Luigj Gurakuqi (1879 – 1925)

0
13129

Luigj Gurakuqi (1879 - 1925) Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).

Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.

Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.

Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur “Syrgjyn-vdekur”, kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e nderoi me titulin e lartë “Hero i Popullit” dhe “Mësues i Popullit”.

Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.

Në poezinë e parë, që është përgjigje për vjershën “Shko dallëndyshe” të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë.

Krijimi më i njohur i tij është vjersha “Qëndresa“, ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.

L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën “Deka e zanave” thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.

L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në “Këndimet” (1912).

Interes të veçantë paraqet libri “Vargnimi në gjuhën shqipe” (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.

Edhe si publicist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista “Albania”, te “Kalendari Kombtar”, në gazetat “Drita”, “Liria e Shqipërisë”, “La Nacione Albanese”. Si stilist i shquar, ai ka lënë modele të prozës publicistike në dy dialektet.

L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publicist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.

përgatitur nga: Denis Zavalani


Q Ë N D R E S A

Oh, jeta përnjimend me rrena e vaj
plot qenka n’kët botë t’lashtë!
U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bamë me kashtë.

Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue
e zemrën të forcon;
ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,
mjerë ai qi nuk duron!


 

Shtëpia e Gurakuqit, rrënimi i një monumenti

Luigj Gurakuqi (1879-1925) Shkoder – 03.12.2002 – Cilido qe ka pare qofte edhe nje here skena nga filmi “Cifit i lumtur” mund te kujtoje fare mire se nje pjese filmi eshte xhiruar ne shtepine muze te Luigj Gurakuqit. Te vijne nder mend cardaku i madh pa tavan, apo mjediset brenda shtepise me sergjenet dhe tavanet e gdhendura mjeshterisht, mbase kujton edhe oborrin ku zhvillohet ceremonia e fejeses se ciftit. Shtepia me te cilen shkodranet dikur krenoheshin me ekzistencen e saj, tashme humb cdo dite. Por, tani, nga shtepia e Luigj Gurakuqit, unikale ne llojin e vet ne Shqiperi, ka mbetur shume pak. Nje gjysme germadhe qe rrezon si alaja e lashte e qytetit, per dite dhe per nate gure, duke humbur pak e nga pak vlerat. Shteti qe duhet te ruaje vlerat kombetare nuk ndihet si i tille, kur behet fjale per shtepine muze te Luigj Gurakuqit, ndersa shtepia eshte privatizuar nga nje person qe kerkon te mbroje, por edhe te bojkotoje shtetin.

Paradoksi qe nuk cudit me te gjithe ato qe jetojne realitetin e thekshem shkodran, nuk merr vecse ngjyrat e konfliktit ne mes te pronarit me te ri te shtepise se Luigj Gurakuqit dhe monumenteve te kultures, ndersa anashkalohen si pa dashje trashegimtaret e ligjshem ne vije te drejte gjaku te personit qe ishte ne krahun e djathte te Ismail Qemalit ne diten me te lumtur per shqiptaret, me 28 nentor 1912. Shtjefen Gega dhe dega e Monumenteve te Kultures ne Shkoder vazhdojne te debatojne ndersa shkaterrohet cdo dite e me shume shtepia. Ndersa pritet nderhyrja urgjente qe mund te shpetoje diçka, ngrehina ku dikur lindi dhe u rrit i fundmi i Gurakuqeve, germadhezohet sekonde pas sekonde. Sipas asaj qe parashikon ligji per monumentet e kultures nese objekti nuk eshte prishur deri ne masen 80 %, atehere mund te nderhyhet me fonde dhe me rregullime, perndryshe asgje nuk mund te behet. Ne konfliktnajen e ngritur duket se askush nuk do te perfitoje. Shtepia se shpejti mund te behet rrafsh me token. Sa per vlerat muzeale te tavaneve dhe te punimeve ne ambjentet e brendshme tashme asgje nuk ka mbetur.

Dikur… një herë e një kohë

Sipas traditave te pashkruara te qytetit verior, familjet e medha shkodrane emertojne lagjet, rruget dhe rrugicat. Keshtu Shtepia e Luigj Gurakuqit i ka dhene emer te gjithe rrugices. Njera nga rrugicat e shumta te Gjuhadolit, jo shume larg Katedrales se Madhe, quhet Rrugica e Gurakuqeve. Shtepia dikur shtepi muze ndodhet ne mes te rrugices se ngushte, ne anen e djathte te saj. Sipas specialisteve arkitekte dhe historiane, shtepia i perket fundit te shekullit XVIII ose fillimit te shek XIX, duke gjykuar nga vendosja dhe lloji i gureve, por edhe nga stili arkitektonik me te cilin eshte ndertuar. Luigj Gurakuqi e trashegoi ate nga prinderit e tij, te cilet e kishin edhe ato te trasheguar. Eshte nje shtepi karakteristike shkodrane dykateshe, me oborr dhe me avlli. Dera e madhe e oborrit ka qene prej druri te forte, ndersa ne dy anet e saj ndodhen dy gure te medhenj te latuar mire. Sipas traditave ketu rrinin grate buzembremjeve te veres dhe bisedonin me fqinjet per hallet e shtepise. Ne brendesi, nje oborr i bukur, as i vogel dhe as shume i madh. Efekti shkodran mund te ndihej kudo. Oborri kundermonte nga trendafilat dhe ngjyrat e lulebores, here te bardhe, here roze dhe here lejla te celur te jepnin nje kenaqesi te papare. Shemasheket harliseshin aty-ketu ne mes te trendafilave dhe luleboreve.

