Pjetër Arbnori (1935 – 2006)

0
5939

[ Mbretëresha që nuk e harroi vendin e shqiponjave ]

fjalim me rastin e vdekjes së Mbretëreshës shqiptare Geraldinë – tetor 2002.

Pjetër Arbnori Lindur në Durrës me 18 janar 1935. 14 vjeç fillon të marrë pjesë në grupet ilegale kundër diktaturës. Mbaron në dy vjet e gjysëm studimet në Fakultetin e Filologjisë me rezultate të shkëlqyera. Merr pjesë në krijimin e një organizate social-demokrate, programin e së cilës e hartoi vetë. Më 1961 arrestohet dhe dënohet me vdekje. Pas tre muajsh dënimi i zbret në 25 vjet burg. Si pasojë e aktivitetit të tij në burg, i shtohet dënimi edhe me dhjetë vjet për agjitacion e propagandë.

Në gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysëm. Merr pjesë që në fillimet e para të lëvizjes antikomuniste me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-së për Shkodrën. Më 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. Ka marrë titullin “Mësues i Popullit” dhe “Pishtar i Demokracisë”. Gjithashtu është “Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës” nga Asambleja e vendeve frëngjishtfolëse. Insituti biografik i Kembrixhit, e futën biografinë e tij në “Who’s Who” të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar.

Ka shkruar shtatë romane dhe ka botuar: “Mugujt e mesjetës” – novelë, “Kur dynden Vikingët” – novelë, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura, Vdekja e Gebelsit”, etj. dhe ka përkthyer nga frëngjishtja “Historia e Anglisë”. Pjetër Arbnori vdiq në një klinikë në Itali, me 8 korrik 2006, në moshën 71 vjeçare.

[ Marrë me shkurtime nga një CV e vetë autorit ]

Ja fytyra e diktaturës brenda qelive të burgut

Kumtesë e mbajtur në Akademinë Kulturore “Iliria” në Romë

Sipas teorise komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund te arrihej duke shkaterruar sistemin ekzistues me anen e revolucionit proletar ose luftes se armatosur. Sipas saj, forca levizese e shoqerise ishte lufta e klasave e cila ishte e perjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe perjetesimi i pushtetit te ri realizohej me anen e diktatures se proletariatit qe nenkupton vendosjen e dhunes mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirine, mungesen e ligjit mbi shtetin ligjor. Per t’u realizuar diktatura e proletariatit u ngriten institucione dhe organizma shtypese kryesisht te fshehta, autoritare dhe frikesuese.

Sipas kujtimeve qe nga femijeria dhe nga sa kam degjuar, mbaj mend, qe gjermanet iken naten e 28 nentorit 1944 dhe Shkodra pa brigadat partizane qe hyne dhe parakaluan me 29 nentor. Naten e 28 netorit u vra ne Shkoder nje furrtar i cili kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodres para 28-es ishin degjuar te shtena te vazhdueshme, por nuk u muar vesh te ishte bere ndonje lufte. Bombat qe shperthenin ishin nga depot e ndezuara te gjermaneve, sidomos tek shtepia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u pane te rreshtuar edhe qindra pjesetare te cetave balliste, zogiste etj te cilet ishin dorezuar me porosi te komandave te tyre. Shumica derrmuese kishin hequr shqiponjen nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga nje yll te kuq.

Masat e para te pushtetit te ri ishin:

  1. Rregjistrimi i vullnetareve per ne brigaden partizane te Shkodres te krijuar nje dite pas clirimit.
  2. Mobilizimi me detyrim i atyre qe nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosoves, drejt Berlinit.
  3. Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave per te zene edhe shtypur te arratisurit.
  4. U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci per kontroll te arratisurish per kontroll armesh dhe konfiskim “mallrash” qe quheshin “te luftes”.
  5. Venia e triskave te bukes me 250 gram ne dite.
  6. Krijimi i mencave te asistences sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRA
  7. Ne dhjetor te 1944 u pergatiten 60 vete per te dale ne gjyqin special dhe pas tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.
  8. Behet nje miting para bashkise se Shkodres. Mbahet nje fjalim dhe pastaj pa gjyq denohen me vdekje dhe pushkatohen ne vend ne mes te popullit 8 persona nder te cilet edhe Coku qe ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe.

