Qyteti i Shkodrës

0
8578

Bashkia Shkodër | Bashkia Malësi e Madhe | Bashkia Pukë

Qyteti i Shkodrës është një qytet i vjetër i Shqipërisë. Në Rrethin e Shkoidrës shpesh përfshihen edhe Malësia e Madhe dhe Puka, të cilat kanë patur gjithmonë lidhje me kryeqendrën e veriut. Këtu po përmbledhim një pjesë të historisë nga WikiPedia.

Shkodra

Emblema e Shkodrës

Pamja nga Kalaja e Rozafës

Shkodra (Shqipëria)
42°04′03″V 19°30′47″L /

Të dhënat bazë
Shteti – Shqipëria
Qarku – Qarku i Shkodrës
Rrethi – Rrethi i Shkodrës
Targat e automjeteve – Rastësisht
Sipërfaqja – 872.71 km²
Popullsia – 114.219 banorë
Dendësia e popullsisë – 6 660 ban/km²
Kodi postar – 4001 – 4007 [1]
Prefiksi telefonik – +355 (0) 22
Aeroporti Nënë Tereza – 90 km nga Shkodra
Uebfaqja zyrtare – Bashkia e Shkodrës

Politika
Kryetare Voltana Ademi (PD)
Partia fituese – Partia Demokratike

Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)


Shkodër, (Trajta e shquar shqipe, Shkodra) është qytet dhe bashki në Shqipërinë Veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër. Është një prej qyteteve më të kahershme të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë.

I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej afërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkia, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare e deri në detin Adriatik, u krijua pas reformës territoriale më 2015 duke shkrirë njësitë e mëparshme të Anës Malit, Bërdicës, Dajçit, Gurit të Zi, Postribës, Pultit, Shalës, Shoshit dhe Velipojës.

Përmbajtja

1 Prejardhja e emrit
2 Toponimia
3 Historia
3.1 Lashtësia
3.2 Mesjeta
3.3 Periudha Osmane
3.4 Lufta Ballkanike dhe administratat ndërkombëtare
3.5 Shtetit shqiptar dhe konfliktet
3.6 Pushtimi italian dhe gjerman
3.7 Regjimi komunist
4 Gjeografia
4.1 Klima
5 Demografia
5.1 Feja
5.2 Gjuha
5.3 Etnitë
6 Arti dhe kultura
6.1 Shkollat
6.2 Tradita e bibliotekave
6.3 Arkitektura
6.4 Muzika
7 Ekonomia
7.1 Turizmi
8 Politika
9 Komunikacioni

Prejardhja e emrit

Monedhat e lashta të Shkodrës me liburnë

Si emër është hasur qysh në lashtësi në formën Skodra (lat. Scodra; greq. e vj. Σκόδρα), gjithashtu në rasën gjinore të greqishtes Σκοδρινῶν (‘e Skodrinëve’) gjetur ndër monedha prej shek. II p.K. Presbyter Diocleas shkruan Scodaris, si mbiemër Scodrensis.

Prej vitit 1287 shihet forma Scutarum (mb. Scutarensis), emri u përshtat në italishte Scutari, formë e cila qe mjaft e përhapur në anglishte deri në shek. XX. Forma e moçme sërbe ka qenë Skëdër, me dy gjysmë-zanore. Forma në serbo-kroatishte Skadar (Скадар) shihet që nga mbarimi i shel. XIV,[3] e në turqishten osmane, gjithashtu në turqishten e sotme İşkodra.

Përgjatë sundimit osman është quajtur edhe Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (i quajtur Skënder në traditën myslimane) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr tezën se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, që qarkullonte edhe ndonjë shekull më vonë tek e shkruan udhëpërshkuesi osman Evlija Çelebi.

Përzhvillimi i emrit prej trajtës së vjetër në të tanishmen mbahet nga Çabej dhe Demiraj, si një vijim i natyrshëm i gjuhës shqipe.

Toponimia

Toponimia e qytetit shtrihet në aq shtresa sa ç’është e gjurmueshme historia e rishtë e tij, duke pasur shtresëzime që dëshmojnë periudhën latine, sllave, osmane, mbivendosjet e emërtimeve nga regjimi komunist apo edhe toponime të reja. Kodrat rreth të cilave shtrihej qyteti në kohën e Barletit quheshin Kazenë, Valdunus (kodra e kalasë) dhe Zarufe.

