Familjet e mëdha: Familja Çoba

0
10492

Gjon Çoba

Relevante:
Bushatlinjtë e Shkodrës – histori e veçantë
Familjet e mëdha: Bushatlinjtë I – nga Anila Dushi
Familjet e mëdha: Familja Çoba – nga Anila Dushi
Familjet e mëdha: Familja Gjylbegaj – nga Anila Dushi
Familjet e mëdha: Familja Boriçi – nga Anila Dushi

FAMILJET E MËDHA: FAMILJA ÇOBA

Në jetën e qytetit të Shkodrës familja Çoba është ndër emrat më të rëndsishëm. Sot familja është thuasje krejt e shëpërndarë, ku pasardhës të tyre jetojnë përveç Shkodrës dhe në Tiranë apo emigracion. Kjo familje ka lënë gjurmë në jetën e qytetit të lashtë, pasi prej saj kanë dale figura të nderuara që me aktivitetin e tyre, shoqëror, ekonomik, tregtar por dhe politik kanë shkruar emrin e tyre të nderuar në historinë e këtij vendi. Ekonomistë e juristë të diplomuar e me tituj shkencorë të marrë në universitetet e perëndimit, tregtarë të fuqishëm, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, të apasionuar pas artit, sportit, klerikë të nderuar, të persekutuar, pushkatuar, burgosur e internuar nga komunizmi por dhe pasardhës që vazhdojnë të merren intensivisht me politikë, janë pjesë e kësaj familjeje të nderuar.

Familja ÇobaFamilja Çoba
Historia e familjes

Sipas veprës më të plotë të botuar deri tani për historië e qytetit të Shkodrës, asaj “Shkodra dhe Motet” por dhe dëshmive të një prej pjestarëve të familjes Çoba që jeton në Shkodër, pikërisht Ndoc Karlo Çobës, familja është e vendosur në Shkodër para vitit 1736, por ka të dhëna që kjo familje të jetë këtu që para shekullit të XVII, duke u radhitur në ato familje të pakta të priviligjeuara në qytet, që lejoheshin të mbanin ltere në shtëpitë e tyre në një dhomë a kthinë të veçantë. Fisi është shkëputur nga fshati Çobë, nga Laçi i Kurbinit, ku thuhet se sot ka mbetur në këmbë një nga degët e familjes. Çobajt ekzistojnë në regjistrat e pagëzimit që para vitit 1730. I pari i familjes i regjistruar në letrat dhe regjistrat e kohës sipas pemës gjenealogjike që zotëron aktualisht familja ka qënë Gjoni (Emrin e të cilit mban një ndër trashëgimtarët e sotëm të familjes, që është sportisit dhe ndodhet në Modena).

Fillimisht ata janë vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit, por patën zotërime dhe shtëpi të shpërndara në të gjithë qyetitn. Rreth viteve 800 të shekullit të 19-të, Kolë Çoba, njëri prej djemve të Gjonit, i cili ishte tregtar i madh, ka patur në zotërim një flotë me 4 anije, me të cilën bënte tregti jo vetëm në Mesdhe por dhe më tej. Madje në kohën e luftës ruso – turke dy prej këtyre anijeve u mbytën. Ai merrej me tregti mallrash si leshi, shqemja (bimë që i merret lëkura), gëlqerja e pashuar, lëndë drusore etj. Ai njihej si dashamirës i artit dhe djemtë e tij i arsimoi në perëndim. Vjetërsia e kësaj familjeje shtrihet dhe para shekullit të 17-të. Në ditarin e M. Boriçit, kjo familje numërohet si një ndër familjet tregtare më të njohura të qytetit në vitin 1844. Nga “Letrat e vëllezërve Çoba”( 1878-1880) sipas vëllimit 3 të “Studime Historike” botim i vitit 1968, rezulton se kjo familje kishte aktivitet të madh tregtar. Degët e familjes u shtrinë ndër vite me trashigimtarë të tjerë, shumica e të cilëve trashigonin sipas zakonit të familjeve katolike të Shkodrës, emrat e baballarëve apo gjyshërve të tyre.

