HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nuk ka “Histori Mjekësie Shqiptare” pa Dr. Kadri Kerçikun!

Primarius Dr. Frederik Shiroka Shtytjen per kete shkrim ma dha Prof. Refat Frasheri me shkrimin e tij “Historia e Mjekesise Shqiptare” te publikuem me daten 06.01.2008 ne gazeten “Zemrashqiptare”: http://www.zemrashqiptare.net/article/shoqeria/shendeti/1946/. Çdokushi qe shkruen diçka, ban pa tjeter nji pune shume te vlefshme dhe jep njikontribut te madh per plotesimin gjithnji e ma teper te boshlleqeve te “Historise dhe Kultures Shqiptare” ne çdo aspekt.

Do te ishte e tepert te filloj me shkrue ketu per qytetin 2400 vjeçar te Shkodres, brě Liqenit te Shkodres, kalase se Rozafes, malit Tarabosh, lumit Buna dhe lumit Drin, qe ka qene kryeqendra e Ilirise, vend-qendrimi i mbretenve ilir, e Gentit, e Teutes, e Bardhylit, e Glaukut, e Klitit, e Agronit etj. Do te ishte e tepert te filloj te shkruej se Shkodra edhe gjate okupacionit turk ka qene qendra e vilajetit ma te randesishem ne trojet mbar-shqiptare, me portin ne lumin Buna, qe derdhet ne detin Adriatik, port qe ka qene shume i randesishem per Ballkanin jug-prendimor.

E natyrisht ne kete qender te madhe, te zhvillueme, pa tjeter ka pase edhe nji mjekesi ma te zhvillueme se ne te gjitha trojet e tjera te banueme nga popullsia shqiptare. Dhe asht pikrisht per kete aresye qe Docent Dr. Kerçiku kandidat i shkencave mjeksore, i diplomuem ne Vjene dhe me nji kulture me te vertete europiane, ka shkrue librin-monument shkencor: “Zhvillimi i Shendetesise ne Shkoder gjate shek. XVIII-XX (Kontribut per Historine e Pergjitheshme te mjekesise ne Shqipni)”, prej 300 faqesh, te botuem ne Tirane ne vitin 1962, i cili fillon keshtu: “Mjekut te cilesuem “Me duar t’arta”, mjekut ma te shquem qe lindi qyteti i Shkodres Federik Shirokes (1907-1955), i cili dijen e vet e vuni me vetmohim ne sherbim te popullit tue dhane kontribut te çmueshem ne zhvillimin e shendetesise gjate ndertimit te socializmit ne vendin tone, shokut te studimeve e te punes, ia kushton autori”.

Primarius Dr. Frederik Shiroka

Po si mund te bante Profesor Refat Frasheri shkrimin “Historia e Mjekesise Shqiptare” pa iu referue fare keti “libri-monument” shkencor?

Ne kete liber te Dr. Kerçikut jane paraqite 103 tebela statistikore te nxjerruna me shume durim dhe profesionalitet nga rregjistra te ndryshem sidomos nga regjistrat e Kishes Katolike Shkoder mbi regjistrimin e popullsise katolike, mbi lindjet, rregjistrimet dhe vdekjet ku jane shenue edhe shkaqet e vdekjeve. Per shkak se per popullsine muslimane nuk ka pase regjistra dhe te dhana zyrtare, thote autori, atehere konkluzionet jane nxjerre per analogji edhe per te gjithe banort e Shkodres e rrethina me malsě.

Ky liber ka 74 fotografi te rralla te institucioneve mjekesore, te mjekve te huej dhe vendas, te farmacistve te huej dhe vendas, dentistve te huej dhe vendas dhe te personalit mjeksor ne pergjithesi. Permban po ashtu 103 tabela statistikore simbas viteve, smundjeve, shkaqeve te smundjeve, moshave te te smurve etj. si dhe 46 grafike te mbeshtetun ne keto statistika. Po ashtu ka Listen emnore te 120 mjekve civil dhe ushtarak shqiptar qe kan sherbye ne Shkoder si dhe vitet gjate te cileve ato sherbyen, listen emnore te 75 mjekve turq civil dhe ushtarak me sherbim ne Shkoder si dhe vitet e sherbimit, listen emnore te 44 mjekve italian civil dhe ushtarak si dhe vitet e sherbimit, listen emnote te 20 mjekve austriak dhe gjerman si dhe vitet e sherbimit, listen emnore te 26 mjekve civil dhe ushtarak te kombesive te ndryshme dhe vitet e sherbimit, listen emnore te 94 farmacistave shqiptar dhe vitet e sherbimit, listen emnore te 29 farmacistave turq dhe vitet e tyne te sherbimit, listat emnore te 9 farmacistave italian, austriak, gjerman dhe te kombesive te tjera dhe vitet e sherbimit.

