– Klementi XI – Albani
HISTORI SHKODRANE
– At Gjon Shllaku, heroi i katolicizimit
– Dom Mikel Koliqi, kardinali nderi i kombit
– At Pjetër Meshkalla, pishtar i demokracisë
– At Bernardin Palaj
«Rinia do të shofin se nuk ka me shkue gjatë e edhe një herë kanë me u ndërtue Kishat e kumbonaret, bile prej këtyne që po i prishin» – ka thanë në vitin 1967 At Pjetër Meshkalla.
Lindi në Shkodër me 26.9.1901.
Kreu mësimet në vendlindje, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Linc (Austri) deri më 1919. Vazhdoi studimet në Goricë të Sllovenisë dhe fakultetin e filozofisë në Napoli (Itali). Me 1931 u shugurue meshtar i S.J. në Shkodër.
Më 1934 themeloi rrethin (Shën Gjon Bosco) për edukimin e rinisë e vazhdoi në Tiranë më 1937 në rrethin e «Sh.Pjetrit». Në vitin 1945 i kërkohet bashkëpunim nga regjimi komunist i Tiranës. Ai jo vetëm që nuk e pranon, por vë predkun me rastin e vdekjes së lmzot Bumçit, demaskon haptas rregjimin e diktaturen komuniste. Për këtë, më 1946 arrestohet dhe dënohet me 15 yjet burg, dërgohet në kampet e punës dhe në Burrel, ku lirohet ne vitin 1960, shkon në Shkodër, por pa të drejtë me shërbye si meshtar.
Kur në Shkodër po zhvillohej «Revolucioni kultural», Pater Meshkalla në 1967 i shkruan nje letër Mehmet Shehut, dhe kërkon me i ndalue dorën e përgjakun që po vepronte aq egërsisht. U arrestue me 29 prill 1967, dënohet me 10 vjet burg gjoja për «agjitacion e propagandë». Ai u tha: «Ju më dënoni sa të doni, se unë prap se prap do të
dal, mbasi ju shoqishojnë keni me hangër. Aty asht fundi i juej! «Doli në moshën 78-vjeçare dhe jetoi si misionar i vërtetë i Krishtit, deri sa vdiq me 28 korrik 1988.
Asht kleriku i parë që u dekorue më 1992 si «Pishtar i Demokracisë». Ai pat thanë në gjyq; «Po të shpreh lirisht mendimet e tij populli, ky pushtet nuk ka për të zgjatur shumë».
Përgatiti Anton Ashta