Shaqe Marije ÇobaShaqe Marie Çoba
Çobajt tregtarë

Në kronikat e kohës Çobajt ishin ndër familjet tregtare më të njohura të qytetit që i kishin hyrë tregtisë së madhe. Me një lloj tregtie të veçantë, ata arritën të bënin emër dhe pasuri. Me anë të agjentëve të vendosur në portet kryesore të Adriatikut si në Venedik, Trieste, Raguzë, Kotorr, Brindizi si dhe në trevat e Kosovës dhe të Maqedonisë me qëndrat në Gjakovë, Pejë, Prizren e Shkup ata informoheshin për çmimet e tregut dhe i jepnin udhëzime mbi shit-blerjet. Vëllzërit Ejll e Gaspër arritën të krijonin një firmë tregtare. Sipas studiuesit e histrianit Hamdi Bushati, më i njohuri ishte Ejlli i cili nuk qe vetëm një tregtar i shkathët e administrator i mirë, por u mor edhe me punë të tjera si përkthyes i konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër. Ejlli pati fatin të jetë një ndër të paktët persona të dekoruar nga Franc Jozefi pas 25 vjetësh pune se përkthyes në konsullatë.

Në rrjedhën e viteve Çobejt krijuan fizionominë e tyre, pasuri dhe emër e famë sa që në Shkodër u shndërruna shumë shpejt ndër të parët e vendit. Në një farë kohe firma e tyre merrej krysisht me grumbullimin dhe me përpunimin e eksporimin e leshit, lëkurës, duhanit, drithërave, druve dhe importonte gjëra dhe mallra jetësore si kripë, vajguri, artikuj industrialë, ushqimorë, kinkaleri. Në fundin e shekullit të XVIII dhe gjatë shekullit të XIX, familja Bianku, një familje tjetër e njohur në Shkodër si familje tregtare dhe pronarë të mëdhenj tokash livadhesh, ullishtash e vreshtash, formoi me vëllezërit Çoba një firmë të përbashkët që zgjati afro 15 vjet. Firma mori famë të madhe në prodhimin e sapunëve, por edhe në drejtime të tjera ai në grumbullimin dhe prodhimin e duhanit dhe në eksportin e leshit. Sipas të dhënave të kohës, vetëm brenda një viti në firmën Çoba-Bianku prodhoehn 180 tonë sapun.

Më pas firma u nda dhe Çobajt vazhduan të merren… Veç kësaj Çobajt u kujdesën shumë edhe për zgjerimin e pasurive të palujtshme si dhe të pronave bujqësore troje, ullishta e vreshta, nga të cilat nxirrnin rrushin dhe rakinë e verën që eksportonin, por edhe që pinin mbrëmjeve të shtregullave, aq të famshme në Shkodër. Nga ana tjetër, vëmendjes të tyre nuk i shpëtuan edhe banesat, dyqanet, magazinat. Veprimtaria tregtare e tyre nuk u ndërpre as në fillimin e shekullit XX, ndonesë disa prej pjestarëve të familjes iu kushtuan politikës dhe ofiqeve zyrtare të nëpunëisë, në shtetin shqiptar. Tregtinë e vazhduan Pashko Çoba dhe i biri Pjetri, një degë kjo e kësaj familjeje.

Ernest ÇobaErnest Çoba
Çobajt në Histori

Në vite e madje në shekuj nga kjo derë pati mjaft të mëdhenj, emrat e të cilëve dalin shesh në analet hitorike të Shkodrës. Që nga emri i Ejll Çobës, Ndoc Çoba, Gjon Çoba deri te sot tek një ndër femrat më të angazhuara në politikën akltuale të vendit Jozefina Topalli(Çoba). Emri i Ejll Çobës (senior) figuron në listën e anëtave të Dhomës të Tregtisë, dhe ishte ndër drejtuesit e Odës të Tregtisë ndërsa është ndër shqiptarët e paktë të dekoruar nga Perandori Austro-Hungarez Franc Jozefi.

