ISMAIL LULANI (1933-2002)

0
7968

[ Piktorët shkodranë ]

Piktorët shkodranë përmes penelit të tyre

Referencë për artin grafik shkodran.

Piktura është njëra nga gjinitë e artit figurativ që ka patur dhe ka lulëzimin e vet në Shkodër. Përgjatë pjacës dhe rreth saj gjen disa studio grafike të piktorëve shkodranë, ku ekspozohet puna e tyre dhe ku mund të blini pikturat e tyre.

Piktor i Merituar – Piktor i Popullit – Urdhëri “Naim Frashëri” Klasi i I-rë

Ismail Lulani U nda nga kjo botë e nga ne, në Shkodër (Shqipëri) Ismail Lulani një nga Personalitetet më të Mëdha të Historisë së Artit Shqiptar të pasluftës e në veçanti të Pikturës Shqiptare.

Lindi në Tuz (Mal i Zi) në vitin 1933 e jetoi e punoi në Shkodër – Shqipëri.

Në 1967 mbaroi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (Shqipëri). Punoi si profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë e pastaj profesor në Liceun Artistik “Prek Jakova”, Shkodër e më pas piktor në profesion të lirë.

Ishte një nga themeluesit e Shkollës së Arteve Vizive në Shkodër. Mori pjesë në të gjitha ekspozitat e hapura në qytetin e Shkodrës dhe në ekspozitat kombëtare në Tiranë. Punimet e tija janë të famshme për origjinalitetin, fuqinë magjike të ngjyrave dhe forcën shprehese. Për meritat e tij në fushën e pikturës dhe kontributin që dha për zhvillimin e Kulturës Shqiptare, nga organet qeveritare i janë akorduar çmime e tituj të rëndësishëm.

Në 1979 i akordohet titulli ” Piktor i Merituar”, në 1989 titulli i larte – “Piktor i Popullit”, titulli “Naim Frasheri” i Klasit të parë, etj.

Betejë e Gjergj Kastriotit
Ekspozoi në shumë shtete të botës veprat e tij, duke tërhequr vëmendjen e kritikëve e koleksionistëve të artit nëpër botë.

Ekspozoi në Romë (Itali), Paris (Francë), Linz (Austri), New York e Boston (U.S.A), Athinë (Greeqi), Beijing e Shangaj (Kine), Irlandë, Rumani, Belgjikë, Beograd (Serbi), Podgoricë (Mal i Zi), Cetinie, Prishtinë (Kosove), Aleksandri (Egjypt), Turqi, Tunisi, Hungari.

Me 1999 mori pjesë në Biennalen e Romës në seksionin Arte Visive dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë.
Shume prej punimeve te tij gjenden në Francë, U.S.A, Itali, Gjermani e Austri.

Ka Nderuar me pjesmarrjen e Tij edhe ekspozitën virtuale “albart”, që në hapjen e saj më 1999.
Mirënjohje Përjetë për Artin e Madh që i la Shkodrës e Shqipërisë.

English:
Ismail Lulani is born in Tuz (Montenegro) in 1933. In 1967 he finished the Academy of Fine Arts in Tirana.
He works as a professor in the Academy of Fine Arts in Tirana then, as a professor in Shkodra until he decided to start working as a free-lance painter. He is one of the founders of the School of Visual Art in the city of Shkodra. He is a member of the League of the Albanian Artists and Writers.

One of the most celebrated names in the history of the Albanian Painting he participated in all the local exhibitions in Shkodra and the national exhibitions in the Albania’s capital, Tirana. His paintings are famous for their magic power of the colours and the expressive descriptions.

Ismail Lulani is one of the most original painters, who explores with mastery all the genders of Visual Arts. For his merits he has been awarded different Prices and Orders and Titles of the highest calibre.
In 1979, it was accorded to him the title of “Emeritus Painter”.

Fushë-Kosova, pikturë në vaj, 1981

In 1989, it was awarded to him the highest title of “People’s Painter”.

Also he has been inducted to the “Naim Frasheri” Order of the First Class.