Shtrirja e qytetit në kohët e hershme qe e vendosur në Fushën e Bunës, ku ka qenë lagjja e quajtur Pulikare (it. pulicaria, bimë dizenterike), sot e mbuluar nga uji dhe në verë përdoret për kullotje.

Dy mendohen të jenë toponime bizantine: Ajasma (gr. ujë i shenjtë) dhe Arra e Madhe (gr. aramades, vend i lagshtë). Shtresëzimi sllav në nivel toponimesh konstatohet tek lagjet Gjuhadol (sllav. gluho dol, përrua i shurdhët)[7] dhe Draçin (ferrza) – emër ky i fundit që u përpoq të ndryshohej në periudhën zogiste në “Ferrza”, por u rikthye i mëparshmi.

Shtresëzimi i periudhës osmane është më i përhapuri që me emrat që na përcjell Çelebiu, por edhe nga studimet: Alibegaj, Tabake, Hysenbegaj, e Myftisë, Haxhi Resul, Karahasej, Luguçezme, Vegshar, Tepe, Tophanë 1027 H (1617-1618, nga persishtja tup-hané), Xhabiej, Udhakryq, Ndocej, Parrucë, Fushë Çelë, Garuc, Kiras, Rus, Dërgut, Dudas, Badra, Ara e Pashës, Serreq.

Historia

Informacione të mëtejshme në: Historia e Shkodrës

Lashtësia

Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e mbretërisë së parë të Ardianëve. Mbretëresha Teuta dhe mbretërit Agron e Gent janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe.[8][9]

Scodra ishte më e mirëmbrojtura (arx munitissima) dhe më e vështira për t’u pushtuar (difficilis aditu) nga të tëra fortifikatat e fisit labeat. Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (munitum situ naturali oppidum), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (portarumque turres).[3] Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën.[10] Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit Dioklecian, Shkodra u bë qendra e Prevalit (lat. Prevaelis).[3] Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë.

Mesjeta

Pas gjysmës së parë të shekullit të 7të pjesa më jugore e pjesëve detare të Principatës Serbe, në Diokle, përfshinte edhe krahinën e Shkodrës. Qyteti qe pjesë e formacioneve shtetërore serbe, bullgare e zetase – pjesërisht edhe atyre bizantine – deri me rënien e Perandorisë Serbe në shek. XIV. Më pas u zotërua nga Balshajt, të cilët pasi u thyen në betejën e Savrës, Balsha II ia dorëzoi qytetin Shahinit (kephalia,[11] capitaneus turcorum)[3] deri kur prania osmane në këto vise u vënit dhe trysnia venedikase u shtua.[11] Balshajt ia dorëzuan Venedikut më 1396.[12] Përgjatë pranisë venedikase, por sipas gjasave edhe para ardhjes së Balshajve, zbatohej kodi ligjor i njohur si Statutet e Shkodrës.[13][14] Më 1448 shkodranët mvartës të venedikasve luftojnë kundër Skënderbeut.[15]

Më 1474 Bejlerbeu i Rumelisë, Sulejmani, rrethoi Shkodrën, por qyteti u mbrojt trimërisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtarë, me ndihmën e anijeve venedikase në Bunë dhe në det, e me ndihmën e Cërnojeviqit zetas dhe malësorëve arbërorë. Rrethimi i dytë më 1478 u drejtua personalisht nga Mehmet Ngadhënjyesi, u dorëzua pas marrëveshjes së paqes në Stamboll më 1479.[3]

Periudha Osmane

Sipas ndarjeve administrative të Perandorisë Osmane, qyteti u bë qendër e sanxhakut më 1485, pjesë e Elajetit të Rumelisë.

Qyteti nis të lulëzojë përsëri me stabilitetin e garantuar nga Bushatllinjtë.[16] Tregtia lulëzoi përmes limanit lumor të Obotit dhe bashkëpunimin me Ulqinin në rrugë detare, duke u bërë kësodore qendra ekonomike e trevave veriore shqiptare. Më 1832 periudha e pashallëkut të këtij oxhaku mbaroi. Më 1835 u çua kryengritja vendore kundër Tanzimatit, e kryesuar nga Hamz agë Kazazi.