Loro Çoba dhe Gaspër Çoba bëjnë pjesë në Kompaninë e Katedrales të vitit 1891. gjithashtu ata ajnë edhe anëtarë të Klubit “Lidhja Kombëtare”, krijuar në Shkodër me 1913, për të adminisruar qyetin e për të përballuar situata e vështira.

Gjon F Çoba do të zgjidhet deputet në zgjedhjet e vitit 1922 dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit në vitet 1022-1924. Një personalitet i shquar i kësaj familjeje është edhe Ndoc Kolë Çoba.

Figura e Ndoc Çobës zë vend të nderuar në aktivitetin politik e shoqëror të gjysmës së pare të shekullit XX. Mbasi kryen studimet e larta për ekonomi, në Venedik inkuadrohet në lëvizjen kombëtare. Pati një korrspondencë të pasur me patriotët që jetonin e punonin në Shqipëri e jashtë saj, dhe shkroi mjaft artikuj në shtypin evropian. Më 1908 është kryetar i klubit “Gjuha Shqipe”, ku sekretar ishte At Gjergj Fishta. Në vitet 1909-1910 është drejtor i përgjithshëm i doganave shqiptare, pasi mbante gradën e doktorit të shkencave ekonomike. Më 1918 merr pjesë në kongresin e Durrësit duke luftuar për mbrojtjen e kufijve politikë të Shqipërisë të vitit 1913. Ishte përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjes në vitin 1920 dhe në qeverinë që doli nga ky kongres mori detyrën e Ministrit të Financave. Në këtë kohë ndërmori reforma financiare të panjohura më pare në Shqipëri, siç ishte ajo e forcimit të arkës së shtetit përmes huasë shtetërore në popull.

Sipas nipit të Ndoc Çobës, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit të tij dhe jeton aktualisht në Shkodër, deri pak kohësh në shtëpinë e tyre ruhet një fletore regjistër financiar i kësaj periudhe, kur financa shqiptare drejtohej nga Ndoc Çoba. Botoi gazetën “Ora e Maleve”. Në vitet 1928-1936 është kryetar i asamblesë bashkiake të Shkodrës. Është kryetar i bashkisë Shkodër nga 27.08.1937 e deri 24.06.1939. Nuk u pajtua asnjëhere me pushtimin fashist të Shqipërisë. Së bashku me figura të njohura të kohës si Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi etj., organizon Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942. Për organizimin e saj, ndihmon dhe djali i tij Karlo Çoba, i cili duke qenë i diplomuar në perëndim për jurisit e ekonimi punonte në administratën shtetërore të kohës. Ndoc Çoba ishte drejtues i Konferences së Pezës me qëllimin e bashkimit të gjithë forcave antifashiste. Menjëherë pas konferences së Pezës, Ndoc Çoba internohet nga fashistët italianë në Ventotenë, në Bergamo të Italisë. Shpëton falë kapitullimit të Italisë dhe kthehet në atdhe ku vazhdon të punojë si nacionalist. Kështu shkon në Zall – Herr dhe drejton kongresin e Lëvizjes së Legalitetit. Pas çlirimit të vendit, arrestohet nga komunistët dhe pse ishte në moshë të thyer. Vdes nga torturat në hetuesi në mars të vitit 1945.

Ndoc ÇobaNdoc Çoba
DOKUMEMENT –
Proces-verbali i Konferencës së Pezës

Fillon mbledhja ditën e Mërkurë ora 20.00, 17.IX.1942. Hapet mbledhja nga antari i Këshillit Ndoc Çoba për rëndësinë e kësaj konference me rëndësi dhe përgjegjësitë tona përpara popullit shqiptar. Hymni i Flamurit dhe pushim në kujtim të dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste. Caktohet rendi i ditës:

1) Situata politika (e jashtme, e brendshme)
2) Këshillat nacional-çlirimtare
3) Referati i rinisë
4) Këshilli (Komisioni) që do të përpiloj rezolucionit e kësaj konference.