He has been showing his works in a lot of countries around the World, obtaining the highest awards from the foreign critics. He has been showing his works in Frascat and Rome (Italy), Paris (France), Linz (Austria), New York and Boston (USA), Athens (Greece), Beijing and Shanghai (China), Ireland, Romania, Belgium, Belgrade (Serbia), Podgorice (Montenegro), Cetina, Prishtina (Kosova), Alexandria (Egypt), Turkey, Tunisia, Hungary.

In 1999 he participates in the Biennial of Rome for the Visual Arts where he is awarded the Silver Medal.
Most of his works are propriety of many collectors in France, USA, Italy, Germany and Austria.

Ismail Lulani died in Shkoder, in 2002.


Ismail Lulani – pengu i një artisti, që nuk mund të harrohet

— nga Dr. Moikom Zeqo

E trishtueshme dhe e pabesueshme eshte qe te shkosh ne shtepine e nje miku te vjeter pas vdekjes se tij, pa qene asnjehere atje, kur ai ishte gjalle. Shtepia eshte ajo qe ka qene, shtepia mbijeton, kurse njeriu i saj nuk eshte me. Kam nje peng te pashprehshem dot me fjale, qe lidhet me mikun tim te paharruar, njeriun dhe artistin Ismail Lulani. Nje jave perpara se ai te mbyllte syte pergjithnje ndodhesha me te ne nje restorant ekzotik ne rrafshin poshte keshtjelles se Rozafes, aty ku lumi Drinas kryqezohet me lumin Bune ne Shkoder. Ishim ne nje feste familjare me Ismail Lulanin, me rastin e 60-vjetorit te lindjes se Sadijes, gruas se Dritero Agollit.

Motra e Sadijes, Myzejeni, eshte gruaja e Ismailit. Nuk di pse ate dreke, ne nje mjedis te cuditshem te ndricimit marramendes te diellit dhe te levizjeve akoma me marramendese te ujerave, une ndenja bashke me Ismail Lulanin, duke biseduar gjate dhe me ngulm per pikturen, historine dhe jeten. I thashe Ismailit se para shume vitesh pikerisht ketu, ne bregun e Drinases, kam bere nje ekspedite arkeologjike nenujore dhe, ne thellesine gati 5 m ne shtratin e lumit, kam gjetur disa pilastra guri te gdhendur dhe pjese tempulli mermeri me figura delfinesh dhe simbolin e Trifurkut, qe eshte atribut i hyut te ujerave. Vete bregu i Drinases eshte i modeluar me nje mur te lashte qe i perket Antikitetit te Vone, me fragmente arkitekturash te ndryshme te shekujve te perzier. Gjate ekspedites nenujore bera filmimin e pjeseve te tempullit, qe i takonte shek. II para Krishtit.

Kara Mahmud Pashë Bushatlliu
Kam botuar edhe disa studime per keto monumente arkeologjike te klasit te pare, qe per mendimin tim i perkasin nje tempulli kushtuar hyut ilir te ujerave, Redonit, figura e te cilit gjendet e stampuar ne shume monedha te vjetra te Shkodres dhe te Lezhes, se bashku me figuren e lembes, anijes tipike ilire dhe te nje delfini nen te, kafsha totemistike e hyut Redon. Monumentet jane ende ne thellesi po rrjedha e Drinases eshte gati e paperballueshme. Keshtu, jane edhe kujtimet e njeriut brenda qenies se tij, e shtjellova une mendimin, ndersa Ismaili me degjonte paksa i nemitur dhe me propozoi me ngulm qe, pas drekes, t’i beja nje vizite ne shtepi per te pare tere pikturat e grumbulluara, pra, si te thuash ekspoziten e paravdekjes. Une iu pergjigja se shpejtoja te kthehesha ne Durres sepse ishte dite e shtune dhe u kisha premtuar dicka femijeve.

“Te lutem, me tha Ismaili, rri sonte tek une, dhe neser ne mengjes nisu ne Durres”. Donte domosdo t’i shkoja ne shtepi. Per fatin e mire beme shume foto bashke ate dite, qe u be dita fatale e takimit tone te fundit. Nuk shkoi java dhe Sadija me merr ne telefon dhe me thote e pikelluar se Ismail Lulani vdiq. Nuk ia fal vetes sa te jetoj qe nuk ia plotesova dot deshiren fisnike dhe ngulmimin mikprites gati si nje kumt i fshehte, qe me beri Ismail Lulani. U trondita nga vdekja e tij. Mbaj mend qe me kujtoi se vitin tjeter, pra, ne 2003, do te na njoftonte te gjitheve ne miqve te tij dhe te aferm ne 70-vjetorin e lindjes. 70-vjetori i Ismail Lulanit do te festohet pa te. Ai vdiq 69 vjec, ne kulmin e forces krijuese dhe te mjeshterise se tij artistike.