Po ashtu ka listen emnore te 111 priftenve katolik qe kan qene famullitar dhe kan ba regjistrimet ne “Librin Defuntorum= te vdekjeve” dhe ne “Librin Baptisatorum= te pagzimeve” ne qytetin e Shkodres, neper fshatrat per rreth si dhe neper malsina. Ka po ashtu dy Shtojca mbi “Smutoren e Sckodres” ne vitin 1904 dhe ate te vitit 1905, ka permbledhjen anglisht te permbajtjes se librit, ka dhjet faqe Bibliografi, Indeksin e vendeve dhe personave simbas faqeve perkatese, indeksin e çeshtjeve simbas faqeve, ka pasqyren e klisheve si dhe natyrisht edhe pasqyren e landes e cila ndahet ne gjasht kapituj:

Kapitulli i pare: Pershkrimi i shkurten i gjendje gjeografike, politike dhe shoqnore te qytetit dhe te krahines (Ambjenti gjeografik, veshtrimi historik, Shkodra ne shekujt XVLL-XX).

Kapitulli i dyte: Levizja demografike e popullsise katolike te qytetit (Mbi popullsine e qytetit gjate shekujve XVLL-XLX, te dhana mbi levizjen demografike te popullsise katolike ne Shkoder ne vjetet 1757-1947: martesat, lindjet, vdekjet, mortaliteti infantil, vdekjet e femijve 1-4 vjeç, vdekjet aksidentale, vitaliteti demografik).

Kapitulli i trete: Smundjet epidemike ne qytetin dhe rrethin e Shkodres (Perhapja e smundjeve epidemike ne Shkoder-veshtrim i pergjitheshem, Menyra e varrimit dhe perhapja e smundjeve infektive, murtaja-pestis, lija-variola, kalera-cholera),

Kapitulli i katert: Mbi smundjet e tjera akute dhe kronike infektive (Fruthi-morbilli, kolla e keqe-pertussis, skarlatina-scarlatina, hardhuca-diphteria, lengjyra-typhus abdominalis, dizenteria, tifa e morrit-typhus exanthematicus, kolifiksa-tuberculosis, gerbula-lepra, malarja),

Kapitulli i peste: Te dhana mbi historine e mjeksise se Shkodres (Veshtrim i pergjithshem, mjeksia popullore ne fshatrat dhe qytetine Shkodres, mjeket e Shkodres, farmacistat e Shkodres, dentistat, mamite).

Kapitulli i gjashte: Institucionet shendetesore ne qytetin e Shkodres (Spitali civil vendas, sherbimi ambulator, banjat ne qytetin e Shkodres).

Kapitulli i peste fillon me Veshtrimin e pergjitheshem, vazhdon me Mjeksine popullore dhe mandej me mjekt e huej qe kan sherbye perkohesisht ne Shkoder qyshe nga shekulli i Xlll e deri tek mjeku i pare me banim te perhershem ne Shkoder Doktor Emidio Tedeschini (1730-1800) nga Mbretnia e Napolit, i cili permendet nder shume dokumenta. I pari kontakt me kete mjek asht letra e tij e dates 23 nandor drejtue zyres se tregetise se Venedikut si dhe ne librin e Pagzimeve te Kishes Katolike ku me daten 27 janar 1966 ai figuron ne regjistrat e Kishes katolike ne Shkoder si kumbar pagzimi. Ma vone ky mjek u transferue ne Durres ku u emnue Konsull i Venedikut. Te bijte e tij farmacistat Gjuzepe Tedeschini (1782-1858) dhe Francesco Tedeschini ( 1785-1868) u bane ma vone Konsuj te Pergjitheshem te Austro-Hungarise per te gjithe territorin shqiptar nen Turki.

Farmacisti Francesco Tedeschini krijoi lidhje martesore me familjen tradicionale farmacistash Ashiku ne Shkodre. Thuhet se mbas Dr. Emidio Tedeschinit ka qene me banim te perhershem ne Shkoder ndonji mjek shqiptar i diplomuem ne Itali, por i pari mjek shqiptar me banim te perhershem ne Shkoder, qe dihet me siguri dhe me dokumenta, asht doktori Kol Mark Suma (1768-1828) i mbiquejtuni edhe Kol Heqimi ose Nikolň Mediko. Ky ka qene i martuem ne vitin 1792 me te motren e farmacistit Dr. Francesco Tedeschini. Permbi Dr. Kol Suma-Heqimin, te vllaun e tij dr. Simon Sumen (farmacist) dhe paseardhesit e tij, si nji nder familjet ma te vjetra te Shkodres, nga e cila kan dale mjek dhe farmacista, ka shkrue kardiologia e njohtun Terezina Suma (Medicinae doctor) ne vitin 2003 nji liber shume interesant, prej 130 faqesh dhe me fotokopje dokumentash dhe fotografě te rralla.

Paul Tedeschini, 17.01.2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara