Pjetër Logorecika lindur në Shkodër më 1956. Pasi ka kryer gjimnazin dhe shkollën e mesme industriale në Shkodër, ka kryer edhe shërbimin ushtrak në Tiranë. Ka punuar edhe si mekanik në Stacionin e Makinave dhe Traktorëve në Shkodër.
Gjatë kësaj kohe e më pas, ka kryer një kurs për aktor në studiot e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, dhe më pas një shkollë ekonomike në Tiranë. Ka marrë pjesë në grevën e urisë së të persekutuerve politikë në shtator 1991. Në nëntor 2012, është nderuar me titullin “Mirënjohja e Lurës” për kontributin e tij në gjetjen dhe riatdhesimin e eshtrave të Imzot Nikollë Kaçorrit. Pas ardhjes së demokracisë, ai ka përfunduar edhe degën për Drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, 1997. Gjatë kësaj kohe, ka punuar edhe si drejtues i policisë doganore në Shkodër. Pastaj ka emigruar për në Austri, në vitin e mbrapshtë 1997.
Greva e urisë e të persekutuarve, ku merr pjesë edhe Pjetër Logoreci, shtator 1991
Në Austri, pasi perfeksionoi gjuhën, filloi të integrohej në shoqërinë austriake, vjeneze, ku punoi në disa punë të ndryshme si praktikë juridike në gjykatën penale dhe të punës, si nëpunës në Arqipeshkvinë e Vjenës, si punonjës social, apo si pjesëmarrës në Teatrin popullor të Vjenës apo në Muzeun e Arteve.
Ai ka ndjekur njëkohësisht edhe kurse kualifikimi të ndryshme, në fillim me kursin e gjuhës, pastaj një kualifikim në një shkollë teknike, e më pas me një diplomë kolegji në Social-pedagogji. Njeh gjuhët shqip, gjermanisht, italisht dhe anglisht.
S H K R I M E
Pjetër Logoreci merret edhe me shkrime të ndryshme, sidomos me ato historike, duke gërmuar në arkivat e Vjenës e më gjerë. Ai ka përgatitur edhe një ekspozitë fotografike me foto të Shqipërisë së para 100 vjetëve, duke i ekspozuar një pjesë edhe në shtëpinë muze të Pashko Vasës në Shkodër, gjatë verës 2017
Ditën e hapjes së ekspozites “E përditëshmja e Shkodres…” në shtëpinë e Pashko Vasës.
Logoreci ka shkruar edhe një numër të madh artikujsh për personalitete të ndryshme, të cilat do i përmendim si tituj dhe mund t’i përfshijmë këtu edhe me imazhin në vijim:
SHKRIME NGA LOGORECI PËR PERSONALITETE SHQIPTARE E SHKODRANE:
2. …Imzot Nikollë Kaçorri, jane 8 shkrime me tituj te ndryshem me dokumenta te panjohtun nga jeta e tij si dhe historia e gjetjes dhe nxjerrjes se eshtrave ne Vienë.
15. Die Reise – Spielstätte: Haupthaus – Ein Projekt für 30 MigrantInnen von Jacqueline Kornmüller – Eine Kooperation von Volkstheater mit wenn es soweit ist –
…në dramën Arratija, në skenën e Teatrit Popullor të Vjenës…
…Në kishen e Sh´Lucise ne Durres, prane sargut me eshtnat e babes se kombit, arkitektit te pamvarsise se atdheut, Imzot Nikollë Kaçorri… ne kte muej (tetor 2017) bahen 99 vjet, qe ai u nda prej nesh, ne nje spital te Vjenes ne Austri…
Prane rrobave te gjakosuna te Luigj Gurakuqit ne muzeun e Shkodres,
ekspozite qe u hap mbas lobimit të Logorecit ne tv – e shtypin shqiptar
Prane maskes dhe me floket e Moisiut, Aleksander ne dore,
zbulimi i objekteve personale te Aleksander Moisiut ne Vienë
Këtu, Pjetër Logoreci ne rolin e Luanit ne filmin shqiptar BOTA
Këtu, Logoreci ne dramen Fly Ganymed ne Muzeun e arteve ne Vienë
Këtu, Logoreci ne fletoren vjetore te UNHCR-se,
si aktivist i te drejtave te njeriut (jahresbericht)
Këtu, Logoreci ne projektin e OKB-se Vienë, nje histori suksesi
…Ketu, Logoreci ne projektin e zgjedhjeve presidenciale te Austrise, ku secili prej 6 veteve ishte 10 minuta president i Austrise – dhe lexonte fjalimin pershendetes vjetor, qe ban presidenti me 1 janar te çdo viti.
…te Kaiser Karl V-te – pjese e projektit teatror “me 80 klasa rreth botes…”, projekt i Ministrise se Arsimit dhe Kultures te Austrise ne Muzeun kombetar te Artit ne Vjene…
projekti teatror SHTEPIJA E ANDRRAVE …andrra ime e keqe, … mbi shkeljen e te drejtave te njeriut nga regjimi komunist, vrasjet, burgosjet, internimet, shpernguljet, sekuestrimet, …shkatrrimi i familjeve me tradite dhe kulture qytetare…
…Projekti: Ne Zemer te Demokracise.
…Unsere Kiste – Stimmzettel ne Parlament…ku rreth 12.000 vete, sot hodhen voten per demokracine…
…vendi i pregaditun si nje flete votimi ku mijera njerëz vendosen shenjen X per te votue per demokracine…
…në dramën Arratija, në skenën e Teatrit Popullor të Vjenës…
K O N T R I B U T E
……Dita e dhurimit në AQSH nga Pjetër Logoreci, të materialeve për Dom Nikoll Kaçorrin dhe aktorin Aleksandër Moisiu..
…
Pjetri ka dhuruar këto materiale me vlerë për Arkivin Qendror Shtetëror, siç po i paraqesim edhe me dy dokumentet e mëposhtme:
Mirenjohja e Bibliotekes Kombetare per dhurimet e dokumentave nga arkivat e Vienës:
Akt dhurimi për Biblioteken “Marin Barleti” të Shkodres per dokumentat e panjohuna te koresponcences se Dom Gazullit