Dua te them dy fjale per miqesine tone dhe per artin e piktorit. Ismail Lulanin e njoh qe prej 30 vitesh. Piktura e pare qe me ka bere pershtypje eshte nje kompozim kryeveper, paraqitur ne ekspoziten e 500-vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kompozimi e tregon Heroin Kombetar te hipur mbi kale, me shpaten ne dore, dhe me nje pelerine te kuqe qe i valevitet ne supe. Me terhoqi vemendjen stili i piktures, modelimi i fytyrave te njerezve te mozaikuar ne tablo. Koloriti i forte dhe kontrastet mes ngjyrave te ftohta dhe te ngrohta. Pastaj e kam ndjekur krijimtarine e Ismail Lulanit pothuaj ne te gjitha vitet. Jam i bindur se Ismail Lulani do te mbetet nje nga piktoret me te shquar shqiptare. Jam takuar me te ne raste te ndryshme, kemi pire nga nje kafe dhe kemi biseduar thjesht si njerez qe kuptohen mire me njeri-tjetrin. Ai qe jashtezakonisht modest, madje do te thoja i drojtur, teper i perkore dhe shumicen e rasteve i heshtur.

Tek Ismail Lulani nuk ishte as gjurma me e vogel e madheshtise vetiake, e ekzibixionizmit dhe tendenca per te perjashtuar te tjeret. Nuk kishte paragjykime per artin dhe stilet e te tjereve. Nuk fliste kurre keq per askend. Me heshtjen e tij te praruar nga mencuria e brendshme dhe thjeshtesia e paepur njerezore, ai kishte skalitur vetedijen e te qenit artist shqiptar ne substance, ne te gjitha pikepamjet dhe potencialet e shprehura dhe te pashprehura, qe posedonte kjo vetedije. Ai ishte nje piktor i stilit vetiak, nuk parapelqente te imitonte, por as dhe te tjetersohej, sic bene nen furine e nje snobizmi te neveritshem disa kolege te tij, qe vuanin nga komplekse te kota, te gjoja te modernizmit formal apo kaotik dhe abstrakt. Ndryshimet e brendshme te stilit nuk krijonin dyzim tek ai, por zhvillim progresiv artistik te kuptueshem dhe funksional. Ismail Lulani krijoi keshtu profilin e tij te spikatur duke u mbeshtetur tek pervoja historike dhe percaktimi i motiveve heraldike, perfaqesuese dhe simbolike te historise.

Ali Pasha
Ismail Lulani ka lindur ne qytetin e vogel te Tuzit, ne liqenin e Shkodres, ne anen tjeter te Malit te Zi. Qe heret familja e tij ka ardhur ne Shkoder dhe ketu ka jetuar derisa vdiq ky artist dhe njeri i mrekullueshem. Ne fillim mbaroi studimet e shkolles se mesme pa menduar se nje dite do behej piktor. Cuditerisht studimet e larta per pikture i beri shume vone ne Tirane. Punoi ca kohe si mjek, por ate e terhiqte perthithese dhe sugjestionuese e piktures. Nje fillim i pavendosur, madje edhe me nje fare lekundje ne vetvete e nisi rrugen e piktures pa pretendime te medha. Por vullneti i tij qe i pakufishem.

Ai e kuptoi se talenti eshte jo vetem nje prerje konceptuale e botes vizuale, cka ka te beje me stilin, por edhe nje ngulmim pa permasa per te arritur dicka te denje, per te fisnikeruar keshtu boten dhe realitetin me sqimen dhe shpirtin e artit. E gjate, shume e gjate eshte rruga dhe rrafgimi i tij artistik. Mijera e mijera kompozime, peizazhe, portrete, perbejne opusin e tij pikturik. I ngujuar ne Shkodren – Dashnore e shekujve – sic e ka quajtur Migjeni, Ismail Lulani nuk pati prirjen, si shume kolege te tij per te ardhur perfundimisht ne Tirane, per t’u bere me te familjarizuar me famen e metropolit shqiptar, sepse Ismail Lulani nuk vuante aspak nga protagonizmi ne shoqeri.

