kush nuk i kishte ba asgje te keqe shtetit, e akoma nuk e dijshin perse ishin tuj ba ate denim, asnjeni nuk ishte nen dhjete vjet, e ishin shpallur nga guardianet te “rrezikshem”, e keshtu nga dritarja e vogel e asaj qelie gjithe lagshtine e te akullt ato shikonin lindjen e perendimin e diellit me shpresen qe nje dite do te ktheheshin ne Shkodren e dashtun, prane njerezve te tyne, prane miqve e dashamireve e do te rifitonin lirine…
Jashte binte bore e njeni prej tyne Gjovja, qe kishte zanin shume te bukur, filloj te kendonte kangen e “Vella-vrasesit”, qe me poshte vijon:
Vëlla-vrasësi
Nëpër terr që shkonte nata,
Ngarku teshat kaliboç
Për një pyll, që s’ra kurrë sepata
Ndiqte rrugën nje djaloç.
Landet e pyllit si ujq ju dukshin,
Si prej ujet në mal luron.
Cuba të rreptë ku në prite u strukshin
Gjetht’ e lisave i kujton.
O Shqypni! bërtet i mjeri.
Malet mbush me gjyetar plot,
Kesollë e bardhë, ku por si mbreti
Shkon baria ditë e mot.
O ju lugjet e Prevezes,
Këtu, mu hana po m’vajton
Ku hana me drite të rrezes,
Shtigjt’ udhëtarit ja kallëzon.
Njishtu thotë me trimni,
U nis më udhë shtegtari prep,
Fishkëllen landa tuj përzi,
E prej frikës, ngan djali vrep.
Por një cub mbas gardhit hasi,
Ndal: i tha nuk ke ka ma.
Nji kobure në bri ja rrasi.
E përmbi curr përmys e la.
U nanë shkreta, i shumi briti,
E përmbys u lëshu mbi curr,
Tash tre muej e shkreta m’priti,
E tej kndej, nuk me shef ma kurr.
Po jot amë? si per qesti
Ja ban gjaksi me idhnim plot.
Ti m’difto ku rrin me shpi?
Fjala jote nuk hup dot.
Ne skaj të Shqypnisë, shkon vorfnisht jetën
E pa djem e shkreta mbetet,
Dy ma të m’dhajt në lufta i mbet’n,
E këtu i treti, qe po i jet.
Pat nje të tretë, që ajo e donte,
Përmbi dritë të syve të vet,
Kurrë prej prehnit, nuk e lëshonte,
Shokë me cuba voj e gjet.
Pat një tjerrë e fija e zanit,
Ju këput djalit e gjimoi
U dridh gjaksi, ai farë luanit,
Pushkën në tokë menjëherë e l’shoi.
Vëlla, përgjigjet zemër v’shtiri,
Njitu të vrava, njitu po des,
Nuk kam ftyrë me më pa ma njiri,
Në grykë me ty, njitu po jes.
Jo ti sh’ndosh e fill te shpia,
Te nanë zeza fluturo,
Pa asnjë femi, e mbyt vetmia
E mblon s’kami, mos e lesho.
Shka ti them mandej nanë ngratës,
Ne kjoftë se pvet, për ty ndoj send,
Thuj se mora një rrugë të gjatë,
Se bashkut ne qiell dikur xam vend…
E qe nga ajo nate e acarte, pa yje, pa hane, ajo kange u ba kanga e gjithe te burgosunve te atij kampi, edhe kur shkonin me hape kanalet, apo me punu ne kantjere te gjithe sebashku, e kendonin ate kange, shfrynin zemerimin, urrejtjen per ate pushtet, qe po i merrte vitet ma te bukura te jetes, duke i kalbur nder burgje te pafajshem, pse kishin pershperit ndonje fjale per lirine, e kendonin ate kange gjithmone dhe per dekada me radhe, ajo kange ishte ba hymni i atij burgu!!!!!
Dilshin bijte e Shkodres, hyjshin te tjere dhe ajo kange vazhdonte gjithmone…
Qershor 2002
—————————————-
Kanga ashtë ne te vertete adaptuar në shqip prej gjermanishtes, nga Dom Ndre Mjeda… kjo kange ka shume vite, asht kendu ne shkollat fetare ne Shkoder, eshte ne disa gjuhe te botes, tek ne e kane titullue “Vella-vrasesi”, e per mue eshte nje kryeveper, se eshte nje plage, qe eshte vuejt shume ne Shqiperi…
— dërguar për Shkoder.net… nga Flutra Malo