Flet delegati nacionalist R.J.(Ramazan Jarani. Shënimi ynë) Populli shqiptar ka përpara një armik të fortë. Kombi shqiptar është e ka qenë i varfër, i shtypur, pa mjete. Arma kundër armikut është bashkimi i popullit shqiptar. Dëshirojmë që kjo konferencë të jetë vendimtare për popullin shqiptar si Konferenca e Lushnjës. Kjo është teza e jonë prandaj nuk ka kundërshtim me veprimtarinë komuniste. Nevoja e bashkimit të djalërisë dhe formimi i një Komiteti të quajtur “Mbrojtja Kombëtare”. S’ka fillim revolucioni – ne jemi tue jetue revolucionin.

Flet delegati Çoba (Ndoc Çoba) për bashkimin kombëtar. Lexohet referati politik i delegatit të Partisë Komuniste. Flet delegati i Partisë Komuniste K.T. (Koço Tashko) Për të arritur qëllimit të bashkimit duhet të sqarohemi, gjë krejt e nevojshme këtu që janë elemente të ndryshme, nga rryma të ndryshme politike. Për këtë nevojiten sqarime që të mund të shkojmë drejt në luftën kundër armikut të përbashkët pa dallim: jemi shokë lufte. Flitet për kongresin e Lushnjës dhe për analogjinë e kësaj konference me atë Kongres, kongres i cili bashkoi forcat guximtare. Kongresi detyroi qeverinë e Durrësit të japë dorëheqjen dhe përgatiti çështjen e Vlorës.

Marrë me shkurtime nga libri “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re” Enver Hoxha. Tiranë 1984.

Bashkëshortja e Ndoc Çobës, Shaqe (Marie Çoba), ka qenë një ndër grate e dalluara për atdhetarizmin e saj, luftën për mbrojtjen e trojeve nga copëtimi dhe emanciçimin e gruas shqiptare. E arsimuar në Zagreb të Kroacisë dhe në Itali, në vitin 1920, e përkrahur mjaft nga bashkëshorti i saj Ndoci, ajo krijon komitetin “Gruaja Shqiptare” ku së bashku me gra të tjera intelektuale shkodrane grumbullonin në popull ndihma për ushtirnë kombëtare që luftonte për ruahjtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi, siç ishte Lufta e Koplikut. Ndihmesa e saj shtrihej dhe në spitale. Nga nëntori i vitit 1920 e deri në korrik 1921 boton revistën Gruaja Shqitare, në nëntë numrat e së cilës publikoheshin ndihmat e familjeve shkodrane për luftëtarët e lirisë si dhe trajtoheshin probleme të tjera shqetësuese të jetës së gruas, si roli i saj për zhvillimin e përparimin e shoqërisë, respektimi i të drejtave e lirive të saj, edukimi e arsimimi i fëmijëve, veçanarisht vajzave, edukimi me ideale kombëtare dhe me virtyre mirësie, etj.

Revista u perhap dhe në Tiranë dhe në qytte të tjera të vendit. Shaqe (Marije) Çoba, më 10.11.1937 bën njjë riorganizim të shoqatave të grave në nivel kombëtar me pjesmarrejn e 150 grave, me objektiv luftën kundër zakoneve të vjetra, analfabetizmit, përmirësimin e veshjeve të grave, mbrojtjen e shëndetit të nënës e fëmijve etj. Familja Çoba disponon dokumenta të aktivitetit të saj, të cilat janë ruajtur me kujdes, madje dhe në formë ditari prej saj deri në vitin 1954 kur dhe vdiq, e më pas nga pasardhësit.