Lufta Ballkanike dhe administratat ndërkombëtare

Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.
Deri në muajin prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit mes Perandorisë Osmane dhe Aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t’ia dorëzojë qytetin Fuqive të mëdha.[17] Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913 në ora 2.30 pasdreke.[17] Mbas fillimit të Luftës Botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vetësh, njohur si “Komisioni i Shkodrës”.[18]

Rruga Franz Ferdinand

Më 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri në Shkodër. Nën administrimin nga Komisari Civil August Ritter von Kral u hapën Komisia Letrare Shqipe dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë. Në mars të 1916 qytetit i bëri vizitë zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve

Shtetit shqiptar dhe konfliktet

Më 11 mars 1920, sipas një marrëveshjeje mes qeverisë së Tiranës dhe komandës së trupave franceze, xhandarmëria shqiptare mori në dorëzim qytetin ku ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu dhe ministri i Drejtësisë, Hoxha Kadriu u pritën me ngazëllim nga popullsia.[19] Në verën e 1920 qyteti qe i përfshirë në mënyrë të dyanshme në Luftën e Koplikut.

Tubimi në Kkala – 6 muaj pavarësi

Më 1921 ngjau kryengritja e Republikës së Mirditës u kryesua nga Marka Gjoni. Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Më 1926 shpërtheu Kryengritja e Dukagjinit, për të cilën Dom Gjon Gàzulli u var në qytet me 4 mars 1927.

Pushtimi italian dhe gjerman

Në aksionet e ndërmarra nga ministri Deva, sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjësuar një pjesë të mirë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në qytet.[21]

Regjimi komunist

Tërheqja e trupave gjermane nga Shkodra përbën një debat të gjithmonshëm për arsye instrumentalizimi politik të historisë. Për historiani ushtarak Marenglen Kasmi,[22] historianin Kastriot Dervishi, sipas dëshmive të Át Zef Pllumit dhe mjaft burimeve tjera, gjermanët ikën nga Shkodra në datat 28-29 dhe partizanët hynë në Shkodër më 29 nëntor pa luftë[23] të prirë nga Gjovalin Luka.[24] Në fundin e vitit 1944 në Shkodër u formua Divizioni VI Sulmues i drejtuar nga Gjin Marku që do t’i bashkohej divizioni i Rrahman Perllakut për të shkuar në Kosovë.[25] Me zënien e qytetit nga partizanët, hynë edhe partizanë jugosllavë, të cilët nisën rrëmbimin e mallrave dhe zbrazjen e dyqaneve.[26]

Duke filluar nga nëntori 1944, në qytet u aplikua një represion i egër, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjësuar institucionet e krijuara për shekuj. Qasja e regjimit të ri mëtoi t´ìa çrrënjoste qytetit prirjet politike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij.

Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën,[27] e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve.

Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjesëtarët e grupit “Përpjekja shqiptare”.[28]

Oborri i kishës Franceskane

Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste.

Gjeografia

Shtrihet për rreth 872.71 km2[29] në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të “mbrojtur” nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldisë (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj.[30][31]

Oborri i Kishës së Fretënvet

Klima

Shtrirja në mes të një relievi fushor, kodrinor, paramalor dhe malor, afërsia me Detin Adriatik dhe liqenin e Shkodrës kanë përcaktuar edhe klimën e saj, një klimë mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare në vit variojnë nga 11,8 °C deri ne 14,0 °C. Temperatura në Janar nga 0,9 °C deri në 6 °C. Në dimër fryn era e murrlanit (erë lokale), e ftohtë, e fortë dhe e thatë, ndërsa në fund të vjeshtës fryn era e shirokut, që shoqërohet me reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve në këtë qytet është e madhe.Mesatarisht aty bie 2500 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë.Muaji me i ftohtë i vitit është muaji janar, ndërsa muaji me i nxehte i vitit është muaji korrik. Reshjet e dëborës bien rralle, ndërsa ngricat shënohen zakonisht ne fundin e vitit.

Demografia

Feja

Prania ortodokse ishte një ndikim historik prej sundimit bizantin dhe më pas feudalëve serbë të Zetës, të cilët i përkitnin pas Skizmës. Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas bëhet më i dukshëm dhe Argjipeshkvia e Tivarit u bë mbështetje për hapjen e katolicizmit.

Pas pushtimit osman elementi i krishterë lejohej të banonin në vendbanime larg kështjellës,[32] kësodore qyteti nuk do të ishte më seli ipeshkvnore dhe arqipeshkvnore metropolitane deri më 15 mars 1867 kur u emërua argjipeshkv Karl Pooten. Deri në kohën e emërimit të tij, selia e arqipeshkvisë ishte në Tivar. Në vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, në kështjellë qenë dy fretën françeskanë, njëri prej tyre arbër, P. Pali nga Matja.[33] Me pushtimin në qytet u përhap Islami, së pari prej pranisë ushtarake dhe më pas nga popullata e konvertuar.