Ismail Lulani ishte njeri shume i ndjeshem dhe me emocione te medha. Shqetesohej, por nuk e shfaqte shqetesimin me fjale. Gjestet i kishte te kursyera, megjithate dukej se ziente nga brenda. Duket si paradoks qe nje njeri kaq i heshtur te qe njekohesisht kaq emocional. Teper delikat, i prekshem dhe vezhgues i holle. I bente pershtypje cdo gje. Adhuronte natyren shqiptare. Paja shpirterore e ketij piktori qene pikerisht peizazhet alpine me malesore, me kuaj, mushka, dhi dhe grigja delesh. Ai parapelqente nje sinkretizem, nje bashkejetese te nderthurrur te epikes me liriken. Qe esencialisht piktor shqiptar.

Kjo eshte e lexueshme ne te gjitha veprat e tij pa perjashtim, jo vetem ne kompozimet e medha por edhe ne ato miniaturike. E famshme eshte piktura e tij qe paraqet Shote Galicen, qe ruhet sot ne Galerine e Arteve ne Tirane. Te kjo figure ai jep nje Zhan d’Ark shqiptare. Portreti i saj eshte prekes si nje heraldike shekujsh. Vetvetiu Lulani terhiqej nga figurat e medha te historise. Nje tjeter kryeveper e tij eshte portreti i Ali Pashe Tepelenes. Ali Pashe Tepelena, qendron mbi bedenen keshtjellore; ne tere figuren e tij ka nje fuqi gati demoniake dhe njekohesisht gati madheshtore. Kjo tablo e Ali Pashe Tepelenes eshte riprodhuar shpesh ne kopertina librash dhe eshte gati dicka emblematike per artin e Lulanit.

Para disa ditesh u nisa per ne Shkoder per t’i bere vizite gruas se Ismail Lulanit, Myzejenit. Kisha nje kuriozitet te jashtezakonshem per te pare mjedisin familjar dhe intim te Ismail Lulanit. Isha bashke me Driteroin dhe Sadijen. Gjate rruges Driteroi me tregoi dicka teper interesante per babane e Ismail Lulanit. Madje ai kishte nje doreshkrim te vitit 1962, ku kish regjistruar biseden me te. Babai i Ismail Lulanit kish pasur pasion gjuetine. Ishte nje gjahtar i famshem dhe i njohur ne Shkoder. Nje dite, ndersa kishte dale per gjah pa dicka te pazakonte. Nje orl, apo skifter po ndiqte ne qiell nje zog te vogel. Zogu mundohej t’i shpetonte kthetrave te pameshirshme te grabitqarit te qiellit.

Befas zogu u vertit dhe me nje shpejtesi vetetime erdhi drejt babait te Ismail Lulanit dhe i qendroi ne gjoks. Gjahtari i habitur shtangu. Gati e ndjente zemren e zogut qe rrihte mbi zemren e tij. Shpendi grabitqar u afrua dhe beri nje valle fluturimi rreth njeriut me cifte ne dore. Kuptoi se e humbi rastin dhe u largua me vertik drejt majes. Plaku e mori zogun ne dore, e perkedheli, e qetesoi dhe pastaj e la te lire dhe ate ne fluturimin e mbijeteses. Qe ate dite vendosi te mos gjuante me. Kjo ngjarje e cuditshme la shume mbresa tek femija i tij, Ismaili. Ismaili, sidomos keto vitet e fundit te jetes, mbante kafaze te medhenj dhe rriste ne to shume zogj. Shtepia e tij qe shtepi e zogjve. Vetekuptohet qe kur hyme ne shtepine e Ismailit parabola e treguar nga Driteroi fitoi kuptime te tjera dhe u objektivizua ne dicka konkrete dhe motivi i kujteses u shfaq perpara syve te mi ne formen e qindra zogjve, qe pareshtur cicerinin me ngjyra nga me te habitshmet, gati perrallore.