Ne Divizionin e Mbrojtjes se Popullit bente pjese Seksioni i Sigurimit i cili merrej me informacionin, me biografite, me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Seksioni i Sigurimit ishte nje organizem sekret, nje perbetim per te ruajtur perjtesisht pushtetin komunist ne Shqiperi. Ne 46 vjet diktature nuk ka patur ligj per Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetem nje vendim te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH. Ne Komitetin Qendror ekzistonte nje zyre e Goditjes qe planifikonte masat ndeshkimore dhe nje zyre e Thashethemeve qe drejtonte disinformacionin per te hutuar njerezit. Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze te partise, por nuk e humbi bashkepunimin me te. Sigurimi i Shtetit kishte celulate veta ne lagje, fshatra, ndermarrje, institucione, reparte ushtarake.

Nga ana e vet Organizata Baze kishte nen vezhgim politik dhe shoqeror zonen e vet dhe me anen e anetareve aktive te partise merrte ne shqyrtim raportimet, pergojimet, vezhgimet me karakter politik ose te dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit te Partise i cili kishte nje zyre te vecante qe mblidhte cdo raportim per ceshtje te dyshimta, per probleme te dyshimta dhe ia komunikonte Sigurimit per veprim. Cdo njeri do te shkruante autobiografine cdo vit me te gjitha hollesite, sidomos me gjerat e dyshimta. Organizata Baze shtonte imtesite e veta ne kartelat prane Komitetit te Partise.Nje organizate tjeter me e gjere qe perfshinte gjithe popullsisne e rritur te Shqiperise, me perjashtim te kulakeve dhe armiqve te shpallur ishte Fronti Demokratik.

Faza e pare e godtijes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskes se Frontit me ceremoni. Ne vendin e punes goditja kishte shkallezime te tjera: ulja ne kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalim e kantjere te largeta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malesi, pushim nga puna.Ne fillm te viteve 50 u vu ne perdorim Libri i Shtepise, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar te shenoje cdo njeri qe te vinte ne shtepi qofte per te fjetur edhe nje nate. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyren e Keshillit, te shenoje kush ka ardhur, cfare lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do te qendroje c’numer dokumenti ka dhe te bleje edhe pullen edhe t’ia ngjisje faqes se librit.

Metodat e diktatures ishin te shkallezuara, synohej te krijoheshin gjithnje psikoza.

  1. Ngjallja e frikes: imperializmi, revizionizmi, armiku i klases, sabotimi, bile u fol edhe per buburrecin amerikan.
  2. Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime te jashtezakonshme. Kush nuk i paguante futej ne burg. Jane te njohura torturat per t’i detyruar te paguanin.U krijua koncepti qe cdo tregtar ishte njeri i poshter.
  3. Aksionet ishin te panderprera: pune vullnetare, feste e panderprere, mitingje te vazhdueshme.Filloi me aksionin kunder karkalecit ne vitin 1945, rruga Kukes Peshkopi 1946, hekurudha Durres-Elbasan, Durres-Rrogozhine, Durres-Tirane, Shkoder-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhen aksionet “Tu qepemi kodrave e maleve”, pyllezimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerezit te dalin vullnetare. Kishte shume qe shkonin vete,kishte shume qe frikesoheshin.Tregojne se Skender Sallakut, nje humoristi te shquar i thane te dilte vullnetar. Ai rrudhi supet :- Sa per forme-, i thane,- se nuk te cojme ty. Pasi u regjistrua e pyeten :-Ku e do?-Ke? -Vendin e aksionit? –Ketu,- tha e ngriti gishtin.-Ku e pyeten prape.- E dua ne lule te ballit-tha”
  4. Fushatat “Lemi i pare shtetit” ishin te zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
  5. Huate shteterore.Zhvillohej nje gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, eshte me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumen.
  6. Shpallja kulak. Fshataret me te gjalle, me te zotet, me punetoret, me te pasur shpalleshin kulake, shpronesoheshin, u merrej toka, bagetia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik
  7. U krijuan repartet e punes.”Reaksionaret” i mblidhnin vecmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune te detyruar ne Ushtri, gurore, toka te reja, keneta, bonifikime.
  8. Internimet politike

