Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë

0
13645

[ Gjergj Kastrioti – SKËNDERBEU ]
[ Faji i Skanderbegut ]
Skënderbeu eshte njohur si Mbret i Shqiperise dhe Maqedonise qe ne vitin 1458. Fakte qe publikohen per here te pare.

nga nacionalalbania.com22 tetor 2013

Nga: Violeta Murati

Vatikani zbulon nje deshmi sekrete te historise shqiptare. Per here te pare del ne drite dokumenti ku eshte shpallur Skenderbeu mbret. Nje akt diplomatik, mandat, ne te cilin emerohet Martin Muzaka ambasador i Skenderbeut. eshte nje leter origjinale ne pergamen me nje vule shteterore te varur, qe ruhet ne Arkivin Sekret te Vatikanit ne fondin; Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikerisht ne kete mandat Skenderbeu quhet “mbret”. Ka qene dr. Musa Ahmeti nje hulumtues i ka kohshem i arkivave te Vatikanit qe ka publikuar disa dite me pare, ne internet, mandatin e mbreterise shqiptare.

Si u gjet vula e mbretit

Hulumtimet neper arkiva e biblioteka te ndryshme, kane mundesuar zbulime te reja te ketyre akteve, per te cilat me pare eshte menduar se jane zhdukur apo nuk kane ekzistuar fare. Duke u nisur nga keto hulumtime, te koheve te fundit (viti 2000)], studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, ne Arkivin Sekret te Vatikanit ne Vatikan, ne fondin: Miscellaneae, nga
viti 1458, zbulon nje mandat (akt diplomatik) origjinal te Skenderbeut, me te cilin emerohet Martin Muzaka si perfaqesues i tij “legjitim dhe legal”.

“Dokumenti eshte i shkruar ne pergamen. eshte ruajtur mjaft mire”, pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Ne te jane varura edhe dy vula origjinale. E para vula shteterore e Skenderbeut dhe e dyta ajo e notarit Johannes Borcius de Grillis. “Ne na eshte bere e njohur edhe nje kopje e ketij mandati qe ruhet po ashtu ne Arkivin Sekret te
Vatikanit, ne Vatikan ne Fondin: Diversa Cameralia, vell. 30, f. 134r-v. Kjo kopje eshte e sakte dhe teper besnike, pa asnje leshim nga ana e pershkruesit”, pohon studiuesi Ahmeti.

Kur u be Skenderbeu mbret?

Ishte zgjedhur Rodoni, ne jug te Shqiperise, per te nenshkruar mandatin e mbretit. Sic shenohet nga origjinali, mandati eshte leshuar me 28 tetor te vitit 1458. I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte me pak se dy muaj qe kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-te fillon pontifikatin me 3 shtator te vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464). ”Papa Piu njihej si luftetar i rrepte per mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa ishte cardinal”, shkruan studiuesi Ahmeti.

Nje moment tjeter i rendesishem qe terheq vemendjen te ky mandat eshte edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai “me urdher dhe autorizim te mbretit…” dmth. Skenderbeun e quan Mbret. “Ky moment eshte teper domethenes ngase edhe ne vulen shteterore te varur qe e shoqeron kete dokument e gjejme te shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) qe ne gjuhen shqipe do te ishte: Vula e Mbreterise se Shqiperise dhe Maqedonise”.

Skenderbeu trashegon zyren nga i ati, Gjoni

Nga dokumentat mendohet qe zyra kancelarike qe ishte prane Skenderbeut te ishte vazhdimesi e te njejtes zyre, e cila funksiononte te i ati GjonKastrioti. Sipas Ahmetit, flitet qe kjo zyre daton ne shek XIV dhe fillimi i shek. XV. “Natyrisht qe kancelaria e Skenderbeut ishte shume me moderne dhe ju ishte pershtatur rrethanave dhe kohes kur vepronte.

Sipas hulumtimeve te bera, kemi ne dore nje te dhene teper interesante, se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur qe mbrenda nje dite te nxirren 13 akte te ndryshme diplomatike, te shkruara ne 5 gjuhe. Kjo e dhene tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tone kombetar me shtetet tjera mjesjetare dhe me fqinjet, si dhe roli shume i rendesishem qe luante kjo diplomaci ruajtjen e pavaresise shteterore dhe teritoriale”, shpjegon studiusi Ahmeti.

Historia e kancelarive shqiptare

Gjate mesjetes, sundimtaret dhe princerit shqiptare kishin zyrat e tyre te kancelarive ne nivele te ndryshme si notere, sekretare apo perkthyes. Keto zyra ishin mjaft te zhvilluara dhe mund te renditen ne radhen e kancelarive te ngjashme me te njohura, ne Evrope, gje qe tregonte per nivelin e larte te zhvillimit dhe kujdesit qe tregonin sunduesit shqiptare ne komunikim me sundimtaret tjere. Nga keto zyra dolen akte, diploma, mandate dhe dokumente nga me te ndryshmet, ne disa gjuhe qe ne ate kohe ishin ne perdorim zyrtar. Porse deri me sot ka pak njohur te mbledhura dhe qe ekzistojne per keto dokumenta orgjinale.

Pjesa dermuese e tyre siç duket jane zhdukur pergjithmone; pjesa tjeter pret hulumtuesit qe ato t’i nxjerrin ne drite dhe t’i botojne, Ndersa vetem ne keto vite po hyhet ne kete mister deshmish historike ku disa fakte te zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristike e pergjithshme e ketyre akteve te botuara eshte se ato nuk ndryshojne nga ato te sundimtareve te tjere, fqinje apo evropiane. Zakonisht ne keto kancelari jane perdorur gjuhet kulturore te kohes si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonje tjeter. Ndersa ende nuk ka asnje dokument qe eshte shkruar ne gjuhen shqipe nga aktet noteriale.

Hidhet poshte datimi i studiuesve shqiptare

Permbyset nje nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptare. Me zbulimin e mandatit te Skenderbeut nga Arkivat sekrete te Vatikanit, hidhet poshte data e shkruar deri me tani per kete document. Viti 1963 e vene nga studiuesit shqiptare nuk vlen me. Kjo date thuhet se eshte vendosur pa pasur ne dore dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatin te Skenderbeut nga nga Vatikani kjo date kalon rreth pese vite me perpara, pra ne vitin 1458, pra koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret.

Siç verehet nga origjinali, mandati eshte leshuar ne Rodon te Shqiperise me 28 tetor te vitit 1458. I drejtohet papes Piu i II-te, i cili kishte me pak se dy muaj qe kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-te fillon pontifikatin me 3 shtator te vitit 1458 dhe vdes me 15 gusht 1464) dhe njihej si luftear i rrepte per mbrojtejn e fese se krishtere edhe sa ishte kardinal.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.