Monumenti i Luigj Gurakuqit në ish-lulishten 1 Maji

Qyteti ka përshfaqur që me pragun e periudhës së Bushatllinjve një hapje kundrejt larmisë fetare.[32] Por në rastin e prishjes së Oxhakut të Jeniçerëve, çoi në dëbimin e bektashinjve nga qyteti, gjë që sipas Dela Rokës ka shtyrë drejt Islamit sunit.[34] Sidoqoftë ky tarikat ishte ndër të parat mënyra të avitjes së Islamit në qytet, duke qenë se jeniçerët ishin trupë e bekuar nga Haxhi Bektashi. Sipas studjuesit të historisë së qytetit, Hamdi Bushatit, mendohet se në fillim të sundimit të Mustafa pashë Shkodrës ka pasur afro 70 teqe dervishësh të tarikateve të ndryshme, që ndiqeshin edhe prej parisë feudale. Tarikatet që kanë qenë dhe janë ende të përhapura në qytet janë bektashitë, nakshibenditë, rifaitë dhe tixhanitë. Rinisja e hapjes së tyre pas dëbimit të madh, qe vepër e Sheh Ahmet Shkodrës.

Më 1846 u vendos në qytet Urdhri Jezuit, për të themeluar një qendër të vazhdueshme, duke kontribuar në ngritjen kulturore të qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirëse. Urdhri Françeskan kishte një prani të kryehershme në viset përreth Shkodrës, duke pasuar benediktinët në shek. XIII, por në qytetin e Shkodrës u ngulitën për herë të parë më 1861 me nisjen e ndërtimit të Kuvendit të Gjuhadolit.

Ortodoksët e qytetit, sipas thënies lokale s’bajnë ma se 100 shpi, nuk kanë lidhje me ortodoksët mesjetarë dhe relativisht janë të përbërë prej origjinave kuço-vllehë ose gogë, shqiptarë, serbo-malazezë, grekë e armenë. Sipas burimeve, paraardhësit e ortodoksëve shqiptarë kanë ardhur nga Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit, veçanërisht nga Struga (familja Banushi, Pistoli). Ortodoksët me prejardhje joshqiptare janë shqiptarizuar me shekujt.[35]

Shkodra përmendet si qendra e fetarizmit islam, ashtu dhe atij kristian, në Shqipëri. Për fe, shkodranët jepen ma shumë se për bukë! :p

Gjuha
Etnitë
Arti dhe kultura
Shkollat

Që nga çereku i fundit i shek. XIX, në lagje të ndryshme të qytetit ishin hapur 11 mejtepe.[36] Qeveria osmane kishte hapur gjithashtu në Shkodër një sistem shkollash shtetërore fillore katër klasëshe (iptidaije), qytetëse tri klasëshe (ruzhdije) dhe gjimnaz (idadije). I njohur ishte në Shkodër Gjimnazi apo mejtepi Idadije, katër klasësh. Kjo shkollë, e hapur që në 1909, me profesorë universitarë, të gjithë të lauruar, ardhur nga vise të ndryshme të Turqisë dhe mes tyre një apo dy mësues shqiptarë, ishte ndër më të preferuarat e kohës. Gjimnazi në fjalë arriti të kthehej në një lice 8-vjeçar, por nuk e përballoi Luftën Ballkanike.[37] Funksiononte si shkollë shtetërore turke edhe një shkollë tjetër e mesme e quajtur shkolla normale apo Darul-mual-limine (1909-1913), e drejtuar prej Mustafa Bej nga Stambolli, i shkolluar në Paris. Shkolla u mbyll pasi u grabit prej pushtuesve malazez.

Prefektura Shkodër

Më 1835 u hap një shkollë fillore ortodokse. Mësimet në këtë shkollë zhvilloheshin në gjuhën serbo-kroate. Administrativisht shkolla varej nga konsullata serbe në Shkodër. Shkolla në fjalë mbeti e hapur deri në okupacionin fashist, kohë në të cilën u mbyll e nuk u hap më.[38] Më 1861 Françeskanët themeluan seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe. Pastaj më 1877 Jezuitët themeluan në Shkodër një tjetër qendër me influencë për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Saverit. Një risi shkencore në këtë kolegj ishte Observatori Meteorologjik, themeluar më 1888, i pari Observator astronomik në Ballkan. Ai vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Më 1878 motrat stigmatine themeluan shkollën femërore Françeskane për 200 vajza. Në atë kohë njoftohej se kishte 21 shkolla fillore të tjera shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në qytete të tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë.[39]

Tradita e bibliotekave

Studjuesi shqiptaro-kroat Aleksandër Stipçeviç në “Historinë e librit” shënon se në Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanë qenë edhe në Shkodër. Nga ana tjetër, në veprën e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës” thuhet se ka pasur anale të shkruara në gjuhën e popullit.[40] Sipas të dhënave të Daniele Farlatit në “Illyricum Sacrum”, “qendra të rëndësishme të administratës e kulturës me arkiva e biblioteka të famshme kanë qenë arqipeshkëvitë e Durrësit, Tivarit, Shkodrës e Shkupit”. Madje Shkodra njihet edhe si bërthama e parë e bibliotekave publike në Shqipëri. Në vitin 1917, u hap e para bibliotekë shtetërore e quajtur Biblioteka e Komisis Letrare, që u drejtua nga Hilë Mosi. Bibliotekë e cila iu bashkua fondit të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Bashkia e Shkodrës

Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrës i përkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut të Tabakëve apo Këllyçit, e cila fatkeqësisht nuk ekziston më, sepse u dogj, 1834 biblioteka e Vakëfit shumë të rëndësishme për fondin e dorëshkrimeve në gjuhët orientale, në 1858 biblioteka e Etërve Jezuitë, 1875 biblioteka e Françeskanëve, 1899 e Shoqërisë “Bashkimi”, 1901 e Shoqërisë “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonë”, në vitin 1917 e “Komisisë letrare”, 1919 e Shoqërisë Vllaznia.

Arkitektura

Nisi strukturimi i arkitekturës sipas kritereve të artit islam, disa kisha u bënë xhami. Në hyrje të Pazarit ka pasë një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër. Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor).[41]

Parada e Karnavaleve

Qyteti numëron rreth 100 000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik[42] e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojëdhëna. Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist.

Muzika

Banda e parë muzikore qytetëse me drejtues Giovanni Canale – 1898

Gjatë sundimit osman, organizimet e para muzikore ishin taifat, grupe instrumentistësh.[43] Në periudhën e Bushatllinjve,[44] rryma poetike e bejteve e letërsisë shqipe me alfabet arab, të cilat shpreheshin nëpër ahengje ku qiteshin bejte.[45] Vargjet e bejtexhinjve kaluan me kohën në fondin anonim të folklorit dhe ndikuan këngën qytetare.[46][47] Karakter më vendor këngëve nisi t’ua jepte Kasëm Xhurri përgjatë shek. XIX.[48] Kënga qytetare shkodrane e quajtur në Shkodër kangët e ahengut,[43] pjesë e trashëgimisë së kulturës osmane, i përngjashëm me mekamet,[49] është përftuar nga kombinimi ndërkohor i muzikës orientale me ritmin vendas, e kënduar në të folmen qytetare.[43] Lloji i dytë i muzikës qytetare është ai i viteve ’30, ku në Shkodër u krye nga P. Martin Gjoka që mblodhi këngët qytetare dhe me piano e instrumente i përformoi me këngëtarë artistikë.[48]

Përfaqësues në zë të kësaj kënge janë Bik Ndoja, Luçie Miloti, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Marie Kraja, Shyqyri Alushi dhe Bujar Qamili.

Bandën e parë e krijoi Giovanni Canale më 1876/8, ku qe nxënës edhe Palok Kurti, i cili mësimet e para i mori përmes ahengut.[50] Më pas u krijua banda muzikore e kishës metropolitane drejtuar prej Frano Ndojës, dhe banda muzikore e shkollës së artizanatit, drejtuar nga Kurti.[51] Gjatë 1917 banda e katedrales drejtuar nga Ndoja i kaloi bashkisë. Më pas qe banda e ushtrisë, e drejtuar nga Pavllo Zhvap dhe Sulë Liçaj.[52] Ndër formacionet që fituan shquashmëri qe edhe banda e shkollës plotore e Parrucës, drejtuar nga Sule Liçaj; për të cilën kontribuoi Hilë Mosi, Mehmet Gjyli, etj.[53]

Më 1931 u formua edhe fanfara e konviktit “Maleve tona”, nën drejtimin e Zef Kurtit me një efektiv prej 20 instrumentistësh. Banda pati dobi në gjallërimin e jetës së studentëve të gjimnazit të shtetit, megjithëse pati jetë vetëm një vit. Në vitin 1971, pak pasi u çel shkolla e mesme artistike “Prenk Jakova”, u themelua orkestra frymore e shkollës, veprimtaria e të cilës vazhdon. Ndërkohë, që prej 50 vitesh vazhdon veprimtarinë e saj edhe banda e qytetit.