Te gjithe familjet e te arratisurve dhe te dyshimteve i largonin nga kufiri i conin ne zonat kenetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet. Gjyq per ta nuk kishte, vetem komunikim shtese intenimi.Internimi ekonomik. E pesonin njerez qe kishin bere pune private pa leje.Internim per probleme morale: internonin per kurveri, per bizhoz, internonin prifterinj. Mbaj mend qe internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin te pafajshme dhe te dyja varen veten. Njerezit i internonin ne fshatra me te keqinj, me te varfer, me te thate.Hapeshin dosje per shumicen e popullsise se rritur, gra e burra, djem e vajza.

Spiunet ishin ne numer shume te madh, me teper se ia merr mendja cilitdo. Duheshin per te kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri eshte spiun. Kjo nuk ishte e vertete, por duhej per te krijuar pasiguri mes njerezve. Edhe spiunet kishin kategori. Rezidentet quheshin me tallje “brigadieret qe mbledhnin letra”.Bazat , shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin nje rrjet i gjalle te cilit ishte e veshtire ti ikje. Kishte spiune nga deshira, spiune nga detyrimi, spiune qe paguheshin 120 leke te vjetra, spiune qe imponoheshin se i kishin zene duke vjedhur, vajza ose gra qe i kishin zene ne imoralitet. Rekrutonin shume te rinj ne Ushtri , ne shkolle, per te fituar burse etj.

Arrestimet.
Si beheshin? Fshehtas, naten. Diten ne ndermarrje, ne institucion, me ceremoni. Ne mbledhje te lagjes, te frontit, me demaskim, me pergatitje demaskuesish. Kur donin te mos merrej vesh, e nisnin personin me sherbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin per te ikur dhe i zinin ne prite.Hetuesia, biruca.Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkoder per shembull nga nje burg ne vitin 1946 u bene 13 burgje.: Manastire fetare, katolike, shtepia tregtaresh, Kinema.Mbaj mend femije: Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Franceskan, Shtepia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtepia e Ulqinakut, Shtepia e Faslli Ademit, Shtepia e Dr. Karamitrit, Shtepia e Ciurcise, Policia te Murgeshat etj.

Te arrestuarit vinin nje nga nje, dy, pese, dhjete ne nje dhome, vinin ne korridore mbeshtjellur me rrogoz, ne banjo kishte raste kur i lidhin edhe per nje dru ne oborr.Ne Tirane ishin tri pale birucash: Birucat e burgut te vjeter qe ishin dhoma te verteta, te medha, me derrase, me dritare te medha. Ishin ndertuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i benin me te vogla. Ne oborrin e burgut te vjeter ishin ndertuar 50 biruca te vogla qe quheshin birucat e Kocit. Per to kishte dhene urdher per t’i ndertuar Koci Xoxe, ministri i Puneve te Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me te vogla se te parat, nuk kishin dritare fare, vetem ne tavan kishte nje brime, te mbuluar me cimento si tunel siper, ku thuajse nuk dukej drita.

