Besimet fetare në Shkodër
Popullsia e Shkodrës ndahet ndërmjet dy besimeve fetare kryesore: katolikë dhe myslimanë. Një pjesë e popullsisë ka besim ortodoks, kryesisht minoriteti serbo-malazez, dhe ka pasur si banim zonën e Vrakës, Komuna Gruemirë.
Shqiptarët përmenden për tolerancë fetare dhe vërtetë, që konflikte të hapura për shkak të fesë, ashtu siç kanë ndodhur e ndodhin në Lindjen e Mesme, në Irlandën e Veriut, etj., fatmirësisht në Shqipëri, apo në Shkodër nuk kemi pasur. Kjo është ana pozitive e tolerancës fetare, që duhet vlerësuar dhe duhet mbështetur në vendin tonë.
Por me tre besime në Shqipëri, vendi është i ngjashëm me kopshtin e Babilonit, ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Pra, kuptueshmëria fetare, fsheh nën rrogoz një armiqësi të heshtur, që nuk e lë këtë vend të prosperojë e të zhvillohet, sidomos për arsye të kulturave të ndryshme, që sjell një bashkëjetesë, dhe mentalitetit oriental, bizantin e mashtrues, që ka ardhur nga pushtimi 500 vjeçar osman, apo depersonalizimi i njeriut të ri, që erdhi sidomos nga 50 vjetët e regjimit komunist.
Edhe vitet e demokracisë në Shqipëri mbetën një tranzicion i tejzgjatur, si rrjedhojë e shoqërisë shqiptare, të papërgatitur e të paaftë për të gjetur rrugën e duhur dhe për të ecur përpara. Shpeshherë dolën në dritë njerëz me pasion e vetëdije arabike, që fusin letra në shishe e besojnë në hajmali, për të hipur në pushtet apo për të mbajtur pushtetin, në vend që të bëjnë rregulla të përbashkëta të lojës politike dhe me logjikë të thjeshtë, e t’i respektojnë ato.
Si rrallë vend tjetër në Shqipëri, në Shkodër përkatësia fetare ndikon ndjeshëm edhe në përzgjedhjen e njerëzve në postet drejtuese të pushtetit lokal, apo të përfaqësuesve në pushtetin qendror. Ka një konkurrencë të brendshme negative katolikë-myslimanë, që nuk shpie drejt progresit, pasi shpeshherë zgjidhen njerëz të paaftë në krye të punëve, vetëm sepse është katolik, apo mysliman. Pra, përzgjedhja nuk bëhet sipas aftësisë, por për arsye të tjera të dorës së dytë, në këtë rast, të përkatësisë fetare.
Kjo ka ardhur edhe për shkak të faktit se kultura e shoqërisë shqiptare është e tillë, ka mungesë respekti për shtetin dhe pronën e përbashkët dhe shtetarët tanë, të dalë nga ky popull, hipin në një post vetëm për të siguruar të mirat materiale për vete dhe si në një shoqëri pa vetëdije, ata nuk mendojnë fare për tjetrin. Ose shumë pak. Në një shoqëri ku toleranca ndërmjet njëri-tjetrit është tepër e vogël, nuk mund të pritet shumë tolerancë fetare, por meqë feja në fakt nuk ka sjellë ngartërresa të dukshme, atëherë merita për këtë duhet t’u atribuohet drejtuesve fetarë të të tria feve, veçanërisht priftërinjve katolikë të shkolluar, një pjesë e të cilëve kanë pasur edhe një rol kulturor e historik në shërbim të kombit.
Një gjë duhet të jetë e qartë: Fetë nuk krijojnë konflikte në Shqipëri, por në vetvete ato nuk të lënë të unifikohesh si komb. Dhe ky mund të jetë edhe shkaku kryesor pse shqiptarët nuk dinë të merren vesh. Ata rrjedhin nga i njëjti komb, që në përpjekje për të mbijetuar, ka marrë përdhuni besime të ndryshme, të cilat transmetojnë në shoqërinë shqiptare, kulturë dhe mesazhe të ndryshme, jo-shqiptare. Krijojnë kështu për secilin komunitet një botkuptim të ndryshëm, që nga injoranca krijohen edhe probleme të bashkëpunimit siç duhet me njëri-tjetrin.
A nuk do të ishte mirë, që fetë të aplikohen brenda objektit fetar dhe banorët të mos shqetësohen jashtë objekteve fetare nga tingulli i zërit të myzeinit, përmes altoparlantëve zëlartë, këmbanat e kishave etj.? Kjo do ta rriste më shumë kuptueshmërinë për njëri-tjetrin dhe tolerancën fetare për besiminh e tjetrit.
Ka mendime të ndryshme në formën dëshirore të tyre: ah sikur të kishim qenë të gjithë në një fe, e meqë zhvillim më të madh ka marrë bota kristiane, aludohet se mund të kishim qenë ndryshe, më mirë si komb, si shqiptarë, sikur të gjithë të kishim qenë katolikë. Por ky mendim nuk u përshtatet atyre, që janë fanatikë myslimanë, ose që përfitojnë në emër të fesë. Dhe fenë myslimane nuk mund ta injorosh sot, kur ka një shumicë njerëzish në Shqipëri, që besojnë ose trashëgojnë familje me besim mysliman.
Për të hequr një fe, që ka hyrë në kombin tonë me majën e shpatës është realisht e pamundur. Do duhej të përdorej e njëjta metodë, që është përdorur për ta futur atë. Kjo, as që bëhet fjalë – nuk duhet të na shkojë nëpër mend, që të ndodhë, se atëherë nuk ka më tolerancë fetare. Ajo që i intereson kombit tonë, në rrugën e tij të zhvillimit, është mënjanimi i ndikimit negativ, që vjen prej feve, mënjanimi i shkretimit në fe, dhe sidoms shmangie e fundamentalizmit fetar. Sot, islamikët janë në objektiv si fundametalistë. Kjo është tepër e dëmshme… dhe kujdes duhet të kenë së pari, besimtarët e islamit, që të mos bëhen të rëndë për të tjerët…
Ndërgjegjësimi dhe kuptueshmëria më e madhe për proceset fetare, si pjesë e botës shpirtërore dhe jo asaj politike, si dhe zhvillimi i vendit, punësimi i njerëzve dhe zhdukja e varfërisë, siç ka ndodhur edhe në vendet e perëndimit, e kalon fenë në plan të dytë, feja humbet forcën fundamentaliste e negative të saj, dhe shoqëria bëhet më imune dhe më racionale. Duhet të punojmë për zhvillimin e tolerancës dhe arsyes, se paqja sociale nuk vjen vetvetiu.
Shënim: Njerëzit në Shkodër merren më shumë me fe, se me punë, prandaj ka edhe lulëzim të ndërtimit të xhamive sidomos, dhe kishave, e jo të sipërmarrjeve prodhuese, që japin prodhim dhe sigurojnë edhe vende pune dhe rrisin mirëqenien e shoqërisë. Pra, si në gjithë shoqërinë shqiptare, edhe shkodranët po shkretojneë në fe! Por feja nuk e zhvillon shoqërinë!
T’lumtë dora, mirë e paske shkrujtë!