Pas oborrit dukej shtepia. Dykateshe, me shkalle te gurta te latuara nga shekujt dhe nga hapat e rende te njerezve. Ne krye te shkalleve cardaku tipik i hapur, pa tavan, me parmake prej druri ku njerezit e shtepise pinin kafene pasditeve. Ne fund te cardakut nje qoshk me dy dyer te vogla. Thoshin se Luigji kur hynte brenda ne dhomat e shtepise, i duhej te perkulej paksa qe te mos vriste koken ne traun e siperm prej derrase. Njera nga dyert te conte ne dhomen e zjarrit permes nje korridori te vogel. Ndersa tjetra ne te majte ne oden e fjetjes. Nga ana tjeter, ishte edhe oda e mire ku priteshin miqte. Sipas kohes dalloje gdhendjet qe nje dore e kujdesshe mjeshtri ka bere duke derdhur ne art frymezimin e tij.

Me nje vendim te posacem, ne vitin 1964, shtepia kthehet ne shtepi muze. Gjithcka qe i perkiste Luigj Gurakuqit dhe qe ruhej me fanatizem nga shkodranet u kthye ketu. Fletore, dokumente, libra deri edhe penat dhe lapsat me te cilat shkruante Gurakuqi, qene vendosur hijshem ne stenda. Gjithe leterkembimi i tij dhe fotografi te hershme qene aty. Madje, edhe kostumi i njollosur qe mbante te veshur ne diten kur u qellua ne mes te Barit. Shtepia ruhej nga nje kujdestar qe kujdesej shume per shtepine e shkodranit te madh. Palok Dukeli ruante diten dhe naten. Ne fund te oborrit nje jerevi, kasollen e vogel ku banonte kujdestari qe nuk kishte pas shpirtit vec amanetit te madh. Mijera vizitore nga e gjithe Shqiperia, por edhe te huaj vizituan shtepine ne 26 vjet shtepi muze. Me pas erdhen ditet…

Drejt

Ne hyrje te shtepise, disi ne kontrast me ate qe mund te shohesh brenda, ndodhet pllakata “Monument Kulture. Mbrohet nga shteti”. Shkodra dikur mburrej me nje numer shume te madh shtepish muze. Sot nuk ka thuajse asnje prej tyre. Objektet qe dikur i perkisnin ketyre shtepive jane stivosur ne nje kend ne muzeun historik te destinuara te rrine aty kushedi deri kur. Ne vitet ’90-te humbi vlerat historia. Shtepite muze u privatizuan. Keshtu ndodhi edhe me shtepine e Luigj Gurakuqit. Mund te ngjaje disi e palogjikshme. Ne fillim te 1990 me nje nderrim ala “cope per cope”, jerevia e Paloke Dukelit nderrohet me nje apartament nje dhome e nje kuzhine te ofruar nga Shtjefen Gega. Gega behet keshtu pronar i shtepise se vjeter te Gurakuqeve. Privatizimi sjell demin e pare. Ndersa nisin te hapen gjyqet qe nuk kane sosur ende ne mes te Geges dhe Gj. Mazrrekut, mbeses se vetme te Luigj Gurakuqit qe banon ne Tirane.

Palet pretendojne per pronesi. Sipas specialisteve te Monumenteve te Kultures, eshte e ndaluar me ligj rreptesisht ngritja e ndertesave dhe kryerja e punimeve ndertuese ne ambjentet e nje objekti monument kulture. Gega nis te ndertoje shtepine me disa dhoma ne cep te oborrit ne vendin ku dikur kishte qene jerevia e kujdestarit. Ndersa ne shtepi vetem nje nga dhomat per nje fare kohe eshte muze. Aty ndodhen objektet muzeale per te cilat Muzeu Historik i Shkodres paguante qera. Me pas ndodhi qe keto objekte u hodhen pa pike meshire ne nje kend te oborrit. Ndersa muzeu as qe u lejua te vizitohej duke privuar shtepine nga funksioni i saj, shtepia nisi degradimin e saj. Dite pas dite, ndersa nuk kujdeseshin me per te dhe faktori kohe bente te veten guret nisen te rrokulliseshin. Rreth vitit 2000 nisi konflikti i madh. Instituti i Monumenteve te Kultures dhe nje fond prej 3 milione lekesh per te nderhyre ne dy ane te shtepise, ne te dy katet dhe ne catine. I zoti i shtepise deshi te administroje tere fondin dhe nuk lejoi punimet.

Gërmadha në vend të shtëpisë

Vetem pllaka, dera e madhe dhe vendi ku ndodhet shtepia te sjellin nder mend se ketu dikur ishte ajo shtepi e famshme. Pasi hapet porta pamja eshte vajtuese. Ne nje ane nje ndertese e lyer dhe e ngritur rishtazi. Ne fund te oborrit catia e rene, tjegulla qe kane humbur ngjyren e tyre, gure qe rrokullisen, trare te kalbur qe bien perdhe. Nuk mund te dallosh hyrjen, apo cardakun e dikurshem. Per tavanet as qe behet fjale. Shtepia duket si germadhe ne te cilen ka lene gjurme nje lufte e eger.

Marrë nga Koha Jone

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.