Një sërë kompozitorësh lindën dhe zhvilluan po ashtu veprimtarinë e tyre, si Lec Kurti, Prenk Jakova, Çesk Zadeja dhe Kujtim Alija.

Ekonomia

Në bazë të historiografisë tregtare, qysh në çerek të shek. XVIII përmendet të qenët e një institucioni tregtar “Komiteti tregtar i pjacës së Shkodrës”, që më pas mori emrin “Çeta tregtare” – “Cetto mercantile”, që nga fundi i shek. XIX u quajt në turqisht “Tixharet odasi”, e në kohën e shtetit shqiptar “Oda e tregtisë”.

Me rënien e Bushatllinjve, edhe çeta tregtare nuk funksionoi më si ent i rregullt për kontrata rregullimi konfliktesh tregtare ndërmjet vendasve dhe të huajve.[54] Megjithatë shkëmbimi i mallrave përmes detit arriti pikën kulmore më 1869. Marrëdhëniet me Venecien qenë zbehur deri në përgjysmimin e agjencive tregtare dhe gravitetin e Adriatikut e morën portet e tjera të Italisë dhe të Perandorisë Austro-Hungareze. Gjysma e dytë e shek. XIX shënjoi teposhtën e pakthyeshme të rëndësisë tregtare të Shkodrës me ndërtimin e hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1873 dhe aneksimit të Ulqinit e Tivarit pas ngjarjeve të Lidhjes.[55]

Turizmi

Politika

Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është Voltana Ademi e Partisë Demokratike. Shkodra është qendra e qarkut me të njëjtin emër. Institucionet vendore: Bashkia e qytetit, Prefektura dhe Këshilli i Rrethit, Gjykata.

Vlen për t’u përmendur se në këtë qytet u bë protesta e parë anti-staliniste nga studentët dhe në vitin 1990 ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demonstratën e parë: “Demonstrata e Heshtur”, në nëntor të 1990. Më pas 13 dhjetori kur u rrëzua busti i E. Hoxhës, 2 prilli 1991 ku u vranë ato që më vonë u quajtën “Dëshmorët e Demokracisë”, si dhe lindja e sindikatave të pavarura.

Shkodra është i vetmi qytet që në zgjedhjet vendore të 1996 nxori nga gjiri i qytetarisë një kandidaturë më të djathtë, atë të Bahri Boriçit, që u zgjodh Kryetar Bashkie.

Monumenti i dëshmorëve të 2 prillit

Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është Voltana Ademi e Partisë Demokratike. Shkodra është qendra e qarkut me të njëjtin emër. Institucionet vendore: Bashkia e qytetit, Prefektura dhe Këshilli i Rrethit, Gjykata.

Vlen për t’u përmendur se në këtë qytet u bë protesta e parë anti-staliniste nga studentët dhe në vitin 1990 ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demonstratën e parë: “Demonstrata e Heshtur”, në nëntor të 1990. Më pas 13 dhjetori kur u rrëzua busti i E. Hoxhës, 2 prilli 1991 ku u vranë ato që më vonë u quajtën “Dëshmorët e Demokracisë”, si dhe lindja e sindikatave të pavarura.

Shkodra është i vetmi qytet që në zgjedhjet vendore të 1996 nxori nga gjiri i qytetarisë një kandidaturë më të djathtë, atë të Bahri Boriçit, që u zgjodh Kryetar Bashkie.

Komunikacioni

Shkodra ndodhet rreth 90 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ajo ka dy akse që e lidhin me Malin e Zi. Njëri është Shkodër-Han’i Hotit dhe tjetri është Shkodër-Muriqan. Rrjeti hekurudhor nga Han’i Hotit për në Tiranë ndalon dhe në Shkodër. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim. Transporti i udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon.

Siç është shpjeguar më lart, pozita gjeografike e Shkodrës mundëson vizitën e disa lloje peizazhesh në një krahinë jo të madhe. Shkodra është larg Razmës rreth 42 km, e larg Bogës 48 km. Larg Velipojës 32 km. Dhe fare pranë ka Shirokën dhe Zogajt me 8–9 km.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.