Po ju jap pershkrimin e bere nga nje bashkevuajtes, qe ishte tmerruar nga keto biruca.”Me moren me makine gaz, me nje thes ne koke dhe si me sollen rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqen nga koka thesin e miellit qe me kishte marre frymen. Ne nje porte te erret dy rreshta policesh me nga nje hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Une vrapoja qe te shpetoja koken dhe hyra ne nje korridor te ngushte, te ngushte dhe te gjate qe nuk mbaronte kurre.Majtas kishte dyer te vogla, te vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare me doli nje kthese tjeter me nje korridor pa fund. Si te them, sikur te hyje te Fusha e Aviacionit dhe te perfundoje tek Spitali Civil.Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne nje biruce te erret ne nje pellg uje ne dysheme. Kthej koken anash: ne asnje ane te murit nuk kishte asnje dritare. Ngre koken lart.

Ne tavan nje vrime 20cmx 30 cm me nje rrjete teli dhe e mbuluar me cimento me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht uji, ishin perballe njeri-tjetrit, sigurisht per te te lagur diten dhe naten, ndryshe nga do te ishte formuar gjithe ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjeter aty e merrnin korrentin per te torturuar. Me kontrolluan, me hoqen rripin e mesit, me hoqen llastikun e te mbathurave, pastaj nisen te me kepusin nje nga nje pullat e xhaketes, te pantallonave, te kemishes.Une edhe u tmerrova edhe u cudita. Me lane vetem pullen lart te pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden. Me pyeten, me kercenuan, me shane, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vazjen e vogel. Me akuzuan me gjera qe nuk m’i merrte mendja. U terbova.

Kapa tavllen metalike, nuk levizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk levizte as ajo, i kishte kater kembet e ngulura ne cimento, kapa tryezen e vogel edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si shperblim me permenden edhe gruan me te gjitha rimat e Sigurimit te Shtetit, edhe me goditen. Ate çast m’u zberthye kopsa e vetme e pantallonave dhe perpak sa s’me rane breket. I mbajta me njeren dore. Ate çast me thane se me kishin arrestuar edhe motren time. M’u be terr e nuk mbaj mend asgje me teper. Me doli te fiketit ne biruce. Njera kembez me ishte lagur ne pellgun e ujit. Ne gjysme erresire pashe sportelin qe u hap. Pastaj kerciten çelesat, u hapen drynjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga nje çante lekure ne duar:

“Ç’pate – tha hetuesi – qe ne fillim, keshtu! Me shikuan zemren, me hoqen xhaketen, me pervolen mengen dhe njeri nxorri nje vegel, sigurisht vegel korrenti ishte. Me mbeshtollen krahun dhe puf, puf, puf, puf me fryne duke me shtrenguar fort. Une u tmerrova: “Çfare ben more! Çfare ben! Çfare beni! Po me leshonin korentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afer, me bene qull fare dhe erdha ne vete:- E ke tensionin 5 e gjysme – me tha civili qe thoshte se ishte mjek. Me vone mora vesh se isha ne nje biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani. Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korentit per driten. Llampe nuk kishte ate nate. Kur e vune me iku nje pjese e frikes.”Birucat e treta te hetuesise, jane te Burgut te Ri.

Ato jane ndertuar me dritare te medha, por ne vitet 50 kane mbyllur tre te katertat e me teper dhe lane vetem nje frengji sa per te marre pak fryme dhe per te njohur njeri-tjetrin ne gjysme errresire.Me rregull kishte nje ore ne dite ajrosje ne nje kuti tullash pa tavan, por ne fakt te linin dy here ne jave nga 10 min. Banje te nxehte nuk kishte kurre, mund te laheshe nje here ne gjashte muaj me uje te ftohte. Hetuesia ishte e gjate. Une kam bere afer dy vjet, shto dy vjet te tjera izolim te plote pas hetuesise dhe gjyqit.Birucat e Burgut te Ri ishin me cimento. Kishte nje batanije, 2 sipas deshires se hetuesit.Ushqimet liheshin jashte ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjte e medhenj shetisnin lirshem ne korridore dhe benin ç’te donin me ushqimet tona.

