Ludvig Holberg (1684-1754)

0
5052

[ Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ]

HISTORITË E HERONJVE I (1864)

Ludvig Holberg Baroni Ludvig Holberg kujtohet për veprat e tij komike e teatrore, por edhe si historian dhe filozof iluminist. Është shkrimtar danez i lindur në Norvegji. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Kopenhagë më 1702 punon si mësues në Norvegji. Më 1706-08 qëndroi në Angli, ku inspirohet nga kritikat pa paragjykime të filozofëve iluministë britanikë dhe fillon studimet në histori, të cilat çuan në “Hyrjen e historisë së perandorive evropiane” (1711-13). Më 1714 fillon punë pa pagesë si profesor në universitetin e Kopenhagës, më 1717 profesor i zakonshëm në metafizikë, më 1720 në oratorinë latine dhe më 1730 në histori.

Udhëton në Itali e Francë në vitet 1714-16 dhe pas kthimit filloi shkrimet në literaturën artistike. Vepra e tij komike për eposin heroik të Peder Paars (1719-20) bëri një sensacion të madh, ku në të njëjtën kohë u shkri satira shoqërore me parodinë letrare dhe më 1722 nxjerr “Katër poezi tallëse”. Shfaqja e dytë në shtëpinë teatrore daneze, në Grønnegade (Kopenhagë), që u hap në shtator 1722, shfaq komedinë e Holbergut “Kallajxhiu politik”. Ai shkruan 27 komedi deri sa shtëpia teatrore mbyllet më 1727, dhe sjell edhe gjashtë të tjera pas rihapjes në Sheshin Mbretëror më 1748. Më 1728 nxjerr të parin prej katër vëllimeve me letrat e jetës, më 1729 “Përshkrimi i Danimarkës dhe Norvegjisë” dhe më 1732-35 “Historia e perandorisë daneze 1-3”.

I ndikuar nga idetë e filozofëve iluministë britanikë dhe enciklopedia revolucionare e Bayles, ai është i çliruar nga tradita e vjetër universitare e autoriteti teologjik, dhe në vend të tyre, ai vë besimin në arsyen dhe përvojën. Kjo e shpë atë ndër tjera edhe tek “Hyrja në të drejtën natyrore dhe popullore” (1715), dhe tendenca është edhe më e qartë në veprat e tij të më vonshme. Në pleqëri merret veçanërisht me problemet filozofike dhe morale, ndër tjera me romanin fantastik “Udhëtimi nëntokësor i Niels Klim” (latinisht më 1741, danisht nga Jens Baggesen më 1789) dhe me esetë e pasura në përmbajtje dhe të formuluara bukur “Mendime morale” (1744), “Letrat 1-5” (1748-54), ku shquhet gjendja e tij shpirtërore e sertë dhe ironike, si dhe ndjehet turpi ndjesor i tij.

Reputacioni dhe pozicioni i Holbergut në literaturën daneze i dedikohet veçanërisht komedive. Idhujt e tij ishin Platoni, Molieri dhe Komedia e arteve italiane, të preferuara në ripunimet e betonuara letrare franceze. Ai s’e mendonte veten se huazonte ide, por i dha ideve të huazuara formë personale dhe ngjyra lokale, shpesh dhe një drejtim moral në zbulimin e të metave njerëzore.Të shumtit janë personazhe komedish, mes tjerash, “I paqëndrueshmi”, “Jean de France”, “Jeppe në mal”, “Jacob von Thyboe”, “Erasmus Montanus dhe i papërtueshmi”; të tjerat janë portrete: “Maskaradë”, “Henrik dhe Pernille”, “Ambicja e respektuar dhe dhoma e lindjes”. Komeditë e pleqërisë si “Udhëtimi i Sganarelit në tokën e filozofisë” është një lojë filozofike disi e thatë.

Medalja Holberg: çmim nderi i literaturës daneze. Ndahet një herë në vit, që prej vitit 1934, nga Shoqate daneze e Shkrimtarëve, për një shkrimtar ose historian danez të letërsisë. Ndërmjet marrësve mund të përmenden Vilhelm Andersen, Henrik Pontoppidan, Johannes Jorgensen, Karen Bliksen dhe Thorkild Bjornvig.

Shoqëria Holberg: shoqëri letrare daneze, e ngritur më 1922 me qëllim për të rritur njohjen për jetën dhe veprën e Holbergut.

Trupa e Holbergut: është një institucion i themeluar më 1950 në Aarhus, me qëllim që gjatë verës të vihen në skenë pjesë nga Holbergu në Qytetin e Vjetër. Në fillim shfaqje të hapura, që prej 1963 në Teatrin e Helsingørit, ku ishte shpërngulur; që nga 1964 institucion me vetëfinancim. Shfaqjet e fundit më 1967.

[ Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ]

Kjo përmbledhje është marrë nga enciklopedia daneze “Lademan Multimedia“.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.