HIL MOSI (1885-1933)

0
5871

Hil Mosi Poet e publicist i njohur periudhes para e pas se Pavaresise. Mesimet e para i beri ne vendlindje ne Shkoder, ndersa studimet e mesme ne Austri. Ishte pjesmarres i Kongresit te Monastirit dhe antar veprimtar i Komitetit te Kryengritjes se Malesise se Veriut ku luftoi edhe me arme ne dore. Drejtoi disa organe shtypi dhe krjioj mjaft shoqata e klube atdhetare.

Me periudhen e mbreterise, ne fund te viteve ’30 per disa vjet ishte minister i aresimit.

Shkrimet e tij te para u bene te njohura ne vitin 1910 me pseudonimin Zog Sokoli, Liriasi e tjere. Ka botuar disa permbledhje me poezi nder te cilat “Zani i atdheut” ne 1913 dhe “Lotet e dashtunise” 1915. Per nga fryma krijuese Hil Mosi qendron afer Filip Shirokes, me tone romantike-elegjiake. Ne lirikat i kendon mallit per vendlindjen dhe deshires se flakte per ta pare atdheun e lire.

Mjaft prej poezive te Hil Mosit u muzikuan duke u kthyer ne kenge e hymne, nderkohe qe poezite lirike gjeten vend ne repertorin e kengeve popullore shkodrane.

Hil Mosi njihet edhe si pershtates i disa veprave dramatike si “Cubat” e Shilerit,”Sherbetori i dy zotnive” i K. Goldonit, “Filja” e Kernerit, si dhe pershtati kenge per femije nga kompozitore klasike.

Gjuhës shqype

Gjuh’ e ambël, gjuh’ amtae,
Je ambla gjuh’ shqyptare!
Gjuh’ e nalt’ për Perëndi,
T’cilt ndër koh’t që kahmot shkuene
Mbi Tomorr të përdoruene;
Gjuh’ e ambël, plot dashtni!
Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.
Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme,
Shoqen tande kund s’e gjenë!
Zoti ty këtu t’ka çuemun:
T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;
Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.
Gjuh’ që t’foli Skendërbegu,
Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,
Që me shkrim t’pat lartësue.
Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana,
Burra t’rrebt si t’ishin zana;
Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue!
Gjuh’ e bukur si pranvera,
Ti s’do t’quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t’rritë.
Bashk’ me t’tjerat shoqe tueja,
Se ma s’dona zhele t’hueja
Veç duem ty me t’pa në dritë.

Wien (Vjenë) 14.I.1907

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.