Racioni zyrtarisht ishte 500 gr, por ne fakt 1600-1700gr ndahej katersh dhe nje e katerta ishte racioni yt, ai qe pastronte korridorin merrte nje buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po te donte te jepte nje pjese nga hisja jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me nje cope marmalate. Ne fushaten e patates buka zevendesohej me patate te ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e veshtire e urise.Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte nje spirileng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza te zeza. Nuk flas per nje, dy a tre, por per qindra miza qe duhej te mbyllje syte e t’i kaperdije. Kripe kishte 5 gr, vaj kishte 6.5 gr, por ne fakt kurre nuk shihej nje gjurme yndyre. Kur kishte leng fasuleje ishte dite feste.

Nje here ne muaj kur kishte patate ne gjelle,ajo ishte shume e shijshme. Do t’ju them dhe nje gje: kur qellonte qe te te rrihnin ( se nuk te rrihnin perdite), kur ktheheshe ne biruce haje buken me aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem.Ne biruce te jepnin tri cigare ne dite, nje ne mengjez, nje ne dreke dhe nje ne darke. Kuptohet po te rrije urte. Ndryshe te kapercente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej te prisje deri te nesermen ne dreke.Ne biruce vinin edhe ushqime nga familja. Nje here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, kater kg.Po ne biruce ka edhe histori te tjera. Sa vete kane vrare veten ne hetuesi? Sa jane hedhur nga dritaret, plasur trute ne sokak, sa jane varur me carcafe ose me kemisha te grisura ?Me e renda eshte: pasiguria ne biruce. Ajo ishte nje front i hapur, ku sulmi mund te te vije nga cdo ane e ti nuk nuk mund te mbrohesh nga asnje drejtim.

Torturat:
Pas kongresit te pare 1948 u tha se cfare torturash ishin zhvilluar nga Sigurimi i Shtetit. Po japim disa deshmi te dhena nga te torturuarit dhe torturuesit qe gjenden ne fondin e Ministrise se Puneve te Brendshme.

Shaban Zoreci: Me eshte aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lene 16 dite te varur per kembesh.Me kane dhene nje leter me 11 pika per te plotesuar se isha anetar i Organizates Tekniko-Industriale. Ne hetim kane marre pjese edhe tre oficere jugosllave qe hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet.

Vango Mitrojorgji tregon per nje proces fallso te bere gjoja per te burgosurin Kole Kuqali i cili kishte kohe qe kishte varur veten. Ky proces i tregohej te burgosurve te tjere si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat, deputet i Kuvendit Popullor, baba i deshmorit Gjike Kuqali.

Kleanthi Andoni tregon per torturat me hekurin e skuqur te bere mbi avokatin Myzafer Pipa deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag te vdekjes.

Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci kemi pasur kartabjanka per te torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerez ne duar.Me kujtohet nje plak me mbiemrin Shandeda, te cilin e kam rrahur une
Avokat Myzafer Pipa eshte torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une.Cdo i burgosur ka kaluar ne tortura. Koci Xoxe deklaron ne gjyq:

Une kam dhene udher t’u pakesohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturen e vdekjes. Per Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhene urdher Vaske Kolecit qe te vriste pa gjyq. Per vrasjet pa gjyq kam qene keshilluar dhe jane bere me urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha. Kam pasur edhe vendim byroje per kete.

Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)

  1. Rrahje me dru deri sa te behen plage dhe te bjere mishi.
  2. Kruarje e plageve te qelbezuara me dru
  3. Ç’puarje e mishit me te djegur.
  4. Elektrik ne veshe.
  5. Futje e kripes ne mish.
  6. Lagia me uje te ftohte.
  7. Lenia pa buke deri ne vdekje.
  8. Lenia pa buke per disa ore
  9. Lenia zhveshur ne te ftohte.
  10. Jeleku i forces.
  11. Dinamit ne vehte.
  12. Shtrengimi i gishterinjve me pinca.
  13. Fekale ne goje.
  14. Varje me koke poshte.
  15. Lidhje per peme.
  16. Lenie ne diell.
  17. Maçoku ne tumane.
  18. Pergatitje varri, pushke ne goje.
  19. Tentative per çnderim te vajzes.

Grupet armiqesore krijoheshin sipas situatave: Akuzat Falso, Prifterinjte spiune te Vatikanit. Tregtaret torturoheshin per t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh te Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteveGrupi Tekniko-Intelektuale i Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistences i sajuar nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet Shehut.

Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashte.Shoqeroheshin te lidhur ne kembe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin: “Ne litar kriminelet!”. Edhe rruges edhe ne rreshtat e pare. Avoketerit kercenoheshin. Myzafer Pipa avokat u arrestua ne salle te gjyqit dhe doli i vdekur.

Dënimet:

Ngjiteshin pllakata te shtypura. Pushkatimet ne mengjez prane varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative. Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne 1938, kur ishte kryeminister Koço Kota. U ndertua per kriminele te posaçëm ordinere se atehere te burgosur politike nuk kishte. Pa u mbushur dhjete vjet Koco Koten e vrane pa gjyq ne po kete burg. E quajne me te drejte Burgu i Tmerrshem i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te prisnin me parullen: “Burrel-hyn e s’del”. Në te vertete burgun e mire apo te keq e ben rregullorja dhe njerezit qe e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte planifikuar te ndertohej me dy kate oshte punishte, lart fjetore. Por burgu nuk arriti te kryhej per shkak te okupacionit italian te 7 prillit.

Ate vit perpara fati e desh qe familja ime te gjendej ne Burrel. Qendra e banimit ishte e vogel: shkolla, xhamia, zyrat e nenprefektures, qendra shendetesore, rrethkomanda e Xhandarmerise ku im ate Filip Toma ishte oficer,shkolla e xhandermarise qe pergatiste kursante dhe disa shtepi banimi. Jashte qytezes ne nje pyll me shkurre ngrihej ndertesa e burgut plot me skela si kantjer ndertimi.Para 7 prillit babai erdhi ne shtepi, nxorri nagantin e ma vuri ne dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te terhiqija kembezen, nje krisme shurdhuese u degjua pastaj tjetra, e tjetra.Krisen edhe arme te tjera. Mbreti Zog ishte bere me djale. Po ate dite nje grumbull civilesh dhe ushtaresh te armatosur u nisen ne Durres per te pritur Italine me lufte.

Bazi i Canit ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerezit. Im ate u vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie qe qelloi me topa nga kodrat e Durresit me 7 prill. Pas disa ditesh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i deshperuar. Kishte deshtuar çdo gje. Atdheu ishte pushtuar, mbreti kishte ikur. Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, ne katin e pare.Hekurat e zgjatur te kollonave i kam gjetur akoma ne vere te vitit 1967, kur me sollen te lidhur nga kampi i Elbasanit per te vuajtur dhjetera e dhjetra vite denimi. Ne kohen e Italise, burgu u perdor per disa muaj per disa te burgosur, me vone u kthye si strehim i regjimentit te Divizionit Malor te Artilerise. Mushkat qe bartnin mortajat lidheshin me zinxhire per hallkat e mberthyera ne mur, kur u kthyen ne burg ne vitin 1946 keto hallka te mushkave, por u perdoren per te lidhur njerezit dite e nate.

Burgu ishte rreth 120 meter i gjate dhe rreth 10 meter i gjere. Korridoret e gjata e te ngushta arkitekti i kishte ndertuar nga Veriu, nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda paksa ne dimer, ndersa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i madh, por vit pas viti erdhen duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund te kaloje. Ne vitet 70, oborri u nda me dysh me mur te larte, pastaj aty u ndertuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizem-leninizmit. Keshtu qe oborri çdo vit e zvogelohej. Ne oborr kishte nje pus ku nxirrnim uje. Uji ishte problem ne Burrel. E nxirrnim me gaveta te lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin 700-800 te denuar pat arritur nje gavete te shitej me nje pakete cigare partizani.

Ne pus qe hedhur brenda per t’u mbytur kolonel Sami Koka i denuar 25 vjet.Grindja e pare ne Burrel mund te behej per vendin, minimumi i hapesires se dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra nje gjeresi gazete. Zenka e dyte behej per dritaret. 30-40 vete ne nje dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajer i mbytur, ajer i qelbur, njerezit semureshin, me te diturit kerkonin te hapeshin dritaret, pleqte e fshataret kerkonin ti mbyllnin derisa me leje te komandos njerezit u ndane sipas dritareve. Zenka e trete ndodhte per rradhen e nevojes, per qypat e shurres, qe gjindeshin ne cdo dhome, ne qoshe. Koha e daljes per nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do te zije rradhen e nevojes, qellonte qe gjithe koha e ajrimit te mos mjaftonte per te kryer nevojat personale; mbushje uje, larje e dalje nevoje. Naten dera nuk hapej. Dhe kush ishte keq do te kryente nevojen ne sy te 30-40 apo 50 burrave.

Naten ishin aq ngushte sa nuk mund te ktheheshe ne anen tjeter pa zgjuar shokun nga gjumi. Po te ngriheshe naten per te shkuar tek qypi, mund te mbeteshe ne kembe, sepse te tjeret ishin zgjeruar dhe te kishin zene vendin.Atehere do te prisje sa te ngrihej nje tjeter nevojtar, duhet t’i rrije gati e t’i zije vendin.Zenka e katert mund te ndodhte per rradhen e leximit te gazetes, per rradhen e govates per larje, per peshoren e bukes etj, etj, etj. Kur ishim 700-800 vete te gjithe korridoret ishin zene me dysheke te shtruar, ishin te zena edhe 26 birucat ku ne secilat fusnin 7 vete me gjithe plaçka.

Ata rrinin si sardelet tre nga dera kater nga dritarja, me kembe nga goja e tjetrit. Me vone kur u pakesuan te denuarit ne 400-500 vete, birucat perdoreshin per ndeshkime te renda, ku te linin nje muaj ne cimento me dritaren hapur ne dimer, te zhveshur, te lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume njerez qe shpesh here, nuk kishte qofte edhe nje aspirine. Ne kohet e veshtira shume kane vdekur nga uria, vec kesaj edhe vetvrasjet kane qene te shpeshta, rrahje ne biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.


Mbreteresha qe nuk harroi vendin e shqiponjave

— nga Pjeter Arbnori
fjalim me rastin e vdekjes së Mbretëreshës shqiptare Geraldinë – tetor 2002.

Qe ne Mesjete ne kohen e luftes kunder invazorit turk, ne lidhem miqesi te vecante me Hungarine. Qene prijesit Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi qe e kaliten kete miqesi.

Ndryshuan kohet, ndryshuan edhe vitet, por miqesia nuk ndryshoi. Per pese shekuj dy vendet tona nuk e njohen asnjehere armiqesine mes tyre. Rasti fatlum beri qe kontesha shume katolike, Geraldine Appony me gjak mbreterish e perandoresh ne dejet e saj, te behet mbreteresha e pare e Shqiperise moderne, bashkeshortja e Mbretit Ahmet Zogu i Pare. Nuk qe nje martese kafenesh, por martese e bekuar nga Papa Piu XII, e mirepritur nga oborret mbreterore te Evropes dhe botes dhe kancelarite e demokracive perendimore, e sanksionuar me ligj nga Parlamenti Shqiptar i cili e beri sovrane bashke me mbretin Zog.

Lufta me e eger qe ka njohur njerezimi, Lufta e Dyte Boterore goditi te paren Shqiperine e Pavarur dhe detyroi te mergonte Familjen e Re Mbreterore Shqiptare, Mbretereshen e Njome me trashegimtarin e posalindur. Gjithe neve qe jemi ketu na mesuan cdo vit ne librin e rreme te historise se largimi i detyruar i familjeve mbreterore te Shqiperise, Belgjikes, Holandes, Luksemburgut, Norvegjise nga invazori fashist e nazist duhej barazuar ne tradhetine me te shemtuar”.