Beteje e Karamahmud Pashe Bushatlliut
U takuam me gruan e Ismailit, e cila e pikelluar nuk i fshinte dot lotet. Ajo me tregoi vuajtjen e tmershme dhe shumevjecare te familjes. Te dy femijet e tyre vajza dhe djali kishin 7 vjet qe jetonin ne qytetin Toronto te Kanadase. Kishin 7 vjet qe nuk i kishin pare me sy. Te dy vazhdonin rrugen e babait si piktor, madje vajza qe bere e njohur dhe disa piktura te saj ishin botuar ne disa albume. Mungesa e femijeve refugjate ne toke te huaj qe brenga me tronditese per Ismailin dhe gruan e tij. Keto 7 vjet qene teper te rende. I kalonin ditet ne nje sasi te paket parash te pensioneve qesharake, por gjithnje si mikprites te vertete per te tjeret. Ne letrat e telefonatat e shumta me femijet Ismaili u premtonte atyre se “ja edhe pas pak dhe do te vime t’ju shohim ne Kanada”. Kohe te lire kishin shume, por nuk kishin para per te blere biletat e avionit. Ishin shume holle nga gjendja.

Ismaili i shiste rralle pikturat e tij dhe shpesh ato shiteshin teper lire, per buken e gojes. Kjo situate stimuloi vdekjen e parakohshme te Ismailit. Dita qe vdiq shpjegon gjithcka, tere dramen e tij te trishtueshme. I kishte ardhur per vizite perfaqesuesi i nje galerie arti private nga Tirana, se bashku me nje biznesmen. Ata zgjodhen disa piktura me cmime relativisht te mira. Me te bukurat Ismaili i kish vene ne dhomen e pritjes. Midis tyre qe nje pikture e mrekullueshme e dy vajzave shkodrane si te dala nga epoka e Indromenos dhe te pikturuara me veskun dhe forcen e Francisko Gojes. Kete pikture Ismaili ja kishte premtuar vajzes si dhurate kur ajo te martohej, (te dy femijet jane beqare). Biznesmeni nguli kembe duke rritur cmimin qe te blinte pikerisht kete pikture. “Me vjen keq, kete pikture nuk mund ta shes, nuk mund ta jap, nuk mundem, nuk mundem.”. Ne kete emocion te parrefyer dot, Ismailit i ra infarkt, u rrezua dhe nuk u ngrit me. Ç’raport dhe lidhje tragjike midis piktorit dhe piktures se tij, midis tyre s’mund te jete i plotfuqishem askush, pervecse ndoshta vete piktori dhe gjaku i gjakut te tij, femija. Kjo qe vdekja emblematike e artistit Ismail Lulani.

Gruaja e Ismailit, Myzejeni, me ftoi te shihja tere pikturat, ne studion e tij, ne dhomen e gjumit, ne korridor, mes kafazeve te zogjve, ne kuzhine. Nje arkiv i tere pikturik dhe kuptimplote. Ismaili kishte deshire qe une ta shihja kete krijimtari duke biseduar si i gjalli me te gjallin me te. Tashme ai ka vdekur, por megjithate si i gjalli me te gjallin une po bisedoj me te, ndonese ne pamje te jashtme ky shkrimi im duket si monolog dhe jo si dialog.

Ismail Lulani ishte Artist i Popullit. Ai e dinte se kishte arritur ate qe duhej ne jete dhe krijimtari. Mund te jetonte edhe shume vite te tjera. La gruan perfundimisht vetem, e cila tashme me vonese, c’vonese e tmerrshme i gjeti parate per te blere nje bilete avioni per ne Kanada, te shohe femijet dhe te mblidhet me to ne toke te huaj. Drama e kesaj familje eshte drama e shume shqiptareve. Nje apel i thekshem mund te dale nga shpirti i secilit prej nesh. Ky apel tashme eshte vulosur me vdekjen e pariparueshme me te Ismail Lulanit. Po shpirti i tij nuk mund te vdese me. Ky shpirt eshte ne pikturat, qe shumefishojne pambarimisht vete portretin e paharruar te Ismail Lulanit ne kohera. Amen!

Tirane, 2002

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.