Të tjerë figura të njohura të kësaj familjeje janë dhe Lec Çoba dhe Ejll Çoba Junior zëvëndës misnistër në vitete 1933-1934. Një vend të veçantë në dinastinë e ndritur të kësaj familjeje zë dhe Dom Ernest Çoba, i njohur për kontributin e tij në meshtari. Dom Ernesti në vitin 1951 u zgjodh famulltar i Shkodrës, ndërsa në vitin 1952 u shugura ipeshkv dhe vazhdoi si ordinator i arkidioqezit të Shkodrës deri në supriminin e kishës në 1967. Pikërisht në kohën kur në Shqipëri ishte rrezik të ishe i lidhur me fenë, Dom Errnesti mbante mbi supe peshën e të qënit klerik dhe drejtues i fesë në Shkodër. Për shumë vite ishte ndërmejtës dhe ndërlidhës i Selisë së Shenjtë me Shqipëinë, çka do të ishte edhe preteksi që do të çojë drejt hekurave Dom Ernesitn, i cili arrestohet më 18 mars 1967. Vdiq në qelitë e hetuesisë pas vuajtejsh e torturash të shumta. Në librin “Çinarët”, të shkruar nga një prej klerikëve shqiptarë të persekutuar At Konrrad Gjonajt, autori shprehet për Dom Ernest Çobën: “Imzot Ernesto Çoba e mori drejtimin e kishës në kohën ma të zezë dhe më të vështirë.

Kaloi jetën i suevejuar, i ndjekur, i përbuzun, pasi ishte mjedis telashesh, që nuk do të mbaronin kurrë. Me qeverinë mbante marrëdhënie korrekte zyrtare. Ishte i thjeshtë, i ndershëm e gojëmbyllun. U arrestu dhe u torturua nëpër qelitë e burgjeve deri sa vdiq në duart e persekutorëve.

Sipas tregimit të një radilogu në spital, një ditë patën ardhur dy oficierë me një thes në radiologji. E hapën thesin dhe nxorën një njeri që dukej si fëmijë me fytyrë të plakur. I kërkuan t’i bëhej radiogrfia. Radiologu kërkoi t’i shënonte emrin në filimin e radiografisë dhe pas hezitimesh, duke u bindur se ishte një rregull që nuk përjashtonte askend, ato i tregojnë emrin e të sëmurit, Ernest Çoba. “Persekutimi ndoqi pas 1944 dhe të tjerë pjestarë të kësaj familjeje. Juristi Ejll Çoba, u dënua fillimisht me vdekje pastaj me burgim të gjatë. Karlo Ndoc Çoba, u arrestua disa herë dhe i dënua me burgim dhe 5 vjet internim politik. Dëmtime të shumta pësuan dhe pronat e Çobajve, pas ardhjes në pushtet të komunistëve.

Vetëm Ndoc Çobës, sipas nipit të tij me të njëjtin emër, iu morën 4 shtëpi, tre në rrugën Tre Herojt dhe një tek ish restorant Shkodra. Po kështu, shteti u mori mjat toka bujqësore, shtëpi e magazina në Shkodër e Tiranë, të cilat ishin pronë e kësaj familjeje. Çobajt në Shkodër njihen dhe për kontributin e tyre intelektual. Kështu, në vitin 1878, në shtëpinë Kolë Çobës në Shkodër kishte piano, ndërsa fëmijët e tij ndiqnin konservatoret italianë për muzikë. Një trashëgimtar i denjë i artistëve të kësaj familjeje është dhe dirigjenti e kompozitori i njohur shkodran Zef Çoba. Ai ka kompozuar gjini të ndryshme muzikore ku dallohen kompozimet vokale si dhe ato për filma e teatër, ndërsa ka krijuar dhe këngë të reja qytetare shkodrane”. Një tjetër figurë e njohur politike e kësaj familjeje është dhe kryetarja aktuale e parlamentit dhe nënkryetare e PD-së, Jozefina Çoba Topalli.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.