Per gjashtedhjete e tre vite, familja mbreterore shqiptare u detyrua ta perballonte kete padrejtesi dhe neve te perserisnim permendesh historine e pavertete. Nje nga barrat me te medha e mbajti mbreteresha e bukur, ish kontesha hungareze mbretereshe teper shqiptare, mbreteresha qe u end ne kater anet e botes duke e ruajtur dinjitetin, pastertine e madheshtine, pa e harruar kurre vendin e shqiponjave.

Me vonese, me shume vonese u mblodhen sivjet rresht pas rreshti firmat e deputeteve, nje, dy, pese, dhjete, njezet, shtatedhjete, shume me teper se gjysma, te cilet i bene thirrje kuvendit sovran te Shqiperise, qe ta ndreqe kete padrejtesi te historise ndaj familjes mbreterore. Gezimi per mua qe edhe me i madh kur u beme bashkeperfaqesuesit e dy partive, tri partive, pese partive, te gjitha partite e dy kraheve qe e ftuan Nenen Mbretereshe te kthehej me gjithe familjen ne Atdheun e vet pas nje jete vuajtjesh dinjitoze ne mergim.

Ne kemi pasur vitet e fundit si shembull, si model nje Nene Tereze, nenen e madhe te Kombit Shqiptar, nje shenjtore qe na nderoi. Pa dashur te bej krahasime ne mund te themi se kemi pasur edhe nje Mbretereshe shqiptare te bukur, shpirtmire, shume shqiptare, shume katolike, shume perendimore, Geraldine Zogu qe ka lene emer per te shkuaren dhe per te ardhmen. Eshte mbreteresha me e papergojuar, sic e ka thene shkrimtari yne i madh Kadare.

Ne kete bote laramane e te njollosur ajo mbeti “shpirt bardhe si debore”. Sot shqiptarja e madhe po shkon ne varr pa leternjoftim shqiptar qe nuk ia mohoi parlamenti sovran por qe ia mohuan ca nepunes te fanatizuar. Sot sovrania e madhe e sanksionuar me 1938 si mbretereshe dhe bashkeshortja e kryetarit te shtetit po shkon ne boten e perjetshme pa e gezuar pensionin e vecante qe i siguronte ligji i miratuar nga Kuvendi dhe te cilin ia mohuan ca njerez. Sot Geraldina gjithmone syndritur dhe e buzeqeshur po shkon ne varr pa lene nje shtepi per te birin, per te rene dhe per nipin, megjithese ka pasur prona te ligjshme, te dokumentuara, te pavjedhura, ne kete Tirane ku mbijne si kerpudhat pallate, shumica ne toke te huaj, pa leje e te papaguar.

Nuk prish pune Mbretereshe Geraldine Zog i Pare, shpirti yt i bardhe do te fluturoje me i lehte edhe paleternjoftim, edhe pa libreze pensioni te posacem, edhe pa ju renduar catia e shtepise qe jua mohuan, ne kundershtim me vullnetin e shumices se Parlamentit sovran.

Ty Geraldine e dashur edhe pa ceremoni zyrtare, po te percjell nje popull i tere shqiptar, demokrate e legaliste, socialiste e republikane, balliste e liberale, popull i paparti qe nuk njeh as veri e jug, lindje e perendim. Shpirtrat e bardhe jane te mirepritur kudo ne bjeshket e veriut, ne brigjet e Adriatikut e Jonit, ne fushat e Shkodres, Myzeqese, Kosoves, Dibres, Korces, Beratit e Kavajes. Qofsh e bekuar per jete, qofsh e nderuar per jete, qofsh e lavderuar per jete Ti bije e Hungarise fisnike nje dite te behesh, te jetosh, te vdesesh bije e Shqiponjes se lire. Shkofsh ne paqe.

